E enjte, 25.02.2021, 06:01 AM (GMT)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Ah... tё lumёt ''ata!...

E merkure, 20.06.2012, 08:08 PM


AH... TË LUMËT  “ATA” !..

Nё 100 vjetorin e Pavarsisё...

Nga Fritz RADOVANI

Gjithkund dëgjohet kjo thanje! Edhe Presidenti Obama, thotë “të lumët Ata!”...që jo shumë vite perpara gjyshja e Tij në Kenja dilte n’ oborr e priste kur pula po banë vezen se donte me e fergue për drekë...Se çka dreqi asht nuk mërrij me e kuptue! Të gjithë janë të paknaqun, përveç Klerikëve që këte shprehje e perdorin për Ata... që kanë meritue me shkue në Parriz, mbas sa e sa vuejtjeve e mjerimit të kësaj Botë! Nuk asht fjala këtu fare për të persekutuemit politik apo të vuejtunit ndër kooperativa e ferma bujqësore. Ata që e kanë meritue Parrizin si mbas këtyne sot janë Ata që vuejnë shpirtnisht...që shohin me sy e plasin me zemer. Një nga Ata që asht i sigurt se asht tue vuejtë në Shqipni asht edhe vetë Presidenti i Republikës së Shqipnisë... po a e beson kush këte?! – Vetem Ata që janë pranë tij, Ata që e shohin me sy tue bajtë e tue u këputë me çue sa në një sallë e sa në një tjeter e shpesh besa edhe tue zbritë në podrumin e presidencës jo bustin, jo podin, jo fotot e Skenderbeut, se sa vjen një turk shkon një arab kështu që nuk ka si lejohet me qendrue ndër takimet e bisedat e tyne një person i tillë “i padeshruar” edhe nga Ata...Edhe nga ana e qeveritarëve ké mjaft që thonë të lumët Ata, sigurisht niveli i pasunimit ndryshon tek Ata, që për një periudhë të shkurtë askush nuk mundët me kuptue sesi ngjanë kjo në një nga vendet ma të pazhvillueme të Europës, por ma të përkushtueme shpirtnisht e fizikisht të “Konferencës Islamike”. Gjithshka të shekullit XXI po e provon Shqipnia! Dikur kanë thanë Ata të dishmit: “Nuk bjen asgja nga qielli!”...Po ba mos me ra nga qielli si bahen Ata hora të pasun sa me u krahasue me ma të pasunit e Europës?! Ata me shperdorime, trafiqe e kundrabanda “nuk” merren, dihet që çdo kapital do të denoncohet ...Qeveritarët nuk janë Ata që turpnojnë postin, qeverinë, Flamurin, Atdheun dhe “vëllezërit e gjakut”... Ata veç mos me pasë në trup të tyne piken e gjakut të turkut ...E vetmja gja që u lejohet dhe Ata mund ta bajnë asht “bakshishi”...që Ata e quejnë edhe “dhuratë”. Po, “dhuraten” e ka marrë edhe Mbreti. Edhe ai kur iku në 7 prillin e 1939 vetem “dhuratat” mori me vete...Mandej një ibrik ujë “lanë” mëkatin ma të madh!

Një dishka shumë e çuditëshme! Mbretnia e Zogut e mbylli kapitullin e vet ditën e 7 Prillit. Edhe sulltan Enveri mbylli vetem sytë me 11 Prill...Si duket muej Prill ju ban dishka këtyne anadollakëve tonë që në Prill Ata nuk dalin ma ndër zyre...se sundimin sulltan Enveri e vazhdon edhe sot, se Ata thonë po vazhdojnë sundimin e tij. Në shenimet që ka lanë për Lindjen e Mesme ka tregue shumë gjana që njeriu i bamë synet me dijtë me i ba... mund të pasunohet si ai jo ndoshta, po aty afer...Na vetem kemi lexue shumë shkrime të tija po s’ kemi mërrijtë me i kuptue, veç me vete kemi thanë: “Të lumët Ata!” Tashti edhe Ata thonë për pasuesit e tyne “të lumët Ata”...e kështu, vrave, preve a vodhe e mbi kurrizin e Popullit u bane i pasun, të gjitha po mbyllen vetem me “të lumët Ata!”

Sistemet antinjerzore kudo kanë sjellë vetem anomali për Popullin e vet, ndersa një pjesë që shkon tue percjellë stafeten, flas për Ata, vazhdojnë me knaqёsi “si lum Ata” me u pasunue dhe me mashtrue Popullin Shqiptar. E një nder Ata kur erdhi në Shkoder në vitin 1991 na ka thanë tek sheshi i Isa Boletinit: “Të gjithë jemi bashkfajtorë dhe të gjithë bashkëvuejtës!”...Besoj ju kujtohet shkrodranëve kjo që thanё Ata të “vuejtunit”! Duhet t’ i kujtohet edhe ish të burgosunëve politik kur Ata mbasi ju moren votat dhe ju mbushen xhepat me “letra me vlerë”...vazhduen qeverisjen e vet me tiparet ma të flliqta të karakterit të tyne...tue shpallë botnisht Shqipninë Europjane të Shqiptarëve Atdhetarë, që për ma shumë se një gjysë shekulli u masakrue dhe u rjep nga anadollakët komunist, me termin e rij, po aq skllavrues e të pamëshirshëm “Antare e Konferencës Islamike”!!

Jam i sigurt se edhe shtetet fqinjë do të thonë: “Të lumët Ata!”...Ashtu si Serbia kur sheh muhaxhirët e vehabistë në sheshin e Prishtinës tue protestue se kanë pak Xhami e ju duhen prap tjera, ose kur ministrat e qeveritarët e Shqipnisë e Kosovës rroken e puthen me Ata që i sollen “lirinë” nga Turqia, Arabia apo Irani e Kaukazi... Duhet thanë e verteta: Në perputhje me interesat e të gjitha shteteve, tue perfshi edhe Shtetin Nanë Shqipninë, Ata që po qeverisin “pa shikue” fare interesin e vet personal, po ua plotsojnë vullnetin dhe dëshirat të gjithëve tue mos i acarue as nervat me Portretet e Rugovës apo Nanë Terezës, mbasi kështu edhe vertetojnë thanjen e tyne që Ata e kanë thanë me kohë, po as na vetë nuk e kemi besue se në Shqipni e Kosovë turqit paskan “vëllezer gjaku”, që Ata nuk besoj se i gjejnë me i kerkue me kambën e kalit as në vendet e Lindjes së Mesme ...në Europë edhe mund t’i kenë mbjellë me homoseksualët e kushtetutave “moderne”...e që edhe Presidenti amerikan Obama, po mendon me i mbjellë në “Kushtetuten” e tij...Edhe atje shpejtë kanë me thanë “të lumët Ata”, kështu si po veprohet...

Problemet e kohës së sotme në Egjipt, Tunizi dhe vendet tjera të Mesdheut dhe të Lindjes së Mesme, u kanë krijue mundësinë dhe “shansin” forcave regresive anadollake që janë nën petalet e vyshkuna të demagogjisë së pushtuesëve të vjeter, tue u shpallë në një fazë delikate të historisë së papershtatëshme të Shqipnisë dhe Kosovës, se né jemi me turqit “vëllezer gjaku”, tregon pa pjekuni politike e Populli ata do t’i quej tradhëtarë.

Kur Shqiptarët duhet të sjellin Fëtyren nga Europa, bijnë permbys e i sjellin edhe shpinën...për mos me perdorë ndonjë fjalë që ata e kanë të ditës në telefonat e tyne.

Pikrisht kur fatet e Shqipnisё dhe tё Kosovës së brishtë janë të pakonsolidueme fare, veglat e ndyta dhe të shituna tradhëtare qeveritare manovrojnë me fonde “enigma” dhe punojnë për shpartallimin e të gjitha fitoreve të arrituna me gjak, vuejtje dhe sakrifica shekullore nga Atdhetarët tanё. E kjo pothuej po shuhet fare nё kujtesen e Popullit!

Qeveritarët e të dy vendeve Shqipni e Kosovë, me “tapijat anadollake” të kohës së baballarrëve të tyne, të ruejtuna ndër podrumet e fanatizmit dhe të persekucionit të të gjithë Atdhetarëve dhe njerzëve perparimtarë, sot punojnë vetem për pasunimin e vet. Ata vjedhin, mashtrojnë dhe dhunojnë kedo që guxon me folë për poshtersitë e tyne.

Sot në Shqipni dhe Kosovë, Populli i panjollosun ka vetem një të drejtë: “Frikë dhe Heshtje!”...Livadhet janë nda në mes të agallarëve e bejlerëve të rijë...ata kullosin!

E në heshtje fshanë: “Ah... të lumët Ata!”...Ata që nuk e arriten këte ditë !..

Gjithnjë Shqiptarët tue u ba të lumtun vetem kur vdesin!

Vetem tue mendue sot se “shqiptarët” po i quejnë ...”Vëllezër gjaku me turqit”!!

Mu kujtue një plak në Tiranë që thonte: “Kuku për Ata,... çka na ka gjetë né!”



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora