E shtune, 27.04.2024, 01:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Dedë Sokoli: Pesha e fjalës së urtë (1)

E enjte, 23.08.2012, 07:49 PM


PESHA E FJALËS SË URTË (1)

Nga Dedë Sokoli

PARATHËNIE

Fjalët e urta dhe thënjet e mënçura popullore, janë një pasuri e madhe shpitërore për shoqërinë tonë. Këto e kanë burimin tek mëndimet e njerëzve me horizont të gjerë në masën e madhe të popullit. Janë një përvojë e fuqishme në jetën praktike të njerëzve e cila ka ndihmuar shumë në progresin shoqëror. Nga vetë vlera që kanë këto për njerëzit, janë të

paasgjesueshme, nuk vjetërsohen kurr, sepse kohët ndryshojnë por veset nuk ndryshojnë. Janë një thesar i pa çmuar, të trashguara në breza, shekuj më parë e deri në ditët e sotme.

Vlerën e këtyre fjalëve e gjejmë jo vetëm duke i lexuar ato shpesh, por kur nga këto nxjerrim mësimet përkatëse. Janë burim i pashtershëm i gurrës popullore që fuqizojnë njerëzit

për veprime pozitive në çdo fushë të jetës. Me fjalët e urta duhet që, ne, në veprimtarinë tonë, çdo ditëtë ballafaqohemi dhe të reflektojmë duke i thirrur vetes tonë: Si jemi dhe si duhet të jemi në këndvështrimin e tyre. Këto pra, le të na shërbejnë si një pasqyrë për tu parë dhe për ty korigjuar aty ku duhet. Fjalët e urta nuk kanë të sosur kurr, përkundrazi vijnë duke u shtuar vazhdimisht. Këto gjithnjë qëndrojnë të freskëta për ne, janë bashkëudhëtare të jetës tonë, të cilat përvoja i ka quajtur të domosdoshme, pasi kanë vlerë të madhe dhe të përhershme.

Edhe unë, duke u nisur nga vlerat që kanë këto, më lindi një dëshirë që këto vitet e fundit të mbledh një sasi fjalë të urta dhe thënje të mënçura të njerëzve të shquar, duke u marrë me lexime librash, gazetash, televizor, filma etj si dhe duke marrë kontakt me njerëz të moshuar dhe të mënçur në disa krahina të vendit tonë.

Këtu, më poshtë, po i paraqesim të gjitha aq sa kemi mundur të mbledhim, të radhitura sipas shkronjave të alfabetit.

Dedë Sokoli, Tiranë, Janar-2012-

- A-

– A nuk e shef ti se syri përfshinë gjithë bukurinë e planetit.

– Abortist nuk lind, bëhesh në se të lejojnë të lindësh.

– Aftësia për tu skuqur, është vetia më karakteristike dhe më njerëzorja ndër të gjitha vetitë e njeriut.

– Ah, sikur njerëzit të kuptonin se dhëmbja sjell dhëmbje edhe gëzimi sjell gëzim.

– Ai që tall të tjerët, tall vedin.

– Ai cjap nuk është për zile në qafë.

– Ai cjap nuk është për zile.

– Ai ecën si kali pa fre.

– Ai ëshë një copë mish me dy sy.

– Ai ngopet me lugën bosh.

– Ai që behet i urtë si dele, e hanë ujqrit.

– Ai që din më shumë, flet më së paku.

– Ai që do të zihet, zihet edhe me macen.

– Ai qe don të lozë dhëmbët, duhet të luaj dhe këmbet.

– Ai që e ka barkun plot, nuk e beson atë që e ka bosh.

– Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedhur bletën.

– Ai që e ka provuar, din edhe me mësue.

– Ai që e urren shumë vesin, nuk e don shumë vyrtytin.

– Ai që është i lig në shpirt, është i lig edhe në fytyrë.

– Ai që është i mënçur, nuk shkelë në dërrasë të kalbur

– Ai qe flet më shume për të metat e të tjerëve, me ata ai do te flasë edhe për të metat e tua.

– Ai që flet shumë, s’nxjerr gjë në dritë.

– Ai që fut hundët kudo, kujtohet shpesh në cfar ere të qelbur ndodhet.

– Ai që fyen të tjeret, kercenon vetveten.

– Ai që heshtë është i pa mënd, për këtë edhe peshqit quhen kafshët më budallaqe.

– Ai që i mbështetet pemës së madhe, gjenë hije gjithmonë.

– Ai që i shërben mirë Atdheut, s’ka nevojë për stërgjyshërit.

– Ai që jep dituri, ia vjedh vehtes.

– Ai që jep shpejt, jep dy herë, ai qe herën e parë e refuzon, jep gjysmën.

– Ai që ka frikë, edhe kur ka të drejtë nuk jeton.

– Ai që ka me vete drejtësinë, ka të drejtë të jetë krenar.

– Ai që ka një mik të vërtetë, mund dhe duhet të thote se ka dy zemra.

– Ai që ka qënë një herë kriminelë, është gjithmonë.

– Ai që ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hije e shtrembër.

– Ai që kërkon, nxinë një faqe, ai që s’jep i nxinë të dyja.

– Ai që le arën e tij, punon arën e huaj.

– Ai që lexon di shumë,por ai që vrojton di edhe më shumë.

– Ai që mëndon shumë, flet pak.

– Ai që ndëron flamur kur është i vogël, do t’i dale zot kur të rritet.

– Ai që nderon të tjerët, gjithmonë është i nderuar.

– Ai që nuk dashuron, jetën s’e kupton.

– Ai që nuk di të vuaj, nuk ka një zemër të madhe.

– Ai që nuk don nënën, don njerkën.

– Ai që nuk e ndigjon mushkonjën, nuk e ndigjon as tupanin.

– Ai që nuk ndërron mendje kurr, ndoshta s’ka fare.

– Ai qe nuk ndëshkon të keqen, don që ajo të bëhet.

– Ai që përton sot, do të pendohet mot.

– Ai që premton me vështirsi, në mënyrën më besnike i plotëson premtimet e veta.

– Ai që premton shumë, bën pak.

– Ai që punon, edhe në majë të gurit jeton.

– Ai që punon, në majë të malit jeton.

– Ai që pyet, nuk humbet.

– Ai që rri vetëm, ose është Perendi, ose është kafshë.

– Ai qe s’ka shqetësime, u krijon qetësi edhe të tjerëve.

– Ai që shpejt dashurohet, edhe dëshpërohet shpejt.

– Ai që ta bën rrafsh, ka qef me të dalë në kodër.

– Ai që të don, të qorton, ai që nuk të don të lavdron.

– Ai që të ledhaton për hir të dashurisë, është i verbër.

– Ai që të mëson për të vjedhur, është më i keq se hajduti.

– Ai që thotë: “ Une jam unë” ai humb gjithëkund.

– Ai stan, atë bylmet mban.

– Ai sy që nuk skuqet, nuk eshte sy.

– Ai ta fali gomarin, e ti e shikon nga dhëmbët.

– Ajo është shtepia ku hesht gjeli dhe kendon pula.

– Ajo nga e cila duhet të kemi frikë vërtetë, është vetë frika.

– Ajo që bën më tepër zhurmë, është edhe rrota më e shkatërruar e karrocës.

– Ajo që e bën jetën të zymtë është mungesa e nxitjes.

– Ajo që i mungon kohës nuk është refleksioni por pasioni.

– Ajo që mendon u përket të gjithëve, vetem ajo që ndien është e jotja.

– Ajo që mund t’a bëjë një burrë të lumtur, është zgjedhja e një gruaje të mirë.

– Aktorët e sotëm e zotërojnë të gjithë shkallën e ndjenjave, nga a-ja deri te zh-ja.

– Aktori ështe një tip që nëse nuk flet per të nuk të degjon.

– Amanetin as deti nuk e mban, e qet në lëndinë.

– Amanetin nuk e tret as dheu.

– Amerika është një vend i madh, por e bërë nga njerës të vegjël.

– Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet.

– Ariu nuk rron duke lëpirë shpatullat.

– Ariun s’e kemi zënë akoma, ne zihemi për lekurën.

– Armiku më i madh i shëndetit është stomaku.

– Armiku i vjetër nuk bëhet kurr miku i mire.

– Armiku të shikon në këmbë, miku në sy.

– Armiqtë më të rrezikshëm janë ata që njeriu prej të cilëve nuk mund te mbrohet.

– Arritja e çdo qellimi në jetë është e lidhur me dijen.

– Arsimimi është çelësi i suksesit tuaj, ai është fyrtyra e mëndjes së njeriut.

– Arsyeja dhe dashuria janë armiq të betuar.

– Arsyja që me shtynë të bëj shoqëri me natyrën qëndron në faktin se ajo ka të drejtë gjithmonë. Gabimet janë të mijat.

– Arti dhe kultura, janë drita e pa shlyeshme e çdo kombi.

– Arti ështe një simbol sepse vetë njeriu ështe nje simbol.

– Artist i vërtet është ai që arrinë efektet më të mira me mjetet më të pakta.

– As buka nuk hahet vetëm.

– As e ardhmja, s’është më si njëherë e një kohë.

– As hasmin mos e pafsha pa punë.

– As me miq as me armiq, gojën tënde mos e flliq.

– As mos merr as mos jep hua kollaj.

– As neperka nën gur, mos qoftë e vetme.

– Asaj që pjell fëmijë dhe diellit, kurr borxhit nuk u dalim.

– Asgjë nuk e raskapitë më tepër njeriun se sa mungesa e aktivitetit.

– Asgjë nuk është më interesante se sa biseda e dy dashnoreve të cilët rrinë të heshtur.

– Asgjë nuk është e pa mundur në endrra dhe dashuri.

– Asgjë nuk është e pamundur për ju që keni dashur të shkruani vargje të këqia, kur j’a keni arritur qellimit.

– Asgjë nuk është më e vështirë se sa nderimi nga frika.

– Asgjë nuk i ndanë më tepër dy persona se sa bashkjetesa.

– Asgjë nuk kushton më lirë se mirsjellja, por asgjë nuk çmohet më shumë.

– Asgjë nuk na gënjen më tepër sesa gjykimi ynë.

– Asgjë s’e kënaqë më tepër kotësinë se sa të rrëfyerit fajtor.

– Ashtu si në luftë e diplomaci, edhe në dashuri kërkohet pjekuri.

– Askush nuk u pasurue shpejtë duke qënë i drejtë.

– Askush nuk e ka monopolin e së vërtetës.

– Askush nuk do të ankohet në se zgjohet herët dhe martohet i ri.

– Askush nuk e dëshmon më mirë mosdijen e vet se ai që fillon të flasë përpara se të përfundojnë fjalën tjetëri.

– Askush nuk është aq i pasur sa të mund të blejë edhe të kaluarën e tij.

– Askush nuk ështe i tradhetuar nga dashuria e vërtetë.

– Askush nuk është mik i atij që ka shumë miq.

– Askush nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior pa pelqimin tënd.

– Askush s’duhet të besojë se mund të shpëtojë pështypjeve të rinisë së vet.

– Askush s’e ka parë Zotin. E dinë qenjen e tij perms arsyes.

– Askush s’mund t’i shpëtojë dashurisë dhe as vdekjes.

– Asnjë dembel nuk është bërë i pasur.

– Asnjë deri më sot, nuk është i tradhetuar nga dashuria e pastër.

– Asnjë dhimbje nuk është më e madhe se sa të kujtosh kohën e lumtur në mjerim.

– Asnjë fuqi e huaj nuk do të respektonte një tjetër fuqi që nuk din të mbrohet.

– Asnjë herë mos i mbaj sytë përdhe kur hedh hapin, vetëm ai që mban sytë në horizont të hapur do të gjejë rrugën e duhur.

– Asnjë herë nuk duhet mënduar se lufta, edhe pse e justifikuar nuk është një krim.

– Asnjë njëri i keq, nuk mund të jetë i lumtur.

– Asnjë portë nuk është mikpritëse për atë që nuk din se ku po shkon.

– Asnjëri s’është me tepër skllav sesa ai që mëndon se është i lirë pa qënë i lirë.

– Ata që dinë të flasin, flasin shkurt.

– Ata që gjithmonë flasin mirë për femrat nuk i njofin mirë, dhe ata që gjthmonë flasin keq, nuk i njofin fare.

– Ata që përshkojnë detet, ndërrojnë qiell por jo shpirt.

– Ata që veçojnë politikën nga etika, nuk do të kuptojnë kurrë as njërën e as tjetërën.

– Atdheu dhe nëna nuk harrohen.

– Atdheu është si familja. E ndiejmë nevojën e tij atëherë kur na mungon.

– Atë derë që nuk e hapë çelësi, e hapë paraja.

– Atë punë qe s’e bën dot vetë, mos kërko që t’i gjeshë një të metë.

– Atë që merr me një dorë, këtheje me të dyja.

– Atë që nuk e dinë të pasurit, e dinë pleqtë..

– Atë që nuk e don, thuaj: “ Të pafsha pa punë”.

– Atë që s’të pëlqen ta bëjnë të tjerët ty, mos u’a bëjë të tjerëve.

– Atë që sjell minuti, nuk e sjell as viti.

– Atë që ta bën goja, nuk ta bën as bota.

– Atë që të qëllon me gurë, mos e qëllo me bukë.

– Atij i plasin sytë, tjetri pyet për vetullat.

– Atij që do t’i gjeshë sjellje të pahijshme në rrugë, po atë sjellje do të t’i gjeshë edhe në shtëpi.

– Atij që martohet dhe atij që armatoset rishtas, ruaju një vit.

– Atije ku fle uji, atje është më thellë.

– Atje ku ka grue, ka edhe edukatë.

– Atje ku s’ka dije, atje ështe e keqja.

– Atje ku s’të degjojnë, mos fol.

– Aty ku nuk ka tiger, edhe lepuri konsiderohet mbret.

– Aty ku shkëlqen dashuria, reflekton me një puthje.

– Autorët më të mirë janë gjithmonë edhe kritikë më te rreptë të veprave të tyre.

– Autoriteti krijohet në bazë të veprimtarisë suaj, pa të cilin nuk mund të ketë edukator.

./.

Shenim: Në numrin tjetër do të ndiqni fjalët e urta që fillojnë me - B –



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora