E diele, 28.04.2024, 07:26 PM (GMT+1)

Mendime

Ardian Ramadani: A ka kush merret me ata njerëz ?

E shtune, 05.11.2011, 08:59 PM


A ka kush merret me ata njerëz ?

 

Nga Mr. ARDIAN RAMADANI

 

Është bërë përditshmëri, që analistë dhe opinionistë të ndryshëm të shkruajnë për preokupimet dhe shqetëimet e popullatës shqiptare në përgjithësi. Janë shkruar me mijëra artikuj, opinione dhe shkrime në lidhje me fatkeqësitë që i përcjell shqiptarët në këtë shtet dhe nën këtë pushtet, mirëpo është harruar dhe është lënë aspekti shumë i rëndësishëm i përmendjes së të burgosurve shqiptarë, për të cilët ndiej obligim moral, njerëzor dhe kombëtar që të shkruaj personalisht unë, e pse jo edhe të tjerët.

Është e sata herë me radhë që shkruaj për të njëjtin rast, për të njëjtën arsye, për të njëjtën ndodhi…. Fenomeni i burgosjes pa pikë faji për shqiptarët ka qenë tepër i njohur për ne. Mjafton të përmendet rasti i të burgosurve shqiptarë në Jugosllavi të cilët përbënin 75 % e numrit të përgjithshëm të të burgosurve, edhe pse përbënin 10 % e popullatës së përgjithshme në Jugosllavi, mirëpo se do të ishte edhe më tutje burgosja streha e vetme për shqiparët edhe në shekullin XXI kjo nuk më ka shkuar kurrë ndërmend.

Lajmi senzacional i bashkëjetesës së njërit prej bartësve të BDIsë me një sllavomaqedonase, ishte tejet senzaciona dhe top lajm për javën që lamë pas. Por, unë me thënë të drejtën nuk u habita fort, ngase në bazë të situatës politike aktuale për shqiptarët e Maqedonisë, si dhe derexhesë tejet të keqe të tyre, e kuptoj se përse na vijnë fatkeqësitë të cilëve ne u paraprijmë shpesh, ngase votojmë dhe legjitimojmë politikanë të tillë dhe politika të tilla të mbrapshta. Por për këtë tjetër herë, radhën tjetër.

Ajo që më shqetëson tej mase është fati i të burgosurve shqiptarë, të cilët megjithë premtimet paraelektorale e elektorale u mjegulluan dhe shkuan në lëmshin e harresës. Kush do të mendojë për këta të burgosur, që “fatmirësisht” i kanë mbushur burgjet e Maqedonisë, të cilën me të drejtë Ambasadori i Shqipërisë, Shkëlqesia e tij e quajti TITISTE, po unë do ta quaja edhe më keq, fashizoide dhe naciste, por vetëm për shqiptarët.

Pse dhe me cilat arsye mbyllen dhe burgosen shqiptarët, mshilen prapa grilave vetëm e vetëm të realizohen qëllimet politike të ndokujt? Pse edhe pas luftës së 2001, e cila us hfaq në formë të kryengritjes, ende burgosen shqiptarët dhe dënohen me burgim të përjetshëm.

Besoj se auditorit i është i njohur rasti i burgosjes dhe shqiptimit të dënimit me burgim të përjetshëm për bashkëfshatarin tonë, njeriun e luftës, kontribuuesin e çështjes kombëtare shqiptare, aq sa mundi dhe diti, pra rastin e Rexhail Qerimit, nga fshati Opajë i komunës fatkeqe të Likovës. Deri kur institucionet do të heshtin për këtë rast dhe për shumë e shumë procese të montuara të tjera, deri kur familjet shqiptare do të merren me gjyqe dhe me avokatë, deri kur drejtësia e këtij shteti do të jetë monstruoze dhe gijotinë për shqiptarët e pafajshëm, formë e inkuizicionit modern.

Është turp për politikanin shqiptar, e sidomos për qeveritarin shqiptar, i cili sodit kafenetë dhe sorollatet poshtë e përpjetë, duke pirë kafene nëpër kafenetë e ndryshme dhe duke ngacmuar me batuta kamarieret e ndryshme me minifunde, ndërsa në anën tjetër na dergjen burgjeve njerëz të pafajshëm të clët nuk kanë kurfarë faji, asi më falni, kanë fajin e vetëm se janë shqiptarë. Rasti i Rexhail Qerimit të cilit edhe Gjykata themelore e edhe Gjykata e Apelit, ia kanë shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm dëshmon lidhjen e fortë dhe përzierjen e politikës në gjyq, mosndarjen e pushteteve në Maqedoni, kontrollimin e gjithçkaje nga politika shtetëror, si dhe dëshmon vazhdimin e ekzisimit të kuzhinave të dëmshme antishqiptare ku gatuhen dënime drakonike për të pafajshmit, ndërsa dëshmon edhe injorancën, paaftësinë dhe omertën e dëmshme të politikës shqiptare dhe të qeveritarëve shqiptarë.

Javë më parë ishte organizuar edhe një protestë për lirimin e të burgosurve shqiptarë të pafajshëm në Tetovë, ku ajo që më shashtrisi ishte mosprezenca dhe mungesa e përkrahjes masive nga ana e shqiptarëve, si dhe heshtja vrastare e politikës shqiptare. A thua jemi pajtuar si popull me të keqen dhe kjo është fatkeqësi edhe më e madhe apo çka po ndodh me ne? Ku jemi, pse kjo omertë e kjo heshtje, pse ky morozitet e ky servilizim, pse kjo frikë e kjo amulli, pse ky dyshim, dëshpërim, oportunizëm, .... pranim i të keqes?

Kësaj ia shtojmë edhe lënien në tërr informativ nga ana e televizioneve të ashtuquajtura kombëtare, grevës së organizuar në Kumanovë, nga ana e famijarëve të të dënuarve politik dhe të pafajshëm, për lirimin e të burgosurve shqiptar pa kurrfarë kushti. Lëre që u lanë në terr informativ, po habia më e madhe qëndron në atë se kur televizionet shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri vizitonin këta grevistë, televizioni shtetëror partiak dhe ai i ashtuquajtur kombëtar privat, as nuk folën një shkronjë të vetme për këtë rast. Ky i ashtuquajturi televizion kombëtar sikur të kishte diçka të pazakontë në anën e partisë opozitare shqiptarë, respektivisht PDSHsë, menjëherë do të jepte top lajme, e rasti i grevës dhe i grevistëve u harrua me (pa)qëllim.

Nuk mund të kuptoj assesi këtë, andaj shpesh konstatoj se për të keqen që na ka ngulfatur e nuk na lë të frymojmë lirshëm jemi fajtorë edhe ne, si popull.

Porosia ime, e që duhet të jetë e secilit është, që të ngritemi dhe të kërkojmë lirimin e të burgosurve të pafajshëm shqiptarë, ngase kemi nevojë për ta, fëmijët e tyre kanë nevojë, gratë e tyre, nënat e tyre dhe të gjithë ne.

Rasti i Rexhail Qerimit, ish i dënuar politik për ngjarjet e shkollave shqipe në qytetin e Kumanovës ,ë 1988 me dy muaj burgosje në Strumicë, ish luftëtar i kryengritjes shqiptare në Maqedoni, për të cilin dëshmohet se ka qenë I pafajshëm dhe nuk ka marrë pjesë në asnjë sulm ndaj kordoneve të policisë, por se është viktimë e një procesi të montuar politik, ngase për këtë dëshmojnë të gjitëh fshatarët që kanë qenë aty prezent, kur ka ndodhur rasti, e që e kanë parë Rexhailin tërë ditën aty në momentin kur është vrarë polici i njësisë speciale, e  për të cilin akuzohet dhe është dënuar ky njeri, e për pafajsinë e këtij njeriu dëshmon me bindje të thellë e tërë familja e tij, e më konkretisht vëllau i tij Jetulla Qerimi, duhet të zërë vendin në agjendën e politikës dhe qeveritarëve shqiptarë, duhet që nëse u ka mbetur pak ndërgjegjë, të ua brejë atë, nëse u ka mbetur pak patriotizëm dhe mirësi, e humanizëm të i nxisë që të reagojnë dhe të merren me rastin e tij, ta shqyrtojnë si duhet, e kjo do të rezultojë me pafajësi dhe lirim të tij (lexo: po edhe të shumë e shumë të tjerëve), për këtë jam shumë i sigurtë, e kësisoj në varg zinxhiror të lirohen tërë të burgosurit e pafajshëm shqiptarë. Na nevoitet një ligj, i cili të paktën do të kishte formën e ligjit të amnestisë që u pat sjellur gjatë mandatit qeverisës PDSH VMRO, në vitin 1998, ku edhe pse pati mangësi ky ligj, liroi të burgosurit shqiptarë.

Por, duke e ditur profilin dhe kapacitetin e politikanëve tanë që janë duke na qeverisur, kam një dilemë të madhe se do të ndodhë kjo. E dij se çka do të thojnë ata, “ Po kush merret me to, bre, kemi punë të tjera më të mençura”? E se për çfarë punë bëhet fjalë, dihet.....



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora