Përjetësi » Lushaj
Zeqir Lushaj: Jeta…, jeton në kujtime
E marte, 11.09.2012, 08:00 PM
Jeta…, jeton në
kujtime
-Ç’FARË PO FLASIN NJË GJENERAL DHE NJË PROFESOR?
KËTË GJË PËRPIQEM TË MENDOJ, DUKE E PARË KËTË FOTOGRAFI-
(Miqësore, për mikun tim Halitin dhe
vëllain tim Nuredinin)
Nga: Zeqir
Lushaj
Biseda e parë:
Haliti:
-Hajde-hajde, o Nuro. Hajde ta bajmë një fotografi…Edhe
ndigjoni këtu ju të tjerët:
-Jo kjo Rugova që po fejohet sot, por as nana e
Rugovës-Mirja, vajza e motres time të paharruar Ajshe Miftares, nuk ka pas lindur akoma kur unë e Nuredin
Lushaj kemi qenë shokë shkolle e konvikti në qytetin e ri të Bajram Currit, kah
gjysma e dytë e viteve ’50-të.
…Nuk mund ta harroj prof i dashur Nuredin se, ti ke qenë
kryetar i këshillit të konviktit dhe rrije në katedër në sallën e studimit për
të mbajtur qetësinë. E sidomos , more Nuro, nuk mund ta harroj at’ kaligrafinë
tande të mrekullueshme të bukurshkrimit të gjuhës shqipe, por edhe të gjuhës
ruse ku ke qenë absolutisht më i miri…
Nuredini:
- Eeeh o Halit. Ç’i kujton ato kohë se këtyre të rinjëve
sot, ju duken sikur tregojmë përralla.
Haliti:
-Edhe nese u duken përralla, prap ne duhet tua tregojmë
me kënaqësi.
-------------------
Biseda e Dytë:
Haliti:
-Unë kam qenë shumë më i vogël se këta nipa e mbesa që na
rrethojnë, dhe s’mund ti harroj kurrë bisedat e tregimet e nanës time Sose
Muzijes e të dajëve të mi, Zeqës e Kaçakit. Ata, dajat pra ,ku unë jam rritur
(se siç e din edhe ti mirë, im at’ më ka lanë dy muajsh, në djep), më thoshin
se Miftar Hasani e ka pasë probatim (vëlla gishti) Sadik Selmanin e Grisë,
babën tand.
Edhe unë at’herë, nuk ua kam lanë pershtypjen atyre se po
i dëgjoj me vemendje e se këto gjana do ti mbaj në mend dhe ti vleresoj tërë
jetën.
Nuredini:
-Po Halit, mirë je ka folë. Një të vërtetë po
thue. Babën tonë e ke dashur dhe respektuar tërë jetën. Veç edhe baba, nuk të
hjek-ke goje. Edhe kur ti dole oficer e ishe me sherbim në disa rrethe të
vendit, ai, gjithnjë pyetka: -More, a ma ka pa kush një djal të Miftar Hasanit,
e a thue qysh e ka punën? Nuk mund ta harroj se, edhe dy ditë pa vdekë baba, në
dhjetor 1986, ke ardhë nga Tirana dhe e ka parë në Gri.
------------------
Biseda e tretë:
Haliti:
-E shikon si erdhë punët o Nuredin Lushaj?
Punove një jetë nëpër fshatrat e Tropojës. Si
mësues, si mbledhës folklori, si veprimtar shoqror. E sot, midis Tiranës, si
krajl. Ha, pi, shetit, shkruej libra, e
ban qef e gallatë. Hallall e paç o Nuro, o miku im i vjetër, për të mos thanë,
- ma i vjetri.
…Zeqiri iku në Amerikë. Uka, që kish mbesen
time nuse, iku para kohe në at’ botë…Tash, bashk se bashk o Nuro.
Nuredini:
-Po Halit. Bashk se bashk. Dhe unë kam nderin
të jem bashk me një gjeneral…
-Je burrë i mirë zotni Halit. Nën hijen tande
mund të “mrizojnë” shumë njerëz. E, ne shokët e vjetër, po që po.
Haliti:
-Po, po. E di more profesor Nuro, e di…
-Faleminderit për fjalët e tua të zgjedhura…
Çou tashti ta pijmë nga një gotë se na u ka
tha fyti…!
-Shihe Mehmet Lushën me gotë në dorë, ka na
pret.
-…Çou…!
…!
-------------------
-Nga NJ, USA, pranverë 2012-