E shtune, 27.04.2024, 01:04 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Nexhmije Mehmetaj: Shkolla Shqipe kremtoi 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit, në Jura të Zvicrës

E enjte, 01.12.2011, 09:03 PM


 

 

Shkolla Shqipe kremtoi 28 Nëntorin - Ditën e Flamurit, në Jura të Zvicrës

 

Nga Nexhmije Mehmetaj - mësuse në Jura

 

Festa e përbashkët e të gjithë shqiptarëve, kudo në botë, është 28 Nëntori – Dita e Flamurit. Koha e Motit të madh në historinë tonë kombëtare fillon më 28 Nëntor të vitit 1443, kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Krujë ngriti flamurin kombëtar dhe shpalli pavarësinë e Principatës së Krujës.

Për gati pesëqind vjet flamuri ynë që i përgjakur, ai valëvitej vështirë në qiellin e trazuar të Arbërisë. Ai gjak ende i patharë ka skalitur çdo zemër shqiptare fjalët Komb dhe Atdhe që nuk shuhet kurrë për liri. Krenaria jonë kombëtare për flamurin kuqezi i ka rrënjët tek veprimtaria dhe atdhedashuria e patriotëve të Rilindjes që me gjak e sakrifica mbas 500 vjet robërie  e shpalosën Flamurin përsëri më 28 Nëntor 1912 në Vlorë.

 I kuq flamuri ynë na thërret na tubon nga kujton se ne jem bijtë e tij e të tokës shqiptare që mos të harrojmë kurrë, por të bashkuar rreth flamurit kuqezi të përpiqemi për të drejtat tona deri në bashkimin tonë kombëtar.

 Me rastin e ngjarjes së shënuar kombëtare të Ditës së Flamurit, nxënësit e Shkollës Shqipe, në Jura të Zvicrës shfaqën program të pasur  artistik. Salla e spektakleve në qendrën kulturore në Glovelier ishte e stolisur me flamuj kuq e zi dhe zviceran. Pjesë e programit festiv ishin bërë prindërit e nxënësve festiv të nxënësve, mërgimtarë të moçëm e të rinj, veprimtarë të shoqatave dhe asociacioneve tjera politiko-kombëtare si dhe miq zviceran.

Programin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre z. Isa Mustafa kryetar i Komunës së Prishtinës dhe kryetar i LDK-ës në Republikën e Kosovës. Miku i shquar, zoti Pierr Kolher, një personalitet zviceran që ngre ura midis shqiptarëve dhe Zvicrës, kryetar i Komunës së Delemont-  kryeqytet i Juras.

 Ishte tepër emocionuese fjala e zotit Isa Mustafa” Në jetën e një kombi, pa dyshim që dita më e spikatur është dita e pavarësisë së tij, prej një vendi të ndarë më 1913 tani kemi dy shtete të pavarura shqiptare...”

Nxënësit e shkollës shqipe të veshur me kostume kombëtare krijonin një lëndinë të bukur shumë ngjyrëshe, kostume  me ngjyrat e flamurit, të buzëqeshur e të gëzuar e hapen programin me këndimin e himnit shqiptar. Nxënëset e klasës së nëntë Rina Pllana dhe Ariana Perteshi prezantojnë programin festiv të përgatitur nga mësuesja e shkollës shqipe prof Nexhmije Mehmetaj.  Nën tingujt e muzikës shqiptare nxënëset kënduan këngë  në gjuhën e ëmbël shqipe: Rudina Morina, Agnesa Leku, Ermira Thaçi, Rina Thaçi, Erona Ramabaja, Bleona Kqiku dhe Eliesa Xhaqku.

Vazhduan pikat muzikore, valltarët e vegjël, si zogj të bukur, lehtas e bukur interpretuan vallet “Festë ka sot Shqipëria”, “Nusja dhe dasmorët” dhe  “Shota”. Ishte mbresë lënës pjesa teatrale  “ Viti kuqe zi “ teksti Agim Shehu, interpretuan rolet e tyre mjeshtërisht nxënësit: Gent Muhaxheri, /Ismail Qemali/ Valon Osdautaj /Isa Buletini/ Edison Leku /Luigj Gurakuqi / Fjolla Avdimetaj / Marigoja/ dhe nxënës të tjerë. Ndërsa konkursi vizatimi më mirë me temë “Festa e Flamurit” u zgjodhën tri punime më të mira: Njomëza Ramabaja, Bore Berisha dhe Valon Osdautaj.

Ishte një kënaqësi e veçantë që na solli ky manifestim dhe e ndajmë vetën tanë për aq orë sa ndodheshim në atë sallë sikur ishim atje, në atdheun tonë sepse çdo gjë kumbonte shqip. Kjo mbrëmje do të mbahet gjatë në kujtesën e bashkatdhetarëve. Fjalët më të dëgjuara ishin: Festofshim sa më parë bashkimin kombëtar!



(Vota: 19 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Luan Kalana: Florida - Festa e Flamurit, 99-vjetori i Pavaresise te Shqiperise Beqir Cikaqi: Një gjuhë, një atdhe, një flamur! Muharrem Sfarqa: Përkujtohet strategu i luftës për liri, kolonel Ahmet Krasniqi Milazim Kadriu: U përuruan një monografi dhe pesë përmbledhje me poezi Bashkim Bekteshi: Dhjetë vjetori i Shkollës Shqipe të Bassanos Kolec Traboini: Qofte Beogradi dhe gjeniu pa brekë - Në Panairin librit Tirana 2011 Ditët e Naimit - festë e poezisë dhe kulturës Xhevat Muqaku: T´i duam prindërit shqip duke e mësuar dhe folur gjuhën e nënës Vjollca Tytyni: Një kafe letraro- miqësore tek “Dy palmat” Pilo Zyba: Një takim i rastësishëm Hajro Hajra: Nënë Tereza na Bashkon Miradije Gash & Asllan Dibrani: Tubim madhështor i prindërve, nxënësve dhe mësuesve në Stuttgart Manifestimi “ Poezia Shqipe “ edhe kësaj radhe bashkoi afër veti poet e poete nga vendet e ndryshme të Kosovës Kastriot Frashëri: Shënime Udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar - në vendin ku takon historinë… Xhevat Ukshini: Popullsia do paqe dhe prosperitet, kurse kriminelët në veri mungesë të ligjit, kaos dhe ndarje Xhevat Ukshini: Nëna Terezë e ka bërë emrin shqiptar të famshëm në mbarë botën Xhafer Leci: Në Vendlindje edhe dielli ngrohë më shumë se sa në gurbet Neki Lulaj: Vallë deri kur kështu të ndarë! Dibran Demaku: Kruja e Skënderbeut Asllan Dibrani: Shqiptarët nderuan meshën e shenjtë gjatë vizitës së Papës në Freiburg

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora