E premte, 26.04.2024, 02:34 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Sulmohet fizikisht publicisti Halil Matoshi

E merkure, 11.07.2012, 06:21 PM


Prishtinë, 10 korrik - Është sulmuar fizikisht publicisti Halil Matoshi, pas përfundimit të një ngjarjeje kulturore. Matoshi, ka deklaruar se është sulmuar nga 3 persona që kanë dalë nga një veturë, ndërsa njëri nga ta, kishte edhe një thikë në duar, raporton KTV. Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se fillimisht rreth orës 20 e 15, personat e involvuar, kanë pasur një mosmarrëveshje, që ka rezultuar më pas me sulmin. Borovci ka shtuar se Policia e Kosovës-ja ka filluar me procedurat hetimore, dhe është në kërkim të të dyshimtëve.

AGPK dënon sulmin fizik ndaj Halil Matoshit

Prishtinë, 11 korrik -  Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) me shqetësim ka marrë lajmin për sulmin fizik ndaj gazetarit dhe publicistit Halil Matoshi.

Matoshi është sulmuar të martën mbrëma, me thikë, nga tre persona, në Lagjen Dardania të Prishtinës.

AGPK dënon ashpër këtë akt, duke e konsideruar si sulm ndaj fjalës së lirë dhe cenim të drejtpërdrejtë të jetës dhe punës së gazetarëve.

Po ashtu, AGPK iu bën thirrje organeve të rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejt dhe përgjegjësit të vihen para drejtësisë.

LDK dënon sulmin ndaj Halil Matoshit

Prishtinë, 11 korrik - Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon sulmin e mbrëmshëm ndaj gazetarit e publicistit të njohur Halil Matoshi.

LDK-ja konsideron se ky akt është një cenim tërësisht i papranueshëm i jetës së një qytetari të Republikës së Kosovës, thuhet ndër të tjera në reagimin LDK-së.

KDI dënon sulmin ndaj publicistit Matoshi

Prishtinë, 11 korrik - Instituti Demokratik i Kosovës-KDI, dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm  ndaj publicistit, gazetarit, analistit dhe kolegut Halil Matoshi, nga persona ende të panjohur për institucionet përgjegjëse.

KDI - e vlerëson këtë si një akt tejet të ulët, të shëmtuar dhe shumë të dëmshëm për lirinë dhe demokracinë e Kosovës.

KDI shpreh me indinjatë se ky akt është një përpjekje e tmerrshme dhe makabre nga persona dhe grupe kriminale që kanë për qëllim  të pengojnë lirinë e shprehjes dhe të mendimit si një nga të drejtat kruciale të një shoqërie normale.

AAK e dënon sulmin ndaj Halil Matoshit

Prishtinë, 11 korrik- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) e dënon fuqishëm sulmin fizik ndaj gazetarit dhe publicistit të njohur, z. Halil Matoshi.

AAK e konsideron këtë si një sulm ndaj fjalës dhe medias së lirë në Kosovë dhe fton për ndriçimin sa më të shpejtë të rastit, kapjen dhe ndëshkimin e autorëve të këtij akti të shëmtuar.

Kryeparlamentari Krasniqi dënon sulmin ndaj publicistit Matoshi

Prishtinë, 11 korrik - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës,  Jakup Krasniqi, dënon  sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj gazetarit dhe publicistit Halil Matoshi.

Krasniqi konsideron se akte të tilla, që cenojnë jetën dhe dinjitetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës, janë veprime të ulëta dhe të papranueshme.

Kryetari i Kuvendit bën thirrje për ndriçimin e këtij rasti, ndërsa autorët e tij të kapen dhe të dalin para drejtësisë, raporton Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.

FOL dënon sulmin kundër Matoshit

Prishtinë, 11 korrik - Lëvizja FOL dënon sulmin e fundit kundër gazetarit dhe publicistit Halil Matoshi, i cili njëherësh është edhe anëtar i Bordit Këshillëdhënës pran Lëvizjes FOL.   Matoshi është kërcënuar edhe më parë për shkak të shkrimeve të tij kritike.

Lëvizja FOL konsideron se sulmet kundër gazetarëve janë sulme kundër një shoqërie, sepse cenojnë bazat themelore të shtetit të Kosovës.

FOL i bën thirrje policisë që sa më shpejt të identifikojnë autorët  dhe të sqarojnë rrethanat e sulmit.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora