E diele, 05.04.2020, 07:34 AM (GMT+1)

Plus » Historia

Gëzim Llojdia: Policia e Koçi Xoxes

E enjte, 05.07.2012, 07:58 PM


MISIONET E HUAJA  TË MBIKËQYRURA VAZHDIMISHT  NGA POLICIA E KOCI XOXES

NGA GËZIM LLOJDIA

Duke ndjekur rrugëtimin dhe udhë-përshkrimet e gazetës “Flamuri”. Çështja që përvijohet qartazi dhe hollësisht e mundshme për tu zbërthyer:aleatët e luftës dhe pasqëndrimi  me ta. Gjemia lëkundet dhe nga vjen era fillon lëvizjen. Më 3 nëntor 1943 gjejmë aty se KQ i PKSH u ka shpërndarë një qarkore, kuptohet të fshehtë. Fjalitë ku duhej përqendruar : duhet ti kem syte të kthyer nga Moska,  edhe ta shikojmë çdo gjë,  në prizmin e luftës që po bënë Bashkimi Sovjetik. Duhet të krijojmë në popull dashuri dhe respekt për  Bashkimin sovjetik, Ushtrinë e kuqe dhe Stalinin..Ka qarkulluar një qarkore gati e fshehtë që është firmosur prej” Shpatit” më të dhëna 9 shtator 1943 ku rreshtohen disa radhë kundër qeverisë angleze dhe reaksionit imperialist,  që në rast të një zbarkimi do ti ndihmonte çetat  e Ballit Kombëtar  i cili njihej  për tendencën antikomuniste dhe antifashiste. Të mëvonshme ngjarjet janë një konsekuencë rrjedhojë e logjikës, shkruhet.

Një erë e ndezur që do të godiste anglo-amerikanët filluan me fjalimet e drejtuesve të shtetit të atij regjimi. Çfarë ngjau? Ardhja në fuqi e laburistëve në Angli sikur ngrohu shpresat që u shuan po kaq me shpejtësi.

Germë për germë shkruhet kështu tek gazeta në vitet ’50 të shekullit të shkuar. “Kështu me mjeshtrin djallëzore dëbuan Nuncin Apostolik të Papës Mgr  Nigris.Nga fundi i marsit të vitit 45 shtrënguan konsullin turk të fshihet në misionin Englez dhe të largohet fshehtas nga Shqipëria., mbasi e atakuan deri më gurë brenda në konsullatë. Filluan ti qesin pengime zyrtarëve  të UNRRA, të cilët i shikofshin si agjentë të demokracive perëndimore. Disa nga ata si  Mrs Pennington shqiptarofile e njoftuan, i dëbuan me forcë nga Shqipëria. Në fund përgatitën sulmet kundër misioneve ushtarake anglo-amerikane .Këto misione të mbikëqyrura vazhdimisht  nga policia e Koci Xoxes nuk kishin liri udhëtimi nëpër vise të ndryshme të Shqipërisë dhe njerëzit që bijnshin në kontakte me ta  shënoheshin nga agjentë të veçantë për tu përgatitur një ditë burgimin e tyre. Misionet aleate e humbën një ditë lirin me kërkue vorrezet e ushtarëve dhe oficerëve  aleat të vramë gjatë luftës në tokën shqiptare...

Me fqinjët Enver Hoxha  ka inauguruar një politikë antikombëtare. Shqipënija ka në robni jugosllave që nga viti 1913. Krahina të gjana dhe të pasura  si Kosova,  Dibra,  rrethet e Shkodrës,  me një sipërfaqe e popullsi  sa Shqipëria e sotme e quajtun e lirë. Afër 1.000.000 shqiptarë vuajtën dhe vuajnë tu pritë një ditë drejtësie për tu bashkuar me Shqipënin Nëne. Kur Shqipnija për qejf të Enver Hoxhës dhe me urdhen të Moskës kishte hyr në prerin e Jugosllavisë që e kishte robuen mirë vendin me traktate ushtarake, ekonomike, politike, marshalli  Tito  kishte zanë vendin e Skënderbeut. Atëher Enver Hoxha mohonte Kosovën dhe “tanësin tokësore”tu deklarue në fillim të 1945 :”Me Jugosllavinë nuk kemi asnjë rivendikim”.Sot punët kanë ndryshuem”Shokët” janë ba armiq të tërbuem.Jugosllavija akuzon Enver Hoxhën pse prishi gjithë traktatet e akordet,  dhe e armiqësoi me Shqipënin, ndërsa qeverisa komuniste e akuzon Jugosllavinë pse masakroi mijëra kosovarësh të cilët dojshin të bashkoheshin me mëmëdheun. Ka haruar Enver Hoxha  se në atë kohë pat dërguar brigadat komuniste për të shtyp kryengritjen kosovare kundër robërisë së kuqe. Politika e ndjekur me fqinjin jugor Greqinë. Me pak rreshta citohet kështu se jugu i Shqipërisë ka ngelur në Greqi që nga viti 1913, Çamëria me je popullsi prej 130000 banorë. Por sot nga stërminimi sistematik i qeverive të ndryshme dhe nga shtrëngimi për ikur për në Turqi, kjo popullsi përmban 30000 shqiptarë .Çfarë bënë qeveria e Tiranë, E.Hoxha nxirret deri ne qiell  shpërthen kundra Greqisë të quajtur monarko-fashiste, por shkaku nuk janë as çamët dhe as Çamëria. Ai është urdhëruar të mbajë në pasiguri kufirin e Epirit, për të vendosur ne vend planet e sovjetikëve. Kur çetat e ELAS dominonin në kufirin  e veriut, komunistët  nga viti 1943 prishën piramidat  e kufirit greko-shqiptar  dhe deshën të përgatisin popullin për një përqafim .Nëse në Athin do të kishin fituar të majtët qeverisë nuk do ti binte ndërmend as për tokat shqiptare, as për çamët. Këtu ka një citim të Mithat Frashërit në 1942:”Partia Komuniste interesohej jo për luftën kundra  kombësive të huaja në Shqipëri, por për luftën kundra ideve  dhe kombeve qi ishin kundra komunizmit,  dhe Bashkimit Sovjetik. Sa për Shqipënin mjaftonte të tepronte  nji shqiptar por aj të ishte komunist”.Për fqinjin tjetër Italinë. Thuhet se është lidhur një marrëdhënie diplomatike, por qeveria e Tiranës e shikon me syzet fashizmit. Çfarë fshihej pas asaj marrëveshje konsullore?Të futeshin në Itali agjentë për të vëzhguar dhe për të kryer atentat kundërshtarëve politikë. Kështu regjimi mori në sy të gjitha rreziqet duke u mbajtur pas kapistre të Moskës e cila nuk kishte përgatitur dhe as nuk u angazhua në ndonjë trakt për mbrojtjen e Shqipërisë.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT