E diele, 28.04.2024, 08:37 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Nëngurra: Nuk frigohem ma për fatin e Atdheut

E hene, 05.09.2011, 06:01 PM


NUK FRIGOHEM MA PER FATIN E ATDHEUT.

 

ASHT VETEM NJI GRUSHT SHPIRTSHITUNISH QË DUEN TA SHKATRROJNË ATË

 

Nga Selim M. Nëngurra*

 

Ka katër pesë vite që shkruej dhe baj publike mendimet e mia per rrezikun që disa grupe shpirtshitunish të sherbimeve të hueja antishqiptare, kryesisht ata serbo-ruse dhe greke, po i sjellin kombit shqiptar dhe Atdheut tonë. Pikërisht për shkak  të atyne shkrimeve unë po ndjehem borxhli që ta baj këtë shkrim me të cilin deri diku do e demantoj veten, por edhe do i gëzoj të gjithë vëllaznit e motrat shqiptare.

Pat marr hov ndërtimi i xhamijave nëpër trojet e Dardanisë, gjithandej nga periudha e masluftes. U ndertuen ato edhe aty ku nuk ka asnji qytetar besimtar i xhamisë. U ndertue edhe në lagjen e vëllaznive të krishtenë në Klinë. Neper rruget e qytetve tona filluen të duken disa njerëz të frikshëm, të shëmtuet, me mjekrra të shrregullta, pa mustakë, të cilet kurrë ma parë nuk ishin pa në trojet tona. Të tillë shikon njeriu vetëm në programet e ndryshme të TV-ve botnore, kur transmetojnë apo raportojnë per luftat e pakuptimta mes fiseve dhe sekteve të islamit në shpellat e Afganistanit. Neper rruget dhe trojet tona filluen paralel me mjekrrat të duken edhe gra të mbulueme me shamija e ferexhe, pjesë këto të veshjeve të grave robina të afroaziatikëve islamistë. Thash robina, sepse dihet se ato pos me i sherbye burrit , pos me u ba vegel ku ai shfryn krejt çka t’i teket, ato të shkreta nuk kanë asnji të drejtë tjeter.

Unë pardje, ndersa doja t’i dergoja disa foto nji miku në Suedi dhe nuk dija t’i skanoja dhe shkarkoja ato, rastësisht klikova në GOOGLE.COM dhe porsa shkrova aty emnin tim, çka të shoh, aty pothuej secili shkrim imi i botuem në saidin zemrashqiptare.net ishte analizue dhe komentue nga mjekrroshë të shemtuem në Gjermani, që komentet i kishin shkrue në gjuhen gjermane, por kishte edhe aso komentesh me shkronjat arabe. Nuk i lexova, se nuk di as gjermanisht, as arabisht. Shihej qartë se jo të gjith mjekrroshet ishin arabë apo të tjerë. Padyshim kishte edhe asi bajgash, mbeturina të shurres arabo-osmane, që u nguliten në trojet Dardane e në Maqedoninë e sotme. Nuk më ban pershtypje fare dhe këtu i permenda vetem si fakt dhe në kontest të asaj që do shtjelloj ma tej.

 

Isha në Atdhe me pushime nga fundi i qershorit e deri me 17 gusht. Këtë herë kisha shumë punë dhe nuk kam dalë të shetis si vitet e maparshëm. Dilja në mengjes në qender të Istogut, aty pija nji kafe dhe rakinë e shijshme të rrushit. Takoja ndonji mik nga feminija apo rinia dhe kembenim ndonji llaf. Nji ditë, me kusherinin tim, që asht ma i vjetri në familjen tonë Hasanaj, e që punon arsimtar tash 37 vite, u futem në nji të ashtuquejtun ÇEBAPTORE dhe pronari i saj, nji i njohun i imi, u gezue kur më pa. Mirëpo, ky kusherini im e pershendeti me SELAMALEJKUM dhe unë pa nji pa dy reagova: Pse nuk flisni shqip, o njerëz!? Lene atë pershendetje arabe, he jua dh.... . Kusherini im, që më respekton dhe njeh se cili jam, filloi të qeshte dhe u mundue të më bante të mendoja se e kishte ba qellimisht, që të më nxiste e "provokonte" pa të keq, mirëpo pronari i lokalit u prek. Ai nuk foli, por prej asaj ditë as që më fliste kur e takoja.

 

Nji ditë tjeter në nji kafe-qajtore më thirri nji mik i mirë imi. Shkova dhe aty gjeta nji ish mik të feminisë dhe nji njeri që e kam dashtë ma shumë se vëllaznit e mi. Ky njeri ka dy fakultete të mbarueme dhe asht poashtu puntor i arsimit.

Mbas nji pershendetje formale e të ftohtë në mes meje e atij, ai menjiherë më sulmoi per shkrimet e mia. Filloi të fliste burri i botes dhe nuk i ndalej goja per të më dhanë pak rast të thoj mendimin tim. Sa qesharak më dukej i shkreti, sa i mjer më dukej. Kritkonte dhe sulmonte shkrimet e mia, më quejti ekstremist i krishten, ndersa mbas pak thonte se ai nuk beson, as njanin as tjetrin profet. Dhe derisa unë bahesha gati ta kapja per krahu e t’i thoja: Trego, kur ngihesh ti tue hanger M.., e ma len pak radhen edhe mue, ndersa ai po thonte se feja islame ka pesë gjashtë shekuj që asht pranue nga shqiptaret dhe se janë shumica e shqiptarëve që e kanë pranue dhe e praktikojnë edhe sot, kjo bile ata i ka shpetue nga asimilimi sllav. Unë terhoqa mbrapa mendimin që kisha dhe e shikova me dhimbje at njeri i cili në femininë time per mue  (sado që ai ishte ma i ri) ishte idhull, m’u duk aq i mjerë, sa pashë se nuk ia vlente të baja komente me te. M’u duk teper i mjerë ai njeri dhe fillova të bisedoja me të tjeret që ishin aty. Ai e pa se nuk isha i interesuem me e ndegjue dhe u ngrit e iku.

 

Nji ditë vdes nji kusheri imi. Me atë familje nuk kemi pasë raporte fort miqësore që nga 1928 kur gjyshi i tij kishte ba nji poshtersi kunder gjyshit tim, por ky që kishte vdekë, ishte njeri i mirë e m’u dhimbt në shpirt. Shkova në vorrim së bashku me bashkshorten time. Ishte vorrim madhështor, kishin ardhë per t’i dhanë lamtumiren e fundit Muhamet Imer Haziraj pothuej nga të gjitha anet. Nese guxoj t’i besoj synit të lirë, mund të them se aty ishin diku 2000-3000 vetë. Te guri i kufomes, apo guri i gjenazes, si i thonë islamistet, kur filloj hoxha mulla Isa Hasani, imam në xhaminë e Vrellës me ia falë xhenazen, atij ju bashkangjiten vetem 7-8 veta. Nuk i nxihej vendi vend imam torollakut, kur pa se nga tanë ajo turmë shqiptaresh ritin e tij islam e përcillin vetem 7-8 vetë. Ai u ba nervoz dhe filloi të piskaste si i çmendun, ikni, ikni, ikni, o xhoja e gjallë e leshomani drejtimin e Qabes, çka jeni ngri aty si permendore, ikni hapni rrugë ta shoh Qabenë.

 

Nuk e di nga me doli nji gaz dhe mbas pak bana disa hapa me qellimin per t’i thanë mulla Isa Hasanit, a mos kishte nevojë të thërrisja dike me nji sharrë motorike e ta presim edhe Blinin Plak, o hoxhë magari, ta presim këtë BLI që asht në ato vorre mbi 250 vite, thue se Zoti e ka çue dhuratë per t’u ba hije e flladitë shpirtin njerëzve të mirë, që pushojnë eshnat aty. Në secondat e fundit para se me i piskatë unë hoxhes, m’u kujtue se do të më keqkuptonin kushërijtë, familjartë e të ndjerit dhe do mendonin se qellimisht kisha shkue me u prishë ceremoninë e varrimit. Falemnderoj Zotin që ma kujtoj këtë dhe heshta.

