E hene, 05.12.2022, 12:55 AM (GMT)

Përjetësi » Mani

Kont Urani (Kadri Mani): Betimi Solemn

E diele, 29.12.2013, 08:06 PM


B E T I M I   S O L E M N

Të nderuar veprimtarë e veprimtare!

Në letrën e kaluar thamë ca fjalë për Ruajtjen e Sekretit:

Ju do ta keni p ë r p u n u a r („që është përpunuar për ta bërë të gatshëm, për t‘ia rritur vlerat a për t‘i shtuar elemente të reja.“- shih:“Fjalori i Shqipes së Sotme“ f. 909) në Qeliza Dyshe e e mandej në Qeliza Treshe, dhe kur veprimtarët e veprimtaret do ta kenë kuptuar fare mirë rëndësinë e ruajtjes të sekretit,-rendi e kërkon që ta japin Betimin Solemn.

Betimi është origjinal yni-kosovar, por edhe me një gërshetim të tekstit „Betimi Athinas“:që çdo 20-vjeçar athinas e bënte në prani të prindërve e të arkondëve, para se të hynte në jetën politike.

Fjeta paraprakisht është e stolisur me Flamurin Kombëtar e me Portretin e Skënderbeut: mbi tavolinë qëndron revolja, garantuesja më e mirë për betimthyesin:

Me grushtin e ngritur lart, Betohem Solemnisht përpara Flamurit tonë Kombëtar, përpara shokëve e shoqeve, si dhe përpara Portretit të Lartë të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, se gjithë jetën do t‘ia kushtoj luftës për Bashkimin Kombëtar dhe Territorial. Betohem se në veprimtarinë time ilegale, do të mbaj konspiracion të thellë, dhe se nuk do t‘i tejkaloj autorizimet e dhëna nga eprorët e mi, për asnjë grimë. Betohem se për Luftën tonë të Shenjtë, për Shqipërinë Etnike, nuk do ta kursej as mundin, as mallin, as gjakun, as jetën, as familjen time.

Betohem që t‘iu bindem ligjeve, të nderoj kanunet pozitive të të parëve, të mos çnderoj armët e mia, të mos braktisë kurrë shokun e të njëjtit rresht në betejë, të luftoj deri në frymën e fundit për të mbrojtur altarët dhe tokën e Atdheut; dhe në fund të bëj çdo përpjekje për ta lënë Atdheun dhe popullin tim, në gjendje më të mirë nga ç‘e gjeta.

Betohem për angazhimin tim maksimal-vetëmohues në punë për rimëkëmbjen e shoqërisë tonë dhe të familjeve tona.

Betohem se do ta kem në ndërgjegje dhe do të kujdesëm për fatin e familjeve të shokëve e të shoqeve të mija, sikur edhe për familjen time.

Dhe në qoftë se tradhtoj, mos i shpëtofsha dorës së pamëshirshme të popullit tim- b e t o h e m!

Me këto synime e qëndrime, ju urojmë suksese dhe mbarëvajtje në të ardhmen, për fitore të reja, të bashkimit të trojeve tona të copëtuara në ngastra, me fajin e armiqve të brendshëm bajraktarë, dhe me fajin e armiqve të jashtëm shovinistë e fashistë: me forca të bashkuara, fizike e mendore, ta bëjmë Shqipërinë etnike.

Kjo dhe vetëm kjo mënyrë pune, do ta bëjë k t h e s ë n: profesionale, personale, familjare, kombëtare e ndërkombëtare. Ky është faktori i brendshëm, që do ta detyrojë faktorin e jashtëm që të mendojë ndryshe për ne: zotën të trojeve tona,- të aftë për t‘u çliruar dhe për t‘u vetëqeverisur.

Rekruti i Ri shqiptar: shkunde nga vetja, nga familja jote dhe nga populli yt- turpin e robërisë!

Dhe hallall të qoftë qumështi i nënës shqiptare!

Ja liri - Ja vdekje!

25 mars 1997

Juaji, Kont Urani (Kadri Mani)



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora