| E enjte, 23.08.2012, 07:49 PM |
PESHA E
FJALËS SË URTË (1)
Nga Dedë Sokoli
PARATHËNIE
Fjalët e
urta dhe thënjet e mënçura popullore, janë një pasuri e madhe shpitërore për
shoqërinë tonë. Këto e kanë burimin tek mëndimet e njerëzve me horizont të gjerë
në masën e madhe të popullit. Janë një përvojë e fuqishme në jetën praktike të njerëzve
e cila ka ndihmuar shumë në progresin shoqëror. Nga vetë vlera që kanë këto për
njerëzit, janë të
paasgjesueshme,
nuk vjetërsohen kurr, sepse kohët ndryshojnë por veset nuk ndryshojnë. Janë një
thesar i pa çmuar, të trashguara në breza, shekuj më parë e deri në ditët e
sotme.
Vlerën e
këtyre fjalëve e gjejmë jo vetëm duke i lexuar ato shpesh, por kur nga këto
nxjerrim mësimet përkatëse. Janë burim i pashtershëm i gurrës popullore që fuqizojnë
njerëzit
për
veprime pozitive në çdo fushë të jetës. Me fjalët e urta duhet që, ne, në veprimtarinë
tonë, çdo ditëtë ballafaqohemi dhe të reflektojmë duke i thirrur vetes tonë: Si
jemi dhe si duhet të jemi në këndvështrimin e tyre. Këto pra, le të na shërbejnë
si një pasqyrë për tu parë dhe për ty korigjuar aty ku duhet. Fjalët e urta nuk
kanë të sosur kurr, përkundrazi vijnë duke u shtuar vazhdimisht. Këto gjithnjë qëndrojnë
të freskëta për ne, janë bashkëudhëtare të jetës tonë, të cilat përvoja i ka
quajtur të domosdoshme, pasi kanë vlerë të madhe dhe të përhershme.
Edhe unë,
duke u nisur nga vlerat që kanë këto, më lindi një dëshirë që këto vitet e
fundit të mbledh një sasi fjalë të urta dhe thënje të mënçura të njerëzve të shquar,
duke u marrë me lexime librash, gazetash, televizor, filma etj si dhe duke marrë
kontakt me njerëz të moshuar dhe të mënçur në disa krahina të vendit tonë.
Këtu, më poshtë, po i paraqesim të gjitha aq sa kemi mundur të mbledhim, të radhitura sipas shkronjave të alfabetit.
Dedë Sokoli, Tiranë, Janar-2012-
- A-
– A nuk e
shef ti se syri përfshinë gjithë bukurinë e planetit.
– Abortist
nuk lind, bëhesh në se të lejojnë të lindësh.
– Aftësia
për tu skuqur, është vetia më karakteristike dhe më njerëzorja ndër të gjitha
vetitë e njeriut.
– Ah,
sikur njerëzit të kuptonin se dhëmbja sjell dhëmbje edhe gëzimi sjell gëzim.
– Ai që tall
të tjerët, tall vedin.
– Ai cjap
nuk është për zile në qafë.
– Ai cjap
nuk është për zile.
– Ai ecën
si kali pa fre.
– Ai ëshë
një copë mish me dy sy.
– Ai
ngopet me lugën bosh.
– Ai që behet
i urtë si dele, e hanë ujqrit.
– Ai që din
më shumë, flet më së paku.
– Ai që do
të zihet, zihet edhe me macen.
– Ai qe
don të lozë dhëmbët, duhet të luaj dhe këmbet.
– Ai që e
ka barkun plot, nuk e beson atë që e ka bosh.
– Ai që e
ka mizën në kapuç, e ka vjedhur bletën.
– Ai që e
ka provuar, din edhe me mësue.
– Ai që e
urren shumë vesin, nuk e don shumë vyrtytin.
– Ai që është
i lig në shpirt, është i lig edhe në fytyrë.
– Ai që është
i mënçur, nuk shkelë në dërrasë të kalbur
– Ai qe
flet më shume për të metat e të tjerëve, me ata ai do te flasë edhe për të metat
e tua.
– Ai që flet
shumë, s’nxjerr gjë në dritë.
– Ai që fut
hundët kudo, kujtohet shpesh në cfar ere të qelbur ndodhet.
– Ai që fyen
të tjeret, kercenon vetveten.
– Ai që heshtë
është i pa mënd, për këtë edhe peshqit quhen kafshët më budallaqe.
– Ai që i
mbështetet pemës së madhe, gjenë hije gjithmonë.
– Ai që i
shërben mirë Atdheut, s’ka nevojë për stërgjyshërit.
– Ai që jep
dituri, ia vjedh vehtes.
– Ai që jep
shpejt, jep dy herë, ai qe herën e parë e refuzon, jep gjysmën.
– Ai që ka
frikë, edhe kur ka të drejtë nuk jeton.
– Ai që ka
me vete drejtësinë, ka të drejtë të jetë krenar.
– Ai që ka
një mik të vërtetë, mund dhe duhet të thote se ka dy zemra.
– Ai që ka
qënë një herë kriminelë, është gjithmonë.
– Ai që ka
trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hije e shtrembër.
– Ai që kërkon,
nxinë një faqe, ai që s’jep i nxinë të dyja.
– Ai që le
arën e tij, punon arën e huaj.
– Ai që lexon
di shumë,por ai që vrojton di edhe më shumë.
– Ai që mëndon
shumë, flet pak.
– Ai që ndëron
flamur kur është i vogël, do t’i dale zot kur të rritet.
– Ai që nderon
të tjerët, gjithmonë është i nderuar.
– Ai që nuk
dashuron, jetën s’e kupton.
– Ai që nuk
di të vuaj, nuk ka një zemër të madhe.
– Ai që nuk
don nënën, don njerkën.
– Ai që nuk
e ndigjon mushkonjën, nuk e ndigjon as tupanin.
– Ai që nuk
ndërron mendje kurr, ndoshta s’ka fare.
– Ai qe
nuk ndëshkon të keqen, don që ajo të bëhet.
– Ai që përton
sot, do të pendohet mot.
– Ai që premton
me vështirsi, në mënyrën më besnike i plotëson premtimet e veta.
– Ai që premton
shumë, bën pak.
– Ai që punon,
edhe në majë të gurit jeton.
– Ai që punon,
në majë të malit jeton.
– Ai që pyet,
nuk humbet.
– Ai që rri
vetëm, ose është Perendi, ose është kafshë.
– Ai qe s’ka
shqetësime, u krijon qetësi edhe të tjerëve.
– Ai që shpejt
dashurohet, edhe dëshpërohet shpejt.
– Ai që ta
bën rrafsh, ka qef me të dalë në kodër.
– Ai që të
don, të qorton, ai që nuk të don të lavdron.
– Ai që të
ledhaton për hir të dashurisë, është i verbër.
– Ai që të
mëson për të vjedhur, është më i keq se hajduti.
– Ai që thotë:
“ Une jam unë” ai humb gjithëkund.
– Ai
stan, atë bylmet mban.
– Ai sy që
nuk skuqet, nuk eshte sy.
– Ai ta
fali gomarin, e ti e shikon nga dhëmbët.
– Ajo është
shtepia ku hesht gjeli dhe kendon pula.
– Ajo nga
e cila duhet të kemi frikë vërtetë, është vetë frika.
– Ajo që bën
më tepër zhurmë, është edhe rrota më e shkatërruar e karrocës.
– Ajo që e
bën jetën të zymtë është mungesa e nxitjes.
– Ajo që i
mungon kohës nuk është refleksioni por pasioni.
– Ajo që mendon
u përket të gjithëve, vetem ajo që ndien është e jotja.
– Ajo që mund
t’a bëjë një burrë të lumtur, është zgjedhja e një gruaje të mirë.
– Aktorët
e sotëm e zotërojnë të gjithë shkallën e ndjenjave, nga a-ja deri te zh-ja.
– Aktori ështe
një tip që nëse nuk flet per të nuk të degjon.
– Amanetin
as deti nuk e mban, e qet në lëndinë.
– Amanetin
nuk e tret as dheu.
– Amerika
është një vend i madh, por e bërë nga njerës të vegjël.
– Ari në zjarr
provohet, miku në rrezik kuptohet.
– Ariu
nuk rron duke lëpirë shpatullat.
– Ariun s’e
kemi zënë akoma, ne zihemi për lekurën.
– Armiku
më i madh i shëndetit është stomaku.
– Armiku
i vjetër nuk bëhet kurr miku i mire.
– Armiku
të shikon në këmbë, miku në sy.
– Armiqtë
më të rrezikshëm janë ata që njeriu prej të cilëve nuk mund te mbrohet.
– Arritja
e çdo qellimi në jetë është e lidhur me dijen.
– Arsimimi
është çelësi i suksesit tuaj, ai është fyrtyra e mëndjes së njeriut.
– Arsyeja
dhe dashuria janë armiq të betuar.
– Arsyja
që me shtynë të bëj shoqëri me natyrën qëndron në faktin se ajo ka të drejtë gjithmonë.
Gabimet janë të mijat.
– Arti
dhe kultura, janë drita e pa shlyeshme e çdo kombi.
– Arti ështe
një simbol sepse vetë njeriu ështe nje simbol.
– Artist
i vërtet është ai që arrinë efektet më të mira me mjetet më të pakta.
– As buka
nuk hahet vetëm.
– As e
ardhmja, s’është më si njëherë e një kohë.
– As
hasmin mos e pafsha pa punë.
– As me
miq as me armiq, gojën tënde mos e flliq.
– As mos
merr as mos jep hua kollaj.
– As
neperka nën gur, mos qoftë e vetme.
– Asaj që
pjell fëmijë dhe diellit, kurr borxhit nuk u dalim.
– Asgjë nuk
e raskapitë më tepër njeriun se sa mungesa e aktivitetit.
– Asgjë nuk
është më interesante se sa biseda e dy dashnoreve të cilët rrinë të heshtur.
– Asgjë nuk
është e pa mundur në endrra dhe dashuri.
– Asgjë nuk
është e pamundur për ju që keni dashur të shkruani vargje të këqia, kur j’a
keni arritur qellimit.
– Asgjë nuk
është më e vështirë se sa nderimi nga frika.
– Asgjë nuk
i ndanë më tepër dy persona se sa bashkjetesa.
– Asgjë nuk
kushton më lirë se mirsjellja, por asgjë nuk çmohet më shumë.
– Asgjë nuk
na gënjen më tepër sesa gjykimi ynë.
– Asgjë s’e
kënaqë më tepër kotësinë se sa të rrëfyerit fajtor.
– Ashtu
si në luftë e diplomaci, edhe në dashuri kërkohet pjekuri.
– Askush
nuk u pasurue shpejtë duke qënë i drejtë.
– Askush
nuk e ka monopolin e së vërtetës.
– Askush
nuk do të ankohet në se zgjohet herët dhe martohet i ri.
– Askush
nuk e dëshmon më mirë mosdijen e vet se ai që fillon të flasë përpara se të përfundojnë
fjalën tjetëri.
– Askush
nuk është aq i pasur sa të mund të blejë edhe të kaluarën e tij.
– Askush
nuk ështe i tradhetuar nga dashuria e vërtetë.
– Askush
nuk është mik i atij që ka shumë miq.
– Askush
nuk mund të të bëjë të ndihesh inferior pa pelqimin tënd.
– Askush
s’duhet të besojë se mund të shpëtojë pështypjeve të rinisë së vet.
– Askush
s’e ka parë Zotin. E dinë qenjen e tij perms arsyes.
– Askush
s’mund t’i shpëtojë dashurisë dhe as vdekjes.
– Asnjë dembel
nuk është bërë i pasur.
– Asnjë deri
më sot, nuk është i tradhetuar nga dashuria e pastër.
– Asnjë dhimbje
nuk është më e madhe se sa të kujtosh kohën e lumtur në mjerim.
– Asnjë fuqi
e huaj nuk do të respektonte një tjetër fuqi që nuk din të mbrohet.
– Asnjë herë
mos i mbaj sytë përdhe kur hedh hapin, vetëm ai që mban sytë në horizont të hapur
do të gjejë rrugën e duhur.
– Asnjë herë
nuk duhet mënduar se lufta, edhe pse e justifikuar nuk është një krim.
– Asnjë njëri
i keq, nuk mund të jetë i lumtur.
– Asnjë portë
nuk është mikpritëse për atë që nuk din se ku po shkon.
– Asnjëri
s’është me tepër skllav sesa ai që mëndon se është i lirë pa qënë i lirë.
– Ata që dinë
të flasin, flasin shkurt.
– Ata që gjithmonë
flasin mirë për femrat nuk i njofin mirë, dhe ata që gjthmonë flasin keq, nuk i
njofin fare.
– Ata që përshkojnë
detet, ndërrojnë qiell por jo shpirt.
– Ata që veçojnë
politikën nga etika, nuk do të kuptojnë kurrë as njërën e as tjetërën.
– Atdheu
dhe nëna nuk harrohen.
– Atdheu është
si familja. E ndiejmë nevojën e tij atëherë kur na mungon.
– Atë derë
që nuk e hapë çelësi, e hapë paraja.
– Atë punë
qe s’e bën dot vetë, mos kërko që t’i gjeshë një të metë.
– Atë që merr
me një dorë, këtheje me të dyja.
– Atë që nuk
e dinë të pasurit, e dinë pleqtë..
– Atë që nuk
e don, thuaj: “ Të pafsha pa punë”.
– Atë që s’të
pëlqen ta bëjnë të tjerët ty, mos u’a bëjë të tjerëve.
– Atë që sjell
minuti, nuk e sjell as viti.
– Atë që ta
bën goja, nuk ta bën as bota.
– Atë që të
qëllon me gurë, mos e qëllo me bukë.
– Atij i
plasin sytë, tjetri pyet për vetullat.
– Atij që
do t’i gjeshë sjellje të pahijshme në rrugë, po atë sjellje do të t’i gjeshë edhe
në shtëpi.
– Atij që
martohet dhe atij që armatoset rishtas, ruaju një vit.
– Atije
ku fle uji, atje është më thellë.
– Atje ku
ka grue, ka edhe edukatë.
– Atje ku
s’ka dije, atje ështe e keqja.
– Atje ku
s’të degjojnë, mos fol.
– Aty ku
nuk ka tiger, edhe lepuri konsiderohet mbret.
– Aty ku
shkëlqen dashuria, reflekton me një puthje.
– Autorët
më të mirë janë gjithmonë edhe kritikë më te rreptë të veprave të tyre.
– Autoriteti
krijohet në bazë të veprimtarisë suaj, pa të cilin nuk mund të ketë edukator.
./.
Shenim: Në numrin tjetër do të ndiqni fjalët e urta që fillojnë me - B –