Mendime
Xhevat Rexhaj: Nuk ka faj qeveria?
E diele, 27.05.2012, 05:16 PM
NUK
KA FAJ QEVERIA ?
FAJET I KA QYTETARIA-POPULLI - PËR AKTUALITETIN NË KOSOVË
Nga Xhevat Rexhaj
“
Të gjithë janë hajna, kriminel, kontrabandues, t`korrruptuem bre…?! Ani?
S`kemi çka bajmë ska ma tmirë?! Kështu shpreheshin disa qytetarë të Kosovës në biseda me ta, thjeshtë mendime të tilla besohet se dëgjonë kudo në Dardaninë tonë! Fatkeqësishtë përgjigjet janë të paformuluara dhe aspak të kapshme për njeriun normal!
Demokracia,
apo "pushtet i popullit" eshte
riformuluar dhe pasuruar me shprehjen "pushtet nga populli, i popullit dhe
per popullin", në kuptimin që pushteti vjen nga populli, i përket popullit
dhe
duhet të përdoret për popullin”.Sot nuk ka më dyshime për faktin se janë demokratike
ato regjime që dallohen nga garancia reale e pjesëmarrjes në politike të popullsisë
me të drejtë vote, nga mundësia e bërjes opozitë dhe mundësia e konkurrences
politike.Me qëllim qe të rimerren disa koncepte bazë, nocioni i regjimit
korrespondon me atë te politikës dhe ai i regjimit demokratik me ate te politikës
demokratike. Ne këte lloj politike demokratike vërtetohet pjesëmarrja konkrete
e qytetarëve dhe qartësohet larmishmëria e interesave, opinioneve dhe vlerave
te tyre që vetë demokracia parashikon, duke pranuar mundësinë për të mos renë dakort,
për të kundërshtuar qeverinë me anë të mënyrave paqësore dhe për të konkurruar
për marrjen e votave....
Shqiptarët
si kushë më pak në Evropën demokratike u desh të presin me shekuj që në trungun
e tyre, në jetën e tyre, dhe në përditshmërinë e tyre të gjente vend shprehja e
lirë për të vendosur në bazë të konkurrencës, në bazë të vlerave dhe në bazë të
performancës personale dhe kolektive të nji subjekti apo grupi për të zgjedhur
njerëz të caktuar që do të udhëheqnin me shtetin, pra të cilët do të sëndertonin
me dinjitet të priturat qytetare, për një mirëqenje dhe jetë më të mirë, e
sidomos në rastin tonë kur dihet se i gjithë trungu shqiptarë jetoi nënë diktatura
vetanake dhe ato të huaja. Kjo e mirë, pra mundësia demokratike për tu zgjedhur
dhe për të zgjedhur fatmirësishtë u instalua në trojet shqiptare aty kah fundi
i shekullit të kaluar, sidomos në Shqipëri, dhe në Kosovë qysh prej vitit 1990
e tutje, në Kosovë duhet cekur se kjo e drejtë u realizua edhe pse në kushte
okupimi, por fatmirësishtë populli shqiptarë në Kosovë tregoi pjekurinë dhe
dinjitetin mu në ato zgjedhje për Institucionet e Kosovës. Të mbetemi në rastin
konkretë në Kosovë pasi që edhe si shtet dhe qytetari ajo e fitoi lirinë më vonë
pra një vit para futjesë së botës në shekullin e ri. Të gjithë menduam se me çlirimin
e Kosovës do të filloi edhe një çlirim i duhur i mendësisë sonë, se tani më me
nji vetëdije të lartë qytetare shqiptarët do të zgjidhnin të merituarit e tyre
dhe të adhuruarit e tyre që ta qojnë shtetin përpara, në fillimet e para kjo
edhe ndodhi kur dihet se në zgjedhjet e para e të dyta populli doli me shumicë absolute
në votime dhe zgjodhi të deleguarit e vet për Institucione të caktuara, e me këtë
rast u vërejtë se qytetaria kosovare kishte nji sens dhe nji ndjenjë reale se
sidomos Njeriu i tyre i përzgjedhur Presidenti Rugova ishte mishërimi dhe vet
realizimi i pritjeve të qytetarisë. Shkurt e thënë, në të gjitha zgjedhjet në kohën
sa ishte gjallë Presidenti pjesëmarrja e votuesve ishte masive, dhe me këte
tregohej një pjekuri e lartë qytetare, megjithatë pas vdekjesë së Presidentit
ndryshoi shumë çka në perditshmërinë e Kosovës, gradualishtë qytetarët filluan
të abstenonin edhe me qëllim nga e drejta e tyre që të jenë pjesë aktive e
ecjesë përpara të proceseve, me këtë disi ra edhe në apati thuajse gjysma e
popullatës të cilët me inferioritetin e tyre lëshuan vend për keqëqeverisje dhe
për keqëzgjedhje, duke u lejuar hapësirë të dalin në sipërfaqe matrapazë dhe
mjeranë të cilët skishin dhe nuk kanë asgjë me politikën dhe etikën morale e
njerëzore që të përfaqësojnë shtetin dhe qytetarët e saj.
Viteve
të fundit Kosova pati disa palë zgjedhje dhe mjerishtë në të gjitha këto
zgjedhje më shumë se gjysma e popullsisë nuk doli në votime, nuk shkoi te
kutijat e votimit për të kryer një obligim jo vetëm moral por edhe kombëtarë,
një obligim që së fundi është në të mirën e tyre e jo të qeveritarëve, me këtë ata
lejuan që sot ë udhëhiqen nga njerëz me prapaskena, me të kaluar të dyshimtë kriminale,
korruptive dhe jo preofesioanle, me njerëz gjysmakë dhe me njerëz të shitur
deri në fytë ndaj kontrabandës dhe kriminalitetit, si ekonomik ashtu edhe
politikë.
Një
gazetarë, një opinionist apo një vrojtues real I cili do të bej një vizitë nepër
vise të ndryshme të Kosovës, që do të takoi njerëz të profesioneve të ndryshme,
që do të bisedoi me qytetarë të ndryshëm qysh në fillim të këtyre bisedave e vëren
një fenomen të qoroditur, një slloganë fjalësh të njëjta për sa i përket situatës
momentale si politike ashtu edhe ekonomike. Thuaja që të gjithë e kanë gojën
plotë kritika, plotë vërejtje dhe plotë zhgënjime, për sa i përket qeveritarëve
si në nivein lokal e më së shumti në nivelin qendror. E kur pyten se si dhe çfarë
duhet të bëj ai apo qytetarët në përgjithësi, athere përgjigjja është thuaja e
njejtë te të gjithë; “ paj ishalla bahet mirë...”, një përgjigje aq fatale sa
edhe e budallakueme që të bënë të mendosh se jemi dikund në Arabi ku presim nga
“ Allahu” që tna i zgjidhë problemet, mjerim i llojit të vet kjo përgjigje
analfabetike për kohën dhe rrjedhat në të cilat jetojmë.
Në
një bisedë me disa njerëz në Prishtinë, në pyetjen se si janë rrjedhat aktuale
në përgjithësi në Kosovë, dy prej tyre përgjigjen kështu; ai mjerim bre vlla,
fukarallëk dhe varfëri e skajshme mbretëron, këta ( qeveritarët) u knaqen duke
vjedhur, jetojnë në luks dhe nuk mendojnë fare për qytetarinë e thjeshtë, ska
punë, ska rroga dhe ska përparim me të tillët? Pyetja, po si mendoni që duhet të
ndryshoi kjo gjëndje, pse nuk ngritet qytetaia në protesta dhe demonstrata për
qështje sociale dhe egzistenciale kundër këtyre devijimeve? Përgjigja e shpejt
e tyre është e pa lidhje fare;, ai ju në perëndim po mendoni se ne jemi
Gjermani e spo kuptoni se këta ska kush ti rrëzoi, ngase janë edhe të lidhur me
të huajt? . Në pyetjen po nese e marrim si shembull Ferizajin ku u mbajtën
zgjedhjet për kryetar, athere pse qytetarët nuk dalin në zgjedhje, pra nuk e
shfrytëzojnë të drejten elementare demokratike që të bëjnë ndryshime, por rrijnë
nepër kafene dhe shtëpia sikur kjo të ishte ngjarje dikund në shtete fqinje? Përgjigjja
është prapë anemike, e pa kripë dhe mjaft banale; paj çka me dal bre vlla dihet
se kush fiton ata që kanë para dhe ata që kanë dajakun....! me këtë konstatim
asesi nuk duhet të pajtohemi as ne që pyesim por as edhe vet qytetaria, ngase është
një konstatim tepër qesharak, duke ditur se nëse shumica dalin në votime atëhere
mundësia e keqperdorimeve është me e vogël, por ja që dikush ka investue në këtë
paragjykim të qytetarisë për atë se në Kosovë nuk ia vlenë të votohet, dhe
dihet se në këtë situatë dhe ne këso raste më së shumti fitojnë ata që vjedhin
Kosovën.
Një
profesor Univerziteti gjatë një bisede me të fletë gjerë e gjatë për deformime
në shoqërinë kosovare, jep shembuj të shumtë rreth anëve negative dhe benë me
gisht kah qeveritarët se si ata janë njerëz të klaneve, të grupeve mafioze dhe
njerëz me një backgraund të dyshimtë, duke shtuar se megjithatë nuk ka mundësi
që ata të luftohen ngase kanë pozita të caktuara dhe kontrollojnë edhe mjetet e
informimit! Në pyetjen se si e shef ai daljen nga kjo situatë, përgjigja është thuaja
e njejtë me atë të qytetarëve të thjeshtë; se nuk ka mundesï të nderrohen ngase
nuk paska me të mirë?! Në pyetjen se si është gjendja në Univerzitetin publik,
kur ka shumë vërejtje se edhe aty ka korrupcion dhe dallavere deri në shitjen
dhe blerjen e diplomave univerziatre sikur në pazare shtazësh?, ai përgjigjet
me një qetësi relative duke shtuar se;, në Univerzitet flet dhe vendos PDKja,
aty nuk guxohet të flitet dhe të përflitet asgjë ngase mundesh të mbetesh i
papunë! Mjerisht me këtë përgjigje të tij nuk do të pajtoheshim asesi, ngase nëse
ai dhe kolegët e tij si intelektual e mëshefin veten e tyre pas të këqijave
athere me siguri se edhe ata janë pjesë e gabimeve dhe devijimeve të caktuara.
Shumë
interesant dhe një ndër bisedat më të kapura për një gazetarë apo publicistë ishte
ajo me një mjek të njohur të një komune dukagjinase. Në bisedë e sipër ai me
plot të drejtë dhe pa ekuivoke fletë për situatën momentale, nga prizmi se si
ai e shef dhe e përjeton, ose edhe e dëgjon nga shumë njerëz. Ai thotë se në Kosovë
shumica e qytetarëve ka vite që kudo në biseda, ndeja, tubime, kafene e kudo
tjetër fjalët kryesore i kanë se po jetohet keq, ska rroga të mira, ska punë dhe
se varfëria i mbyti? Ndersa në anën tjetër po të tillët ngasin automjete, qëndrojnë
me orë nepër kafene, një numër i caktuar nuk punojnë për pak para, të tjerët
luajnë bixhoze të ndryshme dhe kështu kur mbesin pa para athere vetëm shajnë! Të
tillët, shprehet mjeku, me këso fjalorësh mbjellin konfuzitet jo real, ngase
athere të tjerët që punojnë dhe mundohen e ndiejnë veten më mirë dhe nuk kërkojnë
që jeta e tyre të ketë progres të mëtutjeshëm, pra kënaqen me atë që e kanë duke
u friksuar se mund të mbesin pa punë, apo të bien në gjendjen e grupit të sipërpermendur.
Me këtë mjeku dëshiron të thotë se për momentin në Kosovë është mbjellur një vetëdije
se nuk bënë më mirë, duhet te knaqemi më këtë që e kemi, dhe ky gjykim i
padrejtë e fatal krijon fushëveprim për matrapazët, qeveritarët dhe pushtetarët
që të mjelin edhe më shumë nga arka e shtetit, të vjedhin dhe të krijojnë pasiguri
personale dhe shoqërore në shtet, se mire është kështu, ngase mundet të jetë edhe
më keq?!.
Nga
e gjitha kjo dhe shumë biseda të tjera vërhet se një numër i konsideruar i
qytetarëve të Kosovës, ditën e kalojnë në të shara kundër qeveritarëve ndersa
nuk kanë asnjë ide dhe asnjë mendim se si ndryshe, të tillët të bëjnë të kuptosh
se diç nuk është në rregullë, pse këta qytetarë apo shoqëria kosovare në përgjithësi
nuk ngritet kundër dukurive negative! Apo mos ky popull po jeton mirë dhe po
knaqet me këte realitet, athua mos në vjedhjen dhe krimin ekonomik që bëjnë pushtetarët
kanë gisht ngapak edhe populli, athua mos ky popull është i kënaqur me këte
qeveri dhe pos sharjeve dhe kritikave verbale fshihet diçka tjetër, diçka e
pakuptar për një vrojtues të paanshëm dhe real?
Gjykuar
nga përditshmëria e Kosovës njeriu vie në përfundim se demokracia në Kosovë mbetet
vetëm fjalë boshe, mbetet diçka e huaj dhe e pakapshme për trurin shqiptarë,
mjerishtë kjo del nga vet realiteti. Demokracia në Kosovë ende kuptohet si “ demokraci
shqiptare” ku flitet e përflitet, ankohet dhe kritikohet çdo gjë, por në praktikë
sjelljet ndryshojnë, me gojë shahet ndersa praktikisht e keqja përkrahet. Në Kosovën
tonë demokracinë e përdorin si karrem të thashë e themeve, e përdorin si mjet për
vjedhje, pasurime dhe keqperdorime, ata të cilët thirren në demokraci, ndersa
po ata që duhet ta ruajnë dhe ta zhvillojnë demokracinë, populli pra, i ndihmon
pushtetarët që të pasurohen, i ndihmon që ata ta shkelin demokracinë dhe ta përdhosin
ardhmërinë, këtë mjerishtë e ndihmojnë pra vet qytetarët e Republikës së Kosovës.
Në Kosovën “ demokratike” ka më së shumti qeveritarë që ose ishin të burgosur,
ose burgosen dita ditës, por nese ata kandidojnë të zgjidhen në pozita, atëhere
dora e vet qytetarëve ua jap atyre voten përseri, mjerim dhe pashpjegueshmëri për
një qytetari që mëton se posedon demokraci. Në Kosovën e “ demokracisë” dihet
botërisht se kush vjedh, kontrabandon, kriminalizon, reketon dhe shantazhon
shoqërin dhe shtetin, por mjerishtë janë vet qytetarët ata të cilët përseri i
votojnë të tillët, ose ata që abstenojnë në votime në mënyrë indirekte u
ndihmojnë keqëbërësve. Në Kosovën” demokratike” shiten dhe blihen diploma,
hapen dhe mmbyllen tenderë, keqpërdoren paratë e arkës shtetërore, populli nepër
çajtore i di këto, fletë për to, por në fund të nesermen i zgjedh prapë po të njejtit
në pozita kyqe, pra ky është populli i demokracisë alla kosovarqe, populli që ditën
shanë politikaj dhe qeveritarë por naten harron se çfarë ka thënë ditën, dhe kështu
sillen në rreth. Gjendja në Kosovë është vërtet e pa demokraci, por kjo gjendje
është “ demokracia “ më e mire¨që e meriton ky popull, ky popull i shef ditën
dhe natën pushtetarët me xhipa dhe automjete luksoze të shtetit duke shetitur
nepër ndeja private, ky popullë shef me sytë e vet villat luksoze të pushtetarëve
të “ demokracisë “ së tyre, ky popull shef dhe dëgjonë për veprat kriminale të bëra
nga pushtetarët e tyre, por i shtien veshët në lesh dhe kënaqet me përditshmërinë
duke thënë kështu,” boll e mirë kjo demokraci, tash po guxojme ti shajmë qeveritarët
bre...”, ja pra deri këtu ka mberritur demokracia alla kosovarqe, së cilës ia
paftë hajrin ky popull që e meriton këte demokraci dhe këte qeveri...
Pushtetarët
në Kosovë, qeveritarët, keqëberësit, kriminelët, kontrabanduesit, matrapazët
dhe hijenat e tjera i fërkojnë duart duke thenë, “ flm o populli i Kosovës që po
na pasuroni për çdo ditë e më shumë, ne mishin e ju kockat...”, vërtet ky
popull me apo pa vetëdije ka krijuar klasen më të korruptuar politike në Evropën
e këtij shekulli...
Mirë mengjesi Afrikë, mu në tokën dardane!