E merkure, 30.04.2025, 05:24 AM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Çka u bisedua dhe çka u vendos në ''konferencën'' e Londrës për shqiptarët?!

E hene, 06.02.2012, 08:56 PM


SHFLETOJME HISTORINË

 

ÇKA U BISEDUA DHE ÇKA U VENDOSË NË “KONFERENCËN“ E LONDRËS PËR SHQIPTARËT ? !

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Që nga viti 1987 – 2011, kanë ndodhur ngjarje të mëdha të cilat e kanë tronditur tërë planetin e kontinentin e europian, gadishullin ballkanik e në mesin e tyre edhe kombin shqiptar. Jehona e këtyre ngjarjeve qofshin ato që lidhen me qendrën e historisë, apo të rrethanave të saj lanë pasoja të mëdha. Pra, ra një sistem barbarë-Komunizmi, u shpërbenë tri shtete federale sllave , u bashkuan dy gjermanit dhe së fundi u krijuan dy shtete shqiptare në Ballkan. Këto janë disa nga aktet e këtij teatri dramatik të të cilat përjetuan disa kombe e shtete. Në shikim të parë këto zhvillime na u dukën të mbara sepse ballkani me shumë probleme tani duket pak më i çliruar nga urrejtja, ankthet, xhelozia, fantazmat e vjetëra. Tek disa shtete europiane ka munguar fryma europiane, demokratike, prandaj disa popuj çdo herë janë ankuar. Shumë analistë, politolog, shkrimtarë, strateg të artit ndërhyrjen e forcave të Natos, në Kosovë e quanin jo të drejtë, jo morale. Të gjithë e dim se krimi më pak se çdo gjë e duron dhunimin e të vërtetës. Dymbëdhjetë vite pas çlirimit të Kosovës, akoma popullit tonë, nuk i ka kërkuar falje populli serbë për krimet e bëra ndaj shqiptarëve të Kosovës. Nëse i kthehemi fakteve dhe historisë dhe padrejtësive që ju bënë popullit shqipëtarë shohim. Se edhe“konferenca“ e Londrës, e cila mori vendim tragjik për popullin shqipëtar, duke e ndarë ate në 4-ër pjesë. Deri më sot ne flasim në ambientin politik dhe në jurispodencë për konferencën e Londrës, por ajo thekson z. Koço Danaj; thuhet se ajo nuk ishte konferencë. Ato ishin takime për të cilat nuk është mbajtur proqesverbal. Pra askund nuk shkruhet se çka u bisedua dhe çka u vendos aty. Pra duke qenë e tillë u vendos diçka tjetër. Ambasadori i Francës, POL KOMBON, ishte pjesëmarrës në atë mbledhje, i cili bënte nga një përmbledhje të atyre që ishin folur dhe këto përmbledhje ia dërgonte ministritt ë jashtëm të Francës. Po të kërkosh dokumente për këtë mbledhje kolonialiste duhet të kërkosh dhe studiosh Arkivat e Ministrisë së Jashtme të Francës. Pra, aty shihet se aty kemi të bëjmë me një mbledhje që nuk u morrë kurrë me çështjen e shqiptare ne përgjithësi. Prandaj mendoj se sot është detyrë imediate për të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh se ku jetojnë, në Kosovë, Shqipëri, trojet etnike apo diasporë jo të flasin se si duhet ndertuar bashkimin kombëtar por fjalët e tyre ti jetësojnë në praktikë. Nuk kemi nevojë të flasim e të shkruajmë shumë për bashkimin kombëtar , por vetëm të na kujtohet se si u bë bashkimi i dy gjermanive..,dhe shumë lehtë dhe shumë shpejtë do të arrijmë edhe ne tek Bashkimi kombëtar. Deklarata e Kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha dhe opcioni i tij lidhur me bashkimin kombetar kanë nxitur tensione e reagime tek një pjesë e popullit shqiptar ;në Shqipëri, Kosovë trojet etnike shqiptare dhe diasporë. Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha ne një pyetje që ia bënë studentët e Univerzitetit të Prishtinës, rrethë idesë së bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm, ai tha; Sot një proces i tillë nuk mund të realizohet.., për shkak se kombi shqiptarë do të humbiste teritore. Sipas Kryeministrit të Shqipërisë z.Sali Berisha, ai bashkimin tonë kombëtar e sheh si një proces paralel me integrimet europiane. Ndersa Doktori i shkencave Mehdi Hyseni, e kundërshton këtë ide të Kryeminstrit Sali Berisha, dhe thotë;“ Diskursi i Kryeministrit, është në funksion të ruajtjes së pushtetit. Pra deklarata e Kryeministrit Sali Berisha, dhe mendimi i tij lidhur me bashkimin kombëtar ka nxitur shumë reagime tek intelektualët shqiptarë në Shqipëri dhe Kosovë. Deklarata e Sali Berishës është bërë me qëllim të ruajtjes së pushtetit në Shqipëri e Kosovë, pra ai nuk do ta pranojë një ide të tillë deri sa të shkoi në pension. Një ide të tillë e kishte dhënë vite më parë edhe ish presidenti i Shqipërisë z. Alfred Moisiu. Profesori i nderuar z. Mehdi Hyseni, i cili me çdo kusht e me çdo çmim të trojeve etnike shqiptare, duhet cekur ca rrethana të cilat shkojnë përtej tradicionales dhe mentalitetit të ngurtësuar e dogmatik mbi idealizmin

Kombëtarë. Derisa Profesor Mehdi Hyseni, i përmbahet idesë se shqiptarët duhet të bashkohen në një shtet të vetëm që nga ky moment përmes një aksioni të përshpejtuar dhe pa e lidhur këtë me procesin e integrimeve tona mbrenda vetvetes si dhe bashkësinë euroatllantike ku duhet të kyqemi. Një mendim të ngjajshëm me profesor Mehdi Hysenin, e ndajnë edhe shumë profesor, intelektualë, akademik, analistë politikë dhe njerëz të përkushtuar ndaj çështjes kombëtare. Shtrohet pyetja, se a u intereson shqiptarëve ne këtë momentë bashkimi kombëtarë? A ka mundësi që ne të humbasim teritore të tjera, veq atyre teritoreve që për fajin tonë,ose jo,i kemi humbur në rrjedhat e 135 ,viteve të fundit. Shtrohet pyetja, a ka të drejtë Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha të shfaqë shqetësimin e tij në këtë drejtim ? A është një arësye reale e humbjes së teritoreve për t’u larguar nga ideja e bashkimit klasik kombëtar. Ne fund shtrohet pyetja ? A mendon, z. Sali Berisha, se shqiptarët kurrë nuk duhet të bashkohen ne një shtet të vetin ? ! Nëse ne i referohemi dëshmive .., nëse në Skandinavi, është zgjedhur çështja e ishujve Alende në vitet 1920 me mirëkuptim dhe ekspertizë europiane. Në Euripën Juglindore akoma nuk ka arritur periudha e mirëkuptimit skandinav të para 80-viteve, ndonëse ekspertiza europiane dhe amerikane tani është formalizuar. Prandaj pa u lëshuar në diskutime të mëtutjeshme nëse për bashkimin e dy gjermanive, lejonin konventat ndërkombëtare pse mos të lejohet bashkimi i shqipëtarëve. Kjo do të ndodhë në momentin kur lederët tanë do ta përkrahin jo vetëm formalishtë por edhe praktikishtë të angazhohen për të arritur aty ku duhet arritur, pra tek Bashkimi Kombëtar.

 

Punuar me 23.01.2012

Weingarten Gjermani



(Vota: 8 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx