E shtune, 27.04.2024, 05:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Angjelina Xholi nderohet me çmimin "Zemra e Sarajevës"

E hene, 01.08.2011, 06:26 PM


Angjelina Xholi ka marrë pjesë në ceremoninë e mbylljes së festivalit tetë-ditor të Filmit në Sarajevë, ku edhe ka marrë nga organizatorët një çmim të veçantë për tërheqjen e vëmendjes për refugjatët e Bosnjes së luftës 1992-1995.

 

Çmimi i quajtur, “Zemra e Sarajevës” i është dorëzuar Xholit nga drejtori i festivalit, Miro Purivatra.

 

Ai tha se çmimi i është dhënë asaj për ndikimin e madh në industrinë e filmit, por po ashtu edhe për “këmbënguljen e saj në angazhimin në çështjet komplekse në jetën reale në të cilën jetojmë”.

 

Xholi ka vizituar Bosnjen disa herë në vitin e kaluar si ambasadore e UNHCR-së dhe ka tërhequr vërejtjen për gjendjen e 117 mijë njerëzve që ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre edhe pas 16 vjet të përfundimit të luftës.

 

E shoqëruar nga Bred Pit ajo ka vizituar disa kampe të refugjatëve. (a.i.)

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora