E premte, 26.04.2024, 07:27 AM (GMT+1)

Kulturë

Mark Vuji: Vetëvlerësimi mësimor (IV)

E diele, 20.05.2012, 07:03 PM


VETËVLERËSIMI MËSIMOR

OSE

TË NXËMË, TË SILLEMI E TË KOMUNIKOJMË ME TË TJERËT, DUKE KONTROLLUAR RREPTËSISHT VETVETEN, MBËSHTETUR DHE NË DRITËN E OPINIONIT SHOQËROR

 

NGA PROF. AS. DR. MARK VUJI

 

Vetëkontrolli,  kur realizohet me cilësinë e duhur, sigurisht nën drejtimin e mësuesit, i ndihmon nxënësit për të njohur arritjet e tyre edhe si vetëmenaxhues. Kjo është pjesa më e vështirë e punës për të bërë një vetëvlerësim përafërsisht të saktë të ritmit të të nxënit. Ai realizohet në forma të ndryshme dhe varet shumë nga natyra e lëndës.

Le t’i shikojmë disa drejtime kryesore.

Së pari, nxënësi ka nevojë të dijë se çfarë është në gjendje të bëjë me dijet që ka fituar në një lëndë të caktuar.

Së dyti, ai duhet të dijë të përcaktojë vizionin e tij personal dhe të kuptojë vizionin e përbashkët si klasë dhe si shkollë.

Së treti, nxënësi duhet të jetë i aftë të ndërtojë e të zbatojë modele mendore për gjërat që studion.

Së katërti, ai kërkohet që të dijë që të punojë në grup, herë si anëtar i thjeshtë, herë si lider.

Së pesti, mbi të gjitha ai duhet të bëhet mjeshtër i të nxënit sistemik që çdo gjë ta shohë të lidhur e të kushtëzuar me faktorët që përcaktojnë ekzistencën e objektit që studiohet.

 

11 . 1 – 7.  RËNDËSIA E VETËPËRSHTATJES ME SITUATAT QË KRIJOHEN

 

Në organizimin e proçesit mësimor ndodhin ndryshime të vazhdueshme, që, për t’i përballuar ato, nxënësi duhet të përshtatet me kërkesat e reja, që në fakt nuk është gjë e lehtë. Duke kaluar nga didaktika transmetuese, që u jep nxënësve gjëra të gatshme, në didaktikën aktive, që stimulon gjenerimin e dijeve dhe të alternativave të reja dhe aq më tepër, kur bëhet fjalë për praktika të didaktikës transformuese, që zhvillojnë jo vetëm mendimin krijues, por edhe atë perspektiv, ndeshen në vështirësi shumë të mëdha. Nxënësit, po të mos ndihmohen me kujdes nga mësuesi, nuk mund t’i vetëmenaxhojë këto modelime të reja mendore, aq më tepër kur bëhet fjalë për zhvillimin e tyre në të ardhmen.

Vetëpërshtatja, që lidhet me ndryshimet psikodidaktike, duhet të shikohet me kujdes, sidomos në disa momente kyçe, që ndikojnë shumë mbi ritmin e të nxënit, siç është rasti i kalimit të fëmijëve nga kopshti në klasën e parë dhe të nxënësve nga klasa e pestë në të gjashtën dhe nga e nënta në të dhjetën, sepse, në këto raste, ata ndeshen me ndryshime të thella didaktike, që kërkojnë aftësi të reja për të menduar në forma gjithnjë e më të larta të të nxënit sistemik. Nevoja për vetëpërshtatje duket më qartë edhe kur bëhen ndryshime të thella, siç qe rasti i vendosjes për ndryshimin e formës së organizimit të provimeve të Maturës Shtetërore dhe të Provimeve të Lirimit, që siç dihet, nxënësit, për herë të parë, u provuan nga mësues të tjerë, pat ndikim të fortë në psikologjinë e tyre.

Mësuesi psikolog ndjek me vëmendje edhe problemet sociale që ndodhin në mjedise familjare të nxënësve, që mund të ndikojnë mbi ritmin e të nxënit, si vdekja e prindërve, siç ka ndodhur me fëmijët e policëve të vrarë, në raste divorcesh, apo kur keqësohet gjendja ekonomike në familje për shkak të ndonjë falimentimi në biznes etj. Mësuesit duhet të bëjnë çmos që t’i aftësojnë nxënësit dhe si vetëpërshtatës në situata jo të favorshme ose me ndryshime që ndikojnë jo vetëm mbi vetëvlerësimin, por mbi tërë punën e tyre.

Mësuesit e lëndëve duhet ta kenë të qartë se çdo pakujdesi në aftësimin e nxënësve si vetëmenaxhues dhe vetëpërshtatës të proçesit të të nxënit, çon në dobësimin e vetëvlerësimit që ata duhet t’i bëjnë punës së tyre për përvetësimin e dijeve të reja, për aftësimin për t’i përpunuar ato dhe për forcën e mendimit të tyre për të interpretuar veprimet, që lidhen me cilësinë e ritmit të të nxënit. Sa më i kualifikuar të jetë nxënësi si vetëmenaxhues dhe vetëpërshtatës i ritmin të të nxënit, aq më mirë do të realizojë dhe vetëvlerësimin, në themel të të cilit qëndron shpirti i tyre autokritik e krijues në formim e sipër.

 

11 . 1 – 8.  MËSUESI I LËNDËS NUK DUHET TË KUFIZOHET NË NDJEKJEN E VETËVLERËSIMIT VETËM PËR ÇËSHTJE TË MËSIMIT, SHKËPUTUR NGA JETA SOCIALE E NXËNËSIT, QË NDIKON SHUMË MBI RITMIN E TË NXËNIT

 

Sjelljet e fëmijëve dhe të rinjve jashtë shkollës dhe familjes ndikojnë shumë edhe mbi mësimin, për mirë ose për keq. Kapja e nxënësve nga shokët e parregullt, bën që ata, në fillim, të mos bëjnë rregullisht detyrat, të mos përgatiten as në nivelin minimal dhe pastaj të përpiqen në njëmijë mënyra për t’u larguar nga mësimi me qëllim që të shpëtojnë nga notat e padëshirueshme apo dhe negative. Ka raste që ata humbasin kontrollin mbi vetveten, ftohen me shkollën, bëjnë një vetëvlerësim jo të saktë të qëndrimit të tyre ndaj mësimit. Ndërhyrjet në këto raste, nga kushdo qoftë, shkolla apo familja, duhet të jenë jo spontane, por sistematike dhe të organizuara mirë. Pra, shkolla dhe familja duhet të bëjnë çmos që nxënësit të mos ta humbasin ndjenjën dhe aftësitë vetëmenaxhuese dhe vetëvlerësuese për mësimin dhe sjelljen, sepse pasojat janë me të vërtetë të rënda.

Si përfundim, mund të themi se mësuesi i lëndës është një parandalues i shumë të këqijave, që ndikojnë negativisht mbi ritmin e të nxënit.

 

11 - 2.  MËSUESI KUJDESTAR I KUALIFIKON MË TEJ NXËNËSIT SI VETËMENAXHUES DHE VETËVLERËSUES TË RITMIT TË TË NXËNIT

 

Mësuesi kujdestar zë një vend të rëndësishëm në jetën e çdo nxënësi. Ai, më shumë se kushdo tjetër, i njeh arritjet e shqetësimet që kanë edhe merr pjesë në zgjidhjen e tyre. Problemi më i vështirë është bindja e të gjithë nxënësve që të punojnë me një ritëm normal të të nxënit. Është detyrë e çdo mësuesi që t’i aftësojnë ata që të vlerësojnë drejt faktorët socialë, që ndikojnë për mirë ose edhe për keq mbi ritmin e tyre të të nxënit.

Dihet se bindja e të gjithë nxënësve, që të punojnë me ritem normal, është shumë e vështirë, por edhe i mundshëm për t’u arritur.

 

11 . 2 – 1.  MËSUESI KUJDESTAR I NXIT NXËNËSIT QË TË VETËVLERËSOJNË PUNËN QË BËJNË PËR NORMALIZIMIN E RITMIT TË TË NXËNIT

 

Për të realizuar këtë objektiv të rëndësishëm, kërkohet që mësuesit kujdestarë ta kenë të qartë se ç’mund të bëjnë me nxënësit në këtë aspekt të punës edukative.

Po japim ndonjë mendim se si mund të veprohet në këtë rast.

Së pari, mësuesit kujdestarë duhet të studiojnë forcat aktive të klasës dhe t’i mobilizojnë që të punojnë për t’i bindur të gjithë nxënësit që të përpiqen të vetëvlerësojnë me kujdes punën që bëjnë për normalizimin e ritmit të të nxënit.

Së dyti, mësuesi kujdestar kërkohet që të forcojë këshillin e klasës dhe t’i japin atij kompetenca të plota për veprim, me qëllim që të rrisë përgjegjësinë e tij për të realizuar një ritëm të lartë të të nxënit. Edhe anëtarët e këshillit duhet të nxiten që të vetëvlerësojnë vazhdimisht punën e tyre si pjesëtar të këtij organizmi, për të siguruar plotësimin e vizionit të përbashkët për të ardhmen e klasës.

Së treti, ai, është e domosdoshme, që të formojë tek çdo nxënës mendimin se gjithnjë suksesi është shpërblimi i punës me një ritëm të lartë dhe të fusë në shpirtin e tyre dëshirën për të bërë ndryshime pozitive.

Së katërti, mësuesit kujdestarë, duke i nxitur nxënësit që të punojnë me ritëm të lartë, ndihmojnë dhe mësuesit tjerë për të përgatitur nxënës të suksesshëm në lëndën e tyre.

Së pesti, ai duhet të ushtrojë një ndikim të madh në familje, jo vetëm për të rritur kujdesin e prindërve për fëmijët, por edhe për të përmirësuar sistemin e punës së tyre edukative edhe në drejtim të normalizimit të ritmit të të nxënit.

 

11 . 2 – 2. VLERAT E  ANALIZAVE  DITORE  PESËMINUTËSHE

 

Shumë mësues kujdestarë, që luftojnë për të përgatitur nxënës me formim shkencor bashkëkohor, organizojnë çdo ditë pas orës së fundit, me klasën, analizën ditore pesëminutëshe, ku lavdërojnë ata, që vetëvlerësimi i përgatitjes së tyre ditore që bëjnë në shtëpi, përputhet me vlerësimin e mësuesit, si dhe disa të tjerë, që nota e mësuesit është më e lartë se parashikimi i tyre.  Në të njëjtën kohë ndihmojnë edhe ata që parashikimi që kanë bërë është më i lartë së vlerësimi i mësuesit, që tregon mungesën e aftësive të tyre për të kontrolluar veten. Mësuesi kujdestar, duke bërë këtë punë për ditë, forcon tek nxënësit besimin për vlerat e vetëvlerësimit dhe i ndihmon ata, që me kalimin e kohës, ta përsosin gjithnjë e më shumë vetanalizën që i bëjnë përgatitjes së tyre ditore. Ne e kemi ndjekur këtë aspekt të punës edukative të mësuesve kujdestarë dhe kemi vënë re se ndikimi i tyre mbi psikologjinë e nxënësve ka qenë i ndjeshëm. Ata, në bashkëpunim me mësuesit e lëndës, i ndihmojnë nxënësit që të vetëvlerësojnë dhe progresin që bëjnë në mësime, si një mjet për të formuar dhe për të përforcuar vizionin e tyre personal për mundësinë e arritjes së rezultateve për herë e më të larta. E gjithë kjo punë ndikon shumë për normalizimin e ritmit të të nxënit.

Mësuesi kujdestar, duke bërë këtë analizë ditore, përpunon edhe vizionin e përbashkët të klasës, që lidhet me objektivin madhor. “Të bëhemi klasë përherë e suksesshme!”, që kushtëzohet nga katër kërkesa bazë dhe konkretisht që ajo të ketë më shumë se të tjerat nxënës me sjellje shembullore, që të sigurojnë përparim të lartë, që të shfrytëzojnë kohën më mirë dhe që të kontribuojnë për të krijuar një mjedis të pastër dhe të bukur, duke filluar nga çanta, uniforma, klasa dhe shkolla.

Formimi dhe forcimi i vizionit personal ka forcë të madhe motivuese. Kjo duket qartë, po të interpretojmë me kujdes tabelën që po japim më poshtë, që paraqet vetëvlerësimin për ritmin e të nxënit të klasës së VIII-të në prill të 2007-2008, që ishte fundi i vitit të parë të eksperimentit.

 

PASQYRA E VETËVLERËSIMIT TË RITMIT TË TË NXËNIT KLASA VIII

2007 - 2008

 

D

1

2

3

4

7

8

9

10

11

14

15

16

17

18

21

22

23

24

25

29

30

Gj

=

1

3

2

4

-

3

-

2

10

3

14

1

-

-

1

3

2

5

1

3

-

58

+

1

1

3

1

-

2

-

2

6

1

3

-

-

-

-

1

1

3

1

1

2

29

-

-

-

1

3

1

1

-

-

-

2

-

2

-

-

2

1

-

1

-

-

-

14

Gj

2

4

6

8

1

6

-

4

16

6

17

3

-

-

3

5

3

9

2

4

2

101

 

D = data

Shenja = tregon, kur nota e mësuesit përputhet me parashikim e nxënësit

Shenja + tregon, kur vlerësimi i mësuesit është më lart se nota që ka parashikuar nxënësi.

Shenja – tregon rastin kur vlerësimi i mësuesit është më poshtë se parashikimi i nxënësit.

Gjatë muajit prill, në këtë klasë, që përbëhej nga 15 nxënës, u morën 101 nota. 58 (ose 58%) notat e parashikuara nga nxënësit përputhen me vlerësimin e mësuesit. Ky mund të quhet me të vërtetë sukses, sepse, kur nxënësi di të përcaktojë drejt pikat e forta dhe sidomos të dobëtat, tregon se ai e njeh potencialin e tij intelektual. Ky është një faktor më shumë që siguron që ata të mos kthehen kurrë më prapa. Fakti tjetër, që në 29 raste (ose 29%), nxënësit janë vlerësuar nga mësuesi më lart se parashikimi i tyre. Edhe ky është një tregues shumë pozitiv. Këta janë nxënësit që maten shumë kur bëjnë vetëvlerësimin e punës së tyre. Fakti që në 87% e rasteve, nxënësve e kanë realizuar vetëvlerësimin me sukses që në vit të parë të eksperimentimit, na lejon të dalim në përfundim se vetëvlerësimi është një kërkesë e mundshme për t’u realizuar. Ai ka fuqi të madhe motivuese, sepse në fund të fundit, është produkt i gjykimit të vetë nxënësve, pavarësisht se çdo gjë zhvillohet nën kontrollin didaktik të mësuesit. Në 14 raste (ose 14%), nxënësit kanë gabuar në vetëvlerësimin e arritjeve të tyre, sepse ende nuk kanë mundur të kuptojnë se si normalizohet ritmi i të nxënit. Këta janë nxënës me përparim të dobët. Zbulimi i dobësive të tyre në vetëvlerësimin e përditshëm, e vën mësuesin përpara faktit se kjo masë nxënësish duhet të ndihmohet për të dalë sa më shpejt nga kjo gjendje mjaft shqetësuese. Ballafaqimi i nxënësve me gjendjen e tyre reale ka rëndësi të madhe për t’i motivuar ata për t’u futur në rrugën e përmirësimit.

Analiza pesëminutëshe ndikon pozitivisht mbi sistemin e punës së nxënësve.

Së pari, diskutimi i rezultateve ditore shërben për të përgëzuar nxënësit që parashikimet e tyre për cilësinë e përgatitjes së mësimeve që bëjnë në shtëpi për të nesërmen përputhen me vlerësimin e mësuesit si dhe për të ndihmuar ata që ende nuk e kanë fituar këtë aftësi.

Së dyti, kjo minianalizë i përgatit psikologjikisht të gjithë nxënësit për të vazhduar gjithnjë e më me përkushtim studimin pasdreke në shtëpi.

Së fundi, ky takim i jep mundësi mësuesit që të ketë nën kontroll ritmin e të nxënit të çdo nxënësi dhe njëkohësisht dhe rendimentin e punës të secilit prej tyre. Më në fund mund të themi se takimi pesëminutësh në fund të orëve të mësimit, shënon përpjekjen e parë për të siguruar një ritëmn të lartë të të nxënit në shkollë dhe në shtëpi.

 

11 . 2 – 3.  FORCA MOTIVUESE E AFEKTËSIONIT

 

Në analizat javore 10-15 minutëshe, që zakonisht bëhen të premten, miratohet dërgimi i fletë-përgëzimeve në familje për nxënësit që vlerësohen me notën dhjetë ose bëjnë përmirësime. Kjo ka rëndësi për të formuar bindje te të gjithë se lufta për ndryshim siguron suksesin. Po japim dhe një model fletë – përgëzimi, që përdoret në shkollën jopublike “MATIA” Lezhë.

 

 

SHKOLLA JOPUBLIKE 12 VJEÇARE “MATIA” LEZHË

 

“Sot do të mësoj më mirë se dje dhe nesër më mirë se sot”

Nxënësi i suksesshëm

 

FLETË-PËRGËZIMI

 

I JEPET

Nxënësit/es ____N N______________ të klasës _____VII_____________për rezultatet e javës nga__11 V____deri më__15 V_________ .

 

ËSHTË VLERËSUAR                                                    KA BËRË

SHKËLQYESHËM  NË:                                                        PËRMIRËSIME NË:

 

1.Histori   10                                                                          1. Matematikë  nga 6 në 8.

2.Gjuhë   10                                                                           2. Gjeografi nga 9 në 10

3.....................................                                                         3. ...........................................

4.....................................                                                         4. ...........................................

5.....................................                                                         5. ...........................................

6.....................................                                                         6. ...........................................

7.....................................                                                         7. ...........................................

8....................................                                                          8. ...........................................

9....................................                                                          9.

10..................................                                                          10. .........................................

 

Të nderuar prindër!

Ju përgëzojmë për rezultatet e ..........N N.............................. dhe ju kërkojmë ndihmë që ai / ajo të përparojë gjithnjë e më mirë.

 

Kryetari i këshillit të klasës                                          Mësuesi kujdestar

(                                              )                                      (                                  )

 

 

Drejtori

(                                   )

 

Lezhë, më ..............................

...........................................................................................................................................................

 

Mora njoftim.

Prindi

(_________________)

 

Lezhë, më .................................

 

 

 

Fletë – përgëzimet janë rezultat i vetëvlerësimit që bëjnë nxënësit pasi mbarojnë përgatitjen ditore në shtëpi, i diskutimeve pesëminutëshe pas orës gjashtë, i komunikatave mëngjes për mëngjes të emrave të nxënësve që janë vlerësuar një ditë më parë me dhjetë ose kanë bërë përmirësime në lëndë të ndryshme si dhe të analizës javore, kur ato  miratohen për t’i dërguar në familje. Në të gjitha rastet, nxënësit bëjnë vetëvlerësimin e punës së tyre për normalizimin e ritmit të të nxënit, që përbën bazën e çdo suksesi.

Siç shihet, kjo është një formë e re aktive e ndjekjes së përparimit, që ka një ndikim të fortë në psikologjinë e nxënësve. Prindërit i vlerësojnë shumë fletë-përgëzimet. Ata thonë se na nxisin që të diskutojmë me fëmijët se ç’duhet të bëjmë për t’i ruajtur dhe ngritur më tej rezultatet e arritjeve.

Disa thonë se ardhja e fletë-përgëzimeve në shtëpi, është një moment gëzimi.

Le të shikojmë më tej vlerat e ndjekjes së përparimit sipas kritereve të disiplinës pozitive si dhe ndikimi i tyre mbi ritmin e punës të të gjithë aktorëve që veprojnë në shkollë.

Së pari, nxënësit e dhjetave formojnë bindjen se mund të bëhet realitet vizioni i tyre personal që një ditë të jenë nxënës të suksesshëm. Fletë-përgëzimet forcojnë reputacionin e tyre në shkollë e në familje, sepse ato nënshkruhen nga kryetari i këshillit të klasës, nga mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës, që përbëjnë tre garante për përparimin e tyre. Në këto kushte, nxënësit bëjnë një vetëvlerësim me kërkesa të forta ndaj vetvetes së tyre, si një mjet për të arritur objektivin kulmor, nxënës i suksesshëm.

Së dyti, vlerësimi i përmirësimeve ndikon në të gjitha nivelet e nxënësve, sepse të gjithë, në një farë mënyre, përpiqen të përmirësohen. Disa këtë e quajnë objektivi aktivizues.

Së treti, vetë mësuesi kujdestar, kur përfshihet nga filozofia e ndryshimit, në situatën që krijohet, vetëvlerëson punën e tij me rreptësi, kërkon dhe gjen forma e mjete të reja për të vënë në lëvizje veten dhe nxënësit.

Së katërti, fletë-përgëzimet, si një nga format më të fuqishme të disiplinës pozitive, ndihmojnë mbi psikologjinë e prindërve dhe sistemin e edukimit familjar. Disa thonë se kjo fletushkë është një kujtesë javore, që të nxit për të ndihmuar fëmijët që të bëhen gjithnjë e më të suksesshëm.

Së fundi, këto forma të ndjekjes së përparimit sipas displinës pozitive, ndikojnë dhe mbi psikologjinë e drejtuesve të shkollës dhe i ndihmojnë ata që t’i shohin realisht dukuritë pedagogjike se si zhvillohen në proçesin mësimor e edukativ dhe i nxisin për të marrë masa të menjëhershme për të mënjanuar pengesat për një përparim të lartë e cilësor në përvetësimin e mësimeve, të vlerave e të normave shoqërore.

 

11 . 2 – 4.  NJË SHEMBULL, QË FLET SHUMË, PËR VLERAT E NDJEKJES SË PËRPARIMIT, SIPAS PARIMEVE TË DISIPLINËS POZITIVE

 

Vlera e madhe e disiplinës pozitive qëndron në faktin se ajo ka forcë për të zgjidhur probleme të vështira. Në një klasë të gjimnazit të shkollës jopublike 12-vjeçare “Matia”, kishte rënë shumë interesi i nxënësve për mësimin. Disa nuk kishin formuar vizionin e tyre personal as për të ardhmen e afërt, kurse për vizionin e përbashkët nuk bëhej fjalë. Ata kishin humbur edhe besimin e mësuesve, bile kishin krijuar në mes të tyre një situatë konfliktuoze, shpeshherë shpërthyese etj. Të gjitha këto ndikuan që ritmi i tyre i të nxënit të bjerë në nivelet më të ulta në shkollë, pothuajse në mënyrë masive. Kjo situatë del qartë duke studiuar këtë tabelë, ku paraqiten rezultatet për çdo muaj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora