E enjte, 10.10.2024, 10:03 AM (GMT+1)

Mendime

Rudolf Marku: Turqit e rinj dhe Shqiptarët më të rinj

E merkure, 07.09.2011, 06:54 PM


Turqit e rinj dhe Shqiptarët më të rinj

 

Nga Rudolf Marku

 

Duke kaluar pershqitasi shtypin e dites ne Internet, ca ditë më parë lexova- jo pa habi, por jo dhe me ndonjë ndjenje paprtishmerie- deklaraten e atyre zyrtarë ve te larte te administrates turke per ‘’rishqyrtimin e Historisë së Shqiperise,,. Pothuajse ne te gjitha shkrimet që i pergjigjen kesaj deklarate, flitet me te drejte per politiken ambicioze neootomane që do te luaje Turqia e shekullit te Njezete e Nje ne Ballkan e me gjere. Deklaratat e administrates turke ne lidhje me rishkruajtejen e histories shqiptare duhen pare ne lidhje me kete perpjekje ambicioze te kesaj administrate., na keshillojne me te drejte shume nga analistet që kane shkruar neper gazetat shqiptare të para disa ditë ve…

Në fakt, administrata turke ka të drejte dhe ka plot arsye per t’u kerkuar shqiptarë ve qe ta ri-shkruajne historinë e tyre (dhe me kete ata kane parasysh ato faqe historie ku flitet per politiken ç kombarizuese te Turqise ne Shqiperi, per krimet e tyre mizore, per perpjekjet e zhdukjes se identitetit shqiptar, gjuhes shqipe e te kultures shqipe). Me vone po kjo adminsitrate ka per t’u kerkuar shqiptarë ve heqjen e monumentin të Skenderbeut nga qendra e Tiranes, dhe me vone, si nje shenj mirekuptimi, vendosjen e monumentit të Haxhi Qamilit, pa permendur reabilitimin e alfabetit osman dhe rishkruarjen e gjuhes shqipe me kete alfabet. Pse jo? Turqia eshtë një shtet normal me një qeverisje normale dhe me politikanë normalë , qe do te thote se per të berë politike duhet te mbrosh ne rradhe te pare interesat kombetare të vendit tend. Dhe eshtë në interesin e Turqisë qe ta paraqesin të kaluaren e tyre sa më pak të njollosur, sa me pak të pergjakshem, sa më pranë imazhit te Qyteterimit. Nese Turqia moderne do që të jete një pasardhese e Perandorisë Otomane, kjo perandori që ata insiprojne të imitojnë duhet te jete sa me e persosur, sa me pak e panjolle. Por problemi me duket se nuk qendron tek Turqia dhe shteti i saj i Shekullit te Njezet e Një , se sa tek ne shqiptarë t e Shekullit të Njezet e Një .

Perse? Sepse perpara se keso kerkesash per ta rishkruar historinë e marrë dhenjeve te Turqisë me Shqiperinë gjatë Perandorisë otomane te artikulohen nga Turqit e rinj, jemi ne shqiptarë t qe i kemi artikuluar me zell te madh ne shtyp, ne mass medien elektronike dhe ne bisedat e perditshme. Jemi ne shqiptaret, dhe jo Ministri Turk i Arsimit, që kemi venë në dyshim figuren e Skenderbeut, duke u ankuar per mitizimin e figures se tij, duke u ankuar per romantizimin e figures së tij, duke harruar se figurat kombetare të të gjithe kombeve qendrojnë sa në vertetesine historike aq dhe në realitetin mitik. Duke mbyllur syte me dashje perpara faktit se Skenderbeu eshtë një figurë historike që do ta deshë ronte ta kishte cdo komb i qytetruar. Mbreti Arthur dhe kalorë site e tij të Tryezes së Rrumbullaktë , simboli kombetar i Britanikë ve, frymezuesi i ethosit te kalorsisë , që dhe sot e kesaj dite pushton mendjet dhe imagjinaten e Ishullit Britanik, eshtë një trilim i Geoffrey of Monmouth i shekullit te XII. Pranohet pa asnjë më dyshje nga të gjithë historianë t se kredencialet historike të Mbretit Arthur jane pothujase joekzistente. Por të gjitha keto nuk e pengojne mbretin Arthur dhe kalorë sit e tij të jenë figura që e frymezojnë e krenarinë kombë tare dhe kodin etik të Britanikë ve. I kerkojë të falur lexuesve per të sjelle një rast personal: me 4 Janar të vitit të kaluar ndeshem perballë me komshinë tim iralandez, Alan Clark. Më thote se desheron të më bej një vizitë në shtepi. Me 17 Janar. Me pyet nese jam në atë datë i lirë . I them se eshtë i mireseardhur. Me 17 Janar, ne 4 pasdite, Alan Clark troket në derë . Ka sjelle nje shishe te vjeter Porto. Me thote se do e pijmë së bashku. Pas pak më tregon arsyen e vizites. Me thote se ka ardhur pë r të nderuar pervjetorin e vdekjes se Skenderbeut, njeriun që ai adhuron me teper nga te gjithë figurat historike që njeh. Kurse mua as që më kishte shkuar ndermend se 17 Janari ishte pervjetori i vdekjes së Skenderbeut. Një më sim i jashtezakonshë m pë r kujtesen e shkurtë historike.

Të kthehemi prape te Britanikë t. Robin Hood, një hajdut fshati nga Nottingham, një variant antik i Zan Ç aushit, eshte nje figure historike e pelqyeshme e anglezë ve, aq sa, sado vigjilent të jesh, nuk mund të shpetosh pa parë në TV një variant te ri filmik mbi jeten dhe bemat e tij (dhe variantë t e reja filmike per Robin Hood prodhohen vit per vit nga artedashesit me shije të dyshimta artistike te producentë ve te BBC). Tani, i dashur lexues i menç ur dhe i vemendshem, e merr me mend vete se ç fare katrahure mund te kishte ndodhur sikur shqiptarë t t’i kishin heronj te tyre kombetarë Mbretin Arthur dhe Robin Hoodin, e sidomos sikur Mbreti Arthur te kishte luftuar jo kunder saksonve, por kunder turqë ve, dhe sikur Robi Hood t’ia kishte vjedhur pulat jo sherifit te Nottignhamit, por kajmekatit te Vlores.

Ne shqiptarë t kemi provuar dhe provojmë se jemi ende ne krizat e krijimit te identitetit tone.

Eshtë nje fakt i njohur se identitetet kombetare te popujve krijohen nga armiqt e tyre. Ose e shprehur më qartë , nga kundervenja me armiqt e tyre. Ligji i një sendi eshte e kunderta e atij sendi, e kishin zakon te thonin filozofë t e Mesjetes, me atë thjeshtesinë e admirueshme te gjuhes per te cilin na zë malli. Ligji i dites eshtë nata (po qe se nuk do të kishte nate, nuk do te kishte as dhe koncep të dites), ligji i burrit eshte gruaja, e keshtu me rradhë . Identiteti kombetar i anglezë ve eshte krijuar nga kundervenja me arq-armiqt e tyre, francest. Nje popull i vogel si arment e kane krijuar identitetin e tyre veç nga ajo qe ata e quajne gjenocit turk kunder popullit te tyre, nje ngjaje qe, ç ’eshte e verteta, nuk eshte provuar kurre që të kete ndodhur sipas variantit armen (1 million te vrare ne nje popullsi prej 3 milonesh). Sipas kesaj logjike, i bie që dhe identietei kombetar i shqiptarë ve duhej të qe krijuar nga kundervenja me armiqt e tyre 5 shekullor, me ata armiqt që ndryshuan rrjedhjen natyrale të historisë së shqiptareve ne Evropë , duke e shvendosur vendin tone per nga piekpamja kulturale, religjioze dhe psikologjike në periferinë e Azisë se Vogel. Shqiptarë t jane i vetmi popull që jo vetem nuk bejne perpjekje që të kundervehen (psikologjiksht dhe kulturalisht) me pushtuesit e vet shekullor, por ne te kundert, bejne ç mosin që të identifikohen me to. Vellezerit tane turq, vellezer gjaku, miqt natyarl te shqiptarë ve-keto fjale shqiptohen me një mendjelehtë si te ç uditshme,kunder ç do të vertete historike, nga politikanë t shqiptarë , nga kryeministrat shqiptarë , dhe nga presidentë t shqiptarë (kur keta jane ekzistent).

Kryeministri shqiptar para disa vitesh gjakosi rrugen e Durresit duke masakruar një qengj per nder te vizites se kryeminisrit turk. Një turp mosohist i pashembullt. Nuk them që të mos respektohet ardhja e kryeministrit turk ne vendin tone, nuk them qe te mos bien topat ( jo Topi) pë r nderin e ardhjes se tij. Por duke masakruar nje qengj ne mesin e kryeqytetit shqiptar, ne treguam nje servilizë m pervers te deshires per t’u identifikuar me kryeministrin turk. Një gjë që as vetë kryeministri turk nuk e pret dhe nuk e kerkon nga shqiptarë t.

Ne shqiptarë ve na duhet më shumë kurajo që ta shohim veten ashtu siç jemi. Ne ende preferojmë të flasim me slogane boshe dhe maskuese. Shqiptarë t jane popull afetar, te sigurojne politikanë t tanë , me atë sigurinë e dijes që ta jep vetë m padija. Dhe pernjeherë pas kesaj nxitojnë vendet e para ne kishat dhe xhamiat e shqiptarë ve per të fituar ca kredite populizmi dhe shenjë terie. E shtojne: Islaminizimi i shqiptarë ve eshtë berë per te ruajtur identitetin kombetar. Dhe të sigurojnë se pa u konvertuar në musliman, ne do te ishim ç bë rë nga serbt dhe grekë t! Një teze e artikuluar shpesh here dhe nga intelektualë dhe akademikë shqiptarë të Buzë Lanes! Nje teze e rreme, spekulaktive, që mund ta rrezosh poshtë dhe me frymen e një femije (sikur shqiptarë t të kishin ruajtur, po e zeme, katolicizmin, prapë do ishim asimiluar nga serbt dhe grekë t ortodoks?). Nje tezë e berë enkas per të kenaqur pushtuesit tanë shekullor, duke ja atribuar atyre madje dhe vete identitetin kombetar, atyre që kane bere ç mosin per zhdukjen e ketij identiteti!

Në një prej shkrimeve të para disa diteve, dikush fliste me entuziazmin se Turqia e Re ndoshta mund te njoh dhe minoritetin shqiptar në Turqi. Sa per veten time, une do te kerkoja njohjen e minoritetit turk ne Shqiperi. E di se kjo që them do të prek dhe do të fyej shumë patriotë shqiptarë . Po perpiqem te shpjegohem që të shmang merinë e patriotë ve:

Nga të gjithe ish vendet e Perandorise turke ne Ballkan, Shqiperia eshte i vetmi vend që nuk ka minoritet turk. Hartat e Perandorisë turke tregojne me saktesine me te madhe vendet ku u vendosen kolonë t turq. Keta kolonë , të shkrirë me popullsinë vendë se, në Greqi perbejne minoritetin turk ne Greqi, minoritetin turk ne Bullgari, minoritetin turk ne Maqedoni e keshtu me rradhë . Shqipë ria eshte i vetmi vend i Perandorisë Osmane pa minoritet turk. Ku shkuan kolonë t turq që hartat otomane na i tregojnë se u vendosen në fshatë rat e uletë sirave të Shokdres, në Diber, në Kruje dhe në ca fshatë ra të Shqiperisë se Mesme? Nga keqkuptimi i shenjes së barazizë mes gjuhes shqipe dhe kombit, shumë turq shqipfoles filluan ta quajnë veten shqiptar. Por shqiptarë që do të kerkojnë më vonë , në fillimin e shekullit te shkuar, në Diber, krijimin e alfabetit shqip me germa arabe dhe turke; që do të kerkojnë më vonë kthimin e Baba Sulltanit; që do të shkruajnë më vonë libra per superioritetin e qyteterimit oriental ndaj qytetetimit perendimor; që do të bezdisen nga figura e Nenë Terezes dhe që do të mirepresin deklaratat e potikanë ve modern turq per risihkrimin e historisë së Shqiperisë .

Po të qe se në Shqiperi do te kishim nje minoritet të njohur turk, deklaratat e tyre kunder Skenderbeut, kunder Nenë Terezes, kunder qyteterimit perendimor, kerkesat e tyre per rehabiltimin e Haxhi Qamilit, per vendosjen e busteve të pashallarë ve turq ne sheshet e qyteteve tona do të ishin të kuptueshë m e të mirepritur, pa shkaktuar atë keqkuptim që shkaktojne tani. Dhe kur flas pë r pranimin e minoritetit turk në Shqipë ri, nuk e kam fjalë n që ketu të perfshihen besimtarë t muslimanë , pë r të cilë t kam respektin më te madh. Minoriteti turk nuk ka të bej me religjionin, por me atë që Luigji Kavalo Sforca e quan ’’gjenetikë kulturore,,. Në ketë minoritet do pë rfshija dhe shumë të krishterë .

Në mbyllje, do thoja se Shqiptarë t në të vertetë kanë shumë pë r të mesuar nga Turqia moderne. Të mesojnë psh që ta duan vendin e tyre ashtu siç duan turqit modern vendin e tyre. Por paradoksalisht, që shqiptarë t të duan vendin e tyre, duhet të heqin dorë nga dashuria masohiste ndaj Turqisë , qofte dhe ndaj Turqisë moderne.



(Vota: 10 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora