E diele, 18.04.2021, 09:08 PM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Poezi nga Timo Mërkuri

E hene, 20.02.2012, 08:55 PM


Timo Mërkuri

 

 

Loti i detit.

 

Po vij drejt jush si një dallgë deti.

Valët,

janë rrudhat e ballit tim. E kreshtat e tyre të bardha

thinjat e mia të parakohëshme janë.

 

Ju dërgova pulëbardhat si kartolina për krishtlindje,

a i morët vallë?

 

Po vij drejt jush e prapë do kthehem,  me zbaticën

se kam dhe një mort tjetër.

 

Një dert e kam.E një dhimbje që se mbaj dot.

 

Dhimbjen time e vajton dhe deti.

 

Me lot stërkalash e suferinat ligje.

Moj botë e vogël, pse ke kaqë shumë dhimbje?

 

 

Triptik

 

Nitës!

 

I

 

Ky park ku ti shëtit shkujdesur është zemra ime

Dhe këto lule që ti ledhaton,ëndrat e mia janë.

Tani që të njoha ty,

                            dua të rroj e të vdes si trëndafili në maj.

 

II

 

Ky stol ku ti je ulur është veç një gur

që dikur zemrës ja pata vënë.

Mos u habit,

në zemrën time do të gjesh gërmadha dashurish

që mund ti sodisësh si rrënoja antike.

 

III

 

Unë, jetim si ylli i mëngjesit.I heshtu si ai,

kam qiellin tim e dashurinë time.

 

A e ke vënë re, buzëqeshja ime

ka më shumë ylberë se e gjithë pranvera

dhe këngën time, kori i yjeve e shoqëron

duke bërë të hedhë valle Arusha e Madhe.

 

Unë pra, po të jap zemrën time

me ylbere mbi rrënoja e ansamblin e ëndrave

që këndojnë hymnin e dashurisë.

 

Unë nuk e di ku e ka shtëpinë pranvera,

por buzët e tua janë për mua

                                                portat e lumturisë.

 

 

Bija ime

 

Bija ime e vogël,

    gjumi im i prishur

    gazi im i fshehur

    dhe pëllëmb e ngrohtë

    që më fshiu lotin.

    Ti përherë e vogël

     bijëzo.

 

 

Tim biri

 

Në këtë ngjitje, o bir

e shoh që të pengon hapi im i rrëndë e i ngadaltë.

Por ti mos mendo të më ndihmosh duke më pritur.

 

Asnjë pritje nuk të çon përpara.

 

Pra, lermë mua, të përcjell ditët e mia.

Ti vetëm ecë, që të mbrish sa më parë

aty, ku unë u rropata  gjithë jetën të mbrij.

Aty nise hapin tënd.S’do jeshë vetëm.Aty

të prêt buzëqeshur të të bëhet bashkëudhëtare

ëndëra ime, o bir.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora