E shtune, 27.04.2024, 09:16 PM (GMT+1)

Mendime

Përparim Demi: Plagët e kombit me i shërru

E enjte, 29.12.2011, 12:22 PM


Plagët e kombit me i shërru

 

Nga Përparim Demi

 

Kaloi dhe ky vit. Mbaroi edhe një vit tjetër nga jeta jonë e shkurtër dhe nga jeta e gjatë e kombit shqiptar. Si zakonisht, sejcili nga ne bën bilanc arritjesh dhe dështimesh në të njëjtën kohë, bilanc rezultatesh, ndonjehere dhe bilanc parash të fituara apo të shpenzuara. Bëjmë bilance se ashtu jemi mësuar që në kohën e diktaturës, kur drejtori i ?do ndërmarrje mblidhte kolektivin për të numëruar sukseset e tij dhe të partisë. Në fakt, më tepër përmëndnim arritjet, se dështimet, për të gënjyer veten  i paraqisim si fitore të vogla të interpretueshme. Kjo sot na ndodh për inerci me partitë politike të vëndit tonë, por ndodh dhe me administratat shteterore apo private, të cilat ngjyrosin realitetin sipas orientimit, sipas konjukturës.

Kaloi ky vit i gjatë, të paktën për mua, që prisja të shihja ndryshime pozitive në jetën shqiptare. Prisja zhvillim ekonomik më të shpejt, prisja reforma demokratike më të thella, ndryshime cilsore në mentalitin dhe në jetën politike të shoqërisë tonë. Prita ?do ditë, ?do javë, ?do muaj. Për ditë kam hapur internetin për të lexuar një lajm të mirë, për të gjetur di?ka pozitive me të cilën të krenohesha, me të cilën të ushqeja optimizmin tim ende të pashuar. Prisja mirkuptimin kombëtar për riorientimin shqiptar drejt prosperitetit dhe ngritjes së moralit të shëndosh të rivendosjes së sistemit të vlerave njerzore.

Pa mohuar zhvillimet e arritura, ecurinë e gjërave dhe ngjarjeve të shënuara të këtij viti, ndjehem i pakënaqur për nivelin e ulët të rritmit, për rezultatet e vogla, për ”daullen e madhe të dasmave të imta”. Prisja shumë më tepër se kaq dhe do pres në ardhmëri me durim, se shpresën akoma se kam humbur. Kam dhe unë bindjet e mija, në mëndjen time besoj akoma se është e mundur ajo që dikur ishte e pamundur për ne, e cila besohej si e pa arritshme, e paprekshme, si di?ka që u takonte ekskluzivisht të huajve, të tjerëve, të cilët i kosideronim mbi ne. Ja që unë e kam të pamundur të pranoj inferioritetin ksenofob, ashtu jam rritur, ashtu jam edukuar, ti shoh të tjerët të barabart, të mos bëj dallime, të mos shoh kufizime abstrakte të imponuara, apo të huazuara, të importuara.

Nuk dua të qahem, apo të tregohem i pakënaquri i përjetshëm, dua të shpreh dëshirën dhe shpresën time të madhe që populli shqiptar të marrë atë që meriton, të gëzoj një jetë më të lumtur dhe më të begatë. Nuk pyes a mund të arrihet një gjë e tillë, por pyes kur do arrihet kjo, dhe pres, pres me padurim. Them pres në kuptimin figurativ të fjalës, se në fakt kërkoj në vazhdim rrugën e përshtatshme dhe të shpejt, atë udhë e cila tu hapet të gjithëve kudo që janë, për të arritur atje ku dëshirojnë. Do e quaja rrugën e mirkuptimit dhe të bashkimit tonë kombëtar, kur shqiptarët të mos luftojnë më me veten dhe vetëm për vete, të heqin dorë nga lakmia individuale për të bashkuar  kontributin për të gjithë, për prosperitetin kombëtar.

Kombi ynë ka shumë plagë të vjetra dhe të thella. Disa prej tyre kullojnë akom?, nuk janë përtharë, varet nga ne sa shpejt do i shërojmë. Por sot, mendoj unë, kemi dy plagë shumë të mëdha të cilat po e pamundësojnë ecjen e kombit tonë përpara me rritmet që duam ne. Janë dy plagë aq të vjetra sa dhe të reja, sa të haruara aq dhe të freskëta. Këto janë plaga e korupsionit dhe ajo e emigrimit. E para e ushqen të dytën, nuk e lë të kurohet, e acaron sa vjen e më tepër. Shqiptarët e thjeshtë largohen për të shpëtuar, për të punuar, për të jetuar në një shoqëri më të drejtë, ku të gëzojnë të drejtat që meriton sejcili individ në një shoqëri të civilizuar. I largohen mentalitetit të vjetër mediokër, i largohen hasmërisë, makutërisë, pangopësisë, dhe padrejtësisë së autoriteteve vendore që ushqejnë korupsionin e vogël të ashtuquajtur ”normal”, të ”pranueshëm”, i cili pjell korupsionin e madh. Korupsioni me shumë fytyra dhe shumë emra, sot është kthyer në plagë të thellë, është sëmundja e cila po kronicizohet dhe po e mban kombin tonë në shtrat. Shtroj pyetjen vetes – a ka shërim kjo sëmundje kombëtare? Kush është ila?i ? Ku ta gjejmë atë dhe nëse e gjejmë për sa kohë do na japë efektin?

Ndoshta ila?in nuk duhet ta kërkojmë jashtë, përkundrazi ta kërkojmë tek ne. Unë gjykoj se i vetmi ila? efikas për të jemi ne vetë. Edukimi ynë. Kur një popull vendos të shërohet kjo bëhet e mundur vetëm kur për këtë do jenë dakord shumica e tij. S’ka receta nga jashtë për ketë sëmundje të brëndëshme, për këtë epidemi kombëtare, e cila zhduket sa të dalish jashtë kufijve të shoqërisë sonë. Ajo ushqehet me mëndjet tona, me mentalitin tonë kolektiv të deformuar keq. Ajo prodhon ushqimin e saj, sekreton vazhdimisht helmin infektues, i cili bllokon ?do celulë të shendosh të trurit kombëtar. Sejcili prej nesh ka experiencën e tij në këtë fushë, janë fakte të panumërta dekurajuese, ngjarje të pakëndëshme korupsioni të përjetuara, të cilat mundohemi ti harojmë. Ato dhe pasi largohemi na helmojne kujtesën tonë duke na shtyrë drejt mohimit, drejt urrejtjes së përgjithshme, drejt shkombëtarizimit gradual.

Emigracioni është një pasoj, një pasoj e rëndë, e cila po na shterpëzon kombin. Largimi është një zgjidhje individuale, shpesh e arsyeshme, nganjëherë e domozdoshme, e cila cënon interesin kombëtar. Nëpërmjet emigracionit ne si komb i varfër momentalisht po kontribojmë për prosperitetin e kombeve të pasura, bëhemi kredituesit e tyre. Në vokabularin ekonomik e quajnë export i burimeve njerzore, i kapaciteteve intelektuale dhe të krahut të punës. Ne kontribojmë në plotsimin e deficitit social të popujve perëndimor të mplakur, u ofrojmë atyre një burim të madh për plotsimin e fondeve buxhetore që ushqen politikat e tyre të egzagjeruara sociale. Perëndimi pa emigrantët do kish hyrë në krizë me kohë.

Pra kontribojmë për ta duke shteruar burimet tona të freskëta. Sa do vazhdoj kjo anomali? Ne japim, kur kemi nevoj të madhe të marrim. Ne investojmë dhe pastaj e largojmë investimin jashtë, e hedhim, nuk e përdorim për vete, jua falim të tjerëve. Shpesh vendet perëndimore bëjnë dhe naze, na vënë kushte, e zgjedhin ”mallin” që duan. Gjithsekush kërkon ”ajkën”, më të mirën. Ne ?’na mbetet...?

Nuk janë të paktat raste kur ndonjë i shkolluar provon të kthehet dhe përplaset në murrin e pakapërcyeshëm të korupsionit. I merret fryma nga mentaliteti i kalbur anadollak, gjen veten në mes baltës dhe batakut, ku të gjitha dyert i mbyllen në fytyrë. Që të mbijetojnë, këta të kthyerit, duhet ti shtrohen fatit, të bëhen si të gjithë. Varianti tjetër, shpesh dhe i vetmi, është të marrin rrugën nga erdhën, të ikin përfundimisht. Kështu shqiptarët jashtë janë bërë më tepër se sa brënda.

Emigrantët, ndodh që të kenë sukses, të bëjnë karierë dhe të pasurohen jashtë. Ndodh që të bëhen dhe me famë botrore. Por kjo jo në vëndin e tyre, jo për njerëzit e tyre. Emigrantët punojnë, mësojnë, luftojnë me jetën deri në pikën e fundit. Kanë dhe mall për vëndin e tyre, ndodh që ndonjëri e shpreh dhe në publik këtë. Ka nga ata që janë zëmëruar përkohësisht, ose përgjithmon dhe këta kanë të drejtë, duhet ti kuptojmë. Të jemi tolerant dhe të drejtë, mos u hamë hakun dhe mos i mohojmë. Mërgata me halle vuan, njësoj si dhe vëndi ynë, qan hallin e saj, qan dhe hallin e Shqipërisë. Deri kur kështu?

Këto plagë si me u shëru – mendoj tani, këto ditë të fundit të këtij viti. Kërkoj, vazhdoj të kërkoj udhën e drejtë që na duhet. Tash që e shkruajta këtë hall të mëndjes sime, sikur u shkarkova pak. Shpresoj të më kuptoni dhe mos më gjykoni. Kërkoni dhe ju atë që ju duhet, atë që dëshironi dhe udha ju bëftë e mbarë ngado që të veni! Urimi im është: Qoftë ai që vjen një vit i mbarë, për Shqipërinë dhe për shqiptarë, si për pleqtë dhe kalamanë, që nga jugu në veri, nga Kosova e në Çamëri, mërgimtarë ngado që jeni, qofshi të lumtur ju përherë Gëzuar !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora