E premte, 26.04.2024, 07:46 AM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Në përmbyllje të debatit për ndryshimet e kushtetutës rreth zgjedhjes së Presidentit

E shtune, 12.11.2011, 08:59 PM


FARSA E NJË DEBATI:

 

NË PËRMBYLLJE TË DEBATIT PËR NDRYSHIMET E KUSHTETETUTËS RRETH ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT

 

Gjendja është tepër e rëndë për t ´u shtir se çdo gjë është në rregull dhe për të diskutuar rreth të vërtetës për pa u than ajo troç ashtu si është. Debatit nuk mund të mbyllet pa u thanë gjërat me emrin e vet, sepse vetëm kështu do t´a dimë ku jemi dhe kah duhet kërkuar dalja nga kjo gjendje! Duke e heshtur realitetin nuk arrihet as stabiliteti institucional dhe as sovraniteti territorial.

 

Nga Abdullah Prapashtica

 

I

 

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT NGA POPULLI DHE

TEKNIKA

E SHKARKIMIT TË TIJ NGA NJË GJYKATË QË NUK I KA ZGJEDH POPULLI

 

 

Për ndryshimet lidhur mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës, do të ketë një koordinim dhe bashkëveprim të s´forcuar ndërmjet Komisionit për amendamentimin e Kushtetutës së Ahtisarit për Republikës së Kosovës dhe Komisionit për ndryshimin e Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme, sepse fillimisht Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës, duhet ta ndryshojë nenin 86 të Kushtetutës me të cilin përcaktohet procedura e zgjedhjes së Presidentit drejtpërsëdrejti nga i gjithë populli ( e jo vetëm nga qytetarët – sepse Kosova ka edhe fshatarë dhe ata nuk mund të injorohen), e më pastaj Komisioni tjetër ta shqyrtojë nevojën e përshtatjes së Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme me dispozitat e amendamentuara të Kushtetutës.

 

Kur këto Komisione vendore të kenë kryer punën e vet, projekti i tyre do të niset në rrugën e gjatë për te Porta e Lart në Bruksel. Sulltanati i Brukselit do t´a kthen përgjigjen në Prishtinë pasi që të ketë bërë konsultime mbi pajtimin e Beogradit me këto propozime të Prishtinës. Por, edhe kur të jetë përfunduar e tërë kjo kakofoni konsultimesh në fund të fundit grupi i deputeteve serb të emëruar pa votat e askujt, mundet të bllokon këto ndryshime me VETON e vet të dhuruar nga Ahtisari.

 

Edhe kur më në fund do të miratohen amendamentet e kastruara e të përshtatura për qejfin e Partive politike, për qejf të Brukselin, të Beogradin e të kolonistëve minoritar serb, Presidenti i zgjedhur nga populli do të detyrohet të zbaton Kushtetutën antishqiptare të Ahtisarit, të betohet para flamurit kolonial dhe nën ritmin e himnit kolonial! Ai do të detyrohet të betohet se do t´a zbaton Kushtetutën koloniale me të cilën mohohet identiteti nacional shqiptar i Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Ahtisarit e parasheh “tradhtinë shtetërore apo kushtetuare” si vepër penale, por tradhtinë kombëtare nuk e parasheh si vepër penale. Pra, presidenti mundet të bënë tradhti kombëtare dhe të kalon pa pasoja, por nuk guxon me bë “tradhtinë shtetërore apo kushtetuare” – shih absurdin e sundimit kolonial! Kjo argumenton se shtetësia multientike dhe kushtetua e huaj janë në kundërshtim me interesat nacionale. Po të ishte fjala për një shtet normal interesat shtetërore dhe kushtetua do të ishin NJË me interesat nacionale.

Kjo Kushtetutë i thotë Presidentit hipë se të vrava zbrit se të vrava. Ndërsa Kushtetutat janë bërë për të ju shërbyer popujve e jo për t´u bërë popujt rob të cilët shtypen përmes të Kushtetutave antipopullore, si kjo e Ahtisarit.

 

Prandaj, kjo Kushtetutë e huaja, e sjellë në fuqi nga të huajt me dhunën e pranisë të tyre ushtarake e policore, përmes të miratimit formal të marionetave vendore nuk duhet marr parasysh me rastin e Zgjedhjes së Presidentit. Nëse dëshirohet të dilet nga ky kolaps i kësaj Kushtetute të huaj absurde, atë duhet suspenduar dhe duhet marr Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si zëvendësim të përkohshëm. Natyrisht duke e amandamentua dhe mbështet me Ligje adekuate për nevoja të Kosovës. Kjo praktik është përdor nëpër botë te shtetet e reja derisa ato e kanë sistemua rendin e vet juridik. Aktualisht në Kosovë edhe po kopjohen ligjet nga ligjet e huaja, kështu që ky veprim nuk do të paraqet kur far përjashtimi. Zgjedhja e Presidentit në rrugë të drejtë sjell stabilitet politik dhe mundëson zhvillim normal të një shteti. Andaj kësaj Kushtetute të huaj nuk duhet t´ i lejohet t´a pengon stabilizimin e Kosovë .

 

Ndryshe, si pas këtyre “ndryshimeve kushtetuare” Presidenti sërish do të shkarkohet me procedurë të shkurtër nga Gjykata Kushtetuese, të cilën nuk e ka zgjedhur populli. Dhe ku shumica e gjyqtarëve janë jo shqiptar, në krye të cilëve formalisht ju prin “baba” shehu shqipfolës. Presidentin e zgjedhur nga populli do t´a shkarkon “baba” me urdhrin e Padishahut të Brukselit dhe me kërkesën e kryeministrit të mbështetur prej orkestrës së deputetëve të Ahtisarit, sa herë që Brukseli dëshiron destabilizimin e Kosovës. Kështu, me këto lloje të “ ndryshimeve” kushtetutare prapë Populli do të mbetet me gishta në gojë.

 

Pra, që në fillim u tha esenca e këtij “debati” dhe në vazhdim do të bëhet vetëm përshkrimi i detaleve qe e përbëjnë këtë farsë të këtij regjimi vasal si dhe do të bëhet përpjekje që të përshkruhet rruga reale se si duhet të zgjidhet Presidenti.

 

Gjatë kësaj analize do ti referohem kryesisht deklaratave të Kryetarit të Komisionit Arsim Bajramit në lidhje me amendamentet me te cilat do të ndryshohet ajo pjesë e Kushtetutës.

 

II

 

KJO KUSHTETUTË I THOT PRESIDENTIT: ZGJEDH OSE TRADHTINË KOMBËTARE OSE TRADHTINË SHTETRORE - KUSHTETUARE !

U tha që në fillim se me ndryshimin e Kushtetutës nuk ndryshoj kompetencat e Presidentit. Kjo do të thotë se edhe pse presidentin do ta zgjedh populli ai nuk do të është në gjendja t´a zbatoi vullnetin e as të mbrojë interesat e popullit, por do të detyrohet t´a mbron shtetin dhe Kushtetutën e Ahtisarit nga populli. Ky President formal do të është një nëpunës ceremonial protokollar dhe jo i PARI i shtetit që e zgjedh populli dhe i cili e emëron e shkarkon kryeministrin e qeverinë dhe që e shpërbën parlamentin e thërret zgjedhjeje të reja e as që vendos për luftë e për paqe. Kompetencat dhe detyrat e institucioneve duhet definuar qartë dhe deri në fund, që askush të mos mundet t´i interpreton ndryshe pos si thonë germat e Ligjit. Ndarja e pushteteve duhet të jetë e konkrete në hierarkinë shtetërore.

 

-           Presidenti

nuk mundet të e realizon mbrojtjen edhe sigurinë e brendshëm dhe të jashtme të vendit nëse ai nuk i ka nën urdhrat e veta Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Shërbimit Informativ të Zbulimit dhe Ministrinë e Jashtme. Vetëm me këto kompetenca presidenti mundet të ve nën kontroll korruptimin e qeverisë (që nga Kryeministri - kushdo qoftë ai - e deri te nëpunësi më vogël në Bashkësi Lokale) e të parlamentit si dhe faktorët tjerë që prodhojnë rrezik të brendshëm dhe rrezik të jashtëm për vendin. Presidenti duhet të ketë fuqinë e ekzekutivit prej marrjes vendimit për paqe dhe për luftë e deri te lëshurja e urdhrit për hetime për secilin që shkel ligjet, deri në nivelet më të larta ;

 

-           Qeveria

 

duhet të merret me krijimin e zbatimin e politikave zhvillimore ekonomike e shoqërore të vendit dhe të përgjigjet për punën e vet para presidentit dhe para parlamentit, e jo anasjelltas si deri me tani. Qeveria duhet të ketë një Kryeministër dhe Ministrat e rasoreve përkatëse të Ekonomisë, Arsimit e Kulturës, Shëndetësisë, e Diasporës e tje.(pa as një zëvendës-kryeministër dhe pas një zëvendës -ministër);

 

-           Parlamenti

 

do të duhej të përbëhet nga Dhoma e deputetëve të Popullit dhe nga Dhoma e Deputetëve të Bashkimeve Profesionale që do të duhet të prodhonin ligjet e nevojshme për mirëvajtjen e rrjedhave shoqërore dhe të kontrolloj qeverinë në zbatimin e tyre.

 

Por, as Qeveria dhe as parlamenti nuk munden të ngritën mbi Presidentin as përmes të Gjykatës Kushtetuese e as me mocionet parlamentare.

 

Presidenti zgjidhet nga Populli dhe përgjigjet vetëm para popullit në zgjedhje të rregullta. Ose Presidenti mund të shkarkohet para kalimit të mandatit me mbledhjen e 100.000 nënshkrimeve për thirrjen e referendumit për shkarkimin e tij në rast të kryerjes të ndonjë vepre penale. Vetëm me një Zotë shtëpie të tillë të fuqishëm mund të themi se kemi President Shteti! Vetëm atëherë kur populli e di se kush përgjigjet para ti, mund të flasim për demokraci dhe për sundimin e Ligjeve të Drejta.

 

Kjo Kushtetutë e këto Ligje koloniale dhe ky pushtet i instaluar nga Brukseli me votat të vjedhura, po shihet se po e trason rrugën qe edhe presidenti të “zgjidhet” me vota të vjedhura, ngjashëm me ato të 12 dhjetorit 2010, kur me vota të vdekurve e me ato në emër të mërgimtarëve që mungonin, u grabit pushteti. Se votat ishin të vjedhura dëshmoi edhe numërimi votave i barabartë me numrin e popullsisë, edhe pse mungon 1/3 e popullit që jeton në diasporë edhe pse në votime dolën vetëm 34 % të votuesve. Ata që vodhën votën në vend se të thirren ne përgjegjësi penale për vjedhje, ata u shpërblyen me pushtet.

 

Për të qen hipokrizia komplete edhe Partitë Politike qe e dinin për vjedhjen e votës, në vend se te refuzojnë rezultatin dhe te kërkojnë zgjedhje te reja, ato u pajtuan me këtë rezultat dhe pastaj kërkonin shkarkimin e qeverisë. Tëra këto u bënë me dijen dhe me miratimin e Brukselit, të cilit edhe i konvenon instalimi i një pushteti të tillë mafioz i cili mund të përdoret kundër interesave të Kosovës si pas nevojave të të huajve!

 

III

 

KUSHTET FORMALE DHE REALE PËR KANDIDATËT PËR PRESIDENT

 

Kosova gjendet përpara mashtrimeve të reja! Këtë e dëshmon edhe fakti se edhe pse decidivisht thuhet se presidenti duhet të është jashtë partiak, partitë po i përgatisin kandidatët e vet (shumica e tyre lider mafioz), për të kandiduar për president pa pas nevojë me i mbledh ato 15.000 nënshkrime që detyrohen ti kenë kandidatët jashtë partive politike. Pra që në start po shihet padrejtësia. Liderët aktual të partive politike janë tërësisht të komprimituar dhe ata më nuk i marrin dot as votat e partive të veta, për pa organizua VJEDHJEN E VOTAVE, andaj atyre nuk ju vihet kushti i mbledhjes së 15.000 nënshkrimeve:

 

Ndër KUSHTET për kandidim për president u përmend edhe mosha 35 vjeçare. Pra, po përgatitet tereni jo për me zgjedh por për me emërua një President një person – agjent Brukseli i cili pas shkollimit, detyrën e par në jetë do ta ketë detyrën e presidentit. Një president i tilli i cili për karrigen e Presidentin e jep edhe jetën e vet, por që për dashuri e shet edhe shtetin e vet!

 

Si pas praktikës së deri tashme të Presidentëve, të kryeministrave e ministrave ky lloj “presidenti” do ti zgjedh të gjithë këshilltarët e vet të moshës 10 vjet më të ri se vet (mundësisht të gjinisë tjetër) dhe pastaj prite orgjinë deri në bankrotoimin e shtetit.

 

Jo, zotëri! Nuk mundet Detyra e Presidentit me qene fillimi i një karriere por duhet të jetë fundi i një karriere teje të suksesshme në çdo drejtim të njerëzve meritor. Presidenti duhet ti ketë miçë dhe armiq!        Presidenti duhet ti ketë miçë ata që janë miçë të vërtetë të popullit ton dhe duhet t´i ketë armiq ata që janë armiq të vërtetë të popullit ton. Pra, Personi që do ta merr këtë detyrë, kjo duhet të jete detyra e fundit e karrierës së tij. Praktikisht kandidati për President nuk duhet të ketë jetën përpara por mbrapa tij, sepse vetëm një njeri i cili mundet të jetë pa ambicie personal ai edhe mundet të jetë i përkushtuar tërësisht për interesat madhore të Kombit dhe të Atdheut.

 

- Prandaj Presidenti duhet të jetë mbi moshën 55 vjeçare, ndërsa Zv. Presidenti mbi moshën 45 vjeçare dhe ti kenë këshilltarët 10 vite më të vjetër se vet. Këshilltarët në çdo resor shteti duhet të jen ekspert aktiv ose ekspert pensionist (e jo këshilltarët të jenë ma të ri se ata që i këshillojnë). Presidenti, krye parlamentari, Kryeministri, Ministrat, Diplomatët e Këshilltar nuk mund të jenë do gullanfera që posa kanë mbaruar shkollat, por njerëz me përvojë e dëshmi jetësore, me aftësi e me merita dhe besnikëri ndaj Kombit e Atdheut . Të ritë duhet afruar deri te detyrat më të larta por jo në detyrat më të larta për të cilat kërkohet pjekuria e duhur që ata nuk e kanë.

 

- Mandati i Presidentit duhet të jetë 10 vjeçar, pa të drejt rizgjedhje;

- Kandidati për President (e Zv.President) duhet të jetë me nacionalitet shqiptar,

- i martuar me shqiptare dhe domosdoshmërish edhe prind i së paku një fëmije,

- që as një anëtar i familjes së ti nuk kanë qen e nuk janë të martuar me nacionalitete tjera (prindërit, vëllezërit e motrat dhe fëmijët),

- që as vet dhe as familjarët të mos jenë të involvuar në krime dhe që

- as kandidati dhe as anëtarët e familjes të mos kenë shtetësi tjetër pos të Republikës së Kosovës;

- të deklarohet pasuria dhe prejardhja e saj para dhe pas vitit 1999;

- të gjitha llojet e zgjedhjeve (lokale, qendrore dhe presidenciale) janë legjitime kur në to marrin pjesë 55% e votuesve dhe kur shumica mbi 51% të tyre votojnë për një kandidat apo për një parti.

 

Kandidati për President duhet të jetë me të kaluar të dëshmuar patriotike jashtë strukturave titiste e ahtisariste dhe të ketë inteligjencë mbi mesatare! Presidenti, deri në zëvendësimin e Kushtetutës të Ahtisarit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës duhet të betohet përpara popullit për zbatimin e Kushtetutës së Republikës Shqiptar përpara flamurit shqiptar dhe duke qëndrua gatitu nën ritmin e himnit kombëtar shqiptar.

 

Presidenti duhet të ketë një Zv. President që i plotëson tëra kushtet e parapara për President, pos moshës.

 

Propozimi im konkret për kandidat për Presidentin e par të Republikës së Kosovës të zgjedhur nga populli është: Adem Demaçi ndërsa për Zv. President propozoi Lulzim Adem Jashari. Zgjedhja e Presidentit është çështje sovrane e popullit, andaj “segmenti i pavarësisë së mbikëqyrur” dhe Kushtetuta e Ahtisarit duhet përjashtuar nga zgjedhjet presidenciale. Atë duhet zëvendësoi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e plotësuar me amendamente të Republikës së Kosovës. Kjo duhet të jetë njëkohësisht edhe parapërgatitje për bashkim kombëtar, që duhet realizuar në fazën e ardhshme!

 

Për ata që “segmenti i pavarësisë së mbikëqyrur” luan rol kryesor e jo dytësorë, duhet qartësuar se diplomacia nuk do të thotë servilizëm para të huajve dhe se deplomacia është e mirë dhe e dobishme vetëm kur nuk është në dëmin e popullit e të vendit. Por, statusi kolonial nuk është i pranueshëm në as një variant dhe se nuk ka mundësi që ata që e mbikëqyrin pavarësinë tonë të mund të e emërojnë për President ndonjë agjent të vetin në vendin ton. Një “president” i tillë mund të imponohet me dhunë por, ai kurrë nuk do të përfillet nga populli si president!

 

Zgjedhjet Presidenciale dhe ato të Përgjithshme duhet të mbahen në 7 zona zgjedhore dhe në Komisionet Zgjedhore nuk duhet të jetë prezent as një anëtar partie në as një nivel. Komisionet Zgjedhore duhet formuar nga njerëzit pa parti politike nga niveli Bashkësisë Lokale e deri ne nivelin Qendror. Dënimet penale për vjedhjen e votave duhet të jen të barabarta me dënimet për vrasje, sepse me vjedhjen e votave vritet demokracia dhe në pushtet vjen mafia! Vetëm kështu mundet të evitohet manipulimi dhe tregtia me vota nga ana e partive politike në kurriz të Popullit. Zgjedhje të ndershme mund të jen vetëm ato që i kontrollon vet populli, ndërsa ndryshimet kushtetuare e zgjedhore duhet të i realizojnë zgjedhësit e jo te zgjedhurit si pas interesave të veta personale e klanore.

 

Nëse nuk do të ndodh kjo, “ndryshimet kushtetuare” do jenë mashtrim dhe nuk do të sjellin as një ndryshim!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Sylë Arifi: KFOR-i i pavendosur ti largojë barikadat! Andy Apolloni & Paulo Traboini: Akt i rende provokimi shteteror i okupatoreve malazez, per grabitjen e trojeve shqiptare ne fshatin Vuksanlekaj te Malsise Zejdush Kastrati: Sikur të ndodhte…? Ramiz Dërmaku: Jemi tri fe por kemi vetëm një atdhe të përbashkët Fahri Xharra: Mbreti Agron në Tiranë, e Mbretëresha Teutë në Prishtinë. Pse jo? Urim Shehu: Atë që s’e bëri Serbia, po e bën Rektorati Pilo Zyba: Qesharake e dhimbshme por e vërtetë Kastriot Myftaraj: Rajmonda Bulku duhet të hedhë në gjyq Helena Kadarenë dhe jo mua Qerim Pllana: Letër e hapur institucioneve shtetërore të Kosovës M. Sinemati: Ekstremistë me mjekra të gjata dhe pantallona të shkurtra! Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XIX) Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (3) Fahri Xharra: Një paqë Baske dhe Kosova Dorian Koçi: Imuniteti dhe vullneti politik Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (2) Selim Nengurra: Lokalizëm banal, primitiv Kastriot Myftaraj: Libri i Fevziut “Enver Hoxha”, si ambalazh për biografinë e Anastas Plasarit (1) Sejdi Peka: Ndikimi i sistemit të vjetër komunist kundër demokracisë Ardian Ramadani: A ka kush merret me ata njerëz ? Fritz Radovani: Të gjitha ''fajet e mëkatët'' e Shqipnisë i ka kleri katolik shqiptar (XVIII)

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora