E premte, 26.04.2024, 12:28 PM (GMT+1)

Mendime

Krist Gjinaj: Një përgjigje e vonuar (IV)

E enjte, 02.08.2012, 07:26 PM


Rreth temes ”E ardhmja e rinisë muslimane në një botë të globalizuar” të autorit Ajni Sinani.

Nga Krist Gjinaj

Në vazhdimin e temes ndër të tjerat Ajni Sinani shkruan:

"Drita e imanit e ndriçoi qenien e tij dhe e bëri që të heqë dorë nga zotat e rremë dhe besimet e kota e të shtrembëruara, duke e shijuar ëmbëlsinë e njohjes së Allahut dhe të qenët rob i vërtet vetëm i Tij. "

Përkundrazi, një Zot i rremë del në skenen islame dhe keqperdoret emri i tij.

Prej besimeve me të mëdha fetare, është vetem islami i cili permban dhunë më se shumti. Vetem 20% e Kuranit flet për miresi ndersa 80% e tij flet per dhunë, luftra, plaqka etj, dhe per ketë shkak nga spjegimet e Muhamedit, që nga dita e tij e deri me sot, është dhuna ajo që ka udhezuar dhe dominuar cdo here ne vendet islame dhe kunder vendeve jo islame. Me syrin e shendosh, ne shofim pasqyren e botes islame e cila jep një kjartesi të përafert se cka është dhe si është mesimi islam, dhe ky është një sqarim  se pjesa dermuese e vendeve islame gjindet ne konfliktet e perditeshme dhe të pa përfunduara deri me sot, sidomos konfliktet fetare.

Në disa vende  egzistojnë të ashtuquajturit muslimanet modern dhe të moderuar të cilet i permbahen një qendrimi tolerant ndaj botes dhe shoqerise, por kjo ndodhë vetem në ato vende ku muslimanet janë minoritet ashtu si janë edhe shqiptaret e boshnjaket në zemren e vendeve të krishtera, pra minoritet në Evropë.

Mirpo, edhe kjo tolerancë, nuk zgjatë shumë, sidomos kur kemi të bejmë me intolerancen fanatike te personave te shkollum në shkollat e vjetra Kuranore, në ato vende ku udheheqesit musliman  janë në krye të ligjit dhe pushtetit që quhet Sheriat. E në vende të tilla, rriten fanatiket që janë të njohur  sot në arenen nderkombetare, jo rrallë, të tillet e deshmojnë mësimin fetar edhe neper vendet Perendimore duke terrorizuar popullaten e cila ju jep vendstrehim, bukë dhe mirqenje sociale, por e terë kjo është e kote sepse të njejten gjë e bëri edhe Muhamedi me judenjet dhe të krishteret, të cilet i dhanë bukë, strehim e më ne fund ky u ktheu shpaten dhe i vrau thuja gati të gjithë. Kjo pra është një dukuri e islamit që nga koha e vjeter e deri me sot.

Religjionet e tjera boterore nuk kanë qenë e as nuk janë pjesë e ambicjeve të dhunes ose të pushtetit mbi tokë me dhunë, edhe pse këto religjione janë shfrytezuar nga njerzit e ndryshem për pushtet, mirpo udhezimi nuk kanë qenë i bazuar ne predikimet fetare ashtu si është në islam.

Budizmi është formuar nga Siddharta Gautama (Budha) diku 500 vjet para Krishtit. Në fakt, Budizmi është përhapur nga njerezit e paarmatosur, pa dhunë dhe pa obligim e detyrim për pranim të ketij besimi fetar.

Kur e dërguan Jezusin para Pilatit, Jezusi, para Pilatit tha: “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote. Po të ishte Mbretëria ime e kësaj bote, ushtarët e mi do të kishin luftuar që të mos u bija në dorë judenjve. Porse, Mbretëria ime nuk është prej këndej.” (Gjoni 18.36)

Feja e Krishterë u perhap dhe u predikua neper botë në anen apostolike, pra pa dhunë e vetem me paqe, dhe me ketë menyrë, Krishterimi permes paqes e pushtoi krejt boten dhe i pushtoi fuqitë me të medha boterore nder to edhe perandorinë Romake. Në fillim të vitetve 300, para se perandori Konstantin  ne vitin 337 të e zyrtarizonte krishterimin, deri në ketë vitë  krishterimi kishte 30 milion besimtarë në perandorinë Romake edhe pse perandoret romak me vitë të tëra i presekutuan, vranë dhe maltretuan besimtaret e krishterë. Këtu qendron fakti se cila fe është e paqes dhe cila  është udhezimi i fjales së Zotit.

Konfucizmi është i njejtë thuja si Budizmi. Mesimet e ketij besimi fetar nuk janë dhunë edhe pse mendohet të jetë një religjion byrokratik, por as ky religjion nuk është përdorë për avantura ushtarake. Janë të shumtë princat dhe mbreterit  kinez të cilet janë bazuar në shpirtin e predikimit të ketij besimi fetar, pra pa dhunë.

Hinduismi është sikur Konfucizmi me një perkufizim  regjional, i cili nuk ka pas ambicje ose mision  që të përhapet ne krejt boten.

Hinduizmi është përhapur neper botë me shumë permes imigranteve indian (minoritet) të cilet kanë qenë punetor tipik, të cilët kanë emigruar ne shumë vende, dhe nuk kanë  pas ambicje që të perhapin fenë me  dhunë ose me ndonjë metodë të pushtimit ushtarak ose politik. Nuk njifet asnjë ekspanzion i tillë i kësaj feje.

Budizmi dhe Krishterimi përmbajnë metoda të menyres apostolike dhe deshirë e qellim që të gjithë njerezit të njoftohen me përmbajtjen fetare, mirpo që të dy religjionet (Budizmi dhe Krishterimi) përmbajnë në vete predikimin fetar e jo politik apo ushtarak, por vetem dashuri dhe miresi ndaj qenjes njerzore. Konfucizmi dhe Hinduizmi nuk janë të njohur si misionarë ne karakterin e tyre por pak a shumë Konfucizmi është i lidhur me ide dhe pikpamje politike.

Përsa i përket islamit-ky është krejt ndryshe se besimet e tjera fetare. Qysh ne fillim, Muhamedi e kombinoi mesazhin  e fesë me mesazh ushtarak. Kur ai u shprengul nga Meka për ne Medinë ne vitin 622  dhe me anen e forces ushtarake planifikonte të kthehet prapë ne Meka. Permes kombinimit dhe dhunes ushtarake dhe duke shfrytezuarë aleancen arriti që të bejë levizjen e tillë, mirpo aleanca ishte mashtruse dhe jetë shkurt ngase ky nuk mbante asnjë premtim të dhenë. Në fakt, ky ishte i pameshirë ndaj kundershtarve të vetë edhe pse ata në të shumten e rasteve i besonin. Dy fise të medha judenjë u perndoqen nga Medina dhe të gjithë mallin dhe pasurin që e lanë, ketë mall e ndanë ushtria  e Muhamedit dhe Muhamedi. Fisi i tretë që njifen si kundershtarë të Muhamedit, u shkaterrua dhe u dogj terësisht, e gratë dhe femijet moren dhe u shiten si sllavë. Në vitin 630 Muhamedi e pushtoi terësishtë Meken dhe 2 vite pas vdekjes së tij gjysem ishulli arab ishte i kontrolluar ushtarakisht nga ushtria e Muhamedit.

Por Ajni Sinani  vazhdon e shkruan se :

"Me gjakun e tyre tokat tona i bekuan qindra e mijëra alimë, dijetarë, hafiza, evlija, muxhahidë, e shehidë, madje edhe vetë sulltan Murati. Ai para se të binte shehid, në betejën e Kosovës, do të shprehej: “I qesh lutur dhe përgjëruar Allahut që të më mundësonte sherbetin e shehidllëkut nëse fitorja e Islamit do të varej prej vdekjes sime! Kështu, pra, lutja m’u pranua! Lavdëruar dhe falënderuar qoftë Allahu! Po e mbyll jetën time pasi e pashë fitoren e ushtarëve islamë!”

Lidheshmeria e gjakut mes serbve dhe turqve është e njohur. Martesat e Sulltanve me femrat sllave janë dukuri e kohes dhe thuja se cdo here deri në këto ditë, serbet dhe turqit mbajnë njëri-tjetrin dhe janë cdo here për shfarosjen e shqiptarve, asimilimin e tyre dhe për roberimin e tyre. Akoma as sot, turqit e serbet nuk e kanë shpallur të pavlefshme kontraten për shpërnguljen e shqiptarve nga Kosova dhe nga viset shqiptare.

Akoma nuk është e vertetuar teza se sulltan Muratin do të e kishte vra ndokush tjeter përpos vllaut të vetë, që në fakt, vrasjet ne mes të turqve për shkak të pozites  dhe frontit janë të njohura dhe të vertetuara mirë në histori. Sulltan Murati nuk ka as vorrë në Kosovë, edhe pse të shiturit-hoxhallaret i kanë imponuar popullit të shkretë e të pa shkollë se varri i sulltan Muratit është ilac per shumë semundje. Me kaq shifet se cfarë manipulimi kanë berë dhe bejnë edhe sot predikusit e islamit ne tokat shqiptare..

Pa pasur as turp-dalin dhe festojnë ditlindjet e pushtuesve dhe zullumqarve , e ky është islami që si qellim ka fshirjen e trurit të njeriut për nga ana fetare, ashtu si u pastror trurin njerzve se Zoti urdheron të vdesesh për Zotin!!

Si ka mundesi që pushtuesi të bie shehid ne token e huaj si në rastin e sulltan Muratit?! Atehere kjo  i bie se edhe serbet e vrarë ne token e Kosoves në kete luften e fundit, (sipas autorit Ajni Sinani) qenkan edhe këta deshmorë të fesë dhe shehid. Qenkan të gjithë ushtria turke (islame) shehid ne token e shqiptarisë. Kështu nuk do të shkruante asnjë njeri që ka gjak shqiptari, as kështu s´do të e lejonte askush femiun e vetë të mesohet me këto genjeshtra dhe trillime.

Më pas Ajni Sinani shkruan:

"Ka shumë përpjekje nga armiqtë e Islamit me qëllim që ta paraqesin si të huaj kulturën islame që përbën themelin dhe bazën e identitetit të popullit tonë. E kemi obligim që të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore dhe fetare që na kanë lënë të parët tanë si amanete të shenjta dhe t’ia përcjellim edhe brezave të rinj. Mu për këtë duhet të punojmë në ngritjen e vetëdijes fetare."

Dëshmitë flasin vetë. Përpjekjet nga ana e të krishterve dhe të jomuslimanve nuk janë aspak propaganduese por janë deshmi dhe fakte. Së pari, në islam nuk ka asgjë që mund të vlersohet si kulturë që do të i duhej shqiptarit, dhe se kjo "kulturë" ka qenë therra në kembë për shqiptarin e dikund edhe therra në sy. Ngritja e vetdijes fetare që e kerkon autori Ajni Sinani është thjeshtë një  kerkesë për rrugetimin drejt errësirës në ketë kohë të civilizuar,sepse "kultura " islame nuk është gjë tjeter përpos një prapambeturi që e kemi të njohur të gjithë dhe që na ka lenë 500 vjet mbrapa botes së civilizuar sikur ne të ishim nga  vendet Arabe e jo nga zemra e Evropes. Vetdija fetare islame ka deshmuar se me mësime të tilla sikur që i shkruan Ajni Sinani, këto mesime filluan të nxjerrin në shesh terrorista shqiptarë që ishin vetdijesuar ne fe se duhet vrarë cdo kend që nuk është musliman, kjo simbas vetdijes së islamit dhe urdheresave të Kuranit që tashme i kemi të njohura.

"Sot kemi nevojë për besimin e thellë, për virtyte dhe moral si dhe për lartësinë sublime të shpirtit, sikurse i kishin ata para nesh. Islamin nuk duhet ta ndiejmë vetëm me shpirt dhe zemër, por duhet edhe të punojmë që të sendërtojmë një shoqëri me një klimë moralo-shpirtërore duke e praktikuar dhe përjetuar Islamin në mënyrë të gjallë në jetën tonë të përditshme."

Kjo kuptohet se keni nevojë për moral, sepse ai u ka humbur shumë e shumë me heret dhe veshtirë se gjindet.

Ne mesin e botes së krishterë, muslimanet do të bien dita-ditës në konflikt me tiparet dhe urdheresat e fesë islame, sepse me botën e demokratizuar, këto tipare islame nuk mund të përdoren e as të jetohet me to, këtë duhet ta dijë cdokush . Islami dhe demokracia janë armiqët me të medhenj.

Ligji është mbi të gjitha.

Ligji i botes demokratike denon martesen e vajzave të mitura nën moshën 18 vjecare, ligji demokratik ndalon urrejtjen fetare, gjinore, individuale e të gjitha këto bien ndesh me ligjet islame, prandaj popullit shqiptar i kërkohet dhe duhet të i kërkohet që të ecë rrugës drej Evropes, demokracisë dhe rruges ku mbrohet cdo e drejt njerzore dhe ku njeriu vlen me shumë se cdo gjë tjeter. Në boten islame, njeriu nuk ka  vlerë sepse vrasja, gurzimi, therja, dhuna, etj., janë dukuri që për besimin islam dhe boten islame lejohen dhe janë të respektuara.

Në gracka të tilla nuk duhet të bie shqiptari. Ne akoma jemi ne rrugetimin tonë të verber, pak i kemi hapur sytë, e mos të lejojmë që sytë të i’a mbyllim vetvetes, sepse atehere do të mbesim ne mesin e rruges. Kush mendon se ka dobi nga islami, le të i pyesë ata që ikin nga tokat islame dhe kërkojnë shpëtim në tokat e krishtera.

A thua pse ??

A thua shqiptaret dijnë me shumë sesa vetë muslimanet që vijnë nga po aty ku islami është i përditshem.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora