E premte, 26.04.2024, 05:31 AM (GMT+1)

Mendime

Rexhep Kastrati: Angazhimi kundër SHIK-ut është angazhim për dekriminalizmin e politikës

E merkure, 15.02.2012, 08:58 PM


ANGAZHIMI KUNDËR SHIK-UT ËSHTË ANGAZHIM PËR DEKRIMINALIZIMIN E POLITIKËS

 

Nga Rexhep Kastrati

shkrimtar dhe analist politik

 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kohë që po ankohet për SHIK-un se po shantazhon kuvendarët, por jo vetëm ata. Dhe ankesat e tij për SHIK-un, bien vazhdimisht në veshë të shurdhër, pasi që SHIK-un nuk ka kush ta ndalë. Dhe në fund mbetet vetëm jehona qaramane e Isa Mustafës, i cili i ngjan një personazhi fatkeq që ndiqet edhe në komunë, e edhe në parti. Në letërsinë shqiptare, është një vepër që moti e ka shkruar Ramiz Kelmendi, “Shtatë persona ndjekin autorin”, që në një aspekt, pra në aspektin e ndjekjes, shpërfaq pozitën e Isa Mustafës sot. Keqardhja, por edhe fatkeqësia është se Isa Mustafa, duke u ankuar për SHIK-un, më shumë po e tregon pafuqinë e tij, pamundësinë e tij, dobësinë e tij, sesa alarmin që e jep kryetari i forcës më të madhe opozitare në Kosovë. Është kështu, pasi që Isa është tepër i vonuar me ankesat për SHIK-un, pasi që tashmë SHIK-un e ka brenda partisë, e ka brenda pushtetit në komunë. E edhe presidenti Rugova i kishte brenda njerëzit e SHIK-ut, të cilët dekonspironin, e pse jo, edhe sabotonin në masë të madhe aksionin politik që ndërmerrte ai. Njerëzit e SHIK-ut, apo rekrutët e SHIK-ut brenda LDK-së, ishin dhe janë në struktura të larta dhe kanë në dorë të gjitha sekretet e LDK-së. Dhe të tillët kanë qenë të shantazhuar dhe vazhdojnë të jenë të shantazhuar. Një pjesë të tyre, pra të njerëzve të SHIK-ut dhe të njerëzve në struktura të larta të LDK-së, i lidh edhe fakti se të dyja palët janë rekrutë të shërbimeve sekrete serbe. Dhe këta kanë qenë dje shumë të angazhuar për rrënimin e linjës institucionaliste të presidentit Rugova, përkatësisht për ta rrënuar atë si një personalitet popullor, por edhe i kujdeshëm, e të cilin e karakterizonte optimzmi racional, siç thoshte edhe vetë. E atë kohë, ishte kohë kur vriteshin personalitete të rëndësishme publike dhe politike që ishin të angazhuar në linjën institucionaliste. Atë kohë, pra kur njerëzit e SHIK-ut dhe njerëzit e rekrutuar nga SHIK-u, nëpërmjet shantazheve, por edhe nga fakti se të dyja palët ishin rekrutë të shërbimeve sekrete serbe dhe jo vetëm serbe, u vra edhe Xhemail Mustafa, njeriu që rrezatonte mirësi, që rrezatonte urtësi, që rrezatonte shpirtin human të një intelektuali që prej vitesh ishte pjesë e ekipit të ngushtë të presidentit Rugova në rrugën për sendërtimin e shtetit të Kosovës si zgjidhje kompromisi, siç thoshte vetë presidenti Rugova, e jo për shtetin e Kosovës si bazë për kompromise të tjera. U vra edhe Ismet Rraci, kryetari i Klinës, zgjedhur kryetar në një komunë në të cilën vepronte fuqishëm SHIK-u dhe në të cilën dora e krimit ua merrte jetën njerëzve si pa të keq. Atëherë, askush nuk reagoi për varrosjen e Ismet Rracit pa pjesëmarrjen e TMK-së. Dje, pra ishte SHIK-u çdokund, në çdo institucion dhe bënte shantazhe ndaj të gjithë atyre që nuk ishin në lartësinë e duhur të angazhimit që kishin marrë mbi vete. Dhe të tillët, sabotuan, apo provuan të sabotonin edhe varrosjen e presidentit Rugova. Dhe ishin të shumta vrasjet e personaliteteve publike dhe politike, pasi që ishte kohë kur vriteshin politikanë, vriteshin dhe gazetarë, vriteshin si për të eliminuar kundërshtarë, por edhe për të frikësuar politikën dhe shoqërinë. Dhe politika pati gjithmonë frikë të adresonte përgjegjësinë e krimit politik, pasi që shantazhet ishin të shumta. Dhe Isa Mustafa, kryetari i partisë që pati dinjitet, pati autoritet, pati mbështetje të fuqishme popullore në kohën e presidentit Rugova, do të duhej ta dinte, se kanë qenë një grup njerëzish pa kurrfarë mbrojtjeje dhe sigurie, që e quanin veten gazetarë dhe që e denonconin krimin, dhe e adresonin këtë krim. Dhe këta gazetarë rrezikonin veten, rrezikonin familjet e tyre, dhe këtë e bënin për të vrarë frikën dhe për të mbajtur gjallë shpresën tek populli se ky vend nuk do të bjerë në duart e krimit dhe nuk do të kriminalizohet tërësisht funskionimi politik dhe institucional i Kosovës. Dhe ata vranë Bekimin. Isa Mustafa duhet ta ketë ende në kujtesë vrasjen e atij gazetarit që pasi kishte lënë pushkën që besonte se e kishte kapur për ta çliruar vendin, kishte vendosur të punonte gazetar në një komunë ku pushteti identifikohej me krimin. Dhe në këtë gjendje terrori dhe krimi, kur nuk dihej se a do e mbërrimnim muzgun dhe a do e zbardhim mëngjesin, vazhdonim të denonconim krimin, të mbanim të gjallë shpresën e popullit për mosdorëzim para krimit. Dhe kishte njerëz, edhe në linjën institucionaliste që kishin kurajon që të bënin shumë të zeza si ndaj presidentit Rugova, ashtu edhe ndaj nesh, gazetarëve që populli na shihte më tepër sesa si gazetarë. Nuk mund ta harroj kurrë një intervistë të Bujar Bukoshit që nuk la gjë pa thënë kundër presidentit Rugova, kundër njeriut që bartte mbi shpatulla si luftën poltiko-diplomatike e institucionale për ta shpëtuar Kosovën dhe popullin me sa më pak pasoja, e edhe veprimtarinë sistematike të krimit politik jo vetëm të SHIK-ut, por edhe të shumë grupeve të tjera shqiptare dhe të agjenturave të huaja  që vepronin në Kosovë. Po si ra në duar të SHIK-ut raporti i Komisionit Shtetëror për Dëmet e Luftës, i cili u paraqit si dosje që LDK-ja paska bërë për Gjykatën e Hagës kundër UÇK-së?! Po dosjen e stisur për kolonel Tahir Zemajn, kush ia dha SHIK-ut? Po procesverbalet e ndryshme nga mbledhje të kryesisë së LDK-së, kush ia jepte SHIK-ut? Po titujt e shkrimeve të mia në “Bota sot”, kush ia jepte SHIK-ut para se të botoheshin në gazetë?

Prandaj, unë dhe kolegë të mi,  e dimë fare mirë se çka do të thotë të jesh i ndjekur, i përgjuar dhe i kërcënuar. Dhe qëllimi ishte frikësimi ynë, në mënyrë që të heshtnim, pra të mos bëheshim pengesë në përpjekjet kriminale për kriminalizimin e politikës dhe të institucioneve të Kosovës. Që atëherë, ne ishim në dijeni se SHIK-u, kishte arritur që të depërtonte në të gjitha institucionet, bile edhe në shërbimin e sigurisë së presidentit Rugova. Dhe kontrolli i institucioneve nga ana e SHIK-ut, duhej t’ia bënte më të lehtë linjës së Tiranës/Kretës realizimin e misionit të saj: realizimin e interesave të Serbisë në Kosovë.

Isa Mustafa, si njeriu që ka marrë përsipër ta drejtojë LDK-në, sigurisht e di se ka marrë përsipër ta drejtojë partinë e presidentit Rugova, dhe bashkë me këtë ka marrë përsipër të jetë i informuar për të gjitha ato që ka përjetuar LDK-ja si parti, si lëvizje, si linjë politiko-institucionale, po ashtu edhe për gjithë të tjerët që kanë bërë aq sa kanë mundur në kushte të një pasigurie të plotë që të pengojnë kontrollin e institucioneve nga SHIK-u,  e jo të sillej si drejtues i një partie sikur ta kishte themeluar vetë nga e para. Kjo do ta kishte bërë atë më të fuqishëm, dhe ankesat e sotme për SHIK-un të mos ishin kaq qaramane. Unë e kuptoj,  e besoj se e kuptojnë edhe të tjerët si unë, se Isa Mustafa i ka njerëzit e SHIK-ut dhe informatorët e tij rreth e qark në komunë dhe në parti, e që nuk e lënë të shohë përtej Kullës së Fildishtë dhe të hapë shikimin në të kaluarën dhe të ftojë të gjithë ata që vërtet kanë përvojë në ballafaqim me SHIK-un, dhe informacion të bollshëm për të, por megjithatë, duhet ta ketë të qartë se gjendja në të cilën na kanë vënë që disa vite, nuk ëshë një imazh i mirë, e as ndonjë gjendje që e ndihmon LDK-në dhe vetë Isa Mustafën. Natyrisht, se unë nuk dua të besoj pëshpëritjet e mllefosura të njerëzve të ndryshëm se Isa Mustafa ka ardhur në krye të LDK-së me misionin për ta shkatërruar përfundimisht atë. Unë dua të besoj se ballafaqimet e Isa Mustafës me SHIK-un janë të vërteta, kurse ankimet e tij për të, janë shumë serioze. E besoj për faktin se zgjedhjet e fundit kuvendore, e instaluan SHIK-un në Kuvend, në Qeveri, pasi më parë ishte instaluar në TMK-FSK, në SHPK, në AKI dhe në të gjitha hallkat tjera të pushtetit. Dhe instalimi i SHIK-ut në Kuvend dhe në Qeveri, ka për qëllim që të pamundësojë çdo angazhim institucional kundër veprimeve për institucionalizimin përfundimtar të tradhtisë kombëtare, për të mundësuar imunitet institucional për të dyshuarit e mundshëm etj. Por SHIK-u nuk është vetëm në PDK, ashtu siç nuk është vetëm në “Vetëvendosje”, por është edhe në AAK, edhe në LDK, etj. I vetëm, Isa Mustafa nuk mund të bëjë gjë kundër SHIK-ut, sado seriozisht që mund ta ketë. Angazhimi kundër SHIK-ut, është angazhim më i madh se i një lideri politik, më shumë sesa i një force politike. Angazhimi kundër SHIK-ut është angazhimi për dekriminalizimin e politikës, është angazhimi për dekriminalizimin e të gjitha institucioneve të Kosovës...

 

07 SHKURT 2012

 

Rexhep Kastarati u lind më 14 shkurt 1968, në Hoçë të Vogël, afër Rahovecit. Nga viti 1992 jeton në Prizren. Deri më atasha ka botuar këta libra: Jetëvdekja, poezi, 1993; Libri i njerëzisë, poezi, 1996; Kompropmetimi i çshtjes shqipatare, publicistikë, 1998; dhe, Rrthjeta, romandramë, 2003. Që anga viti 1996 është anëtar i Lidjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ka botuar edhe gazeta e revista të ndryshme që nga viti 1987. Një kohë ka punuar në “Bota sot”, kurse tash merret edhe me redaktime, lekturime etj. Mundësitë për t’u kontaktuar janë nëpëmjet numrit të telefonit +37744350993, dhe nëpërmjet postës elektronike: rexhepkastarati@gmail.com.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora