E premte, 03.05.2024, 11:52 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është genjeshtër

E hene, 06.02.2012, 08:42 PM


PËRMBYLLJA E MBIKËQYRJES SË PAVARËSISËS SË KOSOVËS ËSHTË GËNJESHTËR

 

Nga Abdullah Prapashtica

 

Me zë të ulët nuk mund t´i thirret ati që gjendet në gjumë të thellë në një shtëpi të cilën e ka marr flaka. Ne si popull po jetojmë në kohëra të ashpra, po përjetojmë dhimbje të forta, prandaj nuk mund të flasim me fjalë të urta e të buta për fatkeqësinë në të cilën po na fundosin qeveritarët e korruptuar. Por, edhe në fatkeqësitë më të rënda duhet të ruhet qetësia, sepse vetëm me mendje të kthjellë gjendet rrugëdalja nga çdo situatë. Para së gjithash duhet bërë vlerësimi i saktë i situatës konkrete. Pastaj duhet vlerësuar raportin e forcave dhe nga kjo edhe kahëjet e daljes nga kjo situatë.

 

CILA ËSHTË GJENDJA FAKTIKE JURDIKE?

 

Para se të hyjmë në temë, të shohim se çka thotë Karta e OKB në

 

 

- kapitullin e I mbi VETËVENDOSJEN E POPUJVE dhe çka thotë në

 

- Kapitullin e XI mbi territoret shtetërore PA VETË-qeverisje!

 

- Çka thotë Rezoluta e OKB 1244,

 

- çka thotë marrëveshja e Rambujesë,

 

- çka thotë Plani i Ahtisarit dhe sa

 

janë ato në përputhje me parimin e të drejtës së popujve në vetëvendosje, në pavarësi dhe barazi me popujt tjerë.

 

Vet Këshilli i Sigurimit të OKB me Rezolutën 1244 vjen në kundërshtim me Kapitullin e I Kartës së OKB, gjegjësisht me parimin mbi të drejtën e popujve në vetëvendosjen, sepse aty thuhet: “... kërkohet që statusi përfundimtar i Kosovës të arrihet sipas “MARRËVESHJTES SË RAMBUJESË përmes të autonomisë substanciale të Kosovës nën sovranitetin e Beogradit…”! Ky gafë nuk ka guxua me ndodh Këshillit të OKB. Por, kjo ka ndodhur dhe aktualisht në Kosovë UNMIK-u, EULEX-i, KFOR-i, OSBE-a dhe BE-ja veprojnë si pas Rezolutës së OKB 1244, që është nxjerr ne kundërshtim ke Kartën e OKB!

 

Plani i Ahtisarit shkon një hap më tutje në dëmin e Popullit Shqiptar, sepse si pas Ahtisarit Kosovës, si territor i mohohet identiteti nacional shqiptar, dhe Kosova shpallet tokë “multietnike”. Me këtë Populli Shqiptar i Kosovës shpronësohet nga territori i vet etnik dhe njëkohësisht ati i mohohet edhe vet identiteti nacional shqiptar, duke i dhanë një identitet falsifikuar të ashtuquajtur “komuniteti kosovar”. Pra, Populli Shqiptar i Kosovës me Planin e Ahtisarit nuk njihet as si komb, as si popull (si pjese një kombi), as si pakicë nacionale a minoritet dhe as si grup etnik i formuar apo i pa formuar me kulturë identifikuese. Nocioni i përgjithësuar “komunitet” mundet te përdorët për grupet sportive e deri për hordatë barbare primtive.

 

Këshilli i Sigurimit i OKB, për mos me marr vet përgjegjësi juridike, e hodhi posh Planin e Ahtisarit, sepse ai përmban në vete elemente gjenocidi ndaj kombit shqiptar. Por, e toleroi atë duke e bartur përgjegjësin e vet te BE dhe Brukseli. BE dhe Brukseli (të nxitur nga shovinistët grek e sllav) qëndrojnë pas këtij plani gjenocidal, i cili synon shuarjen e kombit shqiptar në Kosovë e më gjerë në Bllakn .

 

Për lexuesit, unë veçova disa pjesë të Kartës se OKB dhe të rezolutës së OKB që mbështeten në Marrëveshjen e Rambujesë me të cilat Plani i Ahtisarit e thellon dëmin ndaj Kosovës. Ata lexues që duan ti shkojnë këtyre gjurmëve antishqiptare deri në fund, munden edhe vet të e lexojnë në internet në gjuhen shqipe, Kartën e OKB, Rezolutën 1244, Marrëveshjen e Rambujesë dhe Planin e Ahtisarit, për me e pa vet se çfarë komploti është kurdisur në Bruksel për zhdukjen e kombit ton.

 

DYFTYRËSIA DHE PAFTYRËSIA E FUQIVE TE VJETRA TË EVROPËS DHE E POLITIKANËVE TË KORRUPTUAR VENDOR

 

Të themi së pari se hipokrizia brirë nuk ka! Në Kosovë, ata që i kërkojnë vizat prej shqiptarëve, pa lejen e Kosovës hynë në tokat tona edhe me tanke! Republikën e Kosovës e njohin si shtet 86 shtete. Por, edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare, pavarësinë e saj nuk e njohin as OKB, as UNMIK-u as EULEX-i, as KFOR-i, as OSBE dhe as BE. Ndërsa shtet anëtare të tyre e njohin “pavarësinë” e saj! Çfarë paradoksi! Kështu Kosova është shndërruar në një burg kolektiv apo në një Llogor Koncentrimi të vizave të BE. Kosova është shndërruar në një shtet të kolonizuar i cili shërben si laborator për eksperimentime e për shpëlarjen e të tëra ndyrësirave të mundshme, ku Sovraniteti i Republikës së Kosovës hiqen nga tekstet juridike dhe kalon në fusnota, ndërsa kufijtë e saj shndërrohen “në vend kalime” që kanë kuptimin e stazave shëtitore. Por, para se të vazhdojmë zbërthimin e këtyre makinacioneve mafioze, të shohim se çka thonë dokumentet në të cilën thirren ata vet.

 

“...Kapitulli I: Qëllimet dhe parimet

 

Neni

1

 

Kombet e Bashkuara marrin përsipër:

 

1. të ruajnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare dhe, për këtë qëllim, të marrin masa kolektive të efektshme për të parandaluar dhe mënjanuar kërcënimet e paqes, për të mposhtur veprimet mësymëse dhe shkeljet e tjera të paqes, si dhe për të zgjidhur me mjete paqësore sipas parimeve të drejtësisë dhe të drejtës ndërkombëtare konflikte ndërkombëtare apo situata, që do të mund të çonin në shkelje të paqes;

 

2. të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve, të cilat bazohen në parimet e barazisë dhe TË VETËVENDOSJES SË POPUJVE si dhe të marrin masa të tjera të përshtatshme për konsolidimin e paqes;

 

3. të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare si dhe për të mbështetur dhe forcuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe apo besimi fetar;

 

4. të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e kombeve për të realizuar këto qëllime të përbashkëta ...”

 

Kosova nga viti 1999 nga ana e OKB trajtohet jo sipas kapitullit të I por sipas kapitullit të XI ku thuhet:

 

....

 

“...Kapitulli XI: Deklaratë mbi territoret shtetërore PA VETËQEVERISJE

 

Neni 73

 

Anëtarët e Kombeve të Bashkuara, që kanë apo marrin përsipër përgjegjësinë për administrimin e territoreve shtetërore, popujt e të cilave nuk kanë arritur ende vetëqeverisjen e plotë, njohin parimin, sipas të cilit interesat e banorëve të këtyre territoreve shtetërore kanë përparësi; ata marrin përsipër si një detyrë të shenjtë detyrimin, që, në kuadër të sistemit të paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare, ngritur përmes kësaj Karte, të mbështesin maksimalisht të mirën e këtyre banorëve. Për këtë qëllim ata marrin përsipër,

 

a) të garantojnë progresin politik, ekonomik, social dhe arsimor, trajtimin e drejtë dhe mbrojtjen e këtyre popujve nga abuzimet duke treguar respektin e duhur përkundrejt kulturës së tyre;

 

b) të zhvillojnë vetëqeverisjen, të marrin në konsideratë, sikurse duhet synimet politike të këtyre popujve dhe t’i mbështesin ata gjatë zhvillimit progresiv të institucioneve të tyre të lira politike, dhe kjo në përputhje me raportet e veçanta të çdo territori shtetëror, të popullsisë së tij dhe të nivelit përkatës të zhvillimit;

 

c) të konsolidojnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare;

 

d) të nxisin masat për ndërtim dhe zhvillim, të mbështesin veprimtarinë kërkimore si dhe të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, e në rast se duhet edhe me organizatat ndërkombëtare të specialitetit, në mënyrë që të realizojnë kështu qëllimet sociale, ekonomike dhe shkencore përcaktuar me këtë nen;

 

e) t’i përcjellë rregullisht për njoftim Sekretarit të Përgjithshëm, duke respektuar kufizimet, që marrin në konsideratë sigurinë dhe kushtetutën, informacione statistikore dhe informacione të tjera të natyrës teknike në lidhje me sistemin ekonomik, social dhe arsimor në territoret shtetërore, që nuk përcaktohen në kapitujt XII dhe XIII, territore këto për të cilat ata mbajnë përgjegjësi...”

 

Lajmi i 25 korrikut 2011 ishte një befasi e këndshme, që doli farsë e hidhur!

 

Kur me 25 korrik 2011 kryeministri e shkarkoi Reshat Maliqin nga detyra e Drejtorit të Policisë, dhe pa e emërua Drejtorin e ri, e nisi Njësinë Speciale për në kufirin aktual verior të Kosovës, bëra një shkrim me titullin: “KTHESA POZITIVE E HASHIM THAQIT, FARSË APO RELAITET?” Shkrimin tim e fillova me këto fjali:

 

“...Lajmi i 25 korrikut 2011 Ishte një befasi e këndshme! E them këtë sepse as njëherë nuk kam pas as do të kem as dilema e as lëkundje për të përkrah publikisht çdo iniciativë përparimtare të kujtdo qoftë, sikur që, po ashtu do të e kundërshtoi publikisht çdo veprim negativ, që mund të e dëmtoi nga kush do qoftë e në çfarëdo forme interesat e Kombit dhe Atdheut tim...”!

 

Por, për fatkeqin time dhe të gjithë atyre që i besuan këtij veprimi të vonuar shtetëror, kjo doli vetëm një farsë e zakonshme sa për mashtrim optik të opinionit, që kushtoi, kot, një jetë njeriu. Të merremi vesh! Nuk do të ishin shumë humbja e disa qindra njerëzve në dy anët, sikur çështja e veriut të merrte njëherë e mirë një epilog pozitiv. Kështu si është tani e 12 vite kur edhe ashtu na u vranë disa qindra shqiptar nga dora çetnike dhe për këtë Beogradi nuk po jep përgjegjësi, por nga Brukseli po shpërblehet me koncesione të reja në dëmin e Kosovës. Prandaj humbja e një jete njeriu pa as një kundër vlerë është humbje tepër e madhe.

 

Kur ndodhi që akoma pa u tha dheu mbi varrin e Oficerit të Policisë Enver Zymberit, kjo qeveri vazhdoi negociatat me Serbin në Bruksel, u pa se 25 korriku 2011 ishte farsë për mbulimin e koncesioneve tjera në kurrizin e Kosovës në favorin e Serbisë në drejtim të kthimit në skenë te “Marrëveshja e Rambujesë”, me të cilën (GNS) Grupi për Negociata me Serbinë pranoi sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, me kusht që pas tri viteve të mbahet referendumi për vetëvendosje! Rezoluta e OKB 1244 po ashtu e pranoi sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën. Referendumi nuk u mbaj kurrë por as “Marrëveshja e Rambujesë”, nuk u q´fuqizua kurrë. Edhe pse 86 shtete e kanë njohur “pavarësinë” e Kosovës, as një shtet i vetëm nuk e njehe të drejtën e Kosovës në vetëvendosje. Ndërsa qeveritarët tanë vazhdojnë ta mbajnë popullin nen hipnozën e mashtrimeve se “çdo gjë është rregull”, neve po na përsëritet historia e dhimbshme e dyndjeve të mëdha jashtë vatrave stërgjyshore e jashtë atdheut. Tani jemi sërish në pragun e dyndjeve të mëdha të programuara nga boshti Athin –Beograd- Moskë -Bruksel, për ndryshimin e strukturës nacionale të Kosovës. Për 12 vite Kosova u shndërrua në një Aushvic të vizave të BE. U shkatërrua infrastruktura ekonomike e sociale dhe u përgatit tereni psikologjik për braktisjen masive të Kosovës nga rinia e saj .

 

Kosova e ka prioritet bashkimin e vet me shtetin amë Shqipërinë, e jo anëtarësimin në OKB, në BE e në NATO!

 

Kur UNMIK-ut i u çjerr maska koloniale, ata ia ndryshuan emrin në EULEX, dhe kur maska e EULEX.it po ç’erret, ata po e përgatisin “anëtarësimin e vendin ton NËN BE e NATO. “Mbikëqyrja Ndërkombëtare” koloniale vetëm po i ndryshon maskat. Kosova gjendet nën pranga diktatoriale të Kushtetues dhe Ligjeve diskriminuese të BE të cilat po miratohen e po zbatohen nga pushtetar të korruptuar vendor pa pëlqimin e popullit.

 

Jo zotëri! “Mbikëqyrja Ndërkombëtare” e diktatura koloniale e juaja mundet të përfundon vetëm kur se bashku me ju dhe me Kushtetutën e Ligjet e juaja destruktive homoseksuale, nga vendi i ynë te shkojnë te gjitha ushtritë e policit e huaj se bashku me rrjetin e juaj të spiunëve te instaluar në strukturat e pushtetit vasal. Dhe kur në Kosovë të mbesni vetëm ata që Kosova i fton për të mbetur për një kohë të caktuar dhe me kushte të caktuara.

 

Vetëm kur Kosovës të mund ti bashkohen Kosova Lindore, Malësia Shqiptare, Maqedonia Shqiptare dhe me to bashkë ajo ti bashkohet shteti ma Republikës së Shqipërisë, mund të thuhet se Kosova u çlirua nga diktatura e huaj. Kosova e ka prioritet bashkimin e vet me shtetin amë Shqipërinë e jo anëtarësimin në OKB, në BE e NATO, ku parashihet anëtarësimi edhe i shteteve armike sllave e greke! Vetëm atëherë kur nga pushteti shkon e gjithë anëtarësia titiste e ish LKJ si dhe agjentura ahtisariste të korruptuar deri ne fyt, të cilët duhet nxjerr para gjyqit për tradhti madhore, dhe kur në vend të tyre të shohim Adem Demaçin dhe plejadën e revolucionarëve e patriotëve që gjithmonë ju qëndruan besnik Vendimeve të Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit, Programit të LPK dhe betimit të UÇK-ës, mund të besojmë se ka përfundua diktatura e mbikëqyrjes koloniale .

 

PARASHIHET QË PAS “MBIKQYRJES NDËRKOMBËTARE” TË EULEX-it TË

VJEN MBIKQYRJA E BE DHE NATO-së

 

Edhe nëse ndodh që “Mbikëqyrja Ndërkombëtare” e diktaturës koloniale e EULEX-it të zëvendësohet me maskën e re koloniale të “anëtarësimit” të vendit ton NË-N BE e NATO, lufta e shqiptarëve për mëvetësi e bashkim kombëtar nuk do të ndalet, sikur qe ajo nuk u ndal kurrë gjatë sundimit shekullor të Perandorisë Osmane. Ata që erdhën në Kosovë dhe e çarmatosën UÇK dhe e shkatërruan armatimin e saj derisa në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni nuk e dërguan as një ushtar e polic të vetin me i çarmatos ushtritë kriminale sllave dhe nuk e shkatërruan armatimi e tyre me të cilin u krye gjenocidi, nuk mund të na shiten si aleat tan.

 

Jam njeri nga ata dhjetëra mija luftëtar të lirisë që tërë jetët e veta e të familjeve të veta i kanë shkrirë për të bërë disa hapa drejt lirisë e bashkimit të atdheut ton të shumë vuajtur, andaj mos të shpreson kush se ne do te rrimë duarkryq derisa mafia e BE me mafinë vendore, vendin po na e fundosin nën një sundim të ri kolonial. Nëse vet nuk arrimi t´a pavarësojmë e bashkojmë kombin tone, amanetin ton do t´a qojnë në vend fëmijët tan duke vazhduar realizimin e Programit e LPK. Populli Shqiptar i ka mbijetua sundimet e Perandorive Bizantine, Romake, Osmane, Jugosllave-grek e Sovjetike dhe do ta mbijeton edhe sundimin diktatorial të Perandorisë Globaliste të Bashkimit Evropian. Tëra këto Perandori fodulle e gjigante përfunduan e do të përfundojnë në mbeturinat e historisë, ndërsa Kombi i vogël Shqiptar do të t´ i mbijetoi e do të jetoi përgjithmonë në trojet e veta etnike, sepse ka vitalitetin e vet natyror e civilizues dhe ka miqësinë të përjetshme me anglo-amerikanet!



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora