Kulturë
Flora Sela – Kastrati: E dehur nga dashuria dhe tradhtia
E diele, 02.10.2011, 01:25 PM
E DEHUR
DHE TRADHTIA
Nga: FLORA SELA – KASTRATI
RRËFIM
Edhe një rrëfim. Jo priftit
Edhe ai është njeri.
Një rrëfim dashnorit tim - Liqeni
Që çdo pjesë e trupit tim ka qenë e tij.
Një rrëfim: të tradhtova me një Poet…
DHE TRADHTIA
Pse nuk shkruajnë poetët
Për sy të gjelbërt?
Një pyetje nga një njeri.
Ti e dehur nga dashuria e tradhtia
Largoje shikimin nga syt e mi të zi!
Një ditë në Tavernë Liqenin
Vështrojmë në Poradec:
Ti, unë, sugjelbërta…
Që s’e kuptonte që në skaj të Liqenit
Nuk sheh asnjë peshk
Nuk kuptoi gjë. Se, ata vijnë
Të fiertojnë me femrat syzeza
Edhe peshku kënaqet me thellësinë e tij…
PAZARLLËQE KORRUPTIMI
Dhe, bëjnë pazarllëqe me Ty
Duan të të korruptojnë.
Ti je një tërësi Liqeni im
Ke dinjitet, nuk ke kufi.
Jam dashuruar në Ty
E dashuria nuk ka kufi…
ZANË E MALIT
Derisa dielli bëhej gati të pushojë
Flaka e tij e kotitur të pushtoi.
Si do të të shpëtoj, të të fus
Në thellësinë e qenies sime
Ndajmë shtratin e Madhërishmes
Ti je unë e unë jam Ti.
S’të shndërroj në akull
Si dikur në Dibër
Që shndërrova një Poet.
Por, Ty jo se je përjetësi…
LUTJE PËR TY
Më dëbo, më largo
Sa herë të jeshë i turbulluar
Me veten i hidhëruar!
Unë do të jem aty
Do të kuvendoj: unë me veten
Ti me mua.
E Ti do të falësh një pikë loti
Ta marr me vete rrugës.
E do të lutem për Ty…
KU MË JE FSHEHUR
Dita e tretë.
E mbushur plot me poezi,
E unë bredhi buz Liqenit, në qytet.
Ndoshta përpara do të më dal Ai...
Dhe, e pyes Liqenin tim,
Mos ke parë një Poet?
Janë shum më tha...
Njëqindepesëdhjetë.
Por, liqe Ai është Një.
Po. Po, një natë pranë meje kaloi një njeri,
Mu duk si poet i zhytur në botën e tij,
Ku nuk kish vend as për mua e as për Ty.
Harroe Atë! Ai është një varg e unë poezi
Në këtë qytet Ti je mbretëreshë e unë mbret.
Jam paksa xheloze në Atë Poet...
NË MESNATË
Në mesnatë kur gjumit i shkaktoj neveri
Dhe, largohet vrap.
Vjen Ti ngadal me valët mikluese
e më merr në gji.
Fli, më thua fli! Unë dal
në dyluftim me gjumin.
Unë jam më shumë se Ai vet,
Ëndërr njëvjeçare, për Ty realitet.
Jam Liqe stoik, që pret edhe pret...
Asnjë anije nuk të zbret në breg.
Derisa ty qerpikët të rëndojnë,
Unë këthehem te shtrati im,
kam frikë se më diktojnë...
FUND GUSHTI
Fund gushti.
E unë përsëri te Ti,
Të vështroj, e ndiej trishtimin Tënd.
Jam këtu, më ndjen e të ndjej
deri në paskajshmëri.
Të kuptoj, e njoh gjuhën Tënde,
shikimin Tënd drejtuar kah unë.
Dhe, të kaplon një ankth, një frikë.
Jo, nuk ik.
Dimër e verë do të më kesh pranë,
Do t’i kryqzojmë gishtrinjtë,
edhe Hëna do të na ket lakmi.
E mandej do t’i puth buzët Tua të lagura.
Nesër, do të shihemi përsëri...
UDHËTIMI I GJATË
Udhëtojmë për në Tetovë,
Unë dhe dy
Llomotitin diçka, e unë i shoh
syt e Tu të kaltërt,
E Ti syt e mij të zi, duke ja mbyllur
njëri - tjetrit, nga një sy.
Më përcjell e më uron rrugë të mbarë,
E di Ti, në mbrëmje kthehem tek Ty.
Ditë e nxehtë, për në acar,
Do të më mungosh sot deri në shizofreni.
Liqe, cili do të ish kuptimi i jetës pa Ty?!…
VITI 1961
Para gjysëm shekulli,
Qiellin, diellin, hënën e nënën
i pash për herë të parë,
Atëherë kur edhe Struga
u shndërrua në poezi.
Ti me qindra vjet ishe aty,
I vetmuar, dikënd prisje,
i pikëlluar, i mbushur me marrëzi.
Të ringjalla përsëri.
U bëmë një në vitin 1961...
KOHA PO KALON
NË HESHTJE
Liqe... sa bukur këndon,
por a e di se, koha po kalon,
S`do të jem në bregliqe
një ditë do të të inspiroj,
Simfoni të re të krijosh.
Liqe, koha po kalon në heshtje.
Unë përkohësi, e Ti përjetshmëri,
Ta kam zili!
Por, e di do të jem në thellësinë Tënde,
Me ty do të jem çdo herë,
E koha si Drini i Zi,
Sa dhimbshëm po rrjedhë.
Por kujtimi,
Shndërrohet në përditshmëri.
Liqe, do të jem, deri sa do të jesh Ti...
EDHE TI JE SI AI
Liqe! Më ke lodhë
Edhe Ti je si Ai:
Pas sirenave tjera gjurmon
Mashtron veten.
Të kthehem kur dëgjoj
Klithmat e tua përsëri.
E di pse unë e Ti jemi një
Dallgët tua më dërgojnë porosi
Ti më do. Shihemi nesër!
Më gllabëro, lodhë me brishtësinë Tënde
Më thirr se do të vij me flatrat e Tua
Të grabisim pak kaltërsi.
Atëherë, kur nga dallgët e Tua
Frikëson njeri, do të jem me Ty.
Se më mungon, dashuri e pakuptimtë
Por, Poeti rrebel e kutpon magjinë…