Kulturë
Përparim Hysi: Tri lirika
E diele, 02.10.2011, 12:45 PM
Tri lirika
Përparim Hysi
Mos u ngopsh,o Përparim!
"...dhe ti,vetullziu im Qasu-qasu këtu pranë"
Ukrainase
Më tha mikja:- M'u qasë pranë!
Ja,kështu,mua më urdhëroi
Mike,moj,që gjeçë belanë!
Pse më bie në qafë,moj?
Mikja, lule gjithë gjelbërim
Unë po plak;pothuaj:ta shpallë!
Hidhe"vallen",Përparim!
Se na hiqesh si me pallë?!
Si me pallë e ke dalë sheshit
Nami shkoi tek molla e kuqe
Tani hë,dilja"rrebeshit"
Tetë me dy,mikja me huqe.
E,që thoni,hyj në valle
Do"kërcej" me detyrim
Ah,ç'më bëre,rrënjëdale!
Mos u ngopsh,o Përparim!!!
Seç më zien këtu në zëmër
Seç më zien këtu,në zëmër,
Seç më zien dhe ka kaq kohë
Mos kujtoni se është ëndërr
Të qe ëndërr,pse bëj "oh?!"
Oh,nga dhëmbja që ndjej
Është një dhëmbje krjet e fshehtë
As me gojë dot s'e rrëfej
Se ka kohë,s'më lë të qetë.
Dhe nuk di si ta shëroj
Këtë dhiimbje mu në zëmër
Mikes zë dhe ia tregoj
Se ajo e ka në dorë
Dhimbjen time ta shëroj
Është spicer,pa është doktor
Zëmra dhëmb,se dashuroj.
Çdo frymëmarrje e saj,e lehtë
Më shkakton dhëmbje në zëmër
Ju s'e shihni;është e fshehtë
Dhe të dhëmb,dhe është e ëmbël.
Është një dhimbje;më pëlqen
Se e di:kush ma shkakton
Mike,moj,jam bërë ujem
Mike,moj,ti më shëron.
Jam sarhosh
Do të shkoj sot në pijetore
(unë kam kohë që s'shkoj në klub)
Dhe atje,përmbi faqore
Gjithë botën do ta tundë.
Bramp t'ia bëj me miq a shokë
Hë dhe një,se dua të dehem
Jam gazmor dhe jam ashik
Sot kam dalë që të dëfrehem.
Është një gaz që erdh papritur
Dhe të shkuarën e ka shkak
Për pak çaste kam roitur
Ndaj do pi,të bëhem tapë.
Ç'është ky gaz që më ka kapur?
Ç'është kjo dëshirë për pije?
Nuk jua fsheh dhe ju flas hapur
Që do pi,unë kam arsye.
Më tha po,mua,kokëbardhit
Më tha"po",një zonjë e mirë
Ndaj dhe sot s'mbahem prej gazit
Ndaj në klub shkoj për të pirë.
Se jam bërë si një dragua
Unë tani jam kthyer djalosh
Mos më thoni plak mua
Ndaj do pi;sot jam sarhosh...
21 shtator 2010