E premte, 26.04.2024, 08:52 AM (GMT+1)

Faleminderit

Rashit Alidema: Shkenca humbi një matematikan të njohur - Emrush Bali Gashin

E marte, 27.09.2011, 07:59 PM


EMRUSH BALI GASHI

 

Nga Rashit Alidema

Profesor i Universitetit të Prishtinës

 

Shkenca kosovare me vdekjen e E. B. Gashit më 06. 09. 2011 humbi një matematikan të njohur.

E. B. Gashi u lind më 10 mars 1939, në një familje të varfër të një fshati malor, Mramor, komuna e Prishtinës. Në vendlindje  e   kryen shkollën fillore e në Prishtinë Shkollën Normale. 

Vetë Emrushi ishte një njeri i mbyllur, fliste pak e me zë shumë të ulët. Po ta pyetje, të përgjigjej. Bamirësia, afërsia e komunikimit, thellësia shkencore, erudicioni i rrallë, - që të gjithë i dhanë zë. Ishte plot energji, me plane – projekte për të ardhmen, plotësisht i dhënë pas punë, njeri modest në formë dhe përmbajtje. Kishte aftësi të ilustronte ide shumë të vështira me figura dhe krahasime që i bënin ato shumë të kuptueshme. Për të s'kishte kurrgjë të pamundshme. Në shkollë, po dhe në studime, ligjëratat i kuptonte me vështirësi, edhe për shkak mos njohjes së serbo-kroatisht, po pjesët e vështira, në bazë të literaturës, i përpunonte në shtëpi shkëlqyeshëm. Komentet për ligjëratat në auditori, matematikani i ardhshëm  nuk i kishte në qejf, metoda e prerë mësimore i dukej e kufizuar ndaj i epej shfrytëzimit të literaturës së shumtë gjegjëse.

Në vitin 1960 E. B. Gashi u regjistrua në Fakultetin Filozofik, dega e Matematikës, në Prishtinë - filial i Universitetit të Beogradit, pas kryerjes së të cilit vazhdoi studimet pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Beogradit,  në katedrën e Algjebrës, udhëheqës shkencor i të cilit për punët shkencore ishte  Prof. dr. Gjuro Kurepa.

Shkencëtari i ri i talentuar, sipas traditave të Universitetit të Beogradit, në punët e veta shkencore  është paraqitur menjëherë në studimin - zgjidhjen e njërit prej problemeve kyçe të Teorisë së Unazave dhe Idealeve – problemi i Andrunakieviçit e Rjabuhinit në rastet e teorisë additive të Idealeve dhe ka arritur rezultate të reja, të vlefshme e interesante. Këtë punim  e shtrin në themelet e disertacionit të magjistraturës së tij, të cilën në vitin 1970 e mbrojti me sukses të shkëlqyeshëm.

Menjëherë pas mbrojtjes së magjistraturës, E. B. Gashi u zgjodh ligjërues për lëndën Algjebra Lineare dhe Polinomet në degën e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të UP-së.

Kontributet e E. B. Gashit nuk ngelën vetëm tek magjistratura, por u zgjeruan edhe  në nivelet tjera. Në vitin 1971 vëmendja e E. B. Gashit përqendrohet në problemin e njohur – të teorisë additive të idealeve, kësaj here  -  në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore të Universitetit të Zagrebit, nën udhëheqjen e Prof. dr. Veselin Periçit. Këto i bëri dhe i përmblodhi në trajtë të disertacionit të doktoraturës, të cilën e mbrojti më 1973 dhe u bë ndër doktorët e parë të shkencave matematike në Kosovë.

Pas mbrojtjes së disertacionit të doktoraturës, E. B. Gashi zgjidhet docent për lëndën Algjebra Lineare dhe Teoria e Polinomeve në degën e Matematikës të Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të UP-së. Në vitin 1977 avancohet në profesor inordinar e në vitin 1983 në profesor ordinar.

Në revistat shkencore, me recensione ndërkombëtare,  E. B. Gashi i ka publikuar dy punime: 1) Quasi – ditertiar ideals, Glasnik matematicki, 7 (27) (1972), 25 – 29; 2) Quasi ditertiärs Zerlegung der Ideale, Glasnik matematicki, 9 (29) (1974), 209 – 221. 11 punimet e të tjera sikundër t'i kishte shkruar në ndonjë gjuhë ndërkombëtare dhe t'i kishte botuar në revista me recensione në hapësirat  e ish - Jugosllavisë , me siguri këto rezultate do të ishin vërejtur më mirë.

E. B. Gashi, krijoji një përvojë të suksesshme e të gjatë pedagogjike – një vit ishte mësimdhënës në  Shkollën Normale, pesë vjet asistent, katër vjet ligjërues, dy vjet docent, pesë vjet profesor inordinar e  deri në fund të jetës - 28 vjet profesor ordinar i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore të UP-së.. Ka shkruar dhe botuar tri tekste universitare:1) Kursi i Algjebres se larte,Prishtine,1998; 2) Teoria e Bashkesive dhe Logjika Matematike, Prishtine,2000; 3) Hapësirat Vektoriale, Prishtine,1998; dhe, një monografi: "Teoria Aditive e Idealeve dhe Teoria e radikaleve te Unazave", Prishtine, 2010, botuar nga Akademia e Shkencave e Arteve të Kosovës,- kryesisht rezultatet e doktoraturës së tij. Gjashtë tekste për arsimin fillor e të mesëm, e kanë larguar nga puna hulumtuese shkencore dhe kontributi do të ishte më i madh në plan teorik.

Veprimtaria pedagogjike dhe shkencore e E. B. Gashit është vlerësuar lart tek ne dhe jashtë  vendit. Ka marrë pjesë edhe me kumtesa në shumë Konferenca Ndërkombëtare Shkencore.

Për veprimtarinë shkencore, organizative, pedagogjike e shoqërore, që në një masë të veçantë i japin pamjen e mirë të një mësimdhënësi universitar, - Senati i UP-së, në vitin 2005, E. B. Gashit  i dha titullin “Profesor Emeritus”.

Në tërë veprimtarinë pedagogjike e shkencore, e E. B. Gashi shquhet për aftësi të veçanta themelore në shqyrtimin e dukurive , duke shqyrtuar problemin në tërësi , në thelbin e tij.  

Nën përkujdesen, udhëheqjen e drejtpërdrejtë, falë njohurive e përvojës së tij, stilit të punës shkencore  të tij - janë mbrojtur tri disertacione të magjistraturës, një për master e një doktoraturë.

Tërë jeta e E. B. Gashit, talenti dhe dituria e tij, qenë në shërbim të shkencës kombëtare.

Kujtesë e bukur për Emrush Gashin, për njeriun me shpirt të pastër e ndjeshmëri dhe dashamirësi ndaj njerëzve, për punëtorin e palodhur, përgjithmonë do të ruhet te miqtë, nxënësit, studentët e shokët e punës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Ramiz Dërmaku: Bubullima e Bukureshtit dhe memorja shqiptare Edlira Dedja: Ti sot ke marrë medaljen e mirënjohjes së popullit tënd! - Gëzuar 30 vjetorin, Miku im Saimir Pirgu! Gani Mehmeti: Kur vrasësit vinin natën Shefki Ollomani - Leka i Madh - Aleksandri i Maqedonisë Ramiz Dërmaku: Dëshmori i Kombit Agim Ramadani - Katana Besi Bekteshi: Migjeni si mësues dhe trajtimi i tij nga institucionet deri në fund të jetës! Ymer Halimi: Gjaku i Dr Shpëtim Robajt në dy varre pushon Ramiz Dërmaku: Kosova, Tahir Zemaj dhe korbat e kombit Hilmi Saraçi: Në përkujtim të dy luftëtarëve të shquar të rezistencës kombëtare Ukshin Kovaqica dhe Smail Sfarça Zef Staku, Poeti shkodran, që regjimi komunist e dënoi me vdekje Shevki Sh. Voca: Ihsan Toptani, veprimtar, atdhetar dhe politikan i dalluar të diasporës shqiptare E Lumja Nënë Terezë, në 101 vjetorin e lindjes Reshat Badallaj: Si u vra dhe kush ishte Komandant ''Petrit Kodra'' Remzi Ademaj? Murat Gecaj: Prof. Skënder Luarasi, vazhdues i denjë i traditave tona më të mira atdhetare Ali Merxhani: Kadir Shabani - aktivist, pedagog e atdhetar i dalluar Alfred Papuçiu: Arkitekti me origjinë shqiptare Franco Marussich dhe pema gjenealogjike Kostaq Duka: Profesori ynë Vangjush Ziko Sejdi Peka: Hysen Biberaj - njeri i nderuar i mërgatës shqiptare të Amerikës dhe i Malësisë së Gjakovës Milazim Kadriu: Pushka e Hasan Ramadanit ishte pushkë kushtrimi Reshat Badallaj: Islam Spahiu i Lumës - tribun i popullit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora