Mendime
Ramiz Dërmaku: Jemi tri fe por kemi vetëm një atdhe të përbashkët
E premte, 11.11.2011, 08:56 PM
JEMI TRI FE POR KEMI VETËM NJË ATDHE TË PËRBASHKËT
Nga Ramiz DËRMAKU
``Ne shqiptarët , prej çdo feje qofshim, jemi të tanë vllazën gjaku dhe vllazën (vatani) atdheu. Do të shkojmë mbarë e mirë shoq me shoq, si jemi tuj shkue do të punojmë së bashku për ndertimin e lulëzimin e atdheut tonë ,dhe do ta mbrojmë atë me gjakun tonë“( Hafiz Ibrahim Dalliu).
``Jemi tri fe , por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët , një gjakë vëllazëror, një gjuhë, një diell e një Zot. Detytrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe
mbrojtjen e atdheut `` Mulla Idriz Gjilani.
Zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX përfshin tërë hapësirën e trojeve etnike shqiptare dhe diasporën shqiptare, duke kontribuar kështu në njohjen e botës islame shqiptare. Nga pikëpamja kohore, studimi i rrok shekullit të fundit. Por për hirë të vazhdimsisë e parapergatitjes së lexuesit do ta bëjmë një vështrim retrospektiv por gjithëmon pa pretendim të bëj objekt analize shekujt e kaluar. Ky shkrim është një orvatje e hulumtimesh jo vetëm në arkivat e bibliotekat e Republikës së Kosovës e të Shqipërisë, por edhe në medresa të Prishtinës, e Gjakovës, ,si dhe në bibnliotekat e ´´ Isa Boletin`` , të Medresës së Shkupit dhe në ate të Bashkësisë Islame të Podgoricës në Republikën e Malit të Zi. Si dhe falë lidhjeve të ndryshme janë shfrytëzuar edhe botimet e Jerseyt dhe të Njw Yorgut të SHBA-ve. Që ky shkrim të bëhet sa më i plotë ne kemi shfletuar shumë literaturë dhe kamë komunikuar me shumë njohës të fesë islame . Në RSH, pasë luftës së Dytë Botërore janë botuar ca libra me tematikë besimet e ndryshme fetare , të cilat i përshtateshin politikës antifetare që ndiqej në ato vite në Shqipëri. Siq është; “ ateizmi shkencor“, botim i Univerzitetit të Tiranës, (198&) ,“ Akuzojmë fenë“, botim i Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës. “ ç‘ është feja“,“ Populli mposhtë fenë“ Kultura islame tek shqiptaarët, si pjesë e kulturës së popullit shqiptar, për lehtësi studimi autorët e kanë ndarë në katër segmente, që pasqyrojnë problemet dhe zhvillimt e saj në përgjithësi.
a-Politika antifetare dhe pasojat e saj mbi kulturën islame,
b- arsimi islamik në trevat shqiptare ne të gjitha hallkat e tij,
c- shtypi islamik shqip (vepra, studime origjinale e të përkthyera) dhe katër;
d-Personalitetet e kulturës islame.
a-Në segmentin e parë gjejmë një tabllo të përgjithshme lidhur me të mbijetuarit e doktrinës islame dhe rolin që ajo pati gjatë tërë historisë në ruajtjen e identitetit kombëtar. Këtu hasim politikat antifetare, ateiste dhe pasojat e saj mbi kulturën islame, duke filluar nga fillimi i shekullit e deri tek zhvillimi i ngjarjeve të vitit të fundit.
b-Në segmentin e dytë trajtohet arsimi islamik. Këtu fillon gjeneza e studimit të arsimit të ultë (mejtepeve) në trevat shqiptare, ku trajtohet rrjeti , struktura dhe anët organizative të tij. Këtu përshkruhet arsimi fillor islamik, ka mungesa të të dhënave ,ka vështirësi dhe ka pengesa, mirëpo këtu bëhen hulumtime te mëdha ne arkivat e meshihateve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi. Mirpo sipas dëshmive gojore flitet se ka pasur një rrjet të fuqishëm.
c-Në segmentin e tretë trajtohen botimet dhe shtypi islamik shqip në trojet dhe diasporën shqiptare. Për këtë është dashur të bëhet një punë e mundimshme, sepse janë të shpërndarë në 5 kontinente në Europë, në Amerikë, në Azi, në Australi dhe në Afrikë.
d- Në segmentin e katërt trajtohen personalitetet e kulturës të fesë islame si dhe ndihmesat e tyre dhënë ndaj çështjes kombëtare. Në mesin e atyre figurave të shquara ne kemi klerik të shquar si ; Hfz Ismet Dibra, Haxhi Ali Elbasani, ndersa peronalitete të shquara të lëvizjes kombëtare si Hoxha Kadri Prishtinë. Haxhi Vehbi Dibra. Ismajl Ndroqi, etj. Shkrimtarë e publicistë si; HFz Ali Korça. Sadik Bega.Mulla Idrz Gjilani, etj. Ne për hirë të sulmeve dhe akuzave që po i bëhën fesë islame po shkëpusim disa mendime të dhe veprime të personaliteteve të fesë islame dhënë çështjes kombëtare. Njëri prej atyre personaliteteve i cili u angazhua ne këtë drejtim është, Mullah Hasan Masurica-Hoxha . Ky rrjedh prej një familje kosovare nga fshati Krilevë e Dardanës – ( ish Kamenicës). Studimet e para i bëri në shkollën Ruzhdije të Gjilanit, ndersa ate normale të fesë islame në Shkup në vitin 1907. Hasan Masurica u dallua për imagjinatë dhe fantazi krijuese , për një kujtesë fenomenale, për aftësi aplikative për t’u admiruar. Që nga shkolla fillore ai kishte zotëruar gjuhët; turqishtë, arabishtë, dhe ate perse. Aktiviteti kombëtar i Hasan Masuricës, qe i shumanshëm si në veprimtarinë fetare ponjashtu edhe në ate kombëtare. Ishte themelues i shumë shkollave për mësimin e gjuhës shqipe. Në vitin 1916 ai kapi armën dhe luftoi për t‘i mbrojtur trojet shqiptare nga pushtuesi bullgarë. Bullgarët ia dogjën shtëpin dhe bibliotekën.
ISMAIL NDROQI, një jetë kushtuar islamizmit dhe çështjes kombëtare. Pra edhe diaspora shqiptare e Stambollit, ishte shumë aktive gjatë fundit të shekullit të kaluar dhe dhjetëvjeçarit të shekullit tonë. Lëvizjen rilindase shqiptare atje e përkrahnin dhe e ndihmonin edhe studentët e shumtë që vazhdonin shkollat dhe medreset e kryeqytetit të Perandorisë ,si dhe fakultetet e Unverzitetit të Stambollit. Aty studjonin dhjetëra talebe për hoxhollarë, juristë , mjekë, eprorë ushtarakë, etj. Pas revolucionit të turqve të rinj, shumë studentë, laureatë dhe intelektualë shqipëtarë të mbushur me ideale kombëtare, u kthyen në atdhe të vendosur për të luftuar për pavarësin e Shqipërisë. Posa u kethye në Shqipëri (1908) ky, Ismail Ndroqi, 5 vite punoi në medresën e Tiranës. Si intelektual, pos edukatës fetare ky zhvilloi një aktivitet të madh edhe ndaj çështjes kombëtare. Nxënësit dhe një pjesë e madhe e popullit mësuan prej tij gjihën shqipe dhe historinë e kombit. Ai me aktivitetin e tij patriotik shumë shpejt njëri ndër anëtarët më aktivë për zonën e Tiranës. Në vitin 1912 ai me të gjitha forcat e tij ideare e materiale u përcaktua për pavarësinë e Shqipërisë. Pra thënë shkurtë jo që u solidarizua me Ismajl Qemqjlin, por e ndihmoi shumë atë. Ishte në mesin e kryesorëve që ngriti flamurin kombëtar në Tiranë, dhe i ndihmoi Ismajl Qemajlit. Ishte konseguent në idealin e tij për një Shqipëri që përfshinte krejt trojetshqiptare. Ai disa herë ju shkrou edhe qeverive evropiane. Në tetorin e vitit 1921 , ai theksonte se; populli shqiptzar nuk do të njihte asnjë vendim diplomatik që do ti cënonte kufijtë e Shqipërisë.
Pastaj personalitet tjetër është udhëheqësi shpirtëror, politik e ushtarak z. MULLA IDRIZ GJILANI. Në historinë e re të gjysmës së parë të shekullit tonë, na paraqitet edhe atdhetari, patrioti e deshmori i kombit Mulla Idriz Gjilani. Studjuesi, Muhamet Pirraku, ja si e portretizon ; “ Fetar, atdhetar konseguent, orator, e mjeshtër i penës, i zoti, i punës, besnik i fjalës, predikues fetar , mësues ilumunist, ideolog dhe luftëtar i lirisë, i vendosur në idealet e veta liridashëse , si bjeshkët e Kosovës, të cilat i mbrojti me fjalë, me pushkë, me gjak, burrërisht, trimërisht, i pa thyeshëm, me plagë në zemër e në trup, nuk u dorëzua, u bë legjendë si Basho Muji. Ky atdhetar lindi në fshatin Velekincë të Gjilanit, me 4 qershor të vitit 1901. Mbaroi studimet në vitin 1911, ndersa studimet e mesme i vazhdoi në medresenë “Atik“ në Gjilan. Me 1926 u diplomua pas një ndërprerje të shkollës. Në moshën 25-vjeçare u bë imam dhe fitoi titullin Mulla. Detyrën e imamit e kreu në Karadak e në Hogoshtë. Me 1941 zgjidhet Bashvajzit në Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor të Vakufit të Shkupit. Ai çdo herë thoshte:“ Pa shkollim - nuk ka fe të mirëfilltë“. Pastaj citoj: “S’ka fe pa atdhe“,Gjatë kohës si hoxhë ai zhvilloi një veprimtari intenzive në fushën e edukimit fetar në frymë atdhetare. Hapi mejtepin e PIDICIT,për mësimin e djemëve dhe vajzave, organizoi ilegalishtë mësimin e shkrimleximit me alfabetin e gjuhës shqipe, futi mësimin shqip në medresenë “ATIK“, u angazhua për bashkpunimin vëllazëror me bazë kombëtare shqiptare në popullsinë myslimane-katolike të zonës së Karadakut. Në prill të vitit 1937, në kushte ilegaliteti, themeloi në Arllat të Drenicës Organizatën e Rinisë Përparimtare“DRITA“ të Kosovës. Ai u printe aksioneve për ndertimin e urave, rrugëve, qesmeve, mejtepeve, xhamive, mirëmbajtjes së vorrezave dhe bashkëpunonte ngushtë me klerët katolikë. Mulla Idriz Gjilani, ishte një“rilindës“ në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe çdo herë orvatej që populli shqipëtzare të jetë i bashkuar.Vetëm në rrethin e Gjilanit ai hapi 39 shkolla të tilla fetare, të cilat tek brezi i ri zgjuan ndërgjegjën kombëtare. Nga prilli i vitit 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kusshtua plotëssht veprimtarisë politike. Si imam me forcën e ZOTIT, si mësues me forcëbn e fjalës, si luftëtarë me forcën e armës, si komandant me besnikërinë e ushtarit, ai luftoi për unitetin territorial të trevave shqiptare, luftoi kundër gjenocidit serb e bullgar, kundër komunizmit. Në qershor të vitit 1944-es ai drejtoi luftën-betejën e Kikës ku shqiptarët të udhëhequr nga ai dolën fitimtar kundra ushtrisë sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit është heroike. E tillë është edhe periudha 1944- 1949. Trupin e atdhetarit dhe heroit Mulla Idriz Gjilanit, me 25-26 nëntor të vitit 1949 e dogjën në zjarr, mirëpo ai vigan i trojeve shqiptare qëndroi besnik të gjitha torturave dhe mbeti shqiptar. Zhvillimi i kulturës islame,shtypi publicistik dhe ai fetar, beteja dhe lufta për mbrojtjen e pavarësisë, lidhen edhe me emrin dhe veprën e Hafiz IBRAHIM DALLIUT,Ai me kuran në dorë dhe me pushkë nën sqetull, ai ju priu luftëtarëve të Tiranës si komandant për ta mbrojtur vatanin kundër agresorit jugosllavë. Hafiz Ibrahim Dalliu si një figurë patriotike, tërë jetën gati ia fali arsimit dhe atij pedagogjik në veçanti. Akoma pa i mbushur 18 vitenë rrugë klandestine, përvetësoi alfabetin shqip,dhe me 1901, dhe s’bashku me Filip Ashikun dhe Hoxhë Voglin shërbeu si mësues i shkollës shqipe në Tiranë. Në vitin 1908 ai hapi shkollën e vajzave në Tiranë, ku përgatiten mësueset e para vajzat myslimane. P.Sh. Servete maqi, etj. S#bashku me Luigj Gurakuqin dhe Aleksandër Xhuvanin themeluan Normalen e Elbasanit. Të shkruash për të gjithë ata intelektualë, atdhetar e heroj të kombit por të cilët ihin shkolluar e edukuar nga mejtepet, medreset, odat, etj duhet shumë kohë dhe shumë mund për ta kryerë detyrën që ia ke dhënë vehtit. Mirëpo sot në Kosovë , ka hyrë një “rrymë“ , apo nëse guxojmë të themi një pjesë e vogël e rinisë sonë, të mashtruar dhe të manipuluar nga disa matrapazë me prejardhje e origjinë shqiptare e fe myslimaane, (ato grupe të vogëla të financuara nga .., jashtë e të përkrahura nga armiqët e popullit shqipëtarë jo që po ia haambin imazhin kombit e popullit tonë por po shkaktojnë edhe përqarje dhe akuza në mes të vëllëzërve shqipëtarë të besimit katolikë dhe të atij myslimanë. Po ata shpirtë ligë, po ata qëllim këqinjë jo që dikur nuk basonin në ZOTIN; por i pengonin të tjerët që ishin simpatizantë apo besimtarë të fesë islame. Në historinë tonë si para lufte pasë saj e deri tani kombi shqiptarë sa i përket bindjeve dhe fesë kurr s’ka qenë i ndarë apo i përqarë. Ë shtë koha e fundit që të gjithë ne t’i dënojmë e gjykojmë hapur njerëzit e tillë, sepse ata janë e zeza e kombit po natyrishtë edhe e zeza e fesë.