E shtune, 27.04.2024, 10:57 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Pse antiamerikanizmi?

E shtune, 24.12.2011, 01:59 PM


Pse antiamerikanizmi ?

 

Pengimi i të keqes len përshtypjen e bëmirësisë. (S.Istuk)

 

Nga Zejdush Kastrati

 

Eshtë tmerruese dhe shokuese, kur nga dita ne dite shtohën zërat dhe opinionet ne Kosovë, se njerëz te fuqishëm nga shtetet që na ndihmuan më së shumti, dhe po na ndihmojnë edhe tani, qëndrojnë mbrapa  aferave më të mëdha koruptive që kanë përfshi Kosovën, dhe që janë brenge edhe të Qeverive, të atyre shteteve, prej nga vijnë ata.

Edhe vizita e fundit e Presidentes se Kosovës ne ShBA, dhe takimi e mbështetja qe iu premtua  asaj nga  i pari i Agjensisë Shtetërore për luftimine korupcionit si dhe  FBI-aja,pastaj fjalimi i Kancelares gjermane Angela Merkel, dhe kerkesa e saj decidive, për të luftuar urgjentishtë, krimin dhe korupcionin,  si  qështje me prioritet për Kosovën, në realitet,  paraqesin një  pasqyrë të qartë, se vendi është në rrezik  nga këto fenomene, që më së shumti demtojnë dhe shkatrrojnë një shtet,në veqanti Kosovën  si shtet me institucione të brishta,  e që fatkeqësisht, pos premtimeve boshe,  që po trumbetojnë liderët kosovarë,   tani e shumë vite , nuk po luftohet e pengohet,por  nga raportet dhe   shifrat që po publikohen ,po kuptohet  se këto dukuri  nga dita në ditë  po rriten e shtohen.

Më konkretisht,shpresat më të mëdha, kosovarët si kolektivitet, i kanë pasur dhe me siguri akoma i kanë, tek amerikanët dhe qeveria e tyre,(kohëve të fundit edhe tek gjermanët…)por pa mëdyshje, krijimi i një opinioni, i cili është në rritje e sipër, se mbrapa “allashveresheve”  të “peshqëve t’ mëdhenjë’”,qëndron,edhe ambasadori amerikan Kristofer Dell,është, një sinjal i keq,edhe për neve , por me siguri edhe amerikanët, dhe ky përceptim,me vend apo pa vend,i bazueshëm apo jo,  po ndikon, edhe në krijimin e një disponimi që mund të quhet edhe  antiamerikanizëm, i cili, pa dyshim, duhet, të  analizohet, zbërthehet e  debatohet urgjentisht, jo vetëm nga institucionet vendore por edhe ndërkombëtare, por edhe  nga shoqëria civile(edhe pse e lodhte) edhe nga mediat(edhe pse edhe këto mjaftë servile,frikacake …)me qëllim të vetëm, që e vërteta, të dali sa më parë  në shesh,sa s’është bërë vonë.

Emri i këtij ambasadori, nga superfuqia botërore,për shumë kosovarë ,posa të përmendet, lakohet si përsonalitet i gjithëpushtetshëm,(herë-herë i arsyeshëm),pastaj,si pjesë apo kryepersonazh të aferave të pista , që kanë qenë dhe janë pjesë e shkrimeve edhe nëpër disa media kosovare, pastaj edhe si pjesë e klaneve më të përfolura për afera  korruptive  në Kosovë.

Në veqanti, mbështetja që i është dhënë, dhe po i ipet, njerëzve, që kanë mbajtur në të kaluaren poste me rëndësi, në qeverisje apo institucione tjera,por edhe në këto momente,po  nga ky amabasador, pastaj fuqizimi i tyre  publikisht,në një anë, duke i joshur ata, se mbrapa tyre, qëndron dikush  i fuqishëm,e në anën tjetë për të  krijuar hapsirë dhe klimë të favorshme për ta, që pa fije turpi, të deklarohen, edhe nëpër ndeja e ahengje të ndryshme,por edhe nëpër  disa media ,  se mbrapa tyre, kanë amerikën dhe ambasadorin Dell, edhe pse opinioni i gjërë kosovarë, shumicëne e tyre, i njehë, shumë mirë ,megjithate , janë këto , vetëm disa nga shkaqet apo arsyet, që  e pranuam apo jo,po krijohet një opinion,  që me siguri, asnjë kosovarë, apo shqiptarë, nuk ka dashur dhe nuk dëshiron, të krijohet, për Amerikën dhe amerikanët.

Ambasadori Dell, prapëseprapë,është respektuar dhe me siguri do të  respektohet edhe më tutje në Kosovë, në radhë të parë, pse është ameriakan dhe vjen nga Amerika mike,por gjatë mandatit të tij, i cili me admirim, po pritet, të përfundojë sa më parë,ka bërë, edhe shumëcka, që  nga shumë kosovarë, mendohet, se nuk është dashur të ndodhin, me izën ,planin dhe bekimin e tij,por ajo që më së tepërmi, i zihet për  të madhe, është, se ky amabasador i gjithëfuqishëm, bëri shumë pak, për luftimin e krimit dhe korupcionit, që lulëzoi  gjatë mandatit të tij sa ishte  ambasadorë dhe më i forti në Kosovë, e herë herë, linte përshtypjen, se ishte, edhe ai, pjesë e këtyre veprimeve,andaj një pjesë e fajit me shumë arsye , duhet ti faturohet, pikërishtë atij, sepse ai kishte mundësi dhe fuqi, të na ndihmonte  më së shumti në luftimin e kësaj të keqeje  të madhe , e cila vendin ,po e mbanë më së shumti pengë të proceseve në të cilat duhet të shkoj Kosova.

Na kujtotohen, edhe opinionet pozitive, që ishin krijuar në kohën kur u zëvëndësua z.Kajdanova, dhe fliteshin fjalë të mëdha  për këtë amabasadorë, se shumë shpejt, Kosovën do ta pastrojë nga krimi i organizuar dhe korupcioni, dhe merreshit si shembull i mirë për punë të shkëlqyer që kishte ba në këtë drejtim  në Bullagri, ku kishit shërbyer  ambasador ,por si duket, atje  kishte obligime shtesë, pasi që ishte edhe dhëndër i këtij shteti, që po i sjell probleme edhe tani Europës,por si duket mandati i tij në Kosovë, ishte tjetërfare,apo ndoshta  ndryshuan kohërat por edhe akterët, apo  ”rastësisht” u takua me një shoqëri që”e prishi” !Bullgarët e kanë një thënje që ka një simbolikë shumë interesante”As te osllobodiv,as te…”

Me bindje të plot e them, se Ju z amabasador,keni mund të na ndihmoni më së shumti në ndërtimin e një  shteti ligjor,i cili për momentin më së shumti po na mungon, e që do të ishte garancë,   se Kosova, do të fuqizohet e zhvillohet,  për të qenë shembull  dhe model, edhe për shtetet e rajonit.

Këtu  nuk na ndihmove …z. Ambasador!Pse-në e dini Ju z Amabasadorë.Mbrapa jush u mëshehën dhe po mëshehen “peshqit e mëdhenjë”,që për cdo ditë po na rrezikojnë shumë e më shumë.

Megjithate,shpresa  mbetet e fundit.Ndoshta amabasadori i ri,që do të ju zëvëndësojë, do ta ketë agjendë tjetër veprimi.



(Vota: 11 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora