E diele, 28.04.2024, 05:24 PM (GMT+1)

Mendime

Sejdi Peka: Ndikimi i sistemit të vjetër komunist kundër demokracisë

E shtune, 05.11.2011, 08:59 PM


NDIKIMI I SISTEMIT TË VJETËR KOMUNIST KUNDËR DEMOKRACISË.

 

Nga Sejdi Peka

 

Këto ditë, Asambleja Parlamentare e KE miratoj një rezolutë për situatën në Ballkanin Përëndimorë.Duke bërë fjalë për Shqipërinë,shqetsimi mbetet “ndikimi i sistemit të vjetër komunist politik në këtë vënd”.Hartuesi i raportit dhe kryetarë për çështjet politike Bjorn von Sydoë në një intervistë për radion Deutche Velle thekson faktin se “në Shqipëri situata politike shfaqet pothuajse e ngrirë në këto 20 vite”.Dhe më poshtë po citoj: “Për Këshillin e Europës,Komisionin Europian dhe institucionet e tjera të BE,është shum shqetësues fenomeni i bojkotit të Parlamentit nga njëra nga partitë politike”.-Më  çartë dhe më shkoqur,asnjëherë Europa nuk ka folur.

      Por Edi Rama,një skizofren i lindur,nuk ka as veshë të dëgjojë dhe as sy të shikojë.Dhe “haraqin” e paguajnë shqiptarët.Pikërisht për këtë arsye,Shqipëria u refuzua të merrte statusin e vëndit kandidat për në BE.Partia Socialiste nuk ka mundur të distancohet si pasardhëse e drejtëpërdrejtë e Partisë Punës ish komuniste.Në krye të kësajë partie Edi Rama ka vendosur si numurin dy të sajë, Gramoz Ruçin ish Ministrin e Sigurimit komunist të Ramiz Alisë.Ka thirrur në përbërje të Asamblesë Kombëtare ish kriminelët e diktaturës hoxhiste dhe pinjollët e brezit të dytë të bllokmenve dhe ish kriminelve të regjimit komunist me Bushatët,Minxhozët,Klosët,Pezën,Yllin,Hysin,Tahirin,një detashment të tërë si të gardës së kuqe leniniste.Nga ana tjetër ka larguar dhe menjanuar nga kjo forcë politrike zërat kundër apo themeluesit e sajë që kan patur si qëllim për ta integruar si parti socialiste të modelit europian.Nga viti 2005,koha kur Edi Rama uzurpoj Partinë Socialiste,e ka marrë peng këtë forcë politike duke e tërhequr zvarrë si një leckë që fshinë pazaret.Me protesta dhe demostrata të tipit marksist me qëllim marrjën e pushtetit me anën e revolucionit Bolshevik,duke përdorur me anën e presionit se “do të iknin nga puna” punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe të qyteteve të tjera ku qeverisin socialistët,e ka mbajtur Tiranën dhe Shqipërinë në një ankth të pa parë pasigurie.Brigjet e Lanës u bënë dëshmitarë të një maskarade të turpshme “të një buke me dy qofte” të “qadrave në boulevard dhe të premtimeve se do ta rrëzojmë sot dhe do ta rrëzojmë nesër Berishën”me mercenarë të mashtruar dhe të paguar.Bllokimi i rrugëve dhe i shesheve të Kryeqytetit dhe në të gjithë Shqipërinë dhe së fundi tentativa e grushtit të shtetit në sulmin kundër Kryeministrisë me 21 Janarë,zbuluan fytyrën e vërtetë se kjo forcë politike nuk ka ndryshuar asgjë në mentalitetin e sajë Bolshevik kundër demokracisë.Në këtë gjëndje Europa nuk mundet të na pranojë në gjirin e sajë.Komedia e gjithë kësaj pamje të Shqipërisë post komuniste është se tani Edi Rama ka veshur pa pritur si ujku lëkurën e qëngjit.Duke tundur me hipokrizi kartën me 10 pikat si “rruga e re”me parakushtet për dialog,skizofreni i PS nuk bën asgjë tjetër vetëm sa zgjatë agoninë e kësajë force politike në një rrugë pa krye.Është marrëzi të mendosh se shqiptarve mundet tu hedhësh hi syve ashtu si mendon Edi Rama.Integrimi i Shqipërisë në strukturat Euro-Atlantike nuk përcaktohet nga aventurat politike të Edi Ramës por nga 12 kushtet që ka vendosur BE për Shqipërinë.Dhe për realizimin e këtyre kushteve duhet të kontribojnë të gjitha forcat politike në Shqipëri.Jashtë këtijë konteksti demokracia nuk mundet të funksionojë.Duke na kujtuar Don Kishotin e Mançës të Sarventesit,tani Edi Rama ka “ftuar në duel”Berishën.Si një bajloz i kohëve mesjetare,me një portret si të Haxhi Qamilit ka shum mundësi se ka për ti mbushur poturet akoma pa filluar duelin.Të gjith shqiptarët janë të bindur se sa i vështirë dhe argumentues është Berisha në debat.Nga ana tjetër e vetmja shpresë dhe qëllim i Edi Ramës në këtë përballje të vështirë është, mbushja e auditorit me ulurima nga ana e tijë dhe ulja e debatit në një nivel qesharak në sy të gjith shqiptarve.Edi Rama nuk ka nerva as këllqe të përballojë debate.Ai gjithnjë ka refuazuar përballje të tilla qoftë edhe në konferenca shtypi me gazetarët duke i fyer me shprehjet “të fala Sandrit”ose “shko tek semaforët”.Egoizmi i tijë i çfrenuar për tu bërë forcërisht me të gjitha mjetet antidemokratike Kryeministër i Shqipërisë,e bën këtë njeri seriozisht të rrezikshëm për funksionimin e demokracisë.Nuk ka asnjë shëmbull tjetër në të gjith botën vetëm krahasuar me mentalitetin sërb të Millosheviçit,si Edi Rama që humbjet i shpallë në mënyrë të njëanshme si fitore.Ai nuk pranoj rezultatin e zgjedhjeve paralmentare të 2009 të çertifikuara nga institucionet demokratike ndërkombëtare si OSBE dhe ODIHR.Nuk pranoj humbjen për Bashkinë e Tiranës që krahasuar me zgjedhjet e vitit 2007, humbi 7 Minibashki dhe lart më shum se 22000 vota.Populli i Tiranë është distancuar me kohë nga i sëmuri psiqik i Partisë Socialiste.

               Deklerata e Ambasadorit Arvizu si miku më i mirë i shqiptarve se “Shqipëria akoma ndodhet në një udhëkryq”,është një sinjal alarmi për të gjith hapsirën mbarë kombëtare.Vëndi ynë i vuajtur shumë nga diktaturat fashiste dhe komuniste, nuk ka më kohë për të humbur në rrethin vicioz që përpiqen ta fusin Shqipërinë neokomunistët me në krye Edvinin e tyre “eksiq nga koka”,të luftës për pushtet të pamerituar.Refuzimi i votimit të ligjeve në Parlament që kërkojnë shumicë të cilësuar,bojkoti i vazhduar me qëllim për ta përjashtuar Shqipërinë nga integrimi europian,veprimet që nxisin një destabilitet duke kundërshtuar reformat,është e çartë për të gjith,se është një strategji e Edi Ramës dhe stanit të tijë enverist në pa mundësi për tu përballur me zgjedhje të lira dhe të ndershme,ka zgjedhur mënyrën për marrjën e pushtetit me revolucione të ngjashme si në vitin 1997.E ardhja e Shqipërisë europiane është e rrezikuar seriozisht edhe nga mungesa e reformave demokratike.Shqipëria është i vetmi vënd ish komunist i Europës Lindore që nuk është implementuar “ligji i lustracionit”i cili kundërshtohet egërsisht dhe vazhdimisht nga e majta ish komuniste.Hapja e dosjeve i tmerron mëkatarët e ish rregjimit komunist të instaluar në kupolën e Partisë Socialiste.Hapja e arkivave sipas tyre do të shënonte diskreditimin dhe fundin e ekzistencës së Partisë Punës që në fakt vetëm është maskuar me emrin e Partisë Socialiste.Do të ekspozoheshin si në dritën e diellit krimet monstruoze kundër popullit shqiptarë që nuk kan shëmbull tjetër në botë.Megafonët neokomunist si Fatos Klosi e co.,predikojnë paturpësisht se gjoja “ish sigurimi komunist paska patur një kontigjent të vogël bashkpuntorësh”.Duke ju referuar dekleratave të Kadri Hazbiut në gjygjin famkeq të vitit 1883,fakti është se ne vitin 1979,koha kur parardhësi i Gramoz Ruçit ishte Ministër i Brëndëshëm,ish sigurimi komunist kishte në dispozicion lart më shumë se 87.000 bashkpuntorë që ndiqnin me informacione natë e ditë të gjith kundërshtarët e regjimit.Në këtë numur janë të përfshirë vetëm informatorët ilegal të konfirmuar në dosjet sekrete.Këtu nuk përfshihën edhe qindra hetues, prokuror,punonjës të MB anë e kënd Shqipërisë që bënin pjesë në strukturën legale të ish sigurimit.Ishte një makineri gjigante,e tmerrshme,që partia shtet dhe bllokmenët kishin në dispozicion në krime të llahtarshme kundër popullit,me qëllim mbajtjen e pushtetit.Ky kontigjent i rrezikshëm, është kamufluar sot në krye të Partisë Socialiste dhe është ulur këmbëkryq edhe në administratën shtetërore,në organet e drejtësisë dhe kudo gjetkë deri në Parlamentin e Shqipërisë,çka përbën një rrezik serioz dhe vdekjeprurës për demokracinë në Shqipëri dhe ndikon drejtëpërdrejt kundër qeverisë Berisha si në rrafshin kombëtarë dhe në atë ndërkombëtarë.Është handicap i madh i Presidentit që është garant i Kushtetutës dhe i shtetit ligjorë, që të bëhët palë me të majtën ish komuniste në Parlament duke refuzuar të aprovojë dhe të firmosë implementimin e ligjit për hapjën e dosjeve të ish sigurimit komunist,çka përbën një precedent për të gjitha vëndet ish komuniste që kan përmbysur rregjimin e diktaturës.Pa këtë hap të rëndësishëm në rrugën e reformave demokratike,Shqipëria do të vërtitet në një rreth vicioz,pa rrugë dalje.Duhet të kuptojmë se ky është shqetsimi themelorë i institucioneve demokratike,Europës dhe Amerikës që monitorojnë Shqipërinë në rrugën e vështirë të demokracisë.Është koha e fundit që nuk kemi më kohë për të humbur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora