E premte, 26.04.2024, 11:35 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Stabiliteti i Shqipërisë- vetëm po të drejtohet nëpërmjet Përfaqësimit të Komuniteteve fetare

E enjte, 29.12.2011, 03:02 PM


Stabiliteti i Shqipërisë- vetëm po të drejtohet nëpërmjet Përfaqësimit të Komuniteteve fetare.

 

Nga Pirro Prifti

priftipirro@hotmail.com

 

Në vazhdimin e viteve mund të shohim me keqardhje se stabiliteti i Shqipërisë ka qënë është dhe do  mbetet shumë i brishtë, nëse klasa politike nuk do të pranojë një ndryshim të Kushtetutës së Shqipërisë në të cilën  të shtohen nene në të cilat të sanksionohen përfaqësimi politik i komuniteteve fetare më të rëndësishme në Shqipëri dhe ndarja e pushteteve bazuar në komunitetet fetare kryesore. Shumëkujt mund ti duket pak bizare kjo ide, por po të shikoni me hollësi ngjarjet politike dhe sociale nuk mund të mos shikosh se sa e pa stabilizuar dhe me sa lehtësi mund të destabilizohet vendi ynë Në një shkrim të kaluar (Shqipëria dhe Izraeli –vëndet ‘stigamata’- përpara Zotit), e kam spjeguar se cdo 7-11 vjet në Shqipëri ndodhin crregullime sociale të mëdha të shoqëruara me ndryshime politike të shoqëruara gjithashtu me kthesa 180 gradëshe.

Shumë kush mund të cfletoje historinë dhe do të shohë cuditërisht se me të vërtetë ka patur një destabilitetet të vazhdueshëm të shtetit shqiptar që nga formimi i tij me perioda ciklike 7-11 vjet, në të cilat ka patur ndryshime të rëndësishme politiko sociale dhe largim masiv të popullsisë nga vendi. Këtu mund të përmëndim vitet: 1913, 1919, 1924, 1928, 1934/5, 1939, 1944, 1949, 1960, 1971, 1975, 1981, 1990, 1992, 1997/98-2001, 2009, 2010, dhe kjo do të vazhdojë dhe në të ardhmen pavarësisht nëse do të integrohemi ose jo në BE, nëse nuk do të merren leksionet përkatëse.

Shkaqet e mungesës së stabilitetit politik unë e shoh të lidhur thellësisht me problemin e mos përfaqësimit në drejtimin e shtetit të komuniteteve fetare kryesore të vendit, komunitete të cilat kanë dhënë kontributin vendimtar që nga Pavarësia e Shqipërisë, në kohën e drejtimit të Ahmet Zogut (por dhe aty me mangësi të rënda kushtetuese). Ky kontribut në stabilitetin e vendit është dhënë dhe gjatë kohës së luftës nacional –clirimtare, gjatë komunizmit, dhe pikërisht,- nga idea delirante e klikës komuniste në fuqi për largimin përfaqësuesve të klerit shqiptar nga influenca shpirtërore e shqiptarëve (sepse kleri sfidonte pushtetin komunist për nga fuqia shpirtërore), - klika komuniste prishi kishat dhe xhamiat e sigurisht klerin shqiptar në mënyrë që të vendoste sundimin e plotë edhe atë shpirtëror  me marksizëm –leninizmin 9feja e rreme). Prishja e pa dëgjuar e kishave dhe xhamive rrënoi botën shpirtërore të shqipëtarëve të cilët  u endën si `cifuti në shketëtirë për të gjetur strehën shpirtërore të Shpresës. Kjo erdhi sigurisht me ndryshimin e sistemit, por pasojat janë dhe sot të pashlyeshme ende. Megjithatë shihet se cfarë vlere të rëndësishme shpirtërore kanë fetë kryesore në Shqipëri Islamizmi dhe Kristianizmi të cilat jetojnë në një tolerancë të admirueshme. Por këto komunitete shumë të rëndësishme fetare në Shqipëri janë të pa përfaqësuara ne sferën politike e cila luan rolin kryesor në dinamikën e demokracisë perëndimore demokraci ë cilën po aspirojmë dhe për të cilën duam të integrohemi në BE.

Ndokush mund të thotë se shteti shqiptar është laik dhe si i tillë do të përfaqësohet nga politika. Ashtu është, por komunitetet fetare  bëjnë vetëm ritet fetare në kishë e xhami, dhe pjesën tjetrë e jetojnë, punojnë, marrin pjesë në lëvizjet sociale, arsimohen dhe  votojnë për politikanë të ndryshëm vetëm sepse nuk kanë mundësi të zgjedhin klasën intelektuale përkatëse që nderon komunitetet e tyre.

Përse është më mirë që përfaqësuesit intelektualë të komuniteteve kryesore fetarë duhet të përfaqësojnë politikisht dhe të drejtojnë vendin? Janë disa argumenta të fortë:

·         së pari sepse Shqipëria që në fillimet e saj të pavarësisë u pa si një model suksesi diplomatik porsa i përket formimit të saj. Dihet që  kufijtë përfundimtare të Shqipërisë u miratuan pas mbarimit të luftës së parë botërore (dihet se u përvijuan më 1913-1915 nga Konferenca e Ambasadorëve) në Konferencën e Paqes në Paris më 1921, në të cilën Shqipërisë i u la vetëm ½-1/3 e territorit të saj. Ky ishte një shkak de-stabiliteti në të ardhmen, sepse  territor përmbante një popullatë të vogël me tre fe të ndryshme e tradita të ndryshme e për më tepri prapambetur tërësisht. Arsyea e ndarjes si e kemi thënë dhe më parë ishte se, Europa nuk dëshëronte një shtet të madh shqiptar mysliman e aq më pak pro-turk.

·         së dyti, sepse gjatë destabiliteteve 7-11 vjecare (pra 18 lëvizje të rëndësishme sociale-politike për 99 vite), që kanë ndodhur në Shqipëri , ato janë shoqëruar me emigrime dhe lëvizje popullatë për shkak të dhunës dhe padrejtësive, si dhe me destabilitet të rëndë politiko-ekonomik,

·         së treti, sepse klasa politike gjatë gjithë kësaj periudhe 100 vjecare nuk ka bërë gjë tjetër por sapo ka marrë pushtetin e ka shfrytëzuar kryesisht për interesat e veta sesa për interesat e popullit shqiptar në të gjitha regjimet megjithë përmirësimet graduale të ardhura kryesisht nga jashtë se sa nga brenda,

·         së katërti sepse grupimet politike në Shqipëri pikërisht për shkak të dallimeve fetare (kryesisht për shkak të traditave dhe mënyrës së konceptimit të ngjarjeve), kanë qënë jo opozitare por –armike me njëra tjetrën dhe kanë luftuar për jetë a për vdekje kundër njëra tjetrës. Këto grupime janë përkrahur herë pas herë (por dhe janë blerë lehtësisht për 500 aspra), nga faktorë dhe aktorë  të jashtëm sigurisht për të përjetësuar sundimin e tyre,

·         së pesti, sepse mungesa e nacionalizmit shqiptar ka rrjedhur pikërisht për shkak të të dy komuniteteve të mëdha fetare, nacionalizëm që herë pas here forcohet qoftë për shkak të arsimimit të gjërë të shqiptarëve, qoftë për shkak të integrimit në BE, qoftë për shkak të tolerancës fetare tolerancë e cila deri diku portretizohet me fjalët e Pashko Vasos (Vaso Pasha): feja e shqiptarit është shqiptaria....

Për fat të keq këto argumente kanë ekzistuar dhe do të jenë të pranishëm edhe në të ardhmen. Politikanët e djeshëm dhe ata të sotëm praktikisht kanë shfrytëzuar faktin e pranisë së tolerancës shqiptare për të marrë në dorë frenat e pushtetit në Shqipëri, dhe y anashkalim apo më mirë nënvlerësim i fuqisë intelektuale të komuniteteve fetare ka shkaktuar dhe po shkakton mungesë stabiliteti  qoftë në të kaluarën, në ditët e sotme por dhe në të ardhmen, sepse këta politikanë e shfrytëzojnë pushtetin porsi mund ta shfrytëzojë pozitën e kryetarit të familjes –Njerku.

Shqipëria do të jetë e mund të mbetet shtet laik, por kjo nuk do të thotë që komunitetet kryesore fetare të mos përfaqësohen denjësisht dhe për më tepër të mos e drejtojnë në mënyrë proporcionale shtetin shqiptar sipas demokracisë perëndimore. Një shëmbulll i qartë ka qënë Libani, i cili derisa u drejtua në mënyrë proporcionale nga komunitetet fetare të krishtra dhe myslimane – mbeti shtet i qetë, kurse tani që e drejton vetëm një komunitet ka gjithmonë trazira. Një nga mënyra t më të arsyeshme është drejtimi i shtetit me përfaqësuesit intelektualë të të  tre komuniteteve fetare : Presidenti-Kryeministri-Kryetari i Kuvendit. Këto tre poste duhet të ndahen me të zgjedhurit e intelektualëve Myslimanë-Kristianë ortodoksë-kristianë katolikë. Po kështu ndarjet e tjera të posteve  drejtuese qëndrore dhe lokale duhet të përpjestohen bazuar në përfaqësuesit intelektualë të  komuniteteve fetare. Kështu arrihet stabiliteti politik-ekonomik-financiar.

Kështu arrihet një nacionalizëm i qëndrueshëm i shqiptarëve. Kështu arrihet toleranca e vërtetë fetare dhe jo toleranca e një komuniteti ndaj një tjetri më të fortë. Kështu arrihet laiciteti. Kështu arrihet mposhtja e korrupsionit dhe integrimi në BE. Kjo ide mund të përforcohet nëse Kosova dhe trevat e tjera shqiptare do të mund të përfaqësohen në një shtet më të plotë shqiptar.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora