E diele, 03.11.2024, 01:23 AM (GMT)

Mendime

Arben Llalla: Teatri politik për zgjidhjen e çështjes së emrit vazhdon deri në pafundësi

E marte, 06.09.2011, 03:58 PM


TEATRI POLITIK PËR ZGJIDHJEN E ÇËSHTJES SË EMRIT VAZHDON DERI NË PAFUNDËSI

 

Nga Arben LlALlA

 

Lëvizjet e fundit të politikanëve të Maqedonisë rreth çështjes së emrit duket se ky problem diplomatik midis Greqisë dhe Maqedonisë po shkon drejtë zgjidhjes përfundimtare. Pas kaq shumë vitesh në tunelin e këtij problemi diplomatik vërehet se po duket pak dritë që Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe BE. Por e vërteta është se politikanët fyrom-as ende vazhdojnë lojën politike të tipit ,,Tomi dhe Xherri,,.

Në fund të shtatorit është parashikuar në New Jork gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB të mbahet një takim zyrtar midis kryeministrit të Greqisë Jorgo Papandreu dhe atij të Maqedonisë Nikolla Gruevski. Takimi në fjalë do organizohet nga qeveria amerikane për të caktuar kohën se kur Maqedonia do të pranojë botërisht emrin të imponuar nga grekët, Republika e Maqedonisë Veriore. Në qoftë se palët do të bien dakort që çështja e emrit të zgjidhet para Samitit të NATO-s i cili do të mbahet në Prill të 2012, atëherë Papandreu dhe Gruevski do kenë fatin të takohen edhe me Sekretaren e Jashtme të SHBA Hillari Klinton për të vulosur suksesin e marrëveshjes në fjalë.(Jorgo Papandreu do të takohet me presidentin amerikan Obamën gjatë Asamblesë së OKB)

Përfaqësuesit e Greqisë dhe Maqedonisë kohëve të fundit kanë bërë një sërë takimesh sekrete nënkujdesin e SHBA për zgjidhjen e këtij problemi delikat dhe në parim janë marrë vesh që në çastin e duhur të pranohet emri me kuptim gjeografik, Republika e Maqedonisë së Veriut, gjuha maqedonase dhe populli maqedonas.

Siç duket sllavomaqedonasit kanë kërkuar që Maqedonia Veriore të jetë shtet unitar dhe jo multietnik.

 

Çështja e emrit nuk do zgjidhet deri në Samitin e NATO-s të 2012

 

Për mendimin tim çështja e emrit nuk do të zgjidhet para Samitit të NATO-s (Prill 2012) sepse të dy qeveritë, ajo e Greqisë dhe e Maqedonisë nuk ndodhen në pozicione të favorshme me elektoratin e tyre. Jorgo Papandreu është në presion të madh në politikën e brendshme. Ka gjasa që Greqia në fund të nëntorit të mbajë zgjedhje të parakohshme dhe partia PASOK ti humbi ato sepse ka rënie të votuesve të saj pas skandaleve të fundit ekonomike dhe politike. Do të ishte gafë politike për Papandreun në këtë periudhë të vështirë ekonomike dhe politike për të firmosur marrëveshjen për zgjidhjen e çështjes së emrit me prapashtesë Maqedoni. Shumica e grekëve nuk pranojnë asnjë emër që do përmbajë fjalën Maqedoni. Në qoftë se në këtë periudhë Greqia do të pranojë emër me fjalën Maqedoni atëherë ka shumë mundësi që ajo të përfshihet në një luftë qytetare.

Pas zbulimit të shumë dokumentave sekrete që lidhen me përgjimet që i janë bërë ish-kryeministrit Kosta Karamalis nga ana e qeverisë amerikane, shitja e disa Bankave, botimi i faksimiles sekrete të mbështetjes që SHBA dhe NATO i dhanë pushtimit të Qipros më 1974 nga ushtria turke, financimi me 100 milion dollarë të ardhjes në pushtet PASOK nga ana e SHBA më 1974, etj. Kanë bërë që të rritet urrejtja e grekëve ndaj disa politikanëve që janë proamerikan, midis tyre Jorgo Papandreu i cili është i lindur dhe shtetas amerikan me origjinë hebre.

Këto ditë Parlamenti grek ka ngritur në diskutim çështjen e fjalorit Grek-Maqedonisht që është botuar në Greqi si dhe të minoritetit maqedonas që jetojnë buzë kufirit të dy vendeve.

 

Nga ana tjetër kryeministri Nikolla Gruevski fushatat e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale gjithnjë i ka mbështetur tek emri Maqedoni, në historinë e lashtë dhe Aleksandri i Madh. Kështu, Gruevski nuk dëshiron të dali gënjeshtar tek votuesit e tij, prandaj me një politikë dinake do ti iki edhe kësaj radhe zgjidhjes së çështjes së emrit duke e shtyrë atë në pafundësi.

Përurimi i platformës së re të Aeroportit të Shkupit me shtatoren e Aleksandrit të Madh në fillim të shatorit dhe pjesëmarrja në këtë ceremoni të kryeministrit të Turqisë Taip Erdogan i shoqëruar me një numër të madh qeveritar dhe biznesmenë turq do të kuptohen nga grekët si provokacione politike në prag të takimit në New Jork të Nikolla Gruevskit me Jorgo Papandreun.

Ka shumë gjaza që planet për zgjidhjen e çështjes së emrit të dështojnë përsëri. Ky dështim nuk do ti faturohet këtë herë Greqisë, por pushtetarëve të Maqedonisë të cilët nuk kanë dëshirë të pranojnë zgjidhjen e kësaj çështje. Qeveria e sotme greke nga ana e saj ka treguar se është e gatshme të japi nënshkrimin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE me emrin Republika e Maqedonisë Veriore, por politikanët e këtushëm nuk dua të dëgjojnë rekomandimet e tilla.

Liliputët e politikës maqedonase dhe skizofrenët e politikës shqiptare ende nuk e kanë kuptuan se me mendjemadhësi dhe indiferentizëm nuk kanë rrugëdalje për ekzistencën e tyre si politikanë prandaj bëjnë mirë që të pranojnë emrin gjeografik Republika e Maqedonisë Veriore të propozuar nga themeluesit e Rendit të Ri botëror.

Ka ardhur koha që ti jepet fund teatrit politik rreth kësaj çështje të rëndësishme në qoftë se ky grupacion politikë dëshiron që të mbeten pjesë e lojës së zhvillimeve të politikës botërore.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora