E enjte, 22.04.2021, 12:21 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Juda dhe Ponci Pilat...

E shtune, 21.04.2012, 04:45 PM


JUDA  DHE  PONCI  PILAT…

Nё 100 vjetorin e Pavarsisё...

Nga Fritz RADOVANI

Vetëm dy emna, emna që i njeh gjithë Bota, të gjitha shtetet e mëdha deri tek ma të vogjlit, se libri ku përmenden këta dy emna asht i përkthyem në të gjitha gjuhët e Botës.

Nuk asht me u çuditë aspak edhe për faktin se  edhe pse këta dy emna i njeh gjithë Bota, ajo asht e mbushun me veset dhe tiparet e tyne antinjerzore, aqsa kopjet e modelet e tyne i gjejmë deri ndër sferat ma të nalta të të gjitha shteteve, madje shpesh edhe në krye të vendit, përpara të cilit “përulen” me respekt njerzit ma të dijtun, gjeneralët dhe herojtë, dijetarët e doktorët apo profesorët ma të njohun të universiteteve, shkencëtarët e kozmosit, astronautët dhe politikanët e deri edhe gjykatsit dhe juristët e gjykatave nderkombtare, që edhe të përgjumun dinë me të tregue edhe për imtësi të jetes së këtyne dy emnave, gjana të cilat nuk i ka as Ungjilli. Artistët ma të mëdhej të kinostudjove të njohuna, kur kanë mendue me luejtë rolin e atyne kanë kërkue me pa ndër veprat e artit portretet e tyne, qendrimet apo lëvizjet e gjymtyrëve, e në mënyrë të veçantë sytë, gojën dhe mimiken e fëtyrës së tyne të paraqitun nga autori i veprës, kjoftë kjo pikturë, skulpturë e të tjera gjini arti.

Historia e artit tregon se kur Leonardo da Vinçi punoi “Darkën e Mbramë”, veper e cila njihet në gjithë globin, ma parë gjeti figurën qendrore Krishtin, të cilit i ka kushtue edhe veprën e vet. Nuk do të hyj me përsëritë madhshtinë dhe virtytet që paraqet potreti i punuem nga mjeshtri i madh i artit botnor. Mbas sa vitësh në kerkim të portretit të fundit që i kishte mbetë pa realizue ishte Juda, ma në fund u ndesh me një burrë që ishte tue ecë i marrakotun e gjysërrëshqanë nga pija alkoolike...dhe që piktorit ajo pamje iu duk se i plotsonte të gjitha kërkesat e tij për me realizue Juden. E ndaloi dhe e mori në shtëpi. Deri këtu nuk ka asgja që na ban me mendue se si mundet me ndodhë që përsoni që po rrinte me pozue Juden me qese të pareve në dorë, shpërblim tradhëtije, ishte ai i para sa vjetëve që paraqet figuren qendrore të Historisë së Kohës Moderne që mori Emnin e Tij në të gjithë Boten “Epoka mbas Krishtit” ... Shpesh kjo tregohet nga predikuesit për me na shpjegue “revolucionin” e vesit në metamorfozën që pëson njeriu nga rruga e flligtë dhe amorale e jetës së çthurun dhe të prirun nga e keqja...po shumë e pelqyeme sot nga gjithë bota edhe pse e di para meje këte të vertetë të njohun të historisë së artit. Sigurisht, shumica janë të prirun nga qesja në doren e tij...

Juda i njohun si perfaqsues e vesit të tradhëtisë njihet përnjëherë edhe nga ata që nuk e kanë pa kurrë vepren e Leonardos. Mjafon t’i thuesh se këtu asht Krishti me të gjithë Apostujt e vet, natën e fundit para shkuemjes në Gjetseman, ai ve gishtin tek Juda.

Po Ponci Pilat, si njihet? – Asht shumë interesante se veprat e artit për té, tue pasë dashtë me paraqitë njeriun që përfaqson “drejtësinë” apo “gjykatësin”, kanë paraqitë në  një mënyrë të persosun simbolin e padrejtësisë, mashtruesin dhe gënjeshtarin, dhunuesin dhe hipokritin, që i vetdijshem për krimin që kryen, kërkon “me la duert”...tue thanë: “Unë nuk gjej faj në Té,.. merrnje ju e kryqzojeni!”... Pra, “kryqzojeni” edhe pse nuk ka faj!

Në 47 vjet të pushtimit komunist në Shqipni asnjë artist nuk ka pasë nevojë me pritë me vite për me gjetë fëtyren e Judës apo të Poncit Pilat. Porsa ke dalë tek dera e një shtëpije në rrugë e derisa je kthye në darkë të ka ndjekë Juda. Aq shumë kishe përreth, sa shpesh mos me dijtë se cilit me i thanë “mirëmengjes” e cilit mos me i folë fare, apo me ba sikur nuk po e sheh. Aq shumë u mbush Shqipnia me ata tradhëtarë, që ma të kqijtë ndodheshin ndër pjaca, kafe e kthinat apo qoshet e rrugave... Të deklaruemit ishin ma kapadai mbasi njiheshin të gjithë nga “qesja e pareve” që mbanin në brez...

Porsa ke hy në një shkollë, zyre, fabrikë apo tue ecë në rrugë dhe ke mërrijtë në qendren e një qyteti apo fshati, në një kuader të madh ke gjetë Poncin Pilat...ose bustin e tij.

Mbas 1992...”artistët” e shtetit shqiptar u detyruen me ndrrue rrolet, ata që luenin në mënyrë të persosun rolin e Judës, sigurisht të paknaqun nga “qesja e vogel” që mbajtën për sa e sa vite në dorë, iu drejtuen kolltukut të Poncit Pilat, po ama jo me “qeset” e Judës, po me “thasët” e Poncit, i cili ua la trashigim nga “froni” i vet i paligjshëm, të cilin nuk mujti me e marrë me vete... Pak kush mujti me kuptue trashigimtarët e pafarë të tij.

Nuk kishin nevojë me kërkue vepra arti nga vendet tjera komuniste dhe as për  fëtyrat apo mimikat e Poncit, mbasi për fat TVSH ua paqiste shpesh surratin e Ramiz Alisë, i cili i ka luejtë të gjitha rolet e veseve të tija, tue fillue nga ata ma të ndytat morale kur ishte i ri, e deri tek ata kriminale kur ishte plak pra, nga xhullijtë, Juda e deri tek Pilati ...dhe ka vazhdue deri vonё me i tregue Rinisë Shqiptare se cili asht roli ma i pershtatshëm në Shtetin Shqiptar, xhullini a Juda! Vetem pak ditë i shtruem ndër shilte provoi me luejtë në rrolin e viktimave të veta dhe Pilati i ri tha: “Lirojeni,.. nuk i gjej faj me e mbajtë aty!..” Po, duhej lirue ai që pak kohë ma parë tha: “Edhe bar do të hamë, edhe gjak do derdhim, këtu e më tej nuk shkojmë, lirinë, pavarësinë dhe socializmin nuk e sakrifikojme. (16 Prill 1990) Ishin pak ditë mbas Funeralit të Djalit Pllumb Pllumbajt në Shkoder, kur tradhëtari turkoshak Ramiz Alia thonte në Byronë Politike të Komitetit Qendror të PPSH, me 14 korrik 1990: “Nuk ka qytet tjetër ku vepron më tepër agjentura e armikut se sa Shkodra. Në Shkodër agjentura vepron shumë e organizuar, e ndërthurur. Atje ka agjenturë serbe, italiane, gjermano-perëndimore dhe franceze. Vatikani ka hedhur agjenturën e vet, prandaj, duhet ndenjur gjithmonë në tension dhe të rritet vigjilenca.” Veni re, kujdesin per “vigjilencë” deri në pleqni!!

Po për Krishtin mund të më pyes dikush...nuk ke shkrue asnjë fjalë? – Po, në shembullin e Krishtit asht Populli Shqiptar, që po vuen si Ai që nga viti 1944... tue u pështy, torturue, masakrue, vra e varë pa vorr, pa shenjë tek Kryet, e sot po i dhunohen edhe të Parët. Pushtuesit turq i dhunuen Vorrin të Madhit Gjergj Kastrioti, pinjollët Sot po kërkojnë me dhunue Até, Figuren Botnore Nanë Terezen...mbas Saj edhe Atdhetarin Ibrahim Rrugova!

Diplomati Henrri Kesiinger shkruen: “Rusija do të pushtonte pastaj një pjesë të Ballkanit Otoman, për ta mbajtur si peng” (“Diplomacia” fq 148.) Dhe me të vertetë qe ku asht sot “pengu”... “Futeni po deshet në Europë, këta janë Shqiptarët e Ballkanit Otoman!!”

Jam i sigurt se Shqiptarët kanë forca me u perballë me të gjitha hibridet bastardhe të sotme dhe të djeshme turkoshake, anadollake, islamike, ateiste etj...që po kerkojnë me na turpnue para Europës, por edhe me dhunue Shqiptarët për shkombtarizim, e kryesisht me i perça për me vazhdue sundimin e tyne gjoja me masken “turkoshake” jo vetem mbrenda kufijve shtetnor por edhe në Kosovë, Maqedoni, Çamëri e ku asht edhe vetem një Shqiptar, tue percaktue ma saktë nga presidentët, qeveritarë, nëpunës, intelektualë, akademikë e deri tek sherbyesit ma të thjeshtë të besimeve antikombëtare të Shqiptarëve, që po punojnë me vrull dhe të paguem mirë për shpërbamjen si dhe shuemjen e Trojeve Shqiptare, tue kërkue me i zhdukë Idhujt e Kombit, me përdhunue Ata Ideale për të cilat kanë dhanë jeten mbi gjysëmiljoni Shqiptarë pa dallim Feje, por tue mos lanë pa rikujtue asnjë çast mija e mija të tjerë Atdhetarë, që vazhdojnë me kenë edhe sot të persekutuem, të shpronsuem, të vorfën dhe me gojë të mbyllun nga forca... e Judës dhe e Pilatit...e kjo asht pasoje e asaj qё ka percaktue vetem me njё rresht Papa Gjon Pali II, me 16 Janar 1994 në Vatikan, se:

Shumë njerëz janë endè në duert e torturuesëve të pamëshirshëm!”

 

Melbourne, Prill 2012.

 

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora