E shtune, 27.04.2024, 10:49 PM (GMT+1)

Mendime

Pjetër Domgjoni: Gegnishtja dhe tosknishtja nuk janë dy copa zjarri

E diele, 12.02.2012, 05:58 PM


GEGNISHTJA DHE TOSKNISHTJA NUK JANË DY COPA ZJARRI

 

Nga Pjetër Domgjoni

 

Jo zotni Skender Zogaj, jo. Gegnishtja dhe tosknishtja nuk janë dy copa zjarri të së njejtës gac. Së pari, zjarri asht zjarr dhe ai nuk ndahet në copa. Së dyti, Gjuha Shqipe nuk asht gacë. Unë u kisha thanë: Mos luani me zjarr e me gaca zotni. Me zjarr e me gaca luante vetëm lakeni serbosllav Enver Hoxha. Dialektet kurrë s'kanë qenë copa zjarri dhe gaca. Nuk janë as sot e kësaj dite copa zjarri dhe gaca. Dhe kurrë nuk do t'jenë copa zjarri e gaca, edhe pse dëshiron zotina jote e shumë e shumë të tjerë si ju.

Tosknishtja asht vetëm nji gur dhe Gegnishtja asht vetëm nji tjetër gurë diamanti apo brilanti që stolisin arin e Gjuhës Shqipe. E ne shqiptarët, gurët i kishim, por duhei gjetur arin. E ari nuk gjindei n'Jug, por n'Veri. Edhe ate, kryesisht në Kosovë. Që n'kohet e lashta ishte Janjeva e mandej edhe deri n'ditët tona asht Trepça ku gjindet ari. Por rezerva të arit gjinden edhe n'Mirditë e n'gjithë Malsi. Arin (gjuhësorë) patën fillue veriorët me e kërkue prej vitit 1333, dhe nji sasi t'vogël e patën gjetë në vitin 1462. Nji sasi ma t'madhe më 1505. Dhe sasia vinte tuj u rritë në vite e shekuj sespse këruesit veriorë e kërkoninin ate pandërprerë.

N'gjithë hapsirën shqiptare, punimi i stolive të arit bahei vetëm në Shkodër e ma vonë edhe n'Prizren, por edhe n'Prizren arpunuesit ishin vetëm shkodranë. Shkodra ishte vendi ma i njoftun për përpunimin e stolive, jo vetëm n'Shqipni, por n'gjithë regjionin. Edhe princezat hungareze edhe princezat rumune vinin e blenin stoli në qytetin e Shkodrës. Ata që mirren me përpunimin e stolive quhen mjeshtër artizanati apo artistë. E shkodranët ishin mjeshtrit apo artistët ma të njohur në të gjithë regjionin. Bijtë e këtyne artistëve, ma vonë filluen me e përpunue edhe arin e gjuhës dhe ate deri n'përsosmëri ashtu si i përpunonin edhe stolitë. Tuj marrë model veriorët. Arin e gjuhës filluanë ta përpunojnë edhe Arbëreshët përtej Adiatikut poashtu me nji meshtri sikur edhe shkodranët. E vonë, pra shumë ma vonë, ari i gjuhës filloi me u përpunue edhe n'Jug. Por, kur artistat e punimit të arit gjuhësor u shtuanë në t'gjithë hapsirën shqiptare. Në vitin 1908, u mblodhën n'Manstir të gjithë artistat ma n'za që i kishte i gjithë kombi shqiptarë dhe prap ishin ishin artistët shkodranë që i sollën në at vend veglatë ma t'përsosura për përpunimin e artit gjuhësorë edhe në të ardhmën. Tash veglat i kishin dhe çdo ditë dilnin mjeshtër e artista që e përkryenin zanatin e tyne deri n'përsosmëri. Çdo ditë e ma tepër, artistët shqiptarë filluen me u ba të dashur e të njohur në të gjithë hapsirën shqiptare sepse punonin e vepronin e bashkpunonin nga atdhedashuria e pa kurrëfar diktati, pa kurrëfar rivaliteti, hile t'keqe e pa kurrëfar xhelozie. Por, tash kërkohei të tuboheshin në ndonji vend e të bisedonin për përpunimin e nji ambleme. Nji simboli, nji unaze që do ta prezantonte artin gjuhësorë të shqiptarëve edhe në arenën ndërkombëtare. Edhepse artistët gjuhësorë të shqiptarëve ishin ba pothuajse të përkryer për kohën në të cilën jetonin. Ata kurrë nuk dëshironin të ngriteshin mbi popullin. Ata nuk dëshironin të shpiknin ndonji gjuhë të re apo të këmbëngulnin për ndonji t'folme lokale të vendeve prej nga vinin. Për hir të popullit e atdhedashurisë, kërkonin që artin e tyre gjuhësorë dhe simbolin e atij arti ta bajnë sa ma t'bukur. Sa ma t'pastër, sa ma t'përkryer, por edhe sa ma të thjeshtë që ta kuptojnë i gjithë populli. Dhe për kët tubim, nuk duhei të gjindei ndonji vend në skajet e atdheut siç ishin Manastiri dhe Shkodra. Megjithëse Shkodra i plotsonte të gjitha kushtet, por për hir të gjuhës, për hir të kombit e për hir të atdheut, artistët shkodranë pranuan që tubimi mos të mbahet në qytetin e tyre. U bisedue gjërë e gjatë e ditë e muaj. E shetitën nëpër çdo vend të Shqipnisë dhe në çdo vend shqipja flitei për bukuri, por Elbasani që ishte mesi apo zemra e të gjithë Shqipnisë, e fliste gjuhën shqipe ma bukur se çdo vend. Nuk kishin thanë kot të vjetrit: „Shqipja e Elbasanit, Turqishtja e Stambollit“. Lumi Shkumbin që e ndante at qytet përmjedis, i ndante edheToskët prej Gegëve, por urat e ndërtueme përmbi lum i bashkonin ata. Mardhanjet familjare i kishin ba ata që ti plotsojnë t'folmet dhe dialektet e njeni tjetrit me fjalë e shprehje prej të dyja anëve. Vet populli i atij qyteti me shekuj e kishin kultivue dhe formue gjuhën letrare. Prandaj nuk kishte nevojë të shpikei ndonji gjuhë e re. Gjuha letrare ndodhei aty, në popull dhe në mesin e tij. Në zemrën e popullit. Duhei vetëm të vendosëshin rregulla dhe të punohei nji amblemë. Nji unazë që ta paraqiste at gjuhë në arenën ndërkombëtare dhe prandaj vendi ku do t'përpunohei ajo unazë dhe do të dilte para jurisë u zgjodhë Elbasani. Dhe me 1924, u mblodhën në Elbasan, të gjithë mjeshtrat. Të gjithë artistat e gjuhës dhe unazën që e përpunuen e nxiorrën përparara jurisë po në at vend. Por me qenë se ky tubim tash kishte edhe karakter ndërkombëtarë. I ftuanë edhe ndërkombëtarët të marrin pjesë në at tubim. I ftuanë artistët që jo vetëm e njifnin gjuhën tonë, por edhe i kishin gjuhët e veta ma t'përsosuna e ma t'përkryera në të gjithë botën. Dhe ata e patën nderin të marrin nji gur diamanti m'atanë Shkumbinit dhe nji gur brilanti m'ket anë t'Shkumbinit e ti vendosin mbi at unazë që prej asaj dite do të quhei GJUHA KOMBËTARE APO GJUHA LETRARE. Gjuha me të cilën do të shkruheshin të gjitha letrat e të gjitha liblat e Kombit Shqiptarë. Prej asaj dite, Gjuha Shqipe që i kishte veglat e tani i kishte edhe rregullat, filloi me u zhvillue me nji shpejtësi marramendëse. Për nji kohë shumë të shkurtër ajo gjuhë filloi me nxjerrë, gjuhëtarë, poetë e shkrimtarë që tash i kalonin edhe hapsirat gjithëshqiptare. Tuj e nxjerrë Padër Gjergjin, jo ma, vetëm me përmasa shqiptare e ballkanike, por edhe Europiane e botnore. Me at gjuhë u shkrue edhe LAHUTA E MALSISË që u ba BIBLA, KURANI DHE UNGJILLI I T'GJITHË SHQIPTARIZMIT dhe autori i Lahutës u dekururue me tituj ma t'naltë letrarë prej universiteteve ma prestixhe të Europës e botës derisa u nominue edhe për çminin nobël për letërsi. Padër Gjergji dilte prej nji vendi. Pa universitete e pa akademi, por përmes talentit e përmes gjuhës letrare që përdorte ai, u ba i njoftun saqë iu dha titulli akademik dhe e pranue në akademinë e shkencave dhe arteve të Italisë. Tuj ba nderë vehtës dhe t'gjithë kombit shqiptarë.

Kur kjo gjuhë letrare erdhi në kulminacionin e zhvillimit. Në Shqipni erdhën n'pushtet komunistët në krye me lakenin serbosllav, Enver Hoxha që vetvetën e kishte quajtur terroristë. Çka bani ky batakçi. Edhe pse vinte prej familje hoxhësh, ishte vetëm nji anadollakë, që s'dinte as çka asht feja, as gjuha, as kultura e as kombi. Vetëm këto egërsina, në mungesë të dijes e në mungesë të kulturës. Vrasin njerzë të dijes e të kulturës. Vetëm ky e soij i haxhi çamilave, mund të shpallnin hero Haxhi Çamilin sepse prej KLLASËS së Haxhi Çamilit vinte n'krye të Shqipnisë edhe ky terroristë. Ky gjakpirës e shkatrraq, mori unazën e arit gjuhësor që ishte përpunue në Elbasan e shkrini sepse kjo bishë nuk dinte çka asht ari. Dy gurët e asaj unaze i futi në nji zjarr të fortë dhe i shndërroi në dy gaca. Ma vonë, njenën gacë e fiku me uji e gacës tjetër i dha benzin me të cilën e ndezi zjarrin n'mesin e shqiptarëve saqë pasojat e atij zjarri janë tuj na djegë edhe sot e kësaj dite edhe në shekullin 21.

Ushtria e policia që kishte formuar ky gjakpirës, mblodhi të gjithë gjuhëtarët, të gjithë poetët e të gjithë artistët e Shkodrës dhe t'gjithë Veriut dhe mbasi ua vodhi materialet, i burgosi, i torturoi e shumicën prej tyne edhe i vrau. Dhe në vitin 1972, mblodhi në Tiranë të gjithë çobajtë e Jugut e noj lake edhe t'Kosovsë e që ishin soji i racës vet eu a dha at ari që e kishte marrë prej shkodranëve e veriorëve që ta ndriçnin nji unazë të re e t'vendoste STANDARD. Vet fjala standard ishte fjalë e huaj e s'e kuptonte askush. E atëherë, si do ta kuptonte populli, gjuhën që do ta formonin ata çobaj. Si do ta punonin ata çobaji, unazën e arit, kur s'kishin pa ari kurrë me sy. Si do t'banin ata stoli, kur s'dinin çka janë stolitë. Megjithate e shkrinë at ari që e kishin vjedhë prej shkodranëve, por i futën aq shumë, bakër e mesing sa që u ba nji lëgurë aq e pistë e që mund të përngjante me çdo lloj metali, por jo në ari. Mandej, asaj unaze, ata çobaj, i vunë mbi te. Dy gurë mali që i kishin marrë nëpër male prej nga vinin edhe vetë. Dhe mbasi e sollën at unazë te Enver Hoxha. Enver Hoxha e pagzuoj me titullin. GJUHA E STANDARDIT. Por unaza kishte shumë bakër e shumë mesing e puthuajse s'kishte aspak ari. Menjiherë filloi të nxihej e filloi të zverdhëj e mirmbajtja e saj kushtonte me qindra e mijra litra gjak e qindra e miliona lekë që fitoheshin tuj derdhë qindra e miliona litra djersë deri në thyerjen e kurrizit të shqiptarëve. Mandej u shpenzuen qindra litra gjak, qindra litra djersë e qindra miliona lekë që përmes asaj gjuhe të standardit të dilte nji Ismail Kadare që do t'nominohet për çminin nobel për letërsi.

Në anën tjetër. Gjuha e standardit e ndau dhe e përqau popullin. Kosovën, ku nxirrei ari e argjendi. Lakeni serbosllav, Enver Hoxha, për pak pare apo për nji grimë pushtet, ua kishte shitë serbëve. Tuj e nda fizikisht me kufi që ma vonë do t'bahet nji mur Berlini përmjedis nji kombi. Kurse me Gjuhën e standardit. Kosova do të ndahet edhe shpirtnisht prej vendit që tash me gjuhën e standardit quhei vetëm SHQIPËRI e që dikurë së bashku me Kosovën, ishte quajtur edhe ARBËRI edhe ARBNI.

Fikne zjarrin e fikni gacat, zotni Zogaj. Uleni gjakun e thirrni arsyes sepse populli asht i ndarë ei përqarë pikrisht tuj ju falnderue asaj gjuhe të standardit. Me shumë të drejtë kishte theksue në nji vend Ilir Dardani: „KANË ME KALUE EDHE DYQINDË VJETË DHE SHQIPTARËT E KOSOVËS S'KANË ME MUJTË ME E MSUE GJUHËN E STANDARDIT.



(Vota: 14 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Shaban Cakolli: Vullneti i popullit dhe rinisë është mbi vullnetin e kryesisë Asllan Dibrani: Intervistë me Naim Miftarin hetues (Specialist) i luftës kundër terrorizmit.. Fahri Xharra: Të falemnderit Jusuf Buxhovi! Fritz Radovani: ''Revolucioni ideologjik dhe kultural'' i 1967 (III) Rexhep Kastrati: Të gjitha opsionet e hapura për Veriun e Kosovës Pirro Prifti: ''Cicërimat'' e Opozitës dhe ''Kikiriki'' të Maxhorancës - shqetësojnë Europën Fahri Xharra: Letër e hapur “Gazetës Shqiptare” ! Xhevat Rexhaj: Presidenti ynë Rugova edhe pse në amshim, nuk po të lejojnë të prehesh i qetë Artur Zheji: Të rikthejmë dënimin me vdekje? Luan Kalana: Engjejt e shpirterave... nje jete nga njerez te thjeshte e humane .. Zejdush Kastrati: Gara vazhdon…! Ramiz Dërmaku: Formimi i Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë të Epërme Besim Jashari: Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi (BDI) tradhtari shqiptar i kohëve moderne Avdi Ibrahimi: Njeriu i korruptuar veshur me pushtet Fritz Radovani: ''Revolucioni ideologjik dhe kultural'' i 1967 (II) Skënder Zogaj: Një gjak, një gjuhë, një komb, një flamur Ramiz Dërmaku: Çka u bisedua dhe çka u vendos në ''konferencën'' e Londrës për shqiptarët?! Abdullah Prapashtica: Përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është genjeshtër Ilir Dardani: Gjergj Fishta - Poeti Kombetar i Shqiptareve Asllan Dibrani: Teza për ndarjen e Kosovës skandal politik në rajon...

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora