E diele, 28.04.2024, 12:10 AM (GMT+1)

Mendime

Pjetër Domgjoni: Padër Gjergj Fishta poeti ynë kombëtar

E marte, 14.02.2012, 07:47 PM


PADËR GJERGJ FISHTA POETI YNË KOMBËTAR

 

Nga Pjetër Domgjoni

 

Prej se e ka krijue Zoti përmbi kët tokë popullin shqiptarë e derisa të egzistojë ky popull. Mrenda qiellit e tokës e n'katër anët e ruzullit kah jetojnë shqiptarët, i vetmi njeri që e meriton titullin POET KOMBËTARË I SHQIPTARËVE asht PADER GJERGJ FISHTA. Sepse Pader Gjergj Fishta asht ylli, hana, e dielli që shëndritë përmbi gjithë letërsinë e gjithë kulturën Shqiptare. Sepse vet vepra e tij që e ka ba për kombin shqiptarë e ka ba Ate Poet kombëtarë. Sepse vet populli, pa kurrëfarë diktati, dhune e propagande e ka shpallë ate poet kombëtar. Kanë dalë me dhjetra, qindra e mijra poetë e shkrimtarë, por si Gjergj Fishta nuk ka dalë asnji herë ma parë. Do të dalin me dhjetra, qindra e miliona poetë e shkrimtarë, por si Gjergj Fishtën s'ka me lindë ma asnji nanë shqiptare derisa të egsistojë populli shqiptarë. Gjergj Fisha asht Homeri, Virgjili, Dante, dhe Shekspiri i Shqiptarëve. Janë shkrue me qindra e mijëra libra, por si LAHUTË MALSIE nuk asht shkrue kurrë ma parë. Kanë me u shkrue qindra, mijëra e miliona libra, por si Lahutë Malsie s'ka me u shkrue ma kurrë. Lahuta e Malsisë asht BIBLA, KURANI E UNGJILLI I TË GJITHË SHQIPTARIZMIT. Shqiptarët, vetëm KURANIN E LAHUTËN e kanë msue përmendsh pa kurrëfar diktati.

Me ardhjen e komunistëve n'pushtet. Naim Frashërin filluen me e ngritë edhe në poet gjithëkombëtarë. Dhe veprën e tij, Historia e Skenderbeut e ngritën në ep kombëtarë. Vend që s'e meritonte as Naimi e as Historia e Skenderbeut. Hoxhisti Tiranës e Qosiçi Prishtinës filluen me e ngritë Naimin edhe përmbi re edhe përmbi yje edhe përmbi qiell, por Naimin nuk e mbajtën as retë, as yjet e as qielli sepse Ai ishte i lidhun vetëm për tokën, ashtu siç ishin të lidhun edhe t'gjithë poetët e t'gjithë shkrimtarët tjerë. Edhe pse propaganda komuniste bani t'gjitha përpjekjet që me çdo kusht me e ba Historinë e Skenderbeut ep kombëtarë. Ajo kurrë nuk u pranue prej shqiptarëve si e tillë, por mbeti nji vepër shumë e thjeshtë e që u interesonte fare pak shqiptarëve. E prito o Zot të gjindej noj shqiptar që ta ketë mësue përmendsh.

E mos t'flasim për Ismail Kadarenë që e kishin shpallë Zot. Edhe pse shkruheshin me qindra e mijra fletë lavdërimi. Edhe pse përhapei e gjithë ajo propagandë përmes shtypit, radios e televizionit, si n'Prishtinë, Shkup e Tiranë. Edhe pse arrestoheshin, burgoseshin e torturoheshin nëpër burgjet komuniste të gjithë ata që flitnin kundër Kadaresë. Edhe pse i gjithë aparati i dhunës shtetnore i rrinte mbrapa Ismail Kadaresë. Askush prej shqiptarëve nuk e msoi asnji vepër të tij përmendsh. Mandej as edhe nji vjershë.

Të gjithë poetët, të gjithë shkrimtarët e kanë marrë frymzimin, nga feja, nga dashuria, nga natyra. Kanë shkrue libra për Kasteriotin, Tepelenën, Bushatliun, Balshajtë, Dugagjinët, Gjomarkajtë. Kanë shkrue për Herojtë, mbretnit e diktatorët. Kanë shkrue për vende t'shejta, për fusha e male. Për dhenë e për dhi. Për shpezë, gjethe e lule e për çka tjetër s'kanë shkrue. N'realizmin socialist kanë shkrue edhe për eshna ushtarësh edhe aromën e dheutë, e erën e baglave të lopëve socialiste. Por vetëm Padër Gjergj Fishta ka shkrue për mendjen, zemrën e shpirtin e shqiptarit. Prandaj ka hy aq thellë edhe n'mendje, edhe n'zemër, edhe n'shpirtin e shqiptarit.

Padër Gjergjin e njifnin dhe e donin të gjithë sepse ai ishte i të gjithëve. Padër Gjergji u ba aq i dashur e aq popullorë saqë Lahutën e Malsisë e ka msue përmendsh: Katoliku, muslimani, ortodoksi, qytetari, katundari, kangëtari, kompozitori, aktori, kritiku letrar, poeti, shkrimtari, intelektuali, autodidakti, analfabeti, bujku dhe bariu. Autorin e Lahutës e kanë dashtë edhe Gegët, edhe Toskët, edhe kroatët, edhe grekët edhe turqit, edhe italianët, edhe austriakët e gjermanët e të tjerë e të tjerë.

Padër Gjergji ishte nji malsor që s'i trembej syni as prej mbretit, as prej ministrit, as prej deputetit, por as prej italianit, as prej grekut e turkut e as prej serbit e cerrnagorit. Maqedontë i quante dhenë, serbët i quante shkie, e Europën e quante kurvë. Kamxhiku i tij i fshikullonte edhe pseudoqytetarët, edhe pseudopolitikanët, edhe pseudopatriotët, edhe pseudoitelektualët edhe t'gjithë tradhëtarët. Padër Gjergji ishte ba aq i madh e aq i dashur për shqiptarët saqë për te patën fillue të flasin sikur për ndonji perëndi dhe me të drejtë e quanin edhe enciklopedi shqiptare ose gjeniu shqiptarë. Kët mendim për te e kishin edhe albanologët

Mbas vdekjes, komunistët hudhën mbi padër Gjergjin gurë e druj. I rrotulluen edhe shkambijtë ei lshuen mbi veprat e ti. Ia nxorrën edhe eshnat prej vorrit e ia hodhën n'Lumin Dri. Ia rrafshuen edhe vorrin eu munduen me ndalue e me zhdukë çdo gja mbi tokë që lidhei me emnin e Tij, por padër Gjergji bahei edhe ma i madh sepse ai nuk i takonte ma tokës. Ai qëmoti ishte ngritë mbi re, mbi yje, mbi diell e mbi qiell dhe prej andej shikonte. Tuj e sha, tuj e pshtye, tuj e përbuzë e tuj e quajtë fashist, anmik e tradhëtarë. Tuj ia djegë librat, tu ia prishë bibliotekën, tuj ia ndalue gazetën, tu ia rrënue shkollën, tu ia rrënue qelën, tuj ia rrënue konviktin e studentëve, tuj ia rrënue kishën e tu ia rrënue çdo gja që me duartë e tia i kishte ngritë sa kishte qenë gjallë. Tuj ia rrënue e tu ia përgjakë edhe të gjithë Shokdrën ku ndodhei edhe xhamia e qelës, minaren e së cilës e kishte lidhë me drita me kumbonaren e kishës françeskane. Tuj ia vra e tuj ia masakrue vllaznit e motrat e tij me të cilet i kishte lidhë JEZU KRISHTI. Tuj vra, tuj pre e masakrue vllaznit e motrat e tij me t'cilët e kishte lidhë gjaku. E tuj vra e tuj masakrue mirditorë e malsorë që ishin palca kurrizore e kombit shqiptarë.

Rrinte padër Gjergji përmbi re, përmbi yje, përmbi diell e përmbi qiell e fshante e kjante me lotë, tuj e pa tokën e lame me gjak prej armëve të atyne që sa ishte gjallë. Vet ua kishte dhanë shkronjat e vet i kishte msue me folë shqip e me shkrue shqip ei kishte ba me u krenue me Gjuhën Shqipe e me vendin e bukur që quhei Shqipni. Rrinte padër Gjergji, vështronte, kjante me zemër e me shpirt ei lutei Zotit që t'zhduken prej tokës arbnore djajtë e komunizmit e mbas sa e sa viteve, mbas sa e sa vajit e mbas sa e sa lutjeve. Zoti ia ndëgjoi atij lutjet e zhduku komunizmin. E padër Gjergji, zbriti me na vizitue sikur Mesia eu kthye prap atje sepse ai tash e ka vendin edhe përmbi tokë, edhe përmbi male, edhe përmbi qiell. Ai do t'jetoi sa edhe i gjithë kombi shqiptarë sepse asht mendja, asht zemra edhe shpirti i të gjithë shqiptarëve. Dhe si i tillë, asht i pa zëvendsueshëm ei pa krahasueshëm. ASHT POETI YNË KOMBTAR.



(Vota: 12 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora