E premte, 26.04.2024, 07:47 AM (GMT+1)

Editorial

Ali sh. Berisha: Kush jemi ne?

E enjte, 14.07.2011, 08:05 PM


Kush jemi ne?

 

Nga Ali sh. Berisha

 

Duke përcjellur zhvillimet e fetarizmës, padashur lind një pyetje: Kush jemi ne dhe çfarë bëjmë? Pergjigja e deridjeshme, por edhe sot aty-ketu do të ishte: turk musliman. Vetëdijësimi kombëtar shpuri deri aty sa pjesa dërmuese e popullatës shqiptare ta kuptojë se janë shqiptarë musliman. Sipas dukjes së xhamive do të thoja: arab musliman, sepse pushtuesi dhe feja kërkuan të vëmë emra arab, ndërsa edhe xhamitë me simbole arabe. Çfarë anakronizmi!?  Sërish do të lindë një pyetje: Vallë, emri të bën musliman?

 

Nëse i dëgjon të krishterët, do të ballafaqohesh me: unë jam shqiptar katolik, unë jam shqiptar ortodoks. Kjo është kishë shqiptare katolike, kjo është kishë shqiptare ortodokse etj. Po edhe atë më të vrazhdën: srpska crkva. Kurrë nuk dëgjova të thuhet: Xhami shqiptare. Kurrë nuk pashë në ndonjërën nga xhamitë diçka nga kultura shqiptare!

 

Gjatë Perandorisë Osmane në Prishtinë kishte përplotë xhami. Kishte edhe kishë katolike, edhe ortodokse, edhe sinagogë. Çfarë ndodhi me këto faltore? Kisha katolike u rrënua, sinagoga u rrënua, një xhami e madhe u rrënua pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo ortodokse jo vetëm që nuk u rrënua, por lulëzoi. Dhe, a e dini pse? Sepse kisha ortodokse ishte ajo që udhëhiqte politikën edhe para Luftës së Dytë edhe pas saj. Edhe pse në pamje të parë shteti ishte afetar, në pamje të dytë ishte jo vetëm fetar serbo-ortodoks, por ishte edhe kreu i politikës vrastare kundër shqiptarëve të çfarëdo feje që ishin. Xhamitë, përveç një numri të vogël, vetë kreu i tyre, duke u nisur nga imamët, i shkatërruan, bile ua tretën edhe pasurinë që kishin. Shaban Braina (vdiq më 1983 si 96 vjeçar) tregonte për përfitimet e të parëve të fesë muslimane a islame duke shitur pasuritë e xhamive (që konsideroheshin vakëfe),  çak edhe morgun (kapellën), e cila gjendej tek gjendet sot Ministria e Mjekësisë. Vallë, ata udhëheqësit shpirtëror a e kishin lexuar Kur’anin e bekuar, apo nuk e përfillnin atë duke e ditur se gjënë e shenjtë s’duhet prekur, s’duhet tjetërsuar!?

 

Deri me çlirimin e Kosovës më 1999 xhamitë asnjëherë nuk u mbushën me besimtarët, përveç ndonjë Bajrami. Pas luftës xhamitë lulëzuan në secilën lagje të Prishtinës, bile shkuan në atë drejtim sa të vjetrat të rrënohen e me këtë duke shkatërruar një kulturë ndërtimore të të kaluarës, dhe në vend të tyre të ngrehin xhami të reja me lokale biznesore nën to. Pikërisht kjo tregon se të ashtuquajturit udhëheqës shpirtëror nuk janë të interesuar për shpirtin, por për përfitimet e tyre.  Përveç kësaj, u ngritën xhami edhe aty ku deri dje nuk kishte, p.sh. në Kodrën e Trimave 2, në Kolovicën e Re 1, në lagjen e Vreshtave 1, në Sefali 1 e kështu me radhë. Po kështu u ngritën të reja edhe në fshatrat e KK të Prishtinës. Po zëmë ngojë atë të Keçekollës, të Prapashticës, të Marecit etj. Lokalitete këto thuajse të mbetura zbrazët. Në rrugën që shpie për në kufi me Maqedonine, përtej Zhegrës rastisa të shoh një xhami në fund të fshatit Dunav. Një njeri ishte pranë. E pyes: Paskeni ngritur një xhami të bukur?- Po. – U përgjegj shkurt. Po a ka njerez qe të falen ne te?-Ah, bre mixhë, asnjë frymë s’ka mbetur në fshat, kanë ikur për në Gjilan, besa edhe po ikin jasht!.Me plasi zemra. I them: - Po a ujqërve ua këni ndërtuar xhaminë, a? Këto xhami u përkasin me gjithë minaret e tyre janë ndërtuar në format më të ndryshme, varësisht nga projektet që kanë sjellur të huajtë dhe kanë marrë hoxhët ku kanë kryer dofarë studimesh. Bashkë me këtë kanë sjellur edhe ligje e zakone të reja, kanë futur edhe para për të përçudnuar besimtarët: si mbulesat e femrave, mjekrat dhe pantallonat e shkurtër e të gjerë të meshkujve, për të poshtëruar edhe të vdekurit, he këta hoxhë zoti i vraftë. Tashmë u mbush një vit qëkur motra ime vdiq në fshatin Vragoli. Hoxha, një Bahri Simnica nuk lejoi femrat të merrnin pjesë në varrim, bile as vajzën e të ndjerës që kishte ardhur nga Zvicra, duke u shprehur thjesht fyes: “Kjo është xhenaze grue!”. Zot, a nuk shpërfilli z. Bahri Simnica barazinë gjinore, a nuk shpërfilli z. Simnica aspektin social!? A nuk është ky veprim kundër Kuranor!? Disa djemë më thonë aty ( në Vragoli) se secila femër merr deri në 100 E për mbulesë, po kaq paguhet edhe burri, apo i zoti i shtëpisë që kërkon nga anëtarët e familjes së vet të mbështillen.

 

Eh, gjithë popullata e fshatrave ka lënë xhamitë, ka lënë shkollat të zbrazëta dhe janë ngulitur në qytet. Pjesa dërmuese e tyre janë raste sociale. Megjithëkëtë, xhamitë në qytet gjatë javës thuajse janë të zbrazëta, përveç të premtave. Dhe, për të ushtruar presion Udhëheqësi shpirtëror (Naim Terrnava) zgjedh, sepse këtë e thotë edhe përmes RTK, Fuad Ramiqin të organizojë falje në udhëkryq te Xhamia. Skenat qe pashë nga e premtja e parë tregonin një lojë perfide të kreut të fesë islame. Organizatori i protestave eshte i gatshëm të shtyjë besimtarët të konfrontohen me policinë. Këta besimtarë të udhëhequr nga zotëria e Përshpirtëshme Terrnava, jo vetëm që nuk respekton Shtetin e Ri të Kosovës, por i nxjerr edhe telashe, në përpjekje vazhdimisht për ta minuar. Ah, besimtarë, besimtarë…! Eh kohë!? Para nja 10 vjetësh ato xhami turku, se u ndërtuan nga osmanlinjtë, mbetën të zbrazëta. S’kishte të premte, s’kishte as falje të rregullt, luanin djajtë nëpër to. Çuditërisht ata djajë tani janë futur në trurin e të ashtuquajturve besimtarë islam dhe mbyllin rrugët, falen në rrugë, komandohet nga xhamia. Pengohet kalimtarët e rastit të çfarëdo besimi qofshin, pengohet urgjenca, gjithçka bllokohet, bile edhe truri i diplomacisë së huaj bllokohet. I dëgjon duke thënë : “Epo kështu s’e kemi menduar. Ketu qenka më shumë se Arapistan”. Kam pas degjuar se “dreqi në fytyra insani rrinë në kryq të rrugëve për të shituar kalimtarët”! Pas kësaj  pasoi zhvendosja e një të premteje në Sheshin e dikurshëm të Bashkim Vëllazërimit, e dini me atë trekëmbëshin e lartë e të bardhë në mes të Komunës dhe Parlamentit. Serish nga Xhamia e turkut u komandohet besimtarëve islam shqiptarë në vend se t’u komandohej të ktheheshin në xhamitë e lëna zbrazët, në vend që t’i kthenin femijët e tyre në shkollat e tyre të zbrazëta, në vend që t’i komandonin të ktheheshin në arat e tyre mbetur shkret. Këtë nuk e do Kryesia e Fesë Islame, sepse ajo do të rangohet më lart se një Kishë e ndërtuar dhunshëm në oborrin e Universitetit të Prishtinës dhe një Katëdrale, të cilën e deshi koha të ngritej aty ku edhe u ngrit, pra do një Xhami të Madhe në mes të Prishtinës. Unë ia kisha zgjedhur një lokalitet të mirë. Le ta ndërtojnë aty, në byth të Kishës ortodokse serbe,  mu në mes të tempujve të diturisë, sepse sipas rrugës që shihet, e kanë të njejtë.



(Vota: 23 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora