E diele, 28.04.2024, 10:01 AM (GMT+1)

Mendime

12-të vjetori grevave të urisë, në Bruksel dhe Malmö -Suedi

E shtune, 24.12.2011, 01:58 PM


Gezuar kremtet e fundvitit!  God JUL!

Në emër të mbarë Komunitetit Shqiptar të LSHB-së për shtetet skandinave, nga zemra jua përcjellim urimet më të përzemërta me rastin e festës së Madhe të Krishtlindjes, pra, të 2011 vjetorit të lindjes së Profetit të madh-Krishtit, me dëshira të zhuritura dhe me lutje drejtuar Zotit të vërtetë që kjo kremte, të gjith......ë njerëzve mirëbërës në botë dhe populli...t tonë të shumëvuajtur t’u sjellë begati, afrim me njëri - tjetrin, bashkim, tolerancë dhe mirëkuptim, sepse, vetëm në atë mënyrë do të kemi mundësi të marshojmë paralel me popujt e qytetëruar të botës e, vetëm në atë mënyrë mund t’i realizojmë synimet tona shekullore, që pas Pavarësimit të Kosovës, në një të afërme të shpejtë, të gjithë shqiptarët bashkohen shpirtërisht e fizikisht, ne nje shtetet te bashkuar natyral.

Gëzuar Krishtlindjet dhe. meqë gjendemi në vigjilje të Vitit të Ri 2012, urojmë që ky vit le të je të vit i realizimit të idealeve e aspiratave tona kombëtare, vit i mirëkuptimit, i dashurisë, i respektit dhe i tolerancës së shqiptarëve kudo në botë.

Përshëndetje vëllazërore nga Skandinavia.

Me dashuri e respekt, I. Egriu

Malme, 23 dhjetor 2011

 

Saktësisht, në vigjilje të Vitit të Ri 2000, për lirimin e 7000 të burgosurve e të rrëmbyerve shqiptarë nëpër kazamatet serbo-sllave, L SH B organizoi dy greva urie: Të parën në Bruksel, më 23 dhjetor ’99, në të cilën morën pjesë vëllezërit, Simon e Mikel Kuzhnini, evroparlamentari-Bart Staes dhe z. Ramis Zekolli, ndërsa të dytën në Malmö, më 31 dhjetor ’99. Pra, Natën e Kërshëdellave e të Vitit të Ri 2000, kur të gjithë njerëzit në botë hanin e pinin ushqimet më të zgjedhura, z. Simon Kuzhnini me grevistë përpëliteshin mes jetës e vdekjes!

 

Ngjarjet tragjike në Kosovë, na mësuan se faktor mjaft i rëndësishëm për afirmimin e zgjidhjes së çështjes kombëtare është dhe për krahja e arsyeshmërisë dhe e trajtimit të drejtë të kësaj çështjeje. Të gjithë e kemi të qartë se, edhe në të kaluarën pak më të largët, fëtyra të rëndësishme të Rilindjes sonë kombëtare i dhënë rëndësi të posaçme këtij faktori, siç veproi eruditi ynë,Hasan Prishtina, i cili,du ke dërguar memorandume tek instancat më të larta ndërkombëtare i senzibilizoi aq shumë pazarllëqet e bëra me trojet tona, sa që çësht ja tmerruese e shqiptarëve nga hegjemonizmi sërbomadh ishte bërë objekt shqyrtimi në forumet ndërkombëtare, H. Prishtina nuk përfilli çifligje e poste, siç i premtoi Peranandoria osmane, por punoi e veproi pa lodhje dhe treti gjithëçka pati për komb e vatan. Punë të devotshme bënë edhe personalitete të tjerë, klube e shoqatat në mërgimeshme bënë edhe ne mergim -Edhe pas ngjarjeve revolucionare të 81-shit, përpjekjet e organizata ve, individeve, shoqatave dhe të Lobit shqiptar në SH B A, s’kanë munguar, mirëpo, përshkak të maqinerisë shfrenuse gënjeshtare të Beogradit,opinioni ndërkombëtar e bëri veshin e shurdhër.

Pas suspendimit të Autonomisë, pra, pas okupimit të Kosovës dhe shndërrimit të saj në kamp ushtarak; pas protestave masovike gjithëshqiptare, mandej të Grevës së minatorëve dhe vrasjes së dhjetra e dhjetra djem e vajzave të Kosovës martire, masmediat e huaja, duke ofruar të dhë na rreth gjendjes alarmuese në Kosovë, dalë nga dalë filloi të aktivizohet e të kuptojë de fakto realitetin faktori ndërkombëtar. Për t’i ardhur në shërbim popullit të vet, si dhe për të senzibili zuar dhe afirmuar çështjen tonë kombëtare në instancat më të larta ndërkombëtare, lindi dhe lë shoi shtat Lidhja Shqiptare në Botë, e cila më 26 e 27 Nëntor, në qytetin historik të Prizrenit, mbajti Kongresin e Parë madhor mbarkombëtar, në të cilin, jo vetëm që u miratuan të gjitha do kumentat e L SH B-së, por në ate Kongres për herë të parë në historinë e popullit tonë, njëzëri u miratua dhe përshëndet nga më se dy mijë delegatë nga mbarë bota-Platforma kombëtare. Kurse, me 27 e 28 Nentor 2007, ne Tirane, u mbajte me sukses Kongresi i Dyte i Lidhjes Shqiptare ne Bote.

 

Që nga themelimi i saj, L SH B-së filloi të trokisë nëpër dyert e diplomacive evropiane e botërore. Ky senzibilizim, më së qarti u vu në dukje me rastin e aktit sublim të ngujosjes në Grevën 13 -ditore të urisë, që u mbajt në Bruksel të Belgjikës, nga drejtuesit e L SH B -së, vëllezërive Kuzhnini, të evroparlamentarit–Bart Staes e të z. R. Zekolli, për lirimin e 7000 të burgosurve e të rrëmbyerve nga Kosova. Me këtë rast, të gjitha masmediat, Grevës së Brukselit i dhënë publicitet të jashtëzakonshëm, kështu që me javë të tëra u shkrua e u fol rreth saj.

 

Vlen të përmendet se, të vetmit e të parët që u solidarizuan në vepër me Grevën e Brukselit qenë katër anëtarët e Kryesisë të L SH B-së për shtetet skandinave, të cilët Natën e Vitit të Ri 2000, në qytetin Malme të Suedisë u ngujuan në Grevë: I. Egriu -drejtues, B Hatashi, A. Bajraktari e R. Basha

Edhe Greva shtatëditore e Malmes bëri jehonë e senzibilizim, jo vetëm tek masmediat suedeze, siç janë:-shtypi, TV1, TV 2 dhe TV4, por edhe në mbarë Skandinavinë. Në fakt, siç deklaruan shumë bashkëkombas, Greva e urisë në Malme bëri zenzibilizim aq të madh tek opinioni skandinavik, sa që edhe pesë protesta s’do ta arrinin atë efekt. Poashtu, vlen te theksohet se, me nismën e Krytarit të Shoqatës së Miqësisë Suedi -Kosovë, dhe Nënkryetarit të L SH B-së për shtetet skandinave, z.Anders Wessman miku i madh i shqiptarëve, ne kuader te L SH B-se, ne shume qendra te Suedise cdo vit ka  organizuar 11 greva urie 24-oreshe.

Pra, ky qe hapi i parë dhe përpjekja e parë e vëllezërve të nderuar Kuzhnini dhe e Udhëheqësisë së saj, e përbërë kryesisht nga intelektualë e aktivistë të shquar të popullit tonë, që de fakto dhe para mbajtjes së Kongresit dëshmoi se ky asociasion i pavarur i të gjithë shqiptarëve në botë është, jo vetëm për bashkimin, afrimin e bashkëpunimin e të gjitha shoqatave, asociacioneve e individëve në Diasporë, por edhe për të senzibilizuar dhe trokitur në dyert e diplomaci së evropiane e botrore; për t’i kërkuar dhe mbrojtur të drejtat e shqiptarëve kudo në botë.

 

Nismëtarët e parë të L SH B-së Vëllezërit tanë të nderuar,Simon e Mikel Kuzhnini, duke pasur dashuri të madhe ndaj kombit e atdheut dhe, duke dashtë t’i vijnë në shërbim popullit të vet 2171 vjet të robëruar, saktësisht, mu në vazhdën e ngjarjeve më traumatike të popullit tonë, në kohën kur popull i shqiptar u gjënd para një sprove të rëndë e dinjitoze, pjesa më e ndërgjegjëshme e Komunitetit shqiptar, nën nismën e vëllezërve Kuzhnini e të disa intelektualëve të shquar, siç janë, zotërinjtë: Esat Stavileci, Pajazit Nushi e të tjerë, në qytetin Mynih të Gjermanisë, themeluan L SH B, me moton që të gjitha shoqatat, asociasionet dhe individë intelektualë, të koordinojnë aktivitetin e tyre fisnik e të bashkëveprojnë për të mirën e popullit tonë të ndarë në pesë shtete.

Mandej u vendos që L SH B-së të funksionojë si asociasion mirëkuptimi e respekti në mes shqiptarëve, pa marrë parasysh pikëpamjet ideologjike, rajonale apo fetare, duke e riaktivizuar e rivitalizuar moton e Rilindjes sonë kombëtare:-Feja e shqiptarit është shqiptarizmi, filozofia politiko - patriotike e së cilës është e do të mbetet më univerzalja e më e vlefshmja për shpirtin shqiptar kudo në botë.

 

Gëzuar kremten e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri 2012 !

 

Këshilli Informativ i LSHB-së -Skandinavi

 

Suedi, më 23 dhjetor 2011



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora