E hene, 29.04.2024, 01:54 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: ''Cicërimat'' e Opozitës dhe ''Kikiriki'' të Maxhorancës - shqetësojnë Europën

E premte, 10.02.2012, 09:02 PM


''Cicërimat'' e Opozitës dhe ''Kikiriki'' të  Maxhorancës - shqetësojnë Europën

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Europa është e shqetësuar për problemet që sa venë e rriten në Shqipëri qofshin ato ekonomike qofshin ato politike , por si zakonisht cicërimat dhe kikiriki-t në kafazin e politikës shqiptare s`kanë të sosur duke sjellë vetëm pështjellim dhe tymnajë për shoqërinë shqiptare përsa i përket të ardhmes.

Twitter i Ramës nëpërmjet së cilës anatemohen veprimet  jo të rregullta të maxhorancës e cila priqet me cdo kusht të mbajë nën kontroll të tëra pushtetet politike përfshi dhe presidentin duke krijuar një situatë të paprecedent përsa i përket ashpërsimit të toneve politike ashtu dhe në rritjen indirekte të shqetësimeve sociale të cilat pak e nga pak po bëhen bashkëudhëtarët e kësaj shoqërie shqiptare të drejtuar pa standarde nga politika.

Pavarësisht sukseseve të pjesshme të qeverisjes aktuale sidomos në  drejtim të rrugëve dhe të energjitikës apo në një farë mënyre dhe të menaxhimit reformator të buxhetit (me dy pjesë) si dhe amnisti fiskale e cila nuk është ashtu si e propozon ADS (Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet  e cila është e vetmja nga partitë e maxhorancës e cila ka hedhur idenë e parë se si mund të bëhet një amnisti e tillë),- mendoj se qeverisja sidomos në komponentët e tjerë të qeverisjes  ka probleme të cilat kanë të bëjnë kryesisht me kontradiktat e thella me opozitën dhe me mungesën e bashkëpunimit me të duke shkaktuar për pasojë mungesë progresi dhe acarime të herëpashershme të situatës politike gjë që e cila ka shqetësuar dhe ka shkaktuar jo pak reagime nga BE, SHBA dhe miqtë e Shqipërisë.

Daljet e herëpashershme të `bukuraneve` të të dy partive kryesore për të publikuar thëniet e liderëve përkatës përpara Media ve televizive për publikun nuk kanë bërë gjë tjetër vecse janë kthyer në shoë banale ku njerëzit e thjeshtë llogarisin se kush është lyer e përlyer më shumë dhe kush bën më shumë poza fotografike më të dukshme se sa tek frazat  tip hartimesh gjimnazistësh të cilat ato shqiptojnë duke fryrë buzët të lyera me të ngjyrë të kuqe acaruese..

Cicërimat në tëitter të z. Rama nuk janë  këngë zogu që kërkon ushqim nga zogu amë por britma të artikuluara në internet të cilat vetëm qesëndisen nga Maxhoranca, në vend që ato të  janë merren seriozisht nga ajo sepse janë gjysma tjetër e elektoratit të përfaqësuara nga kryetari i opozitës.

`Kikiriki`  plot patos  i gjelave të Maxhorancës për fitoret e arritura deri tani nën qeverisjen që nga 2005 mund të gëzojnë militantët përkatës por megjithëse me tonalitet më të lartë kjo uk do të thotë se `kënga` e fitimtarit është e pëlqyeshme për veshët e të gjithëve dhe aq më pak nga të huajt që po shohin dhe analizojnë me shqetësim këtë optimizëm jo-normal.

Praktikisht në këto `këngë shpendësh` nuk ka asnjë lloj harmonie që të na kujtojë në shqiptarëve se politikanët e dy partive kryesore po kërkojnë seriozisht bashkëpunimin dhe rrugëdaljet e duhura, por për fat të keq po shohin se debatet e hidhura  në distancë midis dy liderëve kryesore, vazhdojnë të na kujtojnë në shqiptarëve, polemikat e pafund me armiqtë imagjinarë të PPSH, polemika të cilat e cuan Shqipërinë në një qorrsokak ekonomik-politik dhe moral, fundin e të cilës ne e dimë që kjo coi në ndrrimin e dëshiruar kaq shumë të sistemeve.

Vazhdimi me kokëfortësi i mos hapjes rrugë njëri tjetrit për kompromiset e duhura, të cilat janë në fund të fundit dhe opsionet kryesore të politikës në sistemet demokratike të pas viteve `90, u ngjajnë përplasjes së dy cjepërve të cilët nuk i hapnin rrugë njëri tjetrit në traun e ngushtë që bashkonte të dy anët e lumit. E thënë ndryshe, nuk do të rrëzohet vetëm njëri por më shumë mundësi ka që të rrëzohen të dy cjepërit kokëfortë në ujrat e turbullta e të ftohta të këtij dimri të acartë.

BE dhe SHBA si faktorët kryesorë të jashtëm të cilat vazhdojnë ta mbajnë Shqipërinë brenda binarëve të integrimit, vazhdojnë të përpiqen vazhdimisht për të gjetur një rrugë zgjidhje oportune për problemet kaq të rëndësishme të zbatimit të 11 standarteve të parealizuara nga shteti shqiptar, standarde që do ti hapnin rrugën Shqipërisë jo vetëm për tu integruar me Europën perëndimore por edhe për të krijuar mundësitë e afrimit dhe të gjetjes zgjidhje për shqiptarët jashtë kufijve. Kjo sepse duke parë mungesën e stabilitetit politik në Shqipëri sa herë që vëndet fqinjë  janë në vështirësi, krijohet përshtypja se dikush apo disa klane brënda dhe jashtë vendit gjithashtu janë të interesuara ta shohin Shqipërinë të destabilizuar vazhdimisht derisa ato të kenë një moment të favorshëm që ta kthejnë përsëri Shqipërinë si në fillimet e pavarësisë së saj.

Nuk është për tu habitur se politika jonë gjatë 100 viteve dhe njerëzit që e kanë luajtur atë, ka qënë e mbushur plot tradhti dhe disfata të turpshme aq sa dhe në himnin kombëtar flitet për tradhëtarë. Kjo tregon edhe një herë se Shqipërisë dhe shqipëtarëve i duhet një tutor i fuqishëm që të na tregojë rrugën e të ardhmes, dhe neve na bëhet qejfi që këtë rol e ka marrë SHBA e cila së bashku me BE  do të arrijnë që Shqipërinë ta integrojnë dhe ti japin popullit të saj dhe shqiptarëve brenda dhe jashtë saj një të ardhme dinjitoze, pavarësisht politikanëve shqiptarë të cilët e kanë treguar veten që nuk e meritojnë vendin që u jepet për të drejtuar.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora