E premte, 26.04.2024, 01:46 AM (GMT+1)

Mendime

Avdi Gjata: Angazhimet dhe detyrat kryesore të popullit të Kosovës sot

E diele, 11.09.2011, 07:58 PM


Angazhimet  dhe detyrat kryesore të popullit të Kosovës sot.

 

Nga Avdi Gjata

 

  Historia e popullit shqiptar,  është duke bërë një ndër kthesat më të mëdha, më të vështira, që ka një rëndësi shumë të madhe, një rëndësi që pa e tepruar mund të quhet botërore për çështjen e çlirimit. Një kthesë nga luftërat e kohëpaskohshme, nga luftërat midis grabitqarëve që dërguan në kampet e përqendrimit miliona njerëz të pafajshëm dhe punonjës anë e mbanë botës për të vendosur një sistem të ri ndarje të plaçkës së grabitur nga kusarët të fshehur nën maskimet e ndryshme për ndarjen e plaçkës. Historia e njerëzimit është duke bërë një kthesë shumë të madhe nga gremina e vuajtjeve, e mundimeve, e urisë, e barbarizmit në të ardhmen e bukur të shoqërisë demokratike. Aspak nuk është për t’u çuditur nëse në pikat më të rëndësishme të këtij ndryshimi të shpejtë që filloj gjatë viteve të 80-ta, kur diktaturat e vjetra  të shumë vendeve, filluan tepër shpejtë të copëtoheshin e shkatërroheshin me një zhurmë  të tmerrshme e që  pranë saj po lindë e reja.

 Kosova ka pasur rast ti përjetojë shumë afër, t’i jetojë me vështirësi të mëdha përmbysjet më të mëdha të shoqërive që po e kthejnë nga diktatura në demokraci qytetare pjesën më të madhe të kontinentit  evropiane po edhe kontinenteve tjera. Gjatë kësaj kohe ne së bashku me miqtë e aleatët tanë kemi shkatërruar një nga monarkitë më të vjetra, më të forta e më të egra dhe barbare siç është Serbia. Brenda pak viteve pasi përmbysëm pushtetin pushtues serb, arritëm të mposhtim edhe pjesën më të madhe të rezistencës së saj të hapët në luftën civile që u zhvilluan gati në të gjithë territorin e ish Jugosllavisë. Populli i Kosovës arriti të krijoj një jetë më të mirë dhe më të lirë e  më të pavarur, duke filluar nga  shtresat më të ulëta  të qytetarëve që ishin shtypur nga Serbia qe njëqind vjet. Qytetarët e saj, ngritëm dhe krijuam Republikën e Kosovës, që është shteti më i ri në Evropë dhe shumë më demokratik se sa një numër i shteteve parlamentare e demokratike në botë. Ata ngjallëm besimin tek qytetarët dhe në forcat e veta që ndezën zjarrin dhe dritën e entuziazmit në miliona e miliona qytetar të të gjitha vendeve.

     Edhe përkundër tërë kësaj, armiqtë e vjetër që na sulmuan kur ishim të çarmatosur na kishin  hedhur për dhe. Ajo i detyroi përfaqësuesit e Kosovës në Rambuje  të nënshkruanim një marrëveshje  jashtëzakonisht të rëndë dhe dëmtuese, si shpagim për faktin se kishim guxuar ta kundërshtonim pushtetin serb dhe të shkëputeshim nga dara e hekurt e shtypjes serbe. Populli i Kosovës u detyrua të nënshkruaj një marrëveshje siç është ajo e Rambujesë dhe e Kumanovës. Për këtë arsye nuk është nevoja ta gënjejmë veten. Duhet ta kemi guximin ta shikojmë drejtë në sy të vërtetën e hidhur e pa  ndonjë zbukurim. Duhet t’i shikojmë deri në fund të gjitha sukseset dhe disfatat siç janë; copëtimi i tokave shqiptare, vrasjet, dhunimet, të humburit, shkatërrimet etj, në të cilat gjendemi tani. Sa më mirë do ta kuptojmë këtë, aq më të vendosur, më të kalitur e më të çeliktë  do të bëhet vullneti ynë për t’u çliruar, bashkuar e për të arritur me çdo kusht që Shqipëria natyrale të mos jetë më e varfër dhe e dobët, që ajo të bëhet e fuqishme dhe e pasur në kuptimin e plotë të fjalës.

  Kjo mundet të bëhet e tillë, sepse ende na ka mbetur mjaftë tokë, dhe pasuri natyrore për t’i iu dhënë të gjithëve një sasi të mjaftueshme  mjetesh për jetesë. Shqipëria i ka gati të gjitha pasurit natyrore po edhe forcën njerëzore edhe vrullin e mrekullueshëm të luftës së madhe çlirimtare që i ka dhënë forcës së popullit  për të krijuar një shtet shqiptar me të vërtetë të fuqishëm demokratik e modern të mbështetur në ligje dhe në kushtetutë.

 Shteti shqiptar do të bëhet i tillë vetëm në çoftë se do ta shkul çdo dëshpërim dhe çdo frazë boshe dhe nëse do ta vërë në lëvizje çdo gjë çka është e mundur nëse do ta kuptojë se shpëtimi mund të arrihet vetëm duke ndjekur rrugën e bashkimit e të gjithëve shqiptarëve rrugë të cilën e kemi marr nga Lidhje e Prizrenit e deri më sot. Në kuadër të kësaj rruge mundemi të shkojmë përpara, pa u demoralizuar, pa pësuar thyerje shpirtërore që të kemi mundësi  të ndërtojmë themele të shëndosha të shoqërisë demokratike, të punojmë pa u lodhur për të forcuar veprimtarinë, dhe bashkëpunimin e harmoninë e të gjithë forcës së popullit. Prandaj, kjo është rruga që na çon në krijimin e fuqisë shtetërore demokratike, ushtarake dhe ekonomike.

 Për një veprimtar të vërtetë i cili ndoshta ka pësuar ndonjë disfatë të rëndë është e padenjë të demoralizohet dhe të bjerë në dëshpërim. Nuk ka vend pëshpëritja se gjoja për ne shqiptarët, nuk do të bëhet mirë kurrë dhe nuk na mbetet tjetër vetëm që ta zgjedhim : ‘Ose një vdekje të palavdishme, Ose një vdekje heroike’ në një betejë të pa shpresa. Një çështje shumë të rëndësishme duhet ta kemi gjithmonë parasysh se me nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujes nga delegacioni shqiptar, se, gjoja i kemi tradhtuar idealet tona dhe miqtë  tanë. Jo, kjo  nuk mund të quhet  tradhti, apo largim nga rruga e përcaktuar nga populli kur dihet shumë mirë se nëse edhe dëshirojmë të bëjmë ndonjë të keqe, këtë nuk na e lejon sovrani popull gjë të cilën e ka dëshmuar historia.

  Sot, politika globale dhe ekonomia e tregut e ka ngritur shumë më lartë kulturën në përgjithësi, ndër të tjera edhe kulturën e masave të gjëra në mbarë opinionin ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, ajo e ka ngritur dhe e ka forcuar edhe kulturën e popullit shqiptar e cila nuk do të lejojë që tani e tutje ky popull ta duroj robërinë pavarësisht rrethanave që do të krijohen në të ardhmen.

  Historia përparon me zigzage dhe me rrugë të tërthorta. Ne duhet të mësojmë nga të tjerët e veçanërisht nga popujt e zhvilluar ekonomikisht e politikisht. Nga ata duhet të përvetësojmë parimet e disiplinës, të organizimit, të një bashkëpunimi të harmonishëm mbi bazën e industrisë dhe ekonomisë moderne të maqinave, të llogaritjes dhe të kontrollit më të rreptë. Në të njëjtën kohë ne duhet mësuar edhe nga rruga e gjatë nëpër të cilën kemi kaluar gjatë historisë, kur të gjithë e kemi të qartë se historia qe disa herë na  është përsëritur.

  Dhe kjo është pikërisht ajo që neve na mungon. Kjo është pikërisht ajo që ne duhet të mësojmë. Kjo është ajo që i mungon luftës tonë të lavdishme që me veprimet punën dhe veprimet tona kemi filluar që ta zbehim . Pra kjo është ajo që sot i nevojitet Republikës së Kosovës për të mos qenë më e robëruar e për t’u bërë njëherë e përgjithmonë  shtet i fuqishëm dhe i pavarur.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora