E shtune, 27.04.2024, 01:45 AM (GMT+1)

Kulturë

Stavri Risto: Bufalaku Erëmirë ....

E enjte, 06.10.2011, 07:22 PM


Stavri Risto

 

Bufalaku   Erëmirë ....

 

Aromë  magjike  nga vjen ti ?!

Burimi yt

Përzier petaleve

Ndërthurur shpirtit

Rrëzës së  mrekullive  i ke ti shtigjet

Apo  vjen prej  rrënjëve që thithur kanë gjirin  e dheut  ?!

 

Moj aromë magjike  e trëndafilit  - nga vjen ti  moj ?!

Buzëqeshjes së fëmijëve

Puthjes së parë të fshatarit të mbarë

Apo  mërmërimës së nënës  me foshnjën në barkun e ëndrrës ?!

 

Oh ! – moj ti aromë e  bufalakut erëmirë

                                                     nga vjen moj ti se më çmënde ?!

Mesit të pyllit  vjen

Shkelur veç prej  krijesave që flasin gjuhën e gërmave  qiellore

Vjen prej  lotit  të Afërditës në agim

Apo prej  ëndrrës  së kaprollit  në kërcim...?!

Të lutem  -  përgjigjmu !



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora