E premte, 26.04.2024, 03:16 PM (GMT+1)

Editorial

Safet Hyseni: Kujtesa të ruhet për “Ditën e madhe”

E hene, 24.09.2012, 08:05 PM


Kujtesa të ruhet për “Ditën e madhe” 100 vjetorin e gjysmështetit

Nga Safet Hyseni

Viti 1912 kur lindi shteti i pavarur shqiptar. Ishte viti kur qeveria serbomadhe duke përfituar nga situata realizonte planin strategjik për arritjen Serbisë së Madhe. Qeveria serbe për realizimin e ëndrrës së saj duhej patjetër që të gllabëronte tokat shqiptare. Në këtë planë  përveç policisë  dhe “Narodna Odbranës” kishte organizuar edhe bandat kriminele të kolonëve si “Dora e Zezë”.  Realizimin e Serbisë së Car Dushanit ata e shikonin në shfarosjen e popullit shqiptar, asimilimin e në veçanti asgjësimi fizik të tyre. Shqiptarët nga ana e Serbisë ishin shpallur si popull i egër dhe ndaj tyre duhet të përdoren të gjitha metodat më çnjerëzore, më shtazarake për zhdukjen e tërësishme fizike. Urdhri suprem i Qeverisë serbe ishte:  “Me pushkë e me top duhet mësuar ai popull i egër për të jetuar në një shtet modern”.   Opinioni i përgjithshëm si ai evropian dhe botëror ishte njohur me shumicën e ngjarjeve që ndodhnin në Ballkanin e trazuar por i kishte mbyllë sytë përpara gjenocidit që përjetonte populli shqiptar.

Gjenocidi si platformë dhe si praktikë përbënte një sistem që s’i dihej fundi. Siç shihej asaj kohe, vihej në zbatim urdhri suprem, tani më i paralajmëruar se ndaj këtij populli duhet të përdoren dhe janë të lejuara të gjitha metodat më të egra të zhdukjes fizike.

Shqiptarët e rrethit të Kërçovës, kryesisht ato të Zajazit më 1913 u orvatën që  pakënaqësinë e tyre për okupimin e ri ta shprehin në mënyra të ndryshme. Kësaj radhe një grup jo i vogël qytetarësh do të ngrihen në kryengritje dhe do heqin flamurin e Serbisë nga institucionet dhe vendet publike. Nga Zajazi në kryengritje u kyçën; Dehar Muka, Baki Nelaj, Sabri Dini, Sali Dini, Ramiz Dini, Shaban Husja etj, ndërsa nga Kollara; Adem Kurtish Selimi, Braja Selimi dhe Kurtish Selimi.

Për masakrat që do të pasojnë po në këtë muaj  nuk qëndron arsyeja se kryengritja ka qenë si shkas, por plani i hartuar nga Qeveria e Serbisë e cila tani më kishte hyrë thellë në tokat shqiptare dhe bënte krimet e papara në histori.  “Çdo krahinë dhe fshat përshkohej nga gjenocidi, zjarri dhe plaçkitja. Shkaku nuk kishte rëndësi, ai gjendej, krijohej e kjo s’ishte problem. Edhe vetë kryengritjet ishin të “mirëpritura” që të merrej shkas për shfarosje”.

Edhe po të rrije duarkryq krimineli të vinte në shtëpi të merrte, ai kishte të drejtë të vrasë në fushë, mal, rrugë bile për kokë njeriu merrte edhe shpërblime. Në shumë raste të shtypit të kohës kemi edhe lëvdime nga ushtarë e ushtarak të ndryshëm që kanë udhëhequr me ekspeditat ndëshkuese dhe shfarosëse. Në “Albaninës Golgatha” të botuar në Vjenë në vitin 1913 përmblidhen dhe citohen fakte e shifra që kishin zënë vend në faqet e shtypit botëror. Gazeta angleze “Daily Cronikle” shkruante; “Serbët deklarojnë hapur se shqiptarët muhamedan duhet të zhduken, ky ishte mjeti më efikas për vendosjen e paqes në këtë vend”. Serbia kishte hyrë që të krijojë paqen e vete por të shfarosë shqiptarët.

Në vitin 1912 në afërsi të Shkupit 2000 dhe në afërsi të Prizrenit 5000 shqiptarë u masakruan. Gazeta daneze “Riget” shkruante; “Komanda e forcave serbe në Maqedoni ka marr karakterin e komandës masakruese ndaj popullsisë shqiptare, ushtria zhvillon një luftë të neveritshme shfarosëse”, po në të njëjtën gazet më tej shkruan, “fshatrat shqiptare rrethohen dhe u vihet zjarri, ndërsa popullsia nxirret nga shtëpitë dhe vritet si minjtë. Për këtë gjueti njerëzish ushtarët serb flasin me mburrje.....dje u dënuan 36 shqiptarë me vdekje dhe u vranë në vend. Nuk kalon ditë pa pasur vdekje të tmerrshme të shqiptarëve. Lumi është mbushur me kufoma. Çdo ditë organizohen ekspedita ndëshkuese në fshatra rreth e rrotull. Dje thekson autori i të dhënave një oficer serb më ftoj edhe mua të marr pjesë në një ekspeditë të tillë duke mu mburrur se një ditë më parë si kishte vrarë me duart e tij 9 shqiptarë”. Autori më tej thekson se “duket se ishte kthyer në traditë hakmarrja ndaj një populli për qëndresën ndaj pushtuesit dhe kjo hakmarrje shtrihej në masë, në pleq, gra, fëmijë, e në therje të pa mbrojtur të çdo moshe e seksi. Kështu ngrihej një “stuhi” shtazore duke përfshirë mbar jetën njerëzore deri dhe me të plagosurit, të sëmurët, sakatët etj. Thika, arma e zjarrit, pusi, lumi i Vardarit ktheheshin në mjete për mbytje e asgjësim masiv, ku një masë që i mungonte ndërgjegjja njerëzore shfaroste masën njerëzore”.

Lajme rrëqethëse vinë nga të gjitha anët ku shkel këmba e serbit, si nga Prilepi, Manastiri e Ohri. Serbët tani më ua ka lënë masakrat, vrasjet, djegëjet bandave çetnike të motivuara me vjedhje e plaçkitje. Këtë kuptim e ka edhe arritja e 400 vetave të bandave çetnike serbe dhe fakti që të “Të gjitha forcat u nisën dje për në Ohër”. Raportohej se “Këtu dhe në fshatra ka arrestime të shumta ndër shqiptarë. Në krahinën e Demirhisarit dhe të Përlepit janë djegur prej serbëve gjashtë fshatra myslimane (shqiptare S. H.), banorët masakruar...”

Zekiria Cana në “ Socialdemokracia serbe dhe çështja shqiptare” faqe 191 boton letrën e një ushtaraku serbe ku ndër të tjera shkruan “Këtu ndodhin gjëra të tmerrshme. Mua më rrëqethen flokët dhe gjithnjë pyes veten se si është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar. Kjo është e lemerishme! S’guxoj dhe skam kohë të shkruaj më gjerësisht. Mund të them se Luma nuk ekziston më. Kudo kufoma, hi e pluhur. Ka fshatra më 100-150 shtëpi ku nuk ngeli njeri i gjallë. Askush! I mblidhnin njerëzit grupe-grupe nga 40-50 veta dhe i masakronin të gjithë me thika. Oficerët i çonin me ushtarë kopera të tëra bagëtish në Prizren për t’i nxjerr në shitje....”

Urdhri ishte: “Asnjë të falur, asnjë shpëtim! Në dy katunde të Lumës komanda serbe mblodhi 83 veta në një vend dhe i vrau të gjithë. Në katundet e tjera i mblidhnin shqiptarët, i lidhnin me grupe 40 vetash dhe i thernin se kështu kursehej fisheku. Në të gjithë këto katunde mbytnin njerëz, deri edhe qentë dhe pulat. Grat dhe fëmijët midis britmave që lëshonin ishin të rrethuar me suvari. Shtëpitë ndizeshin, gratë hidheshin në zjarr për të shpëtuar fëmijët e tyre. Të vrarët  e të plagosurit i hidhnin në zjarre për të mos humbur kohë me i varrosur.” (Gazeta “Atdheu” data 30 nëntor 1913.)

“Vrasjet, varjet, mbytjet në tortura ishin në rend dite. Në këto kushte, shiheshin dy shqetësime të kundërta, tek shqiptarët, shqetësimi për fatin e kombit e jetës së tyre; tek shovinistët serbë, shqetësimi për fishekët që harxhoheshin duke vrarë shqiptarë. Shqetësimi shqiptar mbetej e shtohej, ndërsa shqetësimi serb merrte zgjidhje me një urdhër të thjeshtë e pa urdhër fare për përdorimin e mjeteve rrethanore. Oficeri serb Vuksanoviç me lehtësi, por në mënyrë origjinale, tregonte: “Shqiptarët në fillim i vrisnim me pushkë dhe patllake, por së shpejti erdhi urdhri se s’kishte leverdi të shpenzohej municioni, prandaj shqiptarët do të thereshin me thika. Dhe kështu shqiptarët ndaheshin në grupe-grupe prej 40-50 vetash, rreshtoheshin në dy rreshta me fytyra të kthyera nga njëri tjetri dhe atëherë oficerët ose nënoficerët i thernin shqiptarët një nga një në qafë. Këta njerëz fatkëqinjë as luanin nga vendi, as bërtisnin, thuajse s’ishin qenie njerëzore....Nuk mund ta merrje me mend një gjakftohtësi ose qëndrueshmëri të këtillë njerëzore, të cilët e shikojnë vdekjen me sy të hapur. Është kjo njëra ndër skenat më të llahtarshme që jetoja gjatë luftërave...Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohet çfarë bënë serbët ndaj tyre.” I cituam të gjithë këto raste për të sjellë fakte se nuk ka qenë shkas kryengritja e shqiptarëve por vetë projekti i hartuar serb për të realizuar ëndrrën e tyre.



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora