Mendime
Qerim Pllana: Kur shkelen marrëveshjet - përseritet luftërat
E hene, 28.05.2012, 06:13 PM
Popujt
dhe idealistet e tyre që luftuan për liri, i deshëm dhe i respektuam njësoj!
KUR SHKELËN MARRËVESHJET-PËRSERITËN LUFTËRAT-HISTORIA
Nëse pas çdo dialogu nuk jetësohen marrëveshjet, atëherë patjetër përsëriten luftërat dhe historia. Këtë populli shqiptar në ekzistencën e tij po e përjeton shekuj me radhë !
Shkruan: Qerim Pllana
Marrëveshjeve
të Atlantikut të vitit 1942, Bujanit, dhjetor 1943, janar 1944, Parisit, Vjenës
dhe Brukselit, Konçulit, Kumanovës dhe Ohrit, idealistet u besuan kot fare! Sepse
marrëveshjet pa një garanci të fuqishme, janë të papërfillshme dhe të gjykuara
të dështojnë. Çdo fajtor për dëmet dhe gjenocidin e shkaktuar gjatë luftës,
obligohet t`i paguajë reparacionet e atyre dëmeve. Pra, me fqinjin e harlisur
dhe të azdisur që s`njeh punë dhe se mbanë fjalën, nuk ka shaka! Sepse, ai është
i gatshëm përherë të tradhtojë, të shkelë dhe të pret në besë. Megjithatë,
Serbia obligohet për ta njohë Kosovën,
kombin dhe shtetin e tërë shqiptar. Të cilin kurrë deri më sot, me asnjë “marrëveshje
apo dialog” se ka njohur dhe nuk e ka përfillë. Tani, kur dhelprës ju kallë bishti,
ulërinë se u kallë dynjaja, ama-zaman më shpëtoni..!
“E kam një
ëndërr..., ëndërroj se një ditë në këto kodrina të kuqe të Xhorxhis , fëmijët e
robërve të dikurshëm dhe djemtë e skllavopronarëve të dikurshëm së bashku do të
zënë vend më një stolë (tavolinë) vëllazërore”, Martin Luter Kin, Memfis
Filadelfi...
Ekzistojnë
përvoja të hidhura dhe gjurmë të pashlyera historike se me fqinjin verior,
shqiptarët do të kenë gjatë probleme të pazgjedhura, dialog të dështuar, pa përmbajte
dhe jopaqësor afatgjatë! Historia shekullore sidomos, periudha prej viteve 1804-1815,
këtë katërçipërisht e ka dëshmuar! Madje kjo vlen qysh nga themelimi i shtetit
vasal të Dinastisë së Obrenoviqve 1830-1878, dhe 1878-1881. Në veçanti me Luftërat
Ballkanike 1912-1913. Së fundi më luftën e Kosovës 1997-1999! Shqiptarët atë botë
kot i ndihmuan fqinjët, për t`u çliruar e pavarësuar nga P. Osmane. Përkundrazi,
ata i humbën dy Shqipëria, mu për shkak të atyre sfidave..!
Gjurmët e
historisë së ndjekur, janë të padrejta dhe dëbuese të shqiptarëve autokton me
epitete fyese muhaxhirë. Në hapësirën e Dardanisë së dikurshme me qendër në Damast,
Dardhishtë, Mollëkuqe, Toplicë dhe në vazhdim. Ndjekjet dhe spastrimet etnik të
shqiptarëve, fillojnë qysh më 1844, për të vazhduar me spastrime tjera deri në ditët
e sotme në Kosovën Lindore, madje brenda Kosovës aktuale..!
Unë nuk
shoh ëndrra të tillë, se nipërit, fëmijët e fëmijëve tanë, një ditë mund të ulën
në bregorët me vreshta dhe pjeshkë të kuqe në Toplicë, Mollëkuqe, Bllacë,
Surdulicë, Vllastenicë, Maçkaticë etj.! Vende të dikurshme të banuar me
shqiptar të ndjekur me dhunë, gjenocid dhe etnocid, nga forcat serbo-ruse, duke
filluar nga 1844-1999. Minoriteti serb sot në Kosovë është me çdo përparësi në
çdo ent të shtetit të tkurrur të paktën tri herë, nga spastrimi dhe dëbimi i
pamëshirshëm të vendorëve shqiptar, nga Rakovica, gjithandej Kosovës Lindore-Dardanisë
etnike deri në Daki!
Unë nuk
shoh ëndërr të tillë si ëndrrat e realizuara të heroit, M. L. King. Se një ditë
me Serbinë dhe popullin serbë, do të jemi ulur si “vëllezër më një stolë,
gostie apo gazmend miqësie, shoqërie a vëllazërie në Toplicë a Sanxhak”! Kjo
s`mund të ndodhë me ëndrra dhe politikë asgjësuese dëbimi, agresiviteti dhe
asimilimi, krejtësisht me letra dhe frymë raciste shkombëtarizuese, helmuese
serbe të racistit I. Garashanini dhe kompanisë në vijimësi, deri në ditët e
sotme në K. Lindore, dhe aktualitetin në veri!
Këto mund
të jenë ëndrra pa sedër e pa dinjitet, për komb, atdhe dhe për historinë e
s`kaluarës, gjenealogjisë, gjuhës dhe origjinës! Kurse, origjina vjen pikërisht
andej nga shtriheshim në para dhe në histori. Periudhën e civilizimit përballë egërsisë
serbo-sllave në Dardani, pjesët e Ilirisë deri te lumenjtë Savë-Danub, Daki e
Rumeli!
“Ëndërroj
se katër fëmijët e mi do të jetojnë si pjesëtarë të kombit, i cili nuk do t`i
gjykoj sipas ngjyrës së lëkurës, por sipas meritave”..., Martin L. Kin,
Uashington 1968.
Kjo me
nipërit, mesat popullin tim s`mund të ndodhë në raport me fqinjët serbë. Pa çka
se kemi një ngjyrë teni, dhe jetojmë me një nën-kontinent. Fatkeqësisht me një hasmëri
me fajin e fqinjit verior dhe luftërave të përgjakshme, për krijimin e Serbisë së
Madhe dhe për dalje në tokatë dhe detet
e huaja të klimës së nxehtë...
Ani pse
unë isha 12 vjet arsimtar edhe i fëmijëve të fqinjëve serbë. Ani pse ata
me respektonin, me çmonin herë-herë si
prindin e tyre. Kurse unë sillesha krejtësisht njësoi si me fëmijët e kombit
tim. Ishte kjo një kohë që sot quhet e “pa kohë”! Jo, për asnjë rast nuk kisha
imagjinuar se ata, ish-nxënësit e mi serbë, një ditë do t`më hynë në oborrin e
shtëpisë sime me kallashnikovë, për t`me depërtuar me familje, për herë të dytë
në historinë stërgjyshore, diku për në Azi, Evropë, Amerikë, Afrikë apo Australinë
e largët. E di këtë Evropa, apo shtirët akoma si në kohë komunizmi?
“Me këtë bindje
kthehem në Jug; Kjo do t`na lejoj që të bartim një oqean rëndues dëshpërimi që më
në fund të kemi një pikë shprese...,” Martin L. Kin, Filadelfi 1968.
Unë nuk
barti ama asnjë pikë shprese se me politikën e tillë mosmirënjohëse,
aventuriere, gënjeshtare dhe nacional-shoviniste serbe, mund të ndërtojmë fqinjësi
dhe pajtim, pa u çrrënjos vetitë e tilla të dete-manive, lakmisë për toka të pasura
dhe klimë të butë shqiptare... Pa heq dorë nga dokumente të tilla me frymë naziste!
Kështu
fliste i madhi Martin L. King gjatë vitit 1968, pranë lapidarit të A. Linkolit
në Uashington, në pranin e dyqind-mijë pjesëmarrës, kryesisht zezakë të Amerikës.
Ëndrra e tij mbeti një kujtesë e pashlyer deri në vdekjen e tij tragjike. Por
si e tillë ju realizua me fitoren demokracisë, të drejtave, barazisë sociale,
ekonomike politike, për të ardhur sot, deri të kryetari me ngjyrë në krye të SHBA-ve
z. Barak Obama.
Unë, një pinjoll
i babë Selim, Rexhep, Selman, Sadik, Ali Pllana-Thaçi, dhe i intelektualit në zë nga Pllana, Babë Iliasa
Sheh Jonusit, të dëbuar, ndjekur dhe të masakruar nga Toplica e pasur me
hardhi, pjeshkë dhe mollëkuqe, rrafshe fushash lugina, lumenj e kodrina, ujë biluri
më bollëk. E kam të vështirë të besojë në pabesinë armiqësore të shkaktuar ndaj
shqiptarëve të Dardanisë, gjithandej tokave të tyre autoktone nën Serbinë okupuese!
E dinë sot këtë, BE-Brukseli,Parisi, Londra e Berlini, Vjena, Moska, Roma e
Madridi!?
Tani,
historia na mëson për një të kaluar jo fortë të largët. Për sjelljet shumë të vrazhda
të fqinjit, i cili nuk ka ndërruar as qime por as lëkurë, vese e as dete-mani të dëshmuara, sidomos në luftërat
e fundit 1991-1999. Politika dhe diplomacia gënjeshtare serbe me veprime
gjenocidi, jo sall ndaj shqiptarëve, u dëshmua gjatë viteve 1991-1999, kundër
katër popujve, civilëve të pambrojtur në Kroaci, Bosnjë, sidomos në Kosovë. Pse
BE-Brukseli, i heshtë të ligatë dhe padrejtësitë historike..?!
Ëndrrat e
Martin L. Kingut, u realizuan siç u realizuan ëndrrat e popujve të okupuar të Evropës
pas fashizmit nazist gjerman. Raportet e të cilëve sot janë shembull mes
Gjermani-Francës, Belgjikë, Luksemburg, Zvicër, Austri, Itali etj.! Po ne sot
ku jemi?!
Raportet
Kosovë-Serbi me politikën aktuale agresive, veprimet e lobizmit cinik në diplomacinë
ndërkombëtare, urrejtjet dhe lakmitë e pashuara, për territoret e shqiptare,
pjesëve të madhe të okupuara, veriun e zaptuar, fare s`kanë ndryshuar!
Ëndrrat e
tilla të ndjerit Martin, L. King,
pushuan nga një atentat të një kretini, në ora 18, sipas orës lokale më 4
prill 1968, në Memfis të Ilionisit në SHBA. Kështu, pushoj simboli më i madh i
botës me ngjyrë! Por, ëndrra e të ndjerit hero, sot janë të realizua.
Politikës
serbe i mungon një De Gol, Mendel, Havell a A. Linkoln, një Demaç! Ajo është e
papërmirësueshme e përkëdhelur dhe akoma e mbrojtur nga shumë frymëzues të murtajës
së zezë serbe. Naçertanjës të I. Garashaninit, nacionalistëve politikanë e
diplomatë serbë, të cilët akoma ushqehen me ideale të tilla inkriminimi!
Me ketë politikë
të fqinjit verior, shqiptarët s`mund të pajtohen, sepse ajo nuk është duke u përmirësuar.
Nuk heq dorë nga lakmia për dalje me dhunë nëpër toka dhe dete të huaja! Ajo vazhdimisht është shkaktare
e luftërave në Ballkan, qysh nga mesjeta, sidomos në kohën e re dhe më të renë.
Një fjalë e urtë popullore thotë: “Mos ta qitë zoti (a. s), komshiun e azdisur,
të lazdruar, gënjeshtar e të pabesë”..!
Mbase një
ditë do të pushojë kjo histori zhurmuese e përvuajtur dhe e përgjakshme. Ndërsa,
dialogu për hir të gjeneratave mund të përfundoi me sukses! Kjo mund të ndodhë vetëm
atëherë, kur respektimi është i plotë, i barabartë pa paragjykime dhe i dyanshëm,
secili në atdheun e vetë të lirë politikë, të zhvilluar dhe demokratikë!
Kjo mund
të arrihet vetëm me dialog të sinqertë, të barabartë e pa paragjykime mes palëve.
E fajtori duhet paguar borxhin e dëmeve të shkaktuara gjatë armiqësive. Të paktën
dëmet e luftës së fundit, përgjegjësinë për t`pagjeturit, rregullimin e
kufijve, heqjen dorë nga hegjemonizmi, tërheqjen pakusht nga cepi verior i
rrethit të Mitrovicës. Ndalimin e ushtrimit të dhunës në K. Lindore, Bujanoc,
Medvegjë, Preshevë. I dinë këtë sondazh-mesazhe, BE-Brukseli, apo shtirën ,bëhen
se, si dinë?!
Atëherë cila
është agjenda e mëtejme e BE-së, për lirinë dhe demokracinë e vërtet të shqiptarëve
në hapësirën ballkanike!? Nuk besoj se gjeneratat mund të pajtohen me status-quonë!
Në rini, si çdo idealist kam besuar në Çe Gevar, M. L. King, z. Sharl De Gol,
Benbellë, z. Mendelë z. Havell, z. Demaçi. Patjetër në UÇK, heronj e dëshmorë. Besuam
në të drejtën ndërkombëtare për barazi, vëllazëri, liri dhe demokraci të popujve të çliruar nga nazizmi. Mbështetur
në Traktatin e Atlantikut të vitit 1942, Vendimet e Bujanit dhjetor, 1943,
janar 1944, takimet; Paris,Vjenë, Bruksel! Por deri më sot, mbetën ëndrra dhe
premtime të parealizuara të kota! E kur s`respektohen marrëveshjet, traktatet,
konkluzionet që burojnë nga to, dhe nga vendimet e marrëveshjeve, patjetër përsëritën
konfliktet luftërat pse jo dhe historia!