E diele, 28.04.2024, 09:17 AM (GMT+1)

Mendime

Leon duhanaj: Shteti, tradhtaret dhe patriotet

E hene, 13.02.2012, 08:24 PM


SHTETI

Tradhtaret dhe patriotet

 

Nga Leon duhanaj

 

Tradhti është çdo vepër, e cila bie ne kundërshtim me parimet juridike, politike, morale, të cilat janë ne shërbim te një kauze kombëtare (shtetërore) qoftë ajo tradhti ne kohe lufte për  liri dhe çlirim apo paqeje për shtet ndërtim.

Nocionet tradhtar dhe patriot, në Kosovë, sidomos kohëve te fundit janë bere madje mode. Sot, secili merr guximin qe ta cilësoj tjetrin si tradhtar apo veten si hero. Çfarë është kjo ? Çfarë i sjell kjo shtetit, ne këtë rast Kosovës? Asgjë përpos huti e kaos, ku përzihet lëmshi dhe askush me nuk ja gjen as fijen. Dhe nëse këto nuk i shërbejnë vendin atëherë kujt pra i shërbejnë  këto terma ekstrem dhe abstrakt, të cilët sidomos në kohe paqe nuk do duhej të gjenin hapësirë ne diskursin publik, madje aq me pak ne atë te elitave politike gjegjësisht e Parlamentit dhe institucionet me te larta te shtetit.

Në një kohë (gjendje) lufte, këto nocione do te ishin normale ku ndodh që nga një popull te dalin shumë patriot dhe heronj, por që po nga ai popull mund te dalin edhe tradhtar.  Nëse këto terma hyjnë në përdorim me të madh dhe madje janë ne trend, në një kohe paqe ku preokupimi kryesor do duhet të ishte  shtet ndërtimi, zhvillimi, integrimi, mirëqenia dhe perspektiva e vendit. Atëherë, ajo shoqëri lirisht për mendimin tim mund te quhet shoqëri e sëmurë,  e cila nuk është ne gjendje te analizoj dhe nuk është ne gjendje të prodhoj kualitet, por gjithnjë e me shumë futet ne kolaps politik, ekonomik dhe social, duke prodhuar institucione te paafta, te korruptuara deri ne palcë.

Si ka mundësi që në Kosovë, një politikan, i cili përfaqëson institucione publike, mund te akuzohet për te gjitha veprat e liga të mundshme të bëra gjatë një mandati, duke shfrytëzuar postin politik dhe institucionet për qëllime mafioze, kriminale, duke pasuruar gjithnjë në mënyre te paligjshme veten, rrethin e ngushtë dhe atë të gjerë klanore , fisnorë dhe ideologjik dhe pas tërë këtyre veprave kriminale, jo vetëm që nuk thirret në përgjegjësi  para drejtësisë, por e keqja më e madhe, i njëjti ne rast votimi prapë “fiton” votat e popullit.

Kosova është në krizë shumë të thellë, si rezultat i një politike te paafte dhe te korruptuar. Si rezultat i krimit te  organizuar, i cili është bere pjesë e pa ndashme e politikes dhe mekanizmave te saja, politika kosovare e ka humb çdo koncept normal, i cili do te shërbente ne favor te vendit. Kosova është bërë rob e akuzave te llojllojshme, si shtet dhe si komb, pikërisht si rezultat i një politike te pa përgjegjshme. Sot, secili individ merr guximin të thirret në emër të shtetit dhe te nxjerr plane për Kosovën, qoftë ai vendor apo edhe ndërkombëtar. Kjo nuk do te ndodhte sikur Kosova te kishte një udhëheqësi të afte dhe të përgjegjshme, sepse një shtëpi qe ka zot shtëpie nuk ka nevojë secili qe kalon rrugës të jap sugjerime, por në një shtëpi qe s’ka zot shtëpie, të përgjegjshëm, atëherë secili e ndjen thirrjen qe te përkujdeset për te dhe natyrisht qe secili e bën sipas mendimit dhe interesave te veta.

Kosova është bere arene e një nacionalizmi populist, e të rrejshëm, i cili është i ndare ne dy ekstreme, totalisht te kundërta dhe që asnjeri nuk i shërben te mirës se vendit në formën siç do duhej t’i shërbente. Te gjitha aktivitetet politike ne Kosovë sot bëhen në shërbim të pushtetit.

Një demokraci apo një shtet demokratik, funksionon ne baze të një mirëqenie te lartë, gjithëpërfshirëse ekonomike, e jo ku një grup i vogël qe gllabëron pasurinë e vendin dhe ku shumica e popullatës  jeton ne skamje kjo s’është demokraci dhe ai shtet më se paku mund të cilësohet si demokratik.

Një shtet, mund të quhet demokratik, kur politika i shërben sovranit (popullit) dhe te mirës së përgjithshme, e assesi një grupimi oligarkik. Demokracia funksionon ne baze te ekonomisë se tregut, zhvillimit ekonomik e social, në të cilin çdo qytetar është i barabartë para ligjit dhe ku mundësit janë të barabarta për të gjithë njësoj, e jo ku privilegjet i gëzon vetëm një rreth i ngushtë klanor. Në një shtet stabil, demokratik  baza e një shoqërie, është shtresa e mesme, pra shtetit i prin elitat intelektuale, por kontrollohen nga shtresat e gjera, e te cilat dominohen nga shtresa te mesme me mirëqenie stabile  ekonomiko-sociale, e assesi jo kur shumica e popullatës jeton  ne një varfëri te skajshme. Nuk është demokraci ajo kur pretendohet të formohet një shtresë e aristokracisë pa traditë dhe pa të kaluar të pastër, por përmes hajnisë dhe krimit, duke përligjur parat e pista.

Nuk është demokraci ajo ku nuk ka kulturë edukimi, ku plagjiaturat janë pjese vitale e punimeve “shkencore” ne te gjitha nivelet. Nuk është demokraci ajo kur  shtëpitë e mediave qofshin ato publike apo private, nuk janë assesi ne shërbim te një informimi te drejt dhe objektiv, por gjithnjë me tendenca ne shërbim te po kësaj politike te korruptuar, interesave ekonomike, dhe e cila tashme është bere rob i politikes qoftë asaj te pozitës apo opozitës.

Nuk është demokraci dhe as qe i shërben asaj e aq me pak një shteti qe pretendon te jetë  demokratik kur ne mënyrë sistematike neper debate te ndryshme qarkullojnë te ashtuquajtur “analist politik” të (gjithëdijshmit), të cilët në shumicën e rasteve, në mënyrën më të but mund te cilësohen si militant dhe oborrtarë, pjesëtar te klaneve  politike, te cilët i shërbejnë propagandës, e ne disa raste ekstreme shërbëtore te kauzës se armiqësore ndaj vendit dhe te kombit, duke plasuar idetë nder me te çmendura ne kurriz te vendit dhe te kombit.

Janë këto vetëm disa nga problemet, me te cilat preokupohet vendi ynë dhe shoqëria Kosovare por edhe ajo mbarëshqiptare dhe përderisa ne si komb, nuk fillojmë secili nga vetja te ndryshojmë qasjen për mire ne shërbim te se mirës se përgjithshme, vërtet, do ta kemi një te ardhme te vështire. Historia është një shans për popujt qe te mësojnë  nga e kaluara nga gabimet e bëra dhe ajo të mos harrohen kurrë, në mënyrë qe mos te përsëriten. Ndërsa ne, kemi problem edhe me historinë tone, te cilën shumë shqiptarë e kontestojnë ngase ajo i fyen sipas tyre kombet tjera, të cilat shekuj me radhe na robëruan e shkatërruan.  E, në ketë rast, nëse këtë mendim e do ta përfaqësonte shumica atëherë vajhalli për ne.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Abdurahim Ashiku: A do të vijë Gjergj Gjon Kastrioti - Skënderbeu me një shesh në Athinë? Pjetër Domgjoni: Gegnishtja dhe tosknishtja nuk janë dy copa zjarri Shaban Cakolli: Vullneti i popullit dhe rinisë është mbi vullnetin e kryesisë Asllan Dibrani: Intervistë me Naim Miftarin hetues (Specialist) i luftës kundër terrorizmit.. Fahri Xharra: Të falemnderit Jusuf Buxhovi! Fritz Radovani: ''Revolucioni ideologjik dhe kultural'' i 1967 (III) Rexhep Kastrati: Të gjitha opsionet e hapura për Veriun e Kosovës Pirro Prifti: ''Cicërimat'' e Opozitës dhe ''Kikiriki'' të Maxhorancës - shqetësojnë Europën Fahri Xharra: Letër e hapur “Gazetës Shqiptare” ! Xhevat Rexhaj: Presidenti ynë Rugova edhe pse në amshim, nuk po të lejojnë të prehesh i qetë Artur Zheji: Të rikthejmë dënimin me vdekje? Luan Kalana: Engjejt e shpirterave... nje jete nga njerez te thjeshte e humane .. Zejdush Kastrati: Gara vazhdon…! Ramiz Dërmaku: Formimi i Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar në Shipashnicë të Epërme Besim Jashari: Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi (BDI) tradhtari shqiptar i kohëve moderne Avdi Ibrahimi: Njeriu i korruptuar veshur me pushtet Fritz Radovani: ''Revolucioni ideologjik dhe kultural'' i 1967 (II) Skënder Zogaj: Një gjak, një gjuhë, një komb, një flamur Ramiz Dërmaku: Çka u bisedua dhe çka u vendos në ''konferencën'' e Londrës për shqiptarët?! Abdullah Prapashtica: Përmbyllja e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës është genjeshtër

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora