E diele, 28.04.2024, 04:45 PM (GMT+1)

Mendime

Aurel Dasareti: Larg puthadorët nga Shqipëria o Nexhmendin Spahia

E hene, 26.12.2011, 09:01 PM


Larg putrat nga SHQIPËRIA o NEXHMEDIN SPAHIA!

 

Nga Aurel Dasareti (specialist i shkencave psikologjike)

 

Nexhmedini jonë është i elektrizuar nga ëndrra se me propagandat e tij antishqiptare, do të arrijë shkombëtarizimin e tyre dhe, një ditë, do të ushtrojë një kontroll të plotë mbi ta.

Nexhmedin Spahiu thotë se: “(…)brenda 99 viteve kombi shqiptar është zhvilluar në një komb multietnik(…).” Sipas këtij agjenti të huaj, kombi shqiptar nuk është ai që gjithë ne e dimë se është, por na qenka tjetërsuar në një konglomerat kombesh të ndryshme të cilët janë asimiluar në shqiptarë. E vërteta është se gati asnjë i huaj nuk është asimiluar në shqiptar, por shqiptarët e okupuar janë asimiluar në sllavo-ortodoks, grekë, turq etj.

I sugjeroj antishqiptarit mos merret më me politikë sepse ai nuk zotëron as dituritë më elementare të kësaj lënde. Apo ka ndonjë dituri por rrenë me prapavijë pasi armiqtë e shqiptarizmit e paguajnë për të propaganduar rrenat e tyre të fëlliqura? Për çdo rast, ia përkujtoj këtij të vetëshpalluri “doktor profesori” se në gjithë rruzullin tokësor nuk ekziston  asnjë Komb multietnik. Nuk kam kohë që t`i shpjegojë kësaj krijese, me argumente të patjetërsueshme, çdo të thotë shprehja Komb. Mua dhe miqve  të mi anembanë botës, të cilët janë dashamirë të pa kompromis të Shqipërisë natyrale dhe Kombit shqiptar, na shqetëson fakti që,  gazeta më e madhe shqiptare e FYROM-it,  Lajmpress, sidomos drejtori i saj z Fejzi HAJDARI, i mundëson Nexhmedinit hapësirë të pakufizuar  botimi (propagandimi) të shkarravinave antikombëtare.  Kjo krijesë i ka ngatërruar kabllot nga përzierja e shprehjeve:  komb & fe.  Manipulimet  e tij të pafund duke u përpjekur të na bindë për një komb imagjinar “kosovar” si dhe, kohët e fundit, shpifjet e tij idiote kinse Kombi shqiptar është multietnik , vërteton analfabetizmin, pasigurinë dhe ngathtësinë e tij. Nexhmedini vazhdon të na bezdisë gjatë gjithë kohës me letrat e tij të çoroditura dhe në thelb të pakuptim. Llomotitjet e tij janë një përzierje e shushatur vetëmburrjeje primitive, përgojimesh të popullit shqiptar dhe profeci të flakta të predikuesit përçarës antikombëtar. Mungesat e taktit tek Spahiu, që detyron shqiptarët naiv të dëgjojnë rrenat e tij të pambarim, duke u përpjekur kështu t`i mashtroj, sundojë, nënshtroj dhe shkatërroj, është tipike për karakterin e tij sadist, antishqiptar. Në realitet, është ai një fanatik i ngulmët turkofil - serbofili, një ëndërrimtar dhe një instrument pa vullnet në duart e kolonizatorëve të tokave arbërore. Pisllëqet e tij të përditshme nxjerrin në dritë tiparet e tij karakteristike: mungesën e tij të vitalitetit, antipatinë dhe urrejtjen e tij ndaj Kombit shqiptar, rëndomësinë e tij, dëshirën e tij për të sunduar dhe pasuruar nga parat e pista të fituara nga armiku (si kundërvlerë propagandimi antishqiptar), shpirtvogëlsinë e tij, nënshtrimin e tij ndaj tutorëve të tij serbo-çetnik; fanatizmin e tij për rrenat e mëtejshme duke injoruar reagimet e intelektualëve dhe atdhetarëve të mirëfilltë. 

Apeloj tek të gjithë mediumet e mirëfillta të mos i japin hapësirë botimi shkarravinave të këtij tipi të tjetërsuar në multietnik.



(Vota: 18 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora