Përjetësi » Mani
Gani Mehmeti: Një vit pa Kadri Manin
E marte, 08.10.2013, 05:59 PM
NJE VIT PA KADRI MANIN
- Në shenjë përkujtimi e respekti ndaj tij, që shumë na mungon -
Nga Gani Mehmeti
Me kalimin e
ditëve, kalojnë edhe vitet. Shumë shpejt kaloi një vit pa të Madhin,
Kombëtarin, Letrarin, Gjuhëtarin, Enciklopedistin, babin e barcoletave shqipe…
Një vit pa familjarin, shokun, mikun. Një vit pa luftëtarin e madh kundër
padrejtësisë, pa luftëtarin e lirisë, pa të burgosurin politik për çlirimin e
Kosovës nga zgjedha serbe, pa reaguesin
e menjëhershëm kundër pseudoshkencëtarëve, kundër të gjithë atyre që e
meritonin. Kadri Mani nuk ia falte as sekondin asnjërit. Ai nuk e shikonte fare
se kush ishte në kokë, ia kthente edhe shokut më të ngushtë kur e meritonte, i
mbetej në fyt për çështjen kombëtare, për njerëzoren, për të drejtën. Ai mbante
mend gjithçka dhe nuk harronte asgjë.
Ia kisha për
lakmi se sa shumë barcoletat i mbante mend. Ai vetëm e zgjedhte sipas muhabetit, dhe dukej, sikur i kishte ne
grusht apo ne xhep, që sikur vetëm i nxirrte, apo sikur ua zgjidhte grykën e i
derdhte, ashtu dukej, sikur pa fije mundi i radhiste e i thoshte. Karakteristikë
e tij ishte se për secilën moshë kishte mjaft barcoleta.
Kadriu nuk e di
sot për bisedimet, dhe për lëshimet ndaj
Serbisë pa asnjë kushtëzim. Krejt çka i ka kërkuar deri sot Serbia – i janë
dhënë. Serbia sot është më shumë e pranishme në Kosovë se me Kushtetutën e
1974-ës. Serbia imponoi amnistinë, Sertbia caktoi zgjedhjet në Kosovë, dhe
sërish kërkon edhe të hyjnë deri thellë në Kosovë zyrtarët e saj, kryetari,
kryeministri, zëvendës kryeministrat e kryetarë partishë të Serbisë. Nuk është
dëgjuar deri sot që, në fushata parazgjedhore, të marrin pjesë nga shtete të
tjera, ndërsa Serbia kërcënon me ndërprerje bisedimesh, me mospjesëmarrje në
zgjedhje, po qe se nuk lejohen të marrin pjesë në fushatë parazgjedhore edhe
serbët e Serbisë!!!
Serbia ka
zgjedhur pjesëtarët serbë në policinë e Kosovës, jo Ministria e Punëve të
Brendshme e Kosovës. Serbia ka emëruar komandantin e policisë në Mitrovicë.
Serbia bllokon rrugën për në kufi me Serbinë sa herë të dojë, Serbia financon
serbët në Kosovë, pse ata punojnë për Serbinë nëKosovë.
I shkrova këto,
se Kadri Mani, të paktën me shkrimet e tij, do ta denonconte këtë të quajturën
Qeveri të Republikës së Kosovës. Se, me këto lëshime ndaj Serbisë, në fakt po
na del një republikë prej kartoni, siç kishin thënë disa në Serbi menjëherë pas
shpalljes së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008. Aso kohe nuk u kishim
besuar, por tani po duket sheshit.
Kadri Mani ishte
kundër ekstremizmit fetar islam në Kosovë dhe e luftonte atë.
Më poshtë, për
ta përkujtuar Kadriun, sjellim tri foto
të Kadri Manit me shokë të tij, që shihet se ai ishte dashamirës i
shkencës shqiptare, me të cilën merrej.
13 Gusht 2012,
me rastin e hapjes të Seminarit 31 ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe
Kulturën Shqiptare në Prishtinë. Nga e djathta: i pari Kadri Mani, në mes
Akademik Idriz Ajeti dhe në të majtë, autori i shkrimit, Gani Mehmeti.
Kadri Mani, i
dyti nga e djathta, 13 Gusht 2012, me rastin e hapjes të Seminari 31
ndërkombëtr për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë
Kadri Mani nuk
përtonte të bënte vizita edhe ndër shokë. Këtu është në shtëpi të Prof. Dr. Shefki Sejdiut, duke biseduar,
gusht 2012.
Lexoni: Gani Mehmeti: Kadri Mani - Zemra e Zemrës Shqiptare dhe Shqipërisë Etnike