Kusherinjët më ftuen me gjithë bashkshorten time të shkoja në darkë atë mbramje varrimi. Më erdhi mirë per respektin dhe më gezoj fakti që pashë se ata i kishte gezue pjesmarrja ime në atë vorrim. Kështu harrohen hasmenitë, mendova unë dhe këte ia thashë zonjes time. Shkuem dhe ata kishin pasë nda lokalin, per burra e per gra veç e veç. Pashë në oborr plot djem të ri, u ndala aty sepse të mbyllem në odë në at mbramje me vapë nuk doja, mirëpo nikoqiret reaguen, kurren e kurres nuk rri ti jashtë, ti e ke vendin tand dhe me ulen simbas zakonit në ballë të odes. Mbas pak erdhi edhe hoxha Isa Hasani. Ishte ramazani dhe mue më ra në sy se edhe aty nga gjithë ajo masë 100-150 veta vetem 7-8 veta shikonin oren per ta pa kohen e iftarit. Dashtë e pa dashtë, të tjeret u banë peng e axhinimit të tyne dhe pritem edhe na deri në iftar që të ia fillonim me ushqimin e darkes.

 

Hoxha mbante në dorë nji llokum dhe goten e ujit. Kur erdhi koha me oren e hoxhes, t’ia filluen me bis.... bis... neper buzë dhe ta shkllapaten llokumin dhe t’i herrpaten gotave të ujit.

 

Erdhi edhe buka dhe publikisht thamë Zoti i dhashtë Begati nikoqirit dhe femijëve të të ndjerit, të cilet i la të vegjel në kohen ma të nevojshme per babë. Kishin pasë ba bukë me të gjitha të mirat.

 

Isha i uritun, se shkaku i atij varrimi, atë ditë kisha ngranë vetem mengjes. Filluem të hanim në heshtje. Hoxha Isa Hasani, hangri vetem pak dhe me atë "elhamdyrilahun" e tij, e shtyni tabaken e mbushun me ushqim. Isha fare afer tij, ulun kambëturqisht. Pashë se ai i shikoi njerëzit, nxori cigaren nga xhepi dhe me doren tjeter kerkon shkrepsen per ta ndez. Njerëzit hanin bukë e hoxha u ndez cigaren para hundëve. Mue personalisht me mbytë tymi i duhanit, nuk u durova dhe me shpoti i thashë: Ende s’e ke lanë duhanin, hoxhë, a? E dija se edhe ai, si unë, ka pasë probleme me zemer dhe ka pasë operacion me baipas, a si i thonë. Ai më shikoi mes vetullave dhe tha: Unë nuk jam frikacak si ti me e lanë duhanin. Më erdhi inati, se si ai i paftyrë nuk kishte konsideratë per askend dhe prap m’u kujtue fakti i vjeter mes gjyshit tim dhe gjyshit të të ndjerit, per të cilin ishte shtrue ajo darkë, se perndryshe do ta baja per pesë para. Tash kështu publikisht them: Si asht ai popull aq budalla dhe e duron këtë far ahmaku me ftyrë magjypi, që t’i shajë, t’u piskasë e t’i quejë ahmaka, batila, katila, xhahila, t’u ndez cigaren ndërsa ata hanë bukë etj, etj perbuzje, nençmime me fjalorin e tij primitiv, që ky njeri i ka ba gjematit të vet prej si ka ardhë të sherbejë në xhaminë e Vrellës.

I thotë vetit imam, mesues i popullit, dhe me sjelljet e tija arrogante, me agresivitetin e tij dhe mendjemadhësinë primitive, ai jo vetem që nuk meriton atë titull, por asht turp me i hy dikujt mbrenda.

 

Unë, për hir të rrethit, mos me u ba element i pergojimeve per pak lekë, rregullisht i kam pague HAKUN, sikur thotë ai per tagrin që ua merr fshatarve. Ma kurrë nuk do t’ia paguej. Ai dhe asnji hoxhë nuk ka nevojë të më vijë në vorrimin tim, as të familjarëve të mi. Jam i sigurt se Zoti do të na pranojë ne edhe pa na falë hoxha xhenazen, pa na thirrë talkinin e me na poshtnue nanen tue na thirrë talkinin në emen të saj e jo të babës, me çka shprehet jobesueshmenia per nanen, baba nuk vjen në konsiderim simbas islamit, se nuk dihet kush ishte baba.

 

Pra këto që i pashë në Atdhe, më binden se islamista ka fare pak, janë vetem nji grusht mjeranash, të cilet perpliten me inatin pse askush nuk ua varë.

Shpresoj se së shpejti do e thejnë qafen edhe ata, do të ikin diku në arabistan apo te baba sulltan.

 

* ish Selim Hasanaj



(Vota: 19 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora