E shtune, 27.04.2024, 09:05 AM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Sa shërben autoriteti në liri?

E enjte, 29.12.2011, 02:59 PM


Sa shërben autoriteti në liri?

 

Nga Lavdrim Lita

 

Pyetja është po sikur shoqërisë në të cilën gjallojmë t’i mungojë autoriteti? Autoriteti është një fjalë e pazënë mirë vend pas njëzet vjetësh për shkak të valencës negative që i është dhënë gjatë diktaturës, paçka se ishte një abuzim i autoritetit. Të gjitha qeveritë europiane të rëna për shkak të krizës financiare, në fakt, kanë rënë për një mungesë autoriteti, pra, besimi të tregjeve për shlyerjen e borxheve të mbledhura në kohë.

Megjithatë nëse moderniteti lind nga treshja revolucionare, liri, barazi, vllazni; autoriteti është e konsideruar si një e kundërt e treshes; sepse autoriteti nuk është vllazni, ndoshta atëror, por nuk drejtohet kah barazia, sepse promovon diferencimin dhe hierarkinë; dhe nuk është e konsideruar si një mike e lirisë, përkundrazi. Shtypëse në publik, represive në privat, prandaj autoriteti ka qenë bisha e kohës sonë. Filozofi rus Kojeve në librin “Nocionet e Autoritetit” i ndan në katër kategori origjinare tipet e autoritetit – të Atit, të Kryezotit e shërbyesit, të Prijësit dhe Gjykatësit. Ndonëse në të vërtetë ka dhe burime të tjera të autoritetit siç është karizma religjioze, apo autoriteti i themeluar mbi mençurinë, sikurse autoriteti i ardhur pas një gjesti heroik.

Sakaq autoriteti është një nevojë e dobishme e shoqërisë jo vetëm për ta garantuar rendin dhe traditën, por dhe për të qeverisur ndryshimin dhe për të kalëruar transformimin. Aty ku mungon norma apo tradita që duhet ndjekur, aty ndërhyn dhe nevoja për autoritet që të plotësojë boshllëkun e rëndësisë.

Autoriteti është më përpara një aftësi mbartëse sesa një nder, një përgjegjësi dhe jo një privilegj. Shpesh është një digë kundrejt abuzimeve, dhunës e padrejtësisë; vetëm duke degjeneruar ajo vetë kthehet në një abuzim, dhunë e padrejtësi. Atëherë në skenë hyn autoritarizmi, ku raporti i ndërtuar i autoritetit kapërdihet: nuk është ndikimi i madh që dekreton fuqinë, por edhe fuqia që dekreton ndikimin. prandaj superioriteti kthehet nga shkak në pasojë. Por pushteti pa autoritet është abuzim, kurse forca pa autoritet abuzim i fuqisë, sikurse komanda pa autoritet është mbisundim. Sepse autoriteti është një përligje në fushë, e bazuar në meritë dhe talent, kulturë dhe aftësi, kompetencë dhe eksperiencë, dhe në nivelet me të larta karizëm dhe urtësi. Nuk është një nevojë e atij që e përdor, por e atij që e zbaton.

Kur flasim se mungojnë edukatorët, pikat e referimit, modelet, kultura drejtuese ose elita të vërteta, ne, po perifrazojmë nevojën për autoritete. Kërkohet një autor në çdo fushë. Të dukshëm dhe të besueshëm. Është autoriteti që e dallon liderin nga ekzekutuesi i dëshirave. Autoriteti garanton lirinë, e survejon brenda kufijve që e lejojnë të shprehet dhe të rrjedhë, pa u shpërndarë, të fundoset apo të kthehet në të kundërtën e saj. Liria ka nevojë për autoritet dhe anasjelltas. Mohimi i njërës apo tjetrës ose koincidenca e njerëz mbi tjetrën është fundi i qytetërimit.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora