Kulturë
Cikël poetik nga Neki Lulaj
E diele, 02.10.2011, 01:44 PM
Neki Lulaj
ME MUZËN E ISMAIL KADARESË
Sa ma do zemra mua
Që sonte të jem
Në shoqëri
Me muzën e bukur
Të gjeniut tonë
Që ia shtoi namin shqiptarisë.
Do t’ia puthja
Duart e në faqet
Vetëm që t´ma falë
Edhe mua
Frymëzimin
Që t’i latoj
Më të bukurat vargje
Dhuratë për Lulishten
E perlave shqiptare.
Unë i plakur
Ajo si një sorkadhe
Sa do të doja
Që unë dhe Muza e tij
Të vallëzonim së bashku
Në dasmën e madhe
Kur t’i bashkojmë kullat
Dhe qiejt e detrat
E Diellin e Hënën
Me të gjitha trojet shqiptare.
Sa më zhurrit
Zemra në ëndërr
Që me Muzën e Kadaresë
Në Parkun e Paqes
Të kuvendojmë
Duke e përkdhelur
Si trandafilin e zambakun
Dhe manushaqen
Duke ia puthur duart dhe faqen.
Pastaj
Do të lundroja
Mbi Oqeanin e Paqes
Që t’i thurnim së bashku vargjet
E t’i përshkonim fshehtësitë e Oqeanit
Me Anijen e Titanikut
Vetëm që t`mi tregonte
Fshehtësitë e
Frymëzimeve të Gjeniut.
Kah nuk më shkon
Mendja mua
Në këtë natë
Kur gjumi iku matanë
Të jem me Muzën e Kadaresë
Atje ku buron Buna
E derdhet Valbona
Të kenaqem me valët e tyre
Vetëm për një çast
Kur do t`ma mësonte
Fshëhtësinë e gjeniut
Se si mund të bëhesh
I pavdekshëm.
PUTHJET E RRAPIT
Ajër të freskët
Lëshon shtrati i lumit
Uji lëng dëbore buron nga Sharri
Rrjedh Lumbardhi
Gëzon Lum Lumi
Duke i puthur rrenjët e Rrapit
E përqafon Drinin ddhe Bunën
Si Boletini Çamërinë e Shën Naumin.
Kalaja e legjendave Dardane,
Ruan sekretet si nusja e Mbretit
Që i fsheh në arkën e Plakës
Mitet e ritet e misterit të vjetër.
Fushat i marrin frymë Lirisë
Bjeshkët e ruajnë thellë historinë
Atje ne Gllogjan e në Prekaz
Ku u këputën zinxhirët e tiranisë
Muzat rezistencës i këndojnë lavdisë.
Nepër shekujt e robërisë sllavjane
Nëpër terrin e honeve të Vardarit
Si plori që i reziston shkëmbit
Kurrë s’u ndryshkën e s’u topitën
Ndjenjat e urrejtjes
Kundër kundërshtarit.
Që Jua pastronin armët pas betejave
Kush i këndon sot Lirisë
Ku janë muzeumet tona
Me themeluesit e Shtetësisë
Ku janë Zanat e Dardanisë
Që i ruajnë dhe i nderojnë
Heronjtë dhe dëshmorët e Pavarësisë.
EPITAF
Me rroba të leckosura
Me duar e këmbë të çara
Nga rrugëtimet Gandiane
Në „Odën“ e detyruar
Na ofruan me hile
Me përbuzje
Një vend pas dere
Mbi Trapazan
Na preferuan
Të përplasuar nëpër shekuj
Me shiqim helmuese e nëçmues
Si një trëndafill mes hithërrave përcëllues
Pa na dhënë rast
Që ta shprehim mendimin vetanak.
Përbuzja prente
Si shpata e Brutit pa mëshirë
E frrushkujt e gjakut
Nuk vërshonin në hajat
E putha heshtjen
Nga mëria ndaj ligësisë
Me nofulla të shtërnguara
Si akulli në Sharrin plak
Të gjitha hijeve
Ua thurra nga një epitaf.
LUNDRA IME
Lundrova me lundër
Mbi vesën
E petaleve të barit të njomë
Të këtij mëngjesi
Lundra ime
Me vela e busollë
Lundroi kah gjurmat
E atyre që vdekjen e bëjnë jetë
E mordjen dasmë.
E gjurmat më çuan
Gjithandej
Në Odën dhe gjirin e atyre
Që nuk dinë për lodhje e plakje
Në mesin dhe rrethin e atyre
Që prej kohësh kishin ndezur zjarret
Nëpër stacionet e jetës
Nëpër qendrat e qëndresës
Nëpër stacionet e pritjeve shekullore.
S’E DI PSE
Askush nuk e çoi deri në fund
Vekun e filluar
Vekun e kujtimit
Qilimin e Penelopës
Thurrë e thurrë
Thurrë e çthurrë
Në pritje të Uliksit
E Uliksi i kthyer
Me shigjetën e artë
Zbathë e shqyer
Ai
Që e përbiroi Shigjetën
Nëpër unazat e beqarisë
Deri në zemrën e zhurritur
Të Penelopës besnike.
THIRRJA
Ne thirrëm që sa shekuj
Nga bregu e lugu
Oh sa shumë ushtonte zëri
E kthente bjeshka e thente lugu
Tingëllonte
Zëri
Por të shurdhërit
Vonë shumë vonë
U zgjuan nga gjumi
Dhe i kthjellën ndërgjegjjet
E fjetura.
KUR U TAKUAM
Në
Mëngjesin pranveror
Me gjelbrim e lule
U pamë
E ti u pëngjaje të gjithave
Se ishe vetë një Lule e rrallë
I nrydha ndienjat e mia
Nuk ngurrova
E të thash
Ti qenke vetë mrekullia
Eja ne kështjellën e lirës
Te pavdeksisë
Të jetojmë bashkë.
KUR
Kur thehen rrezet
E diellit të lirisë
Mbi shtëpinë e lyer
E dashnorët i thurrin ëndrrat
Për një jetë të mirë
Kur i bashkon qëllimi
Me sinqeritet
Me besë nderë e dashuri
Lulja lëshon dritë xhevahire
Mbi dritaret në saksi.
Kur i puth engjëlli me flatra
Bekimi është një përjetësi
Qielli i mavijosur
Serenadë dashurie vetëm
Për çiftin e ri.
KAM LINDUR
Kam lindur në dimrin e egër
Në epokën e netëve pa dritë
Në epokën e netëve pa zjarr
Në epokën e netëve pa gjumë
Në epokën e netëve me frikë
Në epokën e netëve pa liri
Në epokën e netëve me krismë
Në epokën e netëve plot plagë
Në epokën e netëve me tradhëti
Në epokën e netëve me dhembje
Në epokën e netëve me plaçkë
Në epokën kur kërkohej mëvehtësi
Në epokën kur u lindën burrat
Që Kosovës i sollën Liri.