E shtune, 27.04.2024, 03:44 PM (GMT+1)

Mendime

Leon Duhanaj: Fal dhe kërko falje

E shtune, 24.12.2011, 01:59 PM


FAL DHE KËRKO FALJE

 

Nga Leon Duhanaj

 

Ne mesin e vlerave më të larta të civilizimit njerëzor, qytetar, kulturor, ne nivel botërorë, padyshim mbetet falja dhe kërkim falja.  Këto janë edhe  pikat, vlerat esenciale, te cilat e bëjnë dallimin e çartë ne mes një Europiani dhe një Aziatiku.

Gjate historisë se njerëzimit, kanë ndodhur luftëra, shtypje, robërime, masakra e gjerë ne gjenocid, etnocid kulturocid etj etj. mirëpo gjithmonë, pas çdo lufte, ne momente paqeje, është vlerësuar dhe është bere ndarje e çarte ne mes të agresorit dhe viktimës, dhe si te tilla historia e njerëzimit i përshkruan dhe i njeh.

Posaçërisht, shekulli i kaluar XX ishte ai që historia njerëzore e njeh si me mizorin dhe me të përgjakshmin. Jo pse vetëm në ketë shekull ndodhen te këqija,  por se përmasat e se keqes, ( krimit) ishin shumë me te mëdha, me shtrirje globale.

Ishte lufta e pare botërore ajo e cila shkaktoj viktima te pa imagjinueshme, te pakapshme për kapacitetin mental normal njerëzore. Ishte ajo periudha e tmerrshme e luftërave ballkanike e botërore, të cilat edhe për kombin tone shqiptare ishin aq te kobshme, ku nga te gjitha anët sulmoheshin trojet e shqipes, nga Perandoria Osmane për te cilën ishte  fundi i saj si perandori e qe për ne shqiptaret kishte përmasa shkatërruese. Nga ana tjetër ishin shtetet sllave si Serbia, Mali i Zi , te cilët shfrytëzuan pikërisht këto kohëra te errëta dhe iu vërsulen trojeve shqiptare, duke djegur çdo gjë mbi dhe. Dhe ne anën tjetër ishin greket po ashtu te cilët me te njëjtat metoda pothuaj ne koordinim te plote me otomanet dhe sllavet te cilët  zhvilluan spastrim etnik dhe gjenocid mbi shqiptaret.

Bota moderne, njeh te paktën tri ngjarje te tmerrshme te cilat patën impakt ne ngjarjet dhe zhvillimet globale. Ishte pra tragjedia armene,ajo japoneze, pas hedhjes se bombës atomike nga amerikanet, si dhe tragjedia e hebrenjve te cilën e shkaktoj makineria e Hitlerit. Ndërsa, ne kohen me te re ishte gjenocidi serb ne Kroaci, Bosnje dhe ne Kosove, i cili për kohen moderne kur ndodhi ishte me përmasa shkatërruese dhe te tmerrshme.

Pothuajse ne çdo përvjetor përkujtimor te tragjedisë ne Hiroshima dhe Nagasaki, si shenje te ndjenjës se keqardhjes dhe kërkimit falje ne mënyrë publike marrin pjese edhe SHBA-të. Jo pse ato i detyron dikush ndonjë fuçi ta bëjnë këtë sepse edhe tani janë superfuqi botërore, por sepse ne vlerat civilizuese perëndimore është madhështi te falesh , dhe te kërkosh falje, për te bëmat qofte edhe te paraardhësve te tyre.

E njëjta gjë ndodh me gjermanet, mbi krimin të cilin ata ne kohen e nazizmit, ia shkaktuan popullit hebre. E bën aq me shumë madhështorë një komb i cili qëndron drejt ndaj gabimeve (krimeve) te bëra nga paraardhësit, për te cilat pendohen dhe kërkojnë falje ne vazhdimësi. Ne çdo përvjetor te Holokaust-it, kemi një pjesëmarrje te përvujtë dhe një deklarim publik te udhëheqësve me te lart shtetërorë gjerman  te kërkojnë falje për krimet e bëra.

Mirëpo e njëjta gjë nuk ndodh te dëgjohet asnjëherë nga pjesa tjetër e botes, gjegjësisht civilizimit lindor .

Shembuj me eklatant dhe aktual janë krimet ndaj popullit shqiptare por edhe ato ndaj popullit armen te shkaktuara nga Perandoria Osmane për te cilat turqit, Turqia e sotme  jo vetëm qe nuk kane kurajë dhe vlera civilizuese t’i pranojnë ato si ngjarje historike , dhe te kërkojnë falje për një krim te cilin e bene paraardhësit e tyre. Por jo Turqia e sotme është e gatshme edhe te veje ne pikëpyetje marrëdhëniet   me shtetet mike si SHBA-te  e se fundi edhe me Francën për te mbrojtur gjenocidin. Ne këtë pike nuk duhet te na befasoj fakti ne shqiptareve pse shteti turk kërkon edhe ende ka pretendime ndaj nesh. Kam dëgjuar shumë zëra te cilët mundohen Turqinë e sotme ta shkëpusin ne kontekst historik nga Perandoria Osmane, me qellim qe ta prezantojnë si një shtet me vlera te larta civilizuese, dhe me pretendime për integrim ne familjen Evropiane.

Realiteti flet te kundërtën ata nuk njohin keqardhje për krimet e bëra dhe nuk kane gatishmëri për te pranuar ato e aq me pak te kërkojnë falje as ndaj armeneve e as ndaj shqiptarëve. Ndërsa për integrime europiane as qe mund te behet fjale me një mentalitet te tillë. Turqia pra aspiron te integrohet ne Europë me një mentalitet Aziatik dhe momentin kur duhet te vendosin ne mes te trurit te ftohtë dhe zemrës se nxehtë ata vendosin për zemrën e nxehtë e cila rrah pa ndërpre për Azinë.

Ne këtë pike për fat te keq, edhe shqiptaret shquhen me karakteristika te përbashkëta. Nga njëra ane jemi populli qe ne fjalorin politik me se shumti ne bote e shqiptojmë termin integrime Europerendimore, por ne lëvizjen tone drejt këtij qëllimi e luajmë rolin e gaforres duke bere një hap para e dy prapa. Gjithashtu edhe me dashamirësinë tone ndaj SHBA-ve . Si shenje falënderimi shqiptaret njihen si populli me pro amerikan ne botë, por njëkohësisht jemi edhe prodhuesit me te mëdhenj  ne përqindje te terroristeve islamik te cilët janë te betuar për shkatërrimin e po këtij shteti te dashur SHBA.

A  duhet te analizojmë qartë dhe me gjakftohtësi këto karakteristika dhe të themi se ne i përngjajmë, takojmë këtij apo atij civilizimi, dhe te zgjedhim çarte njërin sepse nuk mund te jete e shëndetshme një luhatje me mes substancave te cilat me gjase nuk do te ofrohen asnjëherë përnjëmend.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora