E diele, 28.04.2024, 02:18 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Cakolli: Vullneti i popullit dhe rinisë është mbi vullnetin e kryesisë

E diele, 12.02.2012, 05:57 PM


PUSHTETARËT DUHEN TË DIJNË: VULLNETI I POPULLIT DHE RINISË; ËSHTË MBI VULLNETIN E KRYESISË

 

Shkruan: Shaban Cakolli

 

Çdo shqiptari që i rrahë zemra për atdheun  dhe kombin duhet të dijë:Ribashkimi kombëtarë është njëri ndër idealet më të larta të kombit.Kush bie ndesh me këtë do të denohet historikisht

sot dhe nga brezat që do të vijnë.Armiqët më të egër janë sulur mbi këtë popull,për të e zhdukur nga faqja e dheut,për të fshirë Shqipërinë nga harta e botës,vetëm e vetëm shqiptarët të mos bashkohen.Për të penguar bashkimin kombëtar forca të mëdha pushtuese na coptuan,na ndanë mes fqinjëve të saj,sundimtarët e të cilëve ishin agjentura të fuqive të mëdha.

Na shkelën romakët e Cezarit,osmanët,hordhitë serbe nga Stefan Dushani deri te Karagjorgjeviqët e  Millosheviqët,austrohungarezet,gjermanët e dreqërit e mallkuar,por në çdo pushtim shqiptarët u gjinden më të bashkuar që treguan trimëri e mençuri,duke mos pushuar armët nga dora,duke derdhur lumenj gjaku për të i thyar gjithë armiqët që lakmojnë të pushtojnë tokat tona.Ideali i tyre ishte për një Shqipëri të bashkuar.Ata nuk i trembi as robëria,as djegëjet,as vrasjet dhe kurrë nuk e ulën kokën as para pushtuesëve dhe as para fuqive të mëdha.Të refuzosh bashkimin kombëtarë do të thotë:Të kërkosh formimin e republikave dhe krahinave shqiptare në Ballkan,të kërkosh autonomi kulturore nën serb,maqedon,malazez,e grek!Të vësh ndërgjegjen kombëtare në sprovë.Ndodhi lufta në Kosovën e ndarë të Shqipërisë.Nuk duhet harruar se qëndrimi heroik,burrëror dhe sfidues i  rinisë,populli heroik shqiptar u ballafaqua ballë për ballë me forcat e armatosura deri në dhëmë të pushtuesit,dhe kjo trimëri e tyre e pashoqe jo vetëm që mundi pushtuesit,po ua kthem vemendjen edhe ndërkombëtarëve.Çka pas luftës,me disa marrëveshje të dreqit e të birit mbetëm të copëtuar!

E coptuar mbeti një pjesë e  Mitrovicës që vite me radhë nuk guxon të  e shkelë këmbë shqiptari.Nën sundimin sërb mbeti Kosova Lindore,e shumë dobësi e ndarje tjera.

Për këtë na duhet bashkimi kombëtar,ai i bashkon shqiptarët,i bënë të fortë dhe të pavarur nga të huajt.Është koha të bëhen hapa drejt integrimit të shteteve të Evropës,por nuk është koha për ndarëje të shqiptarëve,koha është për bashkimin e tyre.Në kohë të hekurta dhe me plot sakrifica janë bashkuar amerikanët dhe gjermanet,pse ne po u dashka për hirrë të Evropës të pranojmë coptëzimet?Nuk është hera e parë që kryeministri  Sali Berisha në kuvendet shqiptare flet për bashkimin shqiptar,por sa del nga portat shqiptare është kundër bashkimit të shqiptarëve,madje fyan ata që duan bashkimin duke i quajtur ekstremist.

Sakaq, në lidhje me pyetjen e bashkimit të trojeve shqiptare, Berisha ka thënë se zërat për bashkim janë ekstremistë.Kështu u shpreh  Berisha në vizitën e fundit në Mal të Zi:

 

“Sot unë mendoj se interesi kombëtar i shqiptarëve është integrimi i tyre në Bashkimin Evropian. Bashkimi Evropian ka faktuar se është një komunitet apo është një rend, i cili bazohet, para së gjithash dhe mbi të gjitha, në liritë dhe të drejtat e individit, në respektim të të gjitha diversiteteve dhe sensitiviteteve në hapësirën e tij. Në këtë kontekst, gjithnjë e më shumë ideali kombëtar bëhet ose barazohet me idealin evropian. Kështu që zërat e ekstremistëve ngjajnë me klithma të një të shkuare që nuk e do më askush. E vërteta është që popujt tanë dhe vendet tona kanë përkushtimin më të madh për integrimin në Bashkimin Evropian. Le të marrim shembullin e kroatëve. Kombi kroat votoi këto ditë pothuajse me 2/3 për integrimin në Bashkimin Evropian, çka tregon se qytetarët e vendeve tona, thellë në shpirtin e tyre, janë pro evropian dhe dëshirojnë integrimin në Bashkimin Evropian”, tha Berisha.

 

Harron kryeministri se ideali kombëtarë është i shejtë,nuk barazohet me idealin  Evropian,sepse ata nuk na patën lënë të bashkohemi,na patën nda dhe as sot nuk e duan bashkimin tonë.Po jemi proeuropian,por në Europë mund të njihemi qytetar europian me komb shqiptar.Nuk duhet harruar se në korrik të 1913 në prani të gjashtë shteteve të mëdha europiane si:Anglia,Franca,Gjermania,Italia,Rusia dhe austrohungaria vetëm  Serbisë iu njoh e drejta e pushtimit të teritoreve të shqiptarëve prej një sipërfaqe 39.000 kilometra katror,7.000 kilometra katror  Malit të Zi,po llogaritëm Maqedoninë dhe Greqinë të cilës iu ndanë 51300 kilometra katror,kjo sipërfaqe iu coptua tokave shqiptare,mbi gjysmë milioni shqiptar i likuidoi vetëm  Greqia,shumë u dëbuan me dhunë nga vatrat e tyre,sepse  Aleanca  Ballkanike kishte disa qëllime.zgjerimin teritorial,sigurimin e daljes në detin Adriatik dhe shfarosjen e shqiptarëve.

Kjo do të thotë i nderuari kryeministër,se shqiptarët kanë derdhur shumë gjak për këto troje,andaj duhet bashkuar,nuk jemi ekstremist,por atdhedashës.E dini mirë z.kryeministër se Sërbija i ka pushtuar tokat tona me ndihmën e Fuqive të Mëdha,dhe sot kategorikisht shprehet:Nuk i themi jo hyrëjes në Europë,por nuk  heqim dorë nga  Kosova,po heqëm dorë nga njëra,i humbim të dyja!Kjo do të thotë serbët duan të grabisin trojet e huaja,kurse ne nuk paskemi të drejtë të bashkojmë trojet tona,kinse për hirrë të hyrejes në Evropë,çka nuk jemi afër këtij qëllimi dhe vështirë të hyjmë kështu të coptuar,por edhe hyrja copa-copa,nuk na duhet gjë.Sikur përfaqësuesit tanë lodrojnë ahengjeve,hanë qëngjat në hell,nga  zyrat ballkanike dhe Evropiane,rrudhin kërkesat e popullit deri në minimum,dhe kthehen në gjirin e popullit dhe zbrazin trastat e premtimeve boshe,e populli ka mbetur në varfëri dhe pashpresë.Nëse nuk mundeni të mbroni kërkesat për bashkimin kombëtar,mos e thuani qëndrimin tuaj:Thuajeni z.kryeministër:Ne nuk kemi ndonjë përcaktim për këtë;është një Lëvizje për Bashkim Kombëtar,andaj dëgjoni zërin e tyre.Kryeministrat as nuk mund të bëjnë bashkimin kombëtar,as nuk mund të zhbëjnë këtë,për këtë duhet dëgjuar fjala e popullit:”Duam,apo nuk duam Bashkim Kombëtar”?Nuk mund të themi se të gjithë janë pro bashkimit,por mund të themi se trojet shqiptare nga gjiri i vet çdo ditë po nxjerrin Gjergja,Qemajla,Boletina,Jasharaj,Zahir  Pajazita,Edmonda,Hakifa,që kërkojnë deri në fund bashkimin e gjitha tokave të pushtuara të Shqiprisë,për këtë po punojnë me ngulm pa llogaritur çmimet që duhet paguar.Çështja shqiptare nuk  zgjidhet nëse dikush ndanë edhe sadopak centimetra nga trojet tona.Është koha e fundit sot për një nismë të zgjedhjes  së çështjes tonë në tërësi.Ky është vullneti i popullit,vullnet ky mbi kryesinë,nga i cili muart karriget për të plotësuar vullnetin e tij.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Asllan Dibrani: Intervistë me Naim Miftarin hetues (Specialist) i luftës kundër terrorizmit.. Fahri Xharra: Të falemnderit Jusuf Buxhovi! Fritz Radovani: ''Revolucioni ideologjik dhe kultural'' i 1967 (III) Rexhep Kastrati: Të gjitha opsionet e hapura për Veriun e Kosovës Pirro Prifti: ''Cicërimat'' e Opozitës dhe ''Kikiriki'' të Maxhorancës - shqetësojnë Europën Fahri Xharra: Letër e hapur “Gazetës Shqiptare” ! Xhevat Rexhaj: Presidenti ynë Rugova edhe pse në amshim, nuk po të lejojnë të prehesh i qetë Artur Zheji: Të rikthejmë dënimin me vdekje? Luan Kalana: Engjejt e shpirterave... nje jete nga njerez te thjeshte e humane .. Zejdush Kastrati: Gara vazhdon…! Ramiz Dërmaku: Formimi i Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë të Epërme Besim Jashari: Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi (BDI) tradhtari shqiptar i kohëve moderne Avdi Ibrahimi: Njeriu i korruptuar veshur me pushtet Fritz Radovani: ''Revolucioni ideologjik dhe kultural'' i 1967 (II) Skënder Zogaj: Një gjak, një gjuhë, një komb, një flamur Ramiz Dërmaku: Çka u bisedua dhe çka u vendos në ''konferencën'' e Londrës për shqiptarët?! Abdullah Prapashtica: Përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është genjeshtër Ilir Dardani: Gjergj Fishta - Poeti Kombetar i Shqiptareve Asllan Dibrani: Teza për ndarjen e Kosovës skandal politik në rajon... Xhevat Rexhaj: E gëzofsh Pavarësinë Kosovë - Peshqeshin qe të la Ibrahim Rugova

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora