E diele, 28.04.2024, 01:01 PM (GMT+1)

Mendime

Faik Krasniqi: Viti 2012, vit i kthesës për Kosovën!

E enjte, 29.12.2011, 01:34 PM


Viti 2012, vit i kthesës për Kosovën!

 

Nga Faik Krasniqi

 

Viti 2011 u karakterizua me shumë ngjarje skandaloze. -Vjedhja e votave gjatë zgjedhjeve lokale të 2010, dhe ripërsëritja e tyre nga 2-3 herë në shumë komuna të Kosovës gjatë janarit 2011, zgjedhje që padyshim i dhanë një imazh shumë të keq shtetit të Kosovës. - Ardhja në krye të shtetit (sipas qejfit të ambasadorit amerikan Kristofer Dell dhe marrëveshjes së tre partive, menjëherë pas dorëheqjes së detyrueshme të Behxhet Pacollit nga posti i presidentit, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Pacolli kishte shkelur kushtetutën gjatë zgjedhjes së tij si president në Kuvendin e Kosovës) të një femre që dikur kishte punuar si përkthyese dhe zyrtare e lartë e policisë. - Fillimi i bisedimeve me Serbinë, ku pati ndërprerje disa herë të këtyre bisedimeve me insistimin e palës serbe. - Aktakuza e ngritur nga EULEXI-i për krime lufte dhe arresti shtëpiak kundër heroit të luftës dhe deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj. - Masat e reciprocitetit me Serbinë që zgjati vetëm një muaj, dhe në fund prapë se prapë Serbia edhe pas heqjes së masave të ''recipocitetit'', shkeli marrëveshjen dhe filloi me avazin e vjetër duke i bërë bllokadë mallërave të Kosovës. - Me intervenimin e njësisë speciale ROSU në veriun e Kosovës, qeveria e Kosovës dështoi për të vënë rendin dhe ligjin në atë pjesë të Kosovës, ku për pasojë pati vrasjen e policit Enver Zyberaj dhe djegien e pikave doganore 1 dhe 31. - Vendosja e barrikadave nga bandat kriminale serbe të sponzoruara nga pushteti në Beograd, dhe pavarësisht presionit të madhë të bashkësisë ndërkombëtare për heqjen e tyre, rrugët vazhdojnë akoma të jenë të barrikaduara. Pas gjithë këtyre skandaleve që ndodhen gjatë vitit 2011 nga politikanët tanë të korruptuar, të papërgjegjshëm dhe aventurier, ne qytetarët e stërlodhur të Kosovës duam sa më shpejt të harrojmë vitin që po e lëmë pas dhe të shpresojmë se viti 2012 do të jetë shumë më i mirë se ky vit.

 

Vit i punës dhe shpresës!

 

Kosova ka nevojë për udhëheqës të ndërgjegjshëm. Lufta kundër korrupsionit kriminalitetit, drogës, tregtisë me qeniet njerëzore, prostitucionit duhet të jetë një nga detyrat kryesore. Hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi i bujqësisë ndihma që duhet dhënë për t'ju kthyer njerëzit tokës, krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve nga jashtë, rregullimi i sistemit shëndetësor të pastruar prej korrupsionit për të ofruar shërbim të gjithë qytetarëve. Sistemi i shkollimit, në të duhet të bëhen investimet më të mëdha ngase aty është zhvillimi, duhet krijuar kushte që studenti që kryen fakultetin të ketë mundësi punësimi, e shumë e shumë të tjera që duhet bërë për të dërguar vendin përpara.

Të bëjmë që ky vit që po vjen të jetë vit i fillimit të veprimeve konkrete të mëdha, vit i kthesës së madhe, vit që do i jep fund një periudhë të errët e do kthejë shpresën për një ardhmëri më të mirë, të shikojmë përpara të marrim guximin të vejmë në lëvizje të gjithë potencialin që posedojmë e të bashkohemi në një të vetmin qëllim ta bëjmë Kosovën atdheun tonë, vend ku do mund të jetojmë me dinjitet!

 

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Lëvizjes''ALEANCA KUQ E ZI'')



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora