| E diele, 20.05.2012, 07:03 PM |
VETËVLERËSIMI
MËSIMOR
OSE
TË
NXËMË, TË SILLEMI E TË KOMUNIKOJMË ME TË TJERËT, DUKE KONTROLLUAR RREPTËSISHT
VETVETEN, MBËSHTETUR DHE NË DRITËN E OPINIONIT SHOQËROR
NGA
Vetëkontrolli, kur realizohet me cilësinë e duhur, sigurisht
nën drejtimin e mësuesit, i ndihmon nxënësit për të njohur arritjet e tyre edhe
si vetëmenaxhues. Kjo është pjesa më e vështirë e punës për të bërë një
vetëvlerësim përafërsisht të saktë të ritmit të të nxënit. Ai realizohet në
forma të ndryshme dhe varet shumë nga natyra e lëndës.
Le t’i shikojmë disa drejtime kryesore.
Së pari, nxënësi
ka nevojë të dijë se çfarë është në gjendje të bëjë me dijet që ka fituar në
një lëndë të caktuar.
Së dyti, ai duhet të
dijë të përcaktojë vizionin e tij personal dhe të kuptojë vizionin e përbashkët
si klasë dhe si shkollë.
Së treti, nxënësi
duhet të jetë i aftë të ndërtojë e të zbatojë modele mendore për gjërat që
studion.
Së katërti, ai
kërkohet që të dijë që të punojë në grup, herë si anëtar i
thjeshtë, herë si lider.
Së pesti, mbi
të gjitha ai duhet të bëhet mjeshtër i të nxënit sistemik që çdo
gjë ta shohë të lidhur e të kushtëzuar me faktorët që përcaktojnë ekzistencën e
objektit që studiohet.
11 .
1 – 7. RËNDËSIA E VETËPËRSHTATJES ME
SITUATAT QË KRIJOHEN
Në organizimin e proçesit mësimor ndodhin ndryshime të
vazhdueshme, që, për t’i përballuar ato, nxënësi duhet të përshtatet me
kërkesat e reja, që në fakt nuk është gjë e lehtë. Duke kaluar nga didaktika
transmetuese, që u jep nxënësve gjëra të gatshme, në didaktikën aktive, që
stimulon gjenerimin e dijeve dhe të alternativave të reja dhe aq më tepër, kur
bëhet fjalë për praktika të didaktikës transformuese, që zhvillojnë jo vetëm
mendimin krijues, por edhe atë perspektiv, ndeshen në vështirësi shumë të
mëdha. Nxënësit, po të mos ndihmohen me kujdes nga mësuesi, nuk mund t’i
vetëmenaxhojë këto modelime të reja mendore, aq më tepër kur bëhet fjalë për
zhvillimin e tyre në të ardhmen.
Vetëpërshtatja, që lidhet me ndryshimet psikodidaktike,
duhet të shikohet me kujdes, sidomos në disa momente kyçe, që ndikojnë shumë
mbi ritmin e të nxënit, siç është rasti i kalimit të fëmijëve nga kopshti në
klasën e parë dhe të nxënësve nga klasa e pestë në të gjashtën dhe nga e nënta
në të dhjetën, sepse, në këto raste, ata ndeshen me ndryshime të thella
didaktike, që kërkojnë aftësi të reja për të menduar në forma gjithnjë e më të
larta të të nxënit sistemik. Nevoja për vetëpërshtatje duket më qartë edhe kur
bëhen ndryshime të thella, siç qe rasti i vendosjes për ndryshimin e formës së
organizimit të provimeve të Maturës Shtetërore dhe të Provimeve të Lirimit, që
siç dihet, nxënësit, për herë të parë, u provuan nga mësues të tjerë, pat
ndikim të fortë në psikologjinë e tyre.
Mësuesi psikolog ndjek me vëmendje edhe problemet sociale
që ndodhin në mjedise familjare të nxënësve, që mund të ndikojnë mbi ritmin e
të nxënit, si vdekja e prindërve, siç ka ndodhur me fëmijët e policëve të
vrarë, në raste divorcesh, apo kur keqësohet gjendja ekonomike në familje për
shkak të ndonjë falimentimi në biznes etj. Mësuesit duhet të bëjnë çmos që t’i
aftësojnë nxënësit dhe si vetëpërshtatës në situata jo të favorshme ose me
ndryshime që ndikojnë jo vetëm mbi vetëvlerësimin, por mbi tërë punën e tyre.
Mësuesit e lëndëve duhet ta kenë të qartë se çdo
pakujdesi në aftësimin e nxënësve si vetëmenaxhues dhe vetëpërshtatës të proçesit të të nxënit, çon në dobësimin e
vetëvlerësimit që ata duhet t’i bëjnë punës së tyre për përvetësimin e dijeve
të reja, për aftësimin për t’i përpunuar ato dhe për forcën e mendimit të
tyre për të interpretuar veprimet, që lidhen me cilësinë e ritmit të të nxënit.
Sa më i kualifikuar të jetë nxënësi si vetëmenaxhues dhe vetëpërshtatës i
ritmin të të nxënit, aq më mirë do të realizojë dhe vetëvlerësimin, në themel
të të cilit qëndron shpirti i tyre autokritik e krijues në formim e sipër.
11 .
1 – 8. MËSUESI I LËNDËS NUK DUHET TË
KUFIZOHET NË NDJEKJEN E VETËVLERËSIMIT VETËM PËR ÇËSHTJE TË MËSIMIT, SHKËPUTUR
NGA JETA SOCIALE E NXËNËSIT, QË NDIKON SHUMË MBI RITMIN E TË NXËNIT
Sjelljet e fëmijëve dhe të rinjve jashtë shkollës dhe
familjes ndikojnë shumë edhe mbi mësimin, për mirë ose për keq. Kapja e
nxënësve nga shokët e parregullt, bën që ata, në fillim, të mos bëjnë
rregullisht detyrat, të mos përgatiten as në nivelin minimal dhe pastaj të
përpiqen në njëmijë mënyra për t’u larguar nga mësimi me qëllim që të shpëtojnë
nga notat e padëshirueshme apo dhe negative. Ka raste që ata humbasin
kontrollin mbi vetveten, ftohen me shkollën, bëjnë një vetëvlerësim
jo të saktë të qëndrimit të tyre ndaj mësimit. Ndërhyrjet në këto raste, nga
kushdo qoftë, shkolla apo familja, duhet të jenë jo spontane, por sistematike
dhe të organizuara mirë. Pra, shkolla dhe familja duhet të bëjnë çmos që
nxënësit të mos ta humbasin ndjenjën dhe aftësitë vetëmenaxhuese dhe
vetëvlerësuese për mësimin dhe sjelljen, sepse pasojat janë me të vërtetë të
rënda.
Si përfundim, mund të themi se mësuesi i lëndës
është një parandalues i shumë të këqijave, që ndikojnë negativisht mbi ritmin e
të nxënit.
11 -
2. MËSUESI KUJDESTAR I KUALIFIKON MË TEJ
NXËNËSIT SI VETËMENAXHUES DHE VETËVLERËSUES TË RITMIT TË TË NXËNIT
Mësuesi kujdestar zë një vend të rëndësishëm në jetën e
çdo nxënësi. Ai, më shumë se kushdo tjetër, i njeh arritjet e shqetësimet që
kanë edhe merr pjesë në zgjidhjen e tyre. Problemi më i vështirë është
bindja e të gjithë nxënësve që të punojnë me një ritëm normal të të nxënit.
Është detyrë e çdo mësuesi që t’i aftësojnë ata që të vlerësojnë drejt faktorët
socialë, që ndikojnë për mirë ose edhe për keq mbi ritmin e tyre të të nxënit.
Dihet se bindja e të gjithë nxënësve, që të punojnë me
ritem normal, është shumë e vështirë, por edhe i mundshëm për t’u arritur.
11 .
2 – 1. MËSUESI KUJDESTAR I NXIT NXËNËSIT
QË TË VETËVLERËSOJNË PUNËN QË BËJNË PËR NORMALIZIMIN E RITMIT TË TË NXËNIT
Për të realizuar këtë objektiv të rëndësishëm, kërkohet
që mësuesit kujdestarë ta kenë të qartë se ç’mund të bëjnë me nxënësit në këtë
aspekt të punës edukative.
Po japim ndonjë mendim se si mund të veprohet në këtë
rast.
Së pari, mësuesit
kujdestarë duhet të studiojnë forcat aktive të klasës dhe t’i mobilizojnë që të
punojnë për t’i bindur të gjithë nxënësit që të përpiqen të vetëvlerësojnë me
kujdes punën që bëjnë për normalizimin e ritmit të të nxënit.
Së dyti, mësuesi
kujdestar kërkohet që të forcojë këshillin e klasës dhe t’i japin atij
kompetenca të plota për veprim, me qëllim që të rrisë përgjegjësinë e tij për
të realizuar një ritëm të lartë të të nxënit. Edhe anëtarët e këshillit duhet
të nxiten që të vetëvlerësojnë vazhdimisht punën e tyre si pjesëtar të këtij
organizmi, për të siguruar plotësimin e vizionit të përbashkët për të ardhmen e
klasës.
Së treti, ai,
është e domosdoshme, që të formojë tek çdo nxënës mendimin se gjithnjë suksesi është
shpërblimi i punës me një ritëm të lartë dhe të fusë në shpirtin e tyre
dëshirën për të bërë ndryshime pozitive.
Së katërti, mësuesit
kujdestarë, duke i nxitur nxënësit që të punojnë me ritëm të lartë, ndihmojnë
dhe mësuesit tjerë për të përgatitur nxënës të suksesshëm në lëndën e tyre.
Së pesti, ai duhet të
ushtrojë një ndikim të madh në familje, jo vetëm për të rritur kujdesin e
prindërve për fëmijët, por edhe për të përmirësuar sistemin e punës së tyre
edukative edhe në drejtim të normalizimit të ritmit të të nxënit.
11 .
2 – 2. VLERAT E ANALIZAVE DITORE
PESËMINUTËSHE
Shumë mësues kujdestarë, që luftojnë për të përgatitur
nxënës me formim shkencor bashkëkohor, organizojnë çdo ditë pas orës së fundit,
me klasën, analizën ditore pesëminutëshe, ku lavdërojnë ata, që vetëvlerësimi i
përgatitjes së tyre ditore që bëjnë në shtëpi, përputhet me vlerësimin e
mësuesit, si dhe disa të tjerë, që nota e mësuesit është më e lartë se
parashikimi i tyre. Në të njëjtën kohë
ndihmojnë edhe ata që parashikimi që kanë bërë është më i lartë së vlerësimi i
mësuesit, që tregon mungesën e aftësive të tyre për të kontrolluar veten. Mësuesi
kujdestar, duke bërë këtë punë për ditë, forcon tek nxënësit besimin për vlerat
e vetëvlerësimit dhe i ndihmon ata, që me kalimin e kohës, ta përsosin gjithnjë
e më shumë vetanalizën që i bëjnë përgatitjes së tyre ditore. Ne e kemi
ndjekur këtë aspekt të punës edukative të mësuesve kujdestarë dhe kemi vënë re
se ndikimi i tyre mbi psikologjinë e nxënësve ka qenë i ndjeshëm. Ata, në
bashkëpunim me mësuesit e lëndës, i ndihmojnë nxënësit që të vetëvlerësojnë dhe
progresin që bëjnë në mësime, si një mjet për të formuar dhe për të përforcuar
vizionin e tyre personal për mundësinë e arritjes së rezultateve për herë e më
të larta. E gjithë kjo punë ndikon shumë për normalizimin e ritmit të të
nxënit.
Mësuesi kujdestar, duke bërë këtë analizë ditore,
përpunon edhe vizionin e përbashkët të klasës, që lidhet me objektivin madhor.
“Të bëhemi klasë përherë e suksesshme!”, që kushtëzohet nga katër kërkesa bazë
dhe konkretisht që ajo të ketë më shumë se të tjerat nxënës me sjellje
shembullore, që të sigurojnë përparim të lartë, që të shfrytëzojnë kohën më
mirë dhe që të kontribuojnë për të krijuar një mjedis të pastër dhe të bukur,
duke filluar nga çanta, uniforma, klasa dhe shkolla.
Formimi dhe forcimi i vizionit personal ka forcë të madhe
motivuese. Kjo duket qartë, po të interpretojmë me kujdes tabelën që po japim
më poshtë, që paraqet vetëvlerësimin për ritmin e të nxënit të klasës së
VIII-të në prill të 2007-2008, që ishte fundi i vitit të parë të eksperimentit.
PASQYRA
E VETËVLERËSIMIT TË RITMIT TË TË NXËNIT KLASA VIII
2007
- 2008
D |
1 |
2 |
3 |
4 |
7 |
8 |
9 |
10 |
11 |
14 |
15 |
16 |
17 |
18 |
21 |
22 |
23 |
24 |
25 |
29 |
30 |
Gj |
= |
1 |
3 |
2 |
4 |
- |
3 |
- |
2 |
10 |
3 |
14 |
1 |
- |
- |
1 |
3 |
2 |
5 |
1 |
3 |
- |
58 |
+ |
1 |
1 |
3 |
1 |
- |
2 |
- |
2 |
6 |
1 |
3 |
- |
- |
- |
- |
1 |
1 |
3 |
1 |
1 |
2 |
29 |
- |
- |
- |
1 |
3 |
1 |
1 |
- |
- |
- |
2 |
- |
2 |
- |
- |
2 |
1 |
- |
1 |
- |
- |
- |
14 |
Gj |
2 |
4 |
6 |
8 |
1 |
6 |
- |
4 |
16 |
6 |
17 |
3 |
- |
- |
3 |
5 |
3 |
9 |
2 |
4 |
2 |
101 |
D =
data
Shenja
= tregon, kur nota e mësuesit përputhet me parashikim e nxënësit
Shenja
+ tregon, kur vlerësimi i mësuesit është më lart se nota që ka parashikuar
nxënësi.
Shenja
– tregon rastin kur vlerësimi i mësuesit është më poshtë se parashikimi i
nxënësit.
Gjatë muajit prill, në këtë klasë, që përbëhej nga 15
nxënës, u morën 101 nota. 58 (ose 58%) notat e parashikuara nga nxënësit
përputhen me vlerësimin e mësuesit. Ky mund të quhet me të vërtetë sukses,
sepse, kur nxënësi di të përcaktojë drejt pikat e forta dhe sidomos të dobëtat,
tregon se ai e njeh potencialin e tij intelektual. Ky është një faktor më shumë
që siguron që ata të mos kthehen kurrë më prapa. Fakti tjetër, që në 29 raste
(ose 29%), nxënësit janë vlerësuar nga mësuesi më lart se parashikimi i tyre.
Edhe ky është një tregues shumë pozitiv. Këta janë nxënësit që maten shumë kur
bëjnë vetëvlerësimin e punës së tyre. Fakti që në 87% e rasteve, nxënësve e
kanë realizuar vetëvlerësimin me sukses që në vit të parë të eksperimentimit,
na lejon të dalim në përfundim se vetëvlerësimi është një kërkesë e mundshme
për t’u realizuar. Ai ka fuqi të madhe motivuese, sepse në fund të fundit,
është produkt i gjykimit të vetë nxënësve, pavarësisht se çdo gjë zhvillohet
nën kontrollin didaktik të mësuesit. Në 14 raste (ose 14%), nxënësit kanë
gabuar në vetëvlerësimin e arritjeve të tyre, sepse ende nuk kanë mundur të kuptojnë
se si normalizohet ritmi i të nxënit. Këta janë nxënës me përparim të dobët.
Zbulimi i dobësive të tyre në vetëvlerësimin e përditshëm, e vën mësuesin
përpara faktit se kjo masë nxënësish duhet të ndihmohet për të dalë sa më
shpejt nga kjo gjendje mjaft shqetësuese. Ballafaqimi i nxënësve me
gjendjen e tyre reale ka rëndësi të madhe për t’i motivuar ata për t’u futur në
rrugën e përmirësimit.
Analiza
pesëminutëshe ndikon pozitivisht mbi sistemin e punës së nxënësve.
Së pari, diskutimi i
rezultateve ditore shërben për të përgëzuar nxënësit që parashikimet e tyre për
cilësinë e përgatitjes së mësimeve që bëjnë në shtëpi për të nesërmen përputhen
me vlerësimin e mësuesit si dhe për të ndihmuar ata që ende nuk e kanë fituar
këtë aftësi.
Së dyti, kjo minianalizë
i përgatit psikologjikisht të gjithë nxënësit për të vazhduar gjithnjë e më me
përkushtim studimin pasdreke në shtëpi.
Së fundi, ky takim i
jep mundësi mësuesit që të ketë nën kontroll ritmin e të nxënit të çdo nxënësi
dhe njëkohësisht dhe rendimentin e punës të secilit prej tyre. Më në fund mund
të themi se takimi pesëminutësh në fund të orëve të mësimit, shënon përpjekjen
e parë për të siguruar një ritëmn të lartë të të nxënit në shkollë dhe në
shtëpi.
11 .
2 – 3. FORCA MOTIVUESE E AFEKTËSIONIT
Në analizat javore 10-15 minutëshe, që zakonisht bëhen të
premten, miratohet dërgimi i fletë-përgëzimeve në familje për nxënësit që
vlerësohen me notën dhjetë ose bëjnë përmirësime. Kjo ka rëndësi për të formuar
bindje te të gjithë se lufta për ndryshim siguron suksesin. Po japim dhe një
model fletë – përgëzimi, që përdoret në shkollën jopublike “MATIA” Lezhë.
SHKOLLA
JOPUBLIKE 12 VJEÇARE “MATIA” LEZHË “Sot do të mësoj më mirë se dje dhe
nesër më mirë se sot” Nxënësi i suksesshëm FLETË-PËRGËZIMI I
JEPET Nxënësit/es
____N N______________ të klasës _____VII_____________për rezultatet e javës
nga__11 V____deri më__15 V_________ . ËSHTË
VLERËSUAR
KA BËRË SHKËLQYESHËM NË: PËRMIRËSIME NË: 1.Histori 10 1. Matematikë nga 6 në 8. 2.Gjuhë 10 2. Gjeografi nga 9 në 10 3..................................... 3.
........................................... 4.....................................
4.
........................................... 5..................................... 5.
........................................... 6..................................... 6.
........................................... 7..................................... 7.
........................................... 8....................................
8.
........................................... 9.................................... 9. 10.................................. 10.
......................................... Të
nderuar prindër! Ju
përgëzojmë për rezultatet e ..........N N.............................. dhe
ju kërkojmë ndihmë që ai / ajo të përparojë gjithnjë e më mirë. Kryetari
i këshillit të klasës Mësuesi
kujdestar (
) ( ) Drejtori ( ) Lezhë,
më .............................. ........................................................................................................................................................... Mora
njoftim. Prindi (_________________) Lezhë,
më ................................. |
Fletë – përgëzimet janë rezultat i vetëvlerësimit që
bëjnë nxënësit pasi mbarojnë përgatitjen ditore në shtëpi, i diskutimeve
pesëminutëshe pas orës gjashtë, i komunikatave mëngjes për mëngjes të emrave të
nxënësve që janë vlerësuar një ditë më parë me dhjetë ose kanë bërë përmirësime
në lëndë të ndryshme si dhe të analizës javore, kur ato miratohen për t’i dërguar në familje. Në të
gjitha rastet, nxënësit bëjnë vetëvlerësimin e punës së tyre për normalizimin e
ritmit të të nxënit, që përbën bazën e çdo suksesi.
Siç shihet, kjo është një formë e re aktive e ndjekjes së
përparimit, që ka një ndikim të fortë në psikologjinë e nxënësve. Prindërit i
vlerësojnë shumë fletë-përgëzimet. Ata thonë se na nxisin që të diskutojmë me
fëmijët se ç’duhet të bëjmë për t’i ruajtur dhe ngritur më tej rezultatet e
arritjeve.
Disa thonë se ardhja e fletë-përgëzimeve në shtëpi, është
një moment gëzimi.
Le të shikojmë më tej vlerat e ndjekjes së përparimit
sipas kritereve të disiplinës pozitive si dhe ndikimi i tyre mbi ritmin e punës
të të gjithë aktorëve që veprojnë në shkollë.
Së pari, nxënësit e
dhjetave formojnë bindjen se mund të bëhet realitet vizioni i tyre personal që
një ditë të jenë nxënës të suksesshëm. Fletë-përgëzimet forcojnë reputacionin e
tyre në shkollë e në familje, sepse ato nënshkruhen nga kryetari i këshillit të
klasës, nga mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës, që përbëjnë tre garante
për përparimin e tyre. Në këto kushte, nxënësit bëjnë një vetëvlerësim me
kërkesa të forta ndaj vetvetes së tyre, si një mjet për të arritur objektivin
kulmor, nxënës i suksesshëm.
Së dyti, vlerësimi i
përmirësimeve ndikon në të gjitha nivelet e nxënësve, sepse të gjithë, në një
farë mënyre, përpiqen të përmirësohen. Disa këtë e quajnë objektivi aktivizues.
Së treti, vetë mësuesi
kujdestar, kur përfshihet nga filozofia e ndryshimit, në situatën që krijohet,
vetëvlerëson punën e tij me rreptësi, kërkon dhe gjen forma e mjete të
reja për të vënë në lëvizje veten dhe nxënësit.
Së katërti,
fletë-përgëzimet, si një nga format më të fuqishme të disiplinës pozitive,
ndihmojnë mbi psikologjinë e prindërve dhe sistemin e edukimit familjar. Disa
thonë se kjo fletushkë është një kujtesë javore, që të nxit për të ndihmuar
fëmijët që të bëhen gjithnjë e më të suksesshëm.
Së fundi, këto forma
të ndjekjes së përparimit sipas displinës pozitive, ndikojnë dhe mbi
psikologjinë e drejtuesve të shkollës dhe i ndihmojnë ata që t’i shohin
realisht dukuritë pedagogjike se si zhvillohen në proçesin mësimor e edukativ
dhe i nxisin për të marrë masa të menjëhershme për të mënjanuar pengesat për
një përparim të lartë e cilësor në përvetësimin e mësimeve, të vlerave e të
normave shoqërore.
11 .
2 – 4. NJË SHEMBULL, QË FLET SHUMË, PËR
VLERAT E NDJEKJES SË PËRPARIMIT, SIPAS PARIMEVE TË DISIPLINËS POZITIVE
Vlera e madhe e disiplinës pozitive qëndron në faktin se
ajo ka forcë për të zgjidhur probleme të vështira. Në një klasë të
gjimnazit të shkollës jopublike 12-vjeçare “Matia”, kishte rënë shumë interesi
i nxënësve për mësimin. Disa nuk kishin formuar vizionin e tyre personal as për
të ardhmen e afërt, kurse për vizionin e përbashkët nuk bëhej fjalë. Ata kishin
humbur edhe besimin e mësuesve, bile kishin krijuar në mes të tyre një situatë
konfliktuoze, shpeshherë shpërthyese etj. Të gjitha këto ndikuan që ritmi i
tyre i të nxënit të bjerë në nivelet më të ulta në shkollë, pothuajse në mënyrë
masive. Kjo situatë del qartë duke studiuar këtë tabelë, ku paraqiten
rezultatet për çdo muaj.