Kulturë
Bekim Toçani: A kanë mbetur të pathëna në librin “Në hap me Rugovën”?! (III)
E diele, 10.06.2012, 04:49 PM
A kanë
mbetur të pathëna në librin “Në hap me Rugovën”?!
Tri klithma dhe një ofshamë rëndojnë heshtjen e pakuptueshme
“O burra,
familja nuk po don me u largue. Ishalla kryhet me familjen teme, se janë do
Thaçit,
Xhavit Halitit, Azem Sylës, Kadri Veselit, Sami Lushtakut, Sabit Gecit, etj. në
mesin e atyre që Adem Jashari i përmendi si “parakohës të nisjes së luftës”!”
Shkruan: Bekim Toçani
Rrëfimi i heshtur deri më tash
Më 1999,
në emër te Kryqit të Kuq Danez, për të cilën organizatë kisha punuar
vullnetarisht në Kampin e refugjatëve në Staknovec të Maqedonisë (se ne në LDK
ishim mësuar me punë vullnetare tashmë dhe ne po iknim. Ishim frikacakë por dëshironim
të qëndronim me FAMILJEN, me POPULLATËN mu ashtu siç bëri Adnani duke qëndruar
me Rugovën dhe Familjen e tij, të cilën fati i dhuroi ta shpëtonte falë Zotit!)
do të shkonim nga Kopenhaga në Kosovë. Kjo për shkakun se shqiptarët e Kosovës,
menjëherë pas hyrjes së trupave të NATO-s do të bënin presion tek autoritetet
daneze për tu kthyer në shtëpitë e tyre, edhe me kushtin që të ishin të
djegura. Pas një përgatitjeje dhjetëditore, u ndjeva aq i emocionuar që po mund
të kthehesha ne vendlindje, por me detyrë: për të parë nga afër gjendjen në
terren si dhe mundësitë e kthimit të shqiptarëve tashmë të strehuar anëekënd
Danimarkës. Grupi im, kishtë detyrë të monitorontë pjesën veriore të Kosovës,
përfshirë Mitrovicën, Podujevën, Drenasin, Skënderajin, etj...Tri ditët e para
do të mbesin në kujtesën time me ngjarje që veç lotë e ofshama do të sjellin! U
takova me motrat, me familjarët, me miqt...por kuptova sa miq e bashkëveprimarë
kisha humbur...Kot mundohej motra e madhe të më ngushëllonte! Por, detyrën e
pranuar do të duhej kryer...
Po lë
gjithçka pa rrëfyer, kësaj radhe, përveç atë që me veshët e mi dhe në prezencë
të mbi 30 burrave e dëgjova në një odë në Polac të Skënderajt! Hyrja aty më
ngjante si në legjendat shqiptare të Kadaresë; mustaqe, rrudha, tym, fytyra të
ngrysura, brenga, dinjitet e krenari e pa nëpërkëmbur hiq... dhe...kur hymë ne
të delegacionit: Heshtje makabre, përkundër që zhvillohej një bisedë e zjarrtë
para se të hapnim derën! U përshëndetëm në shqip dhe zumë vend mysafirësh,
traditë që Drenica e burrave nuk e harronte dot! Nuk bëzante askush, as pleqët
që ishin ulur afer nesh, kryevendi! Kërkuan të flasim ne, por ata 2 danezë që
ishin me ne, por edhe ne vet, me respekt kërkuam që të vazhdonin bisedën e
muhabetin ku e lanë, e ne do të dëgjonim! Kot, zi heshtjeje! Tym dhe heshtje që
kurrë nuk e harroj, si një gur që nisi të rëndonte aq shumë, kur kuptova se
para ardhjes tonë po bisedonin për “politikë”! Atëherë, një plak afër meje mu
drejtua:
“Hajde
llapjan, jepja dikah se jeni të njohur për oda ju”....ishte gjysmë cinizmi dhe
kërkesë me mesele siç bëjnë drenicakët. Pa hidhërim dhe me një lehtësi e cila
nuk e di ngase më erdhi ju thash:
Bac, unë
trim llapjan hiq nuk jam, në oda vetëm kam ngue, por i due shumë edhe trimat e
kam shumë qef me nejt me ta...dhe ju ma heret bisedonit për politikë, por së
paku ne nuk jemi shkie, prandaj ndihuni të lirë e vazhdoni se kemi me ju ngue
me dëshirë për Zotin! Bile, po jau them edhe një gja, unë jam RUGOVIST, jam me
Ibrahim Rugovën dhe më besoni që nuk po ndjej kurrfarë tute në mes jush...Se
nuk ka Zot që do të më bëjë të mos e adhurojë Ibrahim Ruigovën e MADH! Trupi me
dridhej dhe ndihesha aq lirshëm që e thash këtë! Por prisja reagime e madje
deri ne plumb, pse jo! Por Jo, jo! Drenica është plot burra e familje shqiptare
që nuk lëkunden as para varfërisë, presionit apo krimeve të gjithfarshme!
Drenica mbetej Drenicë dhe PIKË!?
O Zot i
madh, ua gjeta, pa kurrfarë idje, çelësin e vazhdimit...dhe nisën njëri pas
tjetrit, duke pohuar se edhe ata “jemi me Rugovën vallahi, po s’po guxojmë prej
ktyne” ishte përgjigja qindpëqind në atë Odë mistike.
Njëri nga
burrat që e mori fjalën, tha që është njëri nga të shtatë njerëzit që
gjendeshin në atë odë, e të cilët policia serbe i kishte shty me dhunë në një
kamion për ti dërguar te shtëpia e Adem Jasharit, në ditën e rrethimit, nga i
cili JASHARËT nuk do të dilnin të gjallë...Ishte shokuese ajo që do të dëgjoja
nga ai njeri, pohimet e të cilit i vërtetuan pa dallim të gjithë të gjashtë të
tjerët e madje edhe krejt ata burra të Drenicës...për hirë të lexuesve, dhe për
Adnan Merovcin që nuk e tha kush dhe pse e emëroi Adem Jasharin Komandant
legjendar të UÇK-së, po e përmend dhe thjeshtësoj.
“Na
detyruan me dhunë të ngarkohemi në kamion shumë burra...na dërguan te shpia e
Ademit...Ata nuk dorëzoheshin...ne hymë dhe ashtu gjysmë të gjallë e lutëm
bacën Adem ta heq familjen nga shpia! Ai na dëgjoi dhe na tha:
- O burra, familja nuk po don me u
largue. Ishalla kryhet me familjen teme, se janë do pisa kah ma nisin luftën
para vakti, ishte përgjigja e Adem Jasharit që kishte përmendur emrat e Hashim
Thaçit, Xhavit Halitit, Azem Sylës, Kadri Veselit, Sami Lushtakut, Sabit Gecit,
etj. në mesin e atyre që Adem Jashari i përmendi si “parakohës të nisjes së
luftës”!
I kam
dëgjuar njerëzit edhe për dy orë rresht dhe ende më dukej se po ëndërroja. Ato
momente asgjë tjetër nuk më shkonte ndërmend, përveç listës me emra të atyre që
“duhej likudiuar” si tradhtarë të çështjes kombëtare, që Enver Maloku kishte
marrë në FAX-in e QIK dhe adresa ishte e thjeshtë: LPK brenda organizimit
ushtarak pas Adem Jasharit, Sali Çekajt e Zahir Pajazitit. Soji që medoemos
donte ta përvetësonte luftën dhe tashmë vepronte në Shtabin e Përgjithshëm!
Pavarësisht se për mua nuk do të ishte shokues ky rrëfim aq i natyrshëm,
shokues mbetet ende për të gjitha të pathënat e atyre që sot ulen veç me bothë në Qeveri e Parlament! Mbase do të
mbetet edhe një informacion për Adnan Merovcin, ndoshta për librin që ka
paralajmëruar! Apo ai ende nuk i ka dëgjuar bashkëpunëtorët e Zahir Pajazitit,
i cili ka thënë se fare nuk e kishte idenë se kush i ka vënë atë “emër të madh”
organizimit ushtarak, motor i të cilit ishte profesor Fehmi Agani!
Adnani
mbase e di këtë, por mund edhe të mos e ketë ditur. Shpesh e pyesnim profesorin
e ndjerë se çka po bisedon Presidenti me amerikanët, anglezët,
gjermanët...gjysmë me shaka e duke qeshur, profesor Agani na thoshte: Paj nëse
edhe unë mund ta di çka flet kryetari, atëherë kurr shtet s’kemi me ba...?!
Këto
ofshamat që nuk do të duhej të ishin vetëm “Ofshama personale”, herët a vonë do
të nisin të artikulohen, në një a tjetrën formë, por me zë dhe krejt SHQIP!
Ajo që
mbetet e pathënë nga Merovci, mbase rëndon aq shumë për, së paku tri “Ofshamat
personale” që vijnë nga një FAT (sepse arrita të punojë pak aty ku frymonte e
vepronte Presidenti Rugova pas një pune shumëvjeçare në Komisionin për Informim
të Degës së LDK në Llap) apo FATKEQËSI (do të doja të mos isha ata 6 muaj që të
mos e ndjej dhembjen e Enverit për vrasjen që po i përgatitej.) Më shumë se
kaq, do të doja të mos e njoh një bizaritet të llojit të veçant: atë të
injorimit të kësaj vrasje nga njerëz që e “donin” dhe punonin me Enverin. Sish
veç kishin qenë në të ashtuquajtura “biseda informative në shërbimin zbulues e
kundërzbulues të UÇK-së...sish që dijnë aq shumë pse u vra Enveri e Xhema,
Bardhyli e Bekimi, Shabani e Ismeti...Lutem o Zot që të tillët të mos kenë
shitur Enverin e Xhemën dhe RUGOVËN për të ruajtur “bothën e vet”!
Ndërkaq
që edhe pas gati një dekade e gjysmë, të gjithë të tillët në QIK apo në LDK,
heshtin mbase me ndërgjegje të vrarë. Nuk do të doja të kuptojë pse ish
kryeminstri në ekzil Bujar Bukoshi, na kishte lënë pa asnjë metelik, përkundër
punës që bënim. (Nga 6 muaj punë, unë kam marrë vetëm 20 marka dhe ate nga
Enveri i ndjerë me rastin e Vitit të Ri, por kurr nuk pushova së punuari, ate
edhe pa letërnjoftim qirilik që nuk e mora e as nuk e dashta, përkundër
rrezikut të përhershëm në rrugëtimin Podujevë-Prishtinë dhe anasjelltas).
Sa për
ilustrim, po përmend vetëm ditën kur Enveri më dërgoi të intervistojë
shqiptarët e liruar nga një rrethim një javor në fshatin Peran të Podujevës.
Atë ditë kur po kryeja shkrimin për “Informatori i mbrëmjes” dhe doja të gjejë
rrugë a mundësi për ta dërguar, sepse e dija që Enveri e do për publikim po atë
ditë. Kur thira në telefon në QIK, një miku im nga ana tjetër më tha me vaj e
lotë: Hiq mos e dërgo, se na e vranë Enverin! Në jetë nuk do doja të gjejë
fjalë në gjuhën e bukur shqipe, të sqarojë gjithë ndjenjat, lotët, vrullin dhe
hovin që mu lidh në fyt në atë moment kur e mbylla telefonin.
“E paskan
vra Enverin, he mallkuem qofsha që punova dhe pashë çka nuk do të duhej”,
thashë në zyrën e LDK në Podujevë, për t’iu deklaruar kolegëve se po të jetë
për ata që do të duhej të ishin përgjegjës për jetën e njerëzve të LDK, do të
vriteshin me rend edhe Rugova, edhe Agani e edhe të tjerët. Askush nuk më
kuptoi atëbotë!
Pas
varrimit të Enverit, do ti përcillja një mesazh ish kryetarit (i ruanim ende
pozitën e tij) të Forumit të Rinisë të LDK-së ne Llap: Shoku im, mos u përziej
në politikë përderisa je ushtar dhe në mesin e shumë hijenave! Rri e mos fol
për politikë dhe ruaje shpinën, të lutem. Sa për nismën e takimit te deputetëve
të LDK me UÇK-në e Llapit as mos mendo ma. Aty janë njerëzit që e vranë
Enverin, prandaj HESHT një herë! Mirë që atëherë më dëgjoi sepse ishim vërtetë
miq si kujtoj se jemi edhe sot. Ndryshe, pas 13 vjetësh, nuk e kuptoj ma as
Majorin komandant! Mirëpo e dua dhe e ruaj mik përjetësisht shumë, kemi kalue nëpër
shumë sfida dhe ate me sukses! Ka një Familje e një babë që shumëkush do të
kishte dëshirë ta kishte dhe ta ketë! Edhe AY është baca Adem, oda e të cilit
do të mbetet SHPI SHQIPTARE jetë e mot!
Merovci
duhet të ketë më shumë, dhe dua ta kuptojë thellësisht njerzisht HESHTJEN e
Tij. Sepse, siç më thonë edhe sot, “të shkon kryet për 50 euro”...More i madhi
Zot, aq po vlejka koka e RUGOVISTËVE sot, krejt 13 vjet pas asaj LIRIE që e
ideoi Presidenti i Kosovës por po e abuzojnë në çdo formë a mënyrë “katundarët”
e Zvicrrës të LPK-së?! O Zot, shpëto SHQIPTARËT, është dhe mbetet e vetmja
LUTJE sikur e Xhemës dhe sikur e Enverit!
Zhgënjimi
me “miqt” e pasluftës dhe mjerimi i tyre
Fatkeqësia
më e madhe do të mbetet kur do të nisja punën në institucione lokale e më vonë
edhe në ato qendrore. Ishin pikërisht këta që Merovci i quan “Xhonturq” të LDK
që përfituan edhe poste e edhe pasuri. E si mund të ndiheshe o Zot në këtë
mizori karrigesh të atyre që mbetën robër të egove të sëmura karrieriste,
shkelën mbi miq e veprimtarë dhe hapërojnë të dehur nga postet e paraja e
përfituar me korrupcion e krim makabër, asgjë më shumë!
Shumëça
do të bëhet publike në LIBRIN dhe FJALËN që i kam premtuar FAMILJES së IBRAHIM
RUGOVËS. E kam ideuar aq bukur, për HAPËRIMIN e LDK në LLAP, aty ku RUGOVA
mbetet IKONË kombëtare, demokratike dhe siç e quante TOSKA: MBRETI! Tashmë
gjithça është e vënë në letër, vetëm pres që miku im Naseri, të më rikthejë
definitivisht gjithë materialin e bërë me kamerën time personale digjitale që
mu thye e prish për LDK të Podujevës. E di që Ai do ta ketë të vështirë këtë,
por e di mirë që Ai do të më rikthejë gjithçka kam bërë për Rugovën dhe
Kosovën. Është pasuri personale, por që nuk e kuptuan kurr asnjë udhëheqës.
Sish që nuk ndjejnë as turp e as nostalgji për këpucët a katin e teshave që u
bleja e porosisja edhe nga Italia, për djathin a qumshtin që nuk lejoja ta
shesin ne treg, sish që përktheja me gjuhën time e jo të tyren makabre e pa
lidhje fare...Henejse...sish që me idiotizëm ua RUAJTA Familjen shkaku i
meskiniteteve dhe naiviteteve fëmijënore edhe si poste, edhe si politikë e edhe
si njerëz IRIQA!