E enjte, 24.07.2025, 09:48 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Vulat e Kosovës

E shtune, 03.09.2011, 06:57 PM


Vulat e Kosovës

 

Nga Blerim Rrecaj

 

Kaloj kah kontenjerë të stërmbushur me mbeturina dhe të tjera të tilla rreth tyre që kundërmojnë përreth atij ambienti të ndotur e të bërë helaqë që edhe po të dezinfektohet me ndonjë metodë adekuate do të ishte pak. Nuk ndjehem mirë. Po tash i mësuar me pamje të tilla sot nëpër mendje u artikulua diç. Mbyll sytë dhe ëndërrro ambiente të pastra, të mirëmbajtura me aroma të këndshme lulesh. Dhe gjuha ironike bëhet vështirë e kuptueshme nëse themi pra mbyll sytë ëndërro e (mos) vepro… Lë këto pamje dhe ec rrugës dytësore e cila për nga ndërtimet pluhuri dhe ndotjet është bërë si kryesorja dhe tash sa kohë këto janë dy binjake që ngjajnë shumë. Rrugë ferrxhenehmi ose xhenehmferri. Ashtu siç ngjajnë oxhakët tymtarë të Kek-ut e që i kemi fqinj jo aq të largët. Dhe ç’të bëj tjetër pos t’i mbyll sytë përsëri dhe të ëndërroj për gjëra ashtu siç duhet të jenë ama me frymëmarrje paksa të vështirësuar. Dita është me diell e dikur na prekin ato pikla të imta shiu pa ia prishur diellit terezinë. Ama veç për pak çaste. Dikush hap me hezitim çadrën. Piklat ujore për pak minuta sikur duan të japin ndonjë porosi për pastrim. Seç të duket ndonjëherë se nga qielli do të hapen portat dhe nga ai do të bjerë një det i tërë…Sikur po vdesim ngadalë përditë mbrenda e jashtë dhe mbase kjo është pikëpyetja më e madhe… Dita vazhdon. Tash edhe shiu fillon. Dhe pak e freskon. Por edhe shprehje mllefi e keni bërë zakon të dalin nga gojët e qeniet tona. Ose ato na dalin pa na pyetur si për të na lehtësuar pak. Në fund të kësaj përsiatjeje u kërkoj të më falni, pra të ma bëni hallall…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